The Telegraph: Shqipëria e varfër ofron punë për Blair-ët

12 Maj 2014, 11:37Politika TEMA

Vendi ballkanik duket se është kthyer në një burim fitimprurës për Blair-ët të cilët përmes një kontrate ligjore për zj. Blair dhe një pozicioni si këshilltar për nipin e Alastair Campbell në zyrën e KM Shqiptar.

Nga Robert Mendick dhe Besar Likmeta, The Telegraph

 

Në pamje të parë, Shqipëria, një vend që përjetoi ish diktaturën e ashpër staliniste dhe një nga vendet më të varfëra në Evropë, duket se nuk mund të jetë tërheqëse për Tony Blair.

Por The Telegraph ka arritur të zbulojë se vendi Ballkanik, ka zbuluar së fundmi një sasi të madhe nafte dhe gazi, e me sa duet është një vend që mund t’i sigurojë të ardhura të majme dinastisë Blair.

Kjo gazetë ka arritur të zbulojë se si z. Blair është këshilltar në qeverinë socialiste Shqiptare. Tani ka dalë në skenë që edhe gruaja e tij Cherie ka arritur të sigurojë një kontratë ligjore me qeverinë paraardhëse; ndërkohë që nipi i Alastair Campbell, ish spin doktori i z. Blair, ka zënë një vend si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë.

Z. Bair i është akorduar një kontratë me vlerë £300,000 për të këshilluar qeverinë Shqiptare pasi krijoi mundësinë e miqësimit të gruas së tij me ish kryeministrin e vendit Ballkanik ndërsa ai qe në Doëning Street.

Z. Blair është i njohur në botë si një avokat i të drejtave të njeriut, është futur në një ankand miliona dollarësh për një kompani nafte amerikane.Kohët e fundit Blair është kthyer në një këshilltar të qeverisë Shqiptare. James Naish, nipi 25 vjeçare i z. Campbell, punon gjithashtu si një këshilltar i kryeministrit Rama.

Qeveria e mëparshme Shqiptare përcaktoi Omnia Strategy, firmën ligjore të z. Blair, si mbrojtëse të çështjes së saj në gjykatën e arbitrazhit. Kosto e kësaj mbrojtje për qeverinë Shqiptare shkuan në $500,000 – rreth £300,000. Ende është e paqartë se sa nga kjo shumë i takon zyrës ligjore të Omnia Strategy për punën e saj.

Pas një deklarate për shtyp të lëshuar pas përfundimit të çështjes – të cilën Shqipëria e fitoi – Zj. Blair tha: “Omnia Strategy ndjehet krenare që mundësoi mbështetjen e qeverisë Shqiptare në çështjen e saj pranë arbitrazhit.”

Zj. Blair e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në 2010 si e ftuar e Liri Berishës, gruas së ish kryeministrit Sali Berisha.

Zj. Blair udhëtoi drejt këtij vendi të varfër përmes një avioni personal të poseduar nga Rezart Taçi, një manjat nafte dhe një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.

Z. Taçi është akuzuar se ka përdorur lidhjet politike- përfshi këtu edhe miqësinë me z. Berisha – për të përfituar naftën e rafinerive shqiptare. Ai tanimë e ka shitur rafinerinë.

Çështja gjygjësore qe mes qeverisë Shqiptare dhe Sky Petroleum, një kompani nafte nga Teksasi, e cila pretendonte se kishte të drejtën për të eksploruar në tre fashot e tokës, në Shqipërinë jugore dhe qendrore. Autoritetet shqiptare e mbylli kontratën njëanshmërisht ndaj dhe Sky Petroleum filloi aksionin ligjor duke kërkuar $1 bilion (£600 milion) si dëmshpërblim.

Omnia Strategy u bë pala mbrojtëse e Shqipërisë në çështjen e naftës në fund të vitit 2012. Vendimi për ta caktuar atë si mbrojtëse erdhi dy vjet pas udhëtimit në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, si e ftuar e z. Taçi dhe zj. Berisha në Korrik të 2010. Ndërkohë që Shqipëria e mbylli kontratën e saj me Sky Petroleum në Qershor 2010.

Gjatë periudhës që zj. Blair vizitoi Shqipërinë, një nga zëdhënësit e saj u shpreh se ajo ka pranuar të udhëtoi falas përmes avionit të z. Taçi, një figurë e diskutueshme në Shqipëri i cili tani është nën investigim për pastrim parash, për t’i mundësuar asaj një angazhim më të madh në vendin ballkanik për shkak të kohës së shkurtër.

Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo preu shiritin e një televizioni të cilin e kishte blerë z. Taçi. Gjatë qëndrimit të shkurtër, ajo vizitoi dhe një qendër për fëmijët autik, organizuar kjo vizitë nga zj. Berisha.

Gjatë kësaj periudhe, zëdhënësi i zj. Blai u shpreh: “Zj. Blair është ftuar në Shqipëri nga zj. Berisha, gruaja e kryeministrit, që e ftoi atë të vizitonte qendrën për fëmijët autik që ajo nga ngritur në Tiranë.

“Dy zonjat u takuan për herë të parë në 2006 kur zj. Berisha vizitoi Downing Street bashkë me të shoqin e saj dhe atje zbuluan se ndajnë të njëjtin interes për fëmijët që janë në nevojë.”

Burri i zj. Berisha ishte ende kryeministër kur Omnia Strategy – që kishte hyrë në skenë prej rreth një viti- fitoi mundësinë e artë për të përfaqësuar Shqipërinë në çështjen gjygjësore.

Seanca dëgjimore u bë gjatë javëve në vazhdim në London Court of International Arbitration gjatë Marsit 2013. Majin e shkuar grupi i gjygjtarëve vendosi se çështja ishte në favor të Shqipërisë, duke ia faturuar kostot Sky Petroleum për procesin. Kostot ligjore të Shqipërisë, sipas një raporti të plotësuar nga Sky Petroleum me US Securities and Exchange Commission, ishin më shumë se $500,000.

Julia Yun Hulme, drejtore e Omnia Strategy, u shpreh: “Omnia Strategy u caktua si mbrojtëse e çështjes përmes një ftese të ardhur konform gjithë procedurave. Përfshirja e Omnia Strategy në çështje nuk është e lidhur me udhëtimin e kryer në korrik 2010. Omnia Strategy LLP është krijuar në Tetor 2011.”

Ndërkohë që zj. Blair ka përfituar nga qeveria e shkuar Shqiptare, bashkëshorti i saj ka një miqësi të ngushtë me z. Rama, pasuesin e z. Berisha në kryeministri. Z. Blair, siç është përmendur dhe më parë nga The Telegraph, është emëruar si këshilltar nga z. Rama për të ndihmuar qeverinë e tij në përpjekjen e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Z. Blair ka mohuar se ai paguhet për punën e tij nga qeveria Shqiptare megjithëse është ende e paqartë nëse një palë e tretë po paguan atë për shërbimet e tij. Gjithashtu është e paqartë se kush e punësoi Z. Naish, djalin e motrës së z. Campbell. Z. Naish, një i diplomuar në Universitetin Oxford, e përshkruan veten si një këshilltar i “Kryeministrit të Shqipërisë” në network-un profesional LinkedIn megjithëse javën e shkuar qeveria Shqiptare insistoi që ai nuk kishte ofiqe zyrtare./diaryoftirana

23 komente në “The Telegraph: Shqipëria e varfër ofron punë për Blair-ët”

  1. doda says:

    Blait i ben nder shqiperise ?

    1. arisa gjini says:

      me sa di une kontibuti i tij eshte vllnetar pa asnje pagese

      1. mateo says:

        ku ta gjenjme te na vine sa me shume si zoti Blair !

        1. berti luca says:

          Cjan keto spekulime ai ke then vete qe kontributi i tij eshte vullnetare!
          Z.Blair eshte nje mir i vjeter i Shqiperise qe ne 99 ne lunfen e kosoves .
          Turp te hedhim ballte mbi te !

        2. Tomorri says:

          Pa pagese ka kosultuar. Pastaj spekulimet mediatike dihetr se kete pune kane

        3. sokol dhe taulante palla. says:

          mateu-nuk ju lane ju qelbesirave e ndyresirave edhe po erdhi jezusi,muhamedi,buda,e lopet e indise nga qelbi Enver qe keni.vetem po ju futen ne acide qe ju tret edhe kockat pastrohet nga nji miljone qelbesira e ndyresira.

        4. eni says:

          shqiperia e mbytur ne borxhe , me papunesi , me varferi ka lek te kontriboj per pasurimin e blaireve

          kjo qeveri ose esht e paafte , ose vdes per show mediatike ose ben veshin e shurdhet dhe ooo burra hajde marrim sa me shum borxhe hajde bejm qef me leket e shqiptarve , se ne kurriz te tyre do bie

          hajde budallenj shqiptar bejini pak himn rames se si tallet me ju sy me sy ?

      2. Leku leter says:

        Ej jeni te verber apo beni te tille si histerike dhe hipokrite? Me verte falas vjen Blair ne Shqiperi??? ca paturpesish lexon ketu!

        1. tironci says:

          amon leni kto qe besoj qe ai vjen falas se mos po presin per ndonji vend pune dhe i prishet biografia nqs dalin kunder partis….nuk e di te qesh apo…..:)

    2. Edi says:

      Edhe ne Kazakistan e ben ne menyre vullnetare…hajde trapa hajdeni …kush e di sa I ka honoraret Toni, vetem ai dhe Edi I din..

      http://www.theguardian.com/politics/2013/nov/08/tony-blair-kazakhstan-human-rights-role

  2. klaus says:

    Eshte nje nder per qeverine shqipetare qe Tony Blair eshte nje bashkepuntore i saj.

  3. BERTO says:

    PIRDHNI PIRDHNI SE LEROHENI!TONI I BLERTE PUNONKA FALAS NE SHQIPERI!JU MAVISTAT E EDVINIT KENI IKUR QE TE GJITHE PER LESH…

  4. qytetari says:

    Kjo puna e miqesise me Blair-in njisoj si puna e droges ,e nisi Sala po e vazhdon Edi.
    Po qe edhe njicik lidhje ka se pa drogen s´do kishte as Blair se Blair-i eshte kapiatist dhe nuk vjen badihava.

    1. sokol dhe taulante palla. says:

      qytetare-gomare i rames pse nuk denocove berishen ti e kokepalaret tjer APO shisje vete droge.

      1. qytetari says:

        O palle, ku e pe ti qe jam me Edi Ramen une?
        Po edhe ti shume faj s´ke se nuk je nga ata qe ecin me kembet e veta po do paterica te mahesh dhe kujton se edhe gjithe te tjeret jane sakate si puna jote qe mahesh mas partive dhe horrave te politikes. Pastaj une nuk ofendova njeri shpreha vetem mendimin tim dhe meqe me ke quajtur gomar edhe une po te them se ti je nje KOQE KANDARI.

  5. Klimax says:

    Shqiptaret kan jetuar mes korrupsionit, krimit, emigrimit, varferise, pushteteve totalitare dhe keshtu qe nuk njohin as shtet te se drejtes dhe as demokraci. Mire do te ishte qe ai vend te boshatisej nga vendasit duke i derguar diku ne Europe dhe ne vend te tyre ne Shqiperi te vinin disa Bler. Mbas te pakten 50 vjetesh, kur dy breza shqiptaresh nuk do te jetojne me, brezi i trete i tyre mund te filloj te kthehet ne Shqiperi. Vetem atehere mund te filloj te behet Shqiperia shtet, megjithese prap dyshoj per kete gje sepse sekreti eshte ne ADN “shqiptare”.

  6. Koka says:

    Kush eshte ky Likmeta qe promovon artikuj te tille ? Si nuk te vjen turp ore ? Po keto shifra jane qesharake. Per nje fjalim Condolezza Rice paguhet 30,000 dollare e nuk eshte as qe i perket krahuhet mediatikoliberal qe zakonisht ata marin dyfish. Keto jane shifra komike. E cfare pastaj se djali i nje diplomati Anglez vjen ben kariere ne Shqiperi ? Apo u dashkan me ardh vec Grek, Italian edhe Shkije ?
    Po Toni Blair eshte aresyeja pse sot ekziston Kosova dhe pse u be nderhyrja e NATOs. Kush te ka paguar ty ore Likmeta ti besh artikuj te tille pacavure ? Aty ne Angli e urrejne per nderhyrjen ne Kosove dhe nuk gjejne rast, e bashkepuntor bashibozuke qe ta vejne ne shenjester.

  7. Kujtimi says:

    Z Bler nuk ka ndonje potensiala ne britani, ai quhet vrases per luften e irakut, pa para spunon ai kte e dine mire te gjithe

  8. Arben says:

    NORMALE FARE

    1. KOCUA PAGOI 5 MILION EURO PER “ASISTENCEN” DHE NUK I KA FITUAR AKOMA TE GJITHA NGA ALBPETROLI.
    2. KJO FIRMA E DOGANAVE MERR 30 MILION EURO NE VIT, PER NJE PUNE QE DERI ME SOT ESHTE BERE NGA VETE ADMINISTRATA DOGANORE PA AS EDHE NJE KOSTO SHTESE.

    DHE EDI BYTHA DOLI DHE THA SE “SHQIPETAREVE NUK DO TU KUSHTOJE AS EDHE NJE QIME ASISTENCA E BLAIR-IT”

    PORDHE ME RIGON….

  9. gj says:

    Sikur u bonë të gjithë të ndershëm në Shqipëri dhe ngeli veç Blair përfitues…

    Me shumë mundësi merr ca lekë por prapë besoj se i ka hak, sepse lidhjet dhe eksperiencën e tij pak vetë e kanë në Europë.

    Nga ana tjetër, ky miku jonë Blair, një fjalim në konferencë duhet ta faturojë diku te 100 000 (njëqind mijë) dollarë, prandaj ka edhe mundësi që e bën falas diçka për Shqipërinë.

  10. DANI says:

    DASHKEMI TUA NGOPIM MIRE B……N BLAIRVE……..??!!!!

  11. iliria shqiptare says:

    Asnji njeri nuk punon falas sot sidomos kur eshte fjala per nji vend tjeter. Ndihma qe dha Bleri per Kosoven ben pjese ne strategjine gjeopolitike qe kane anglo-amerikanet ne rajon, dhe kjo koincidoi me interesat e shqipetareve.Pra cdo gje qe ndodh eshte ne varesi te nje plani qe kalon permasat e miqesise naive qe vihet re ne mendimet e disave.Persa kohe ka interes te perbashket mund te shkoj bashkepunimi perpara.Nuk duhet besuar verberisht se ndryshe ngelemi gjithmone vasale.Eshte vetem ceshtje interesi, qe shpresojme te jete reciprok.

  12. Durresi says:

    Toni Blair eshte anglez dhe as mos i shkoje neper mend njeriu qe i dhemb bytha per Shqiperine apo per Afganistanin apo per Kongon e Afrikes. Ne kapitalizem cdo gje paguhet. Ska pune vullnetare kapitalizmi dhe pike. Politika eshte zanati qe ka zgjedhur Toni Blair dhe te ardhurat i nxjerr nga puna qe ben. Ai i propozon Edi Rames kompanite qe i intereson atij. Per ti mbushur mendjen Rames, Tony Blair i thote: Ti ke 400 milion euro psh humbje nga doganat per shkak te korrupsionit ne dogana. Une do te sjell Crown Agents qe do marrin drejtimin e doganes dhe ata do te fusin ne arken e shtetit keto humbje dhe ti do i japesh atyre 20% ta zeme. Shkurt Tony Blair fut interesin e vet ne Albania duke perdorur taktiken e marketingut sikur dogana ne Shqiperi eshte njesoj si dogana ne Kongo. Edhe Edi Rama e han karremin me gjith grep. Mirepo cfare ndodh? Vijne Crown Agents dhe shofin qe shqiperia nuk eshte aq afganistan sa e ka bo Tony Blair mirepo kontrata miliona euro eshte firmos. Dalin ata neper dogana dhe shofin qe ska fare as biznes se edhe ekonomia ka rene. Edhe ndonjeri qe ka bere ndonje kontrabande eshte me nivel cantash dore. Po smbushet arka me miliona euro nga cantat e dores po nga mallrat e akcises me shumice. Keshtu qe skane si ta justifikojne kontraten milionere Crown Agents dhe kan fillu me dale neper rruge me blloku makinat e motorrat e bicikletat qe skan pagu dogane. As arka shtetit nuk ka ndonje perfitim te ndjeshem, as Crown Agents nuk kane per ti justifiku milionat qe marrin, as Edi Rama nuk e justifikon dot prurjen e tyre ne Shqiperi. Pra fiton Crown Agents dhe Tony (Montana) Blair dhe humb une, ti, ai, ajo, qe me leket e taksave i pagujm gjithe keto miliona se sdim me bo shtet vet po na duhen Austriaket e Anglezet me na mbush mendjen per kete. Vetem per kete i ka hallall leket Tony Blair.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje