Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve/ 20 mijë USD për të shkuar në SHBA

12 Maj 2014, 18:48Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Një megaoperacion u zhvillua sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku janë arrestuar të paktën 15 persona që organizonin trafik të paligjshëm njerëzor për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Operacioni u zhvillua në disa qytete të Shqipërisë, ku në pranga kanë rënë 16 persona dhe mes tyre kishte tregtarë që organizonin udhëtime pune në SHBA, apo ish- zyrtarë të administratës që krijonin lehtësitë për të organizuar trafikun e të paktën 50 personave.

Të arrestuarit sipas A1Report janë: Pashko Nilaj nga Malësi e Madhe; Prend Nicaj nga Malësia e Madhe; Lekë Nicaj; Nertil Previzaj nga Struga; Alfred Myrtaj nga Tirana; Gëzim Tafaj nga Tirana; Durim Koxha nga Tirana; Zaim Hysenbelliu nga Tirana; Nikollë Kolaj nga Tirana; Fatmir Flaga nga Tirana; Fatos Fasko nga Fieri; Enver Karaj nga Tirana; Fatmir Bakalli nga Tirana; Filip Kertunga nga Malësia e Madhe; Gjergji Martinaj nga Shkodra dhe Ali Metvelaj nga Malësia e Madhe.

Prokuroria  ka bërë të ditur se ky grup kriminal ishte mjaft i strukturuar dhe konspirativ. Një prej trafikantëve është shtetas bullgar, i shpallur në kërkim.

Sinjalizimi për këtë trafik është bërë nga FBI-ja, që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare për të hetuar të përfshirët në këtë trafik.

Skema e trafikut ishte Tiranë- Maqedoni; nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë; nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA.

Ata kishin kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri më sot kanë nisur deri në 50 vetë në SHBA.

Klandestinët paguanin deri në 20 mijë USD për të shkuar në SHBA.

22 komente në “Goditet rrjeti i trafikut të klandestinëve/ 20 mijë USD për të shkuar në SHBA”

  1. ali says:

    20 mije euro per te shkuar ne amerike ….. ?

    1. Justice says:

      Pas kesaj,qeveria e Barak Obames duhet te jape dorheqjen.
      Shtetin USA e ka kapluar krimi dhe bandat e organizuara.Te enjten,te gjithe para W H per te kerkuar largimin e qeverise.
      Le te mesojme nga Bashuku dhe Saluku si organizohen protestat edhe kur nuk ka arsye.

    2. bledi says:

      Si duket te 20 mije eurot ishin te perfshira edhe 2 dashnore per rruges!!

  2. Re.`i says:

    He mo Ju lumte. Ja cdo te thot kur funksionojne te gjitha hallkat e shtetit ligjor

    1. Nela says:

      Shpresoj te kene kapur dhe minjte e haleve familjen Koci, Skender Kocin, Edmond Kocin,Syrrije Kocin, bashkim Kocin, Dhurata Kocin, Shkelqim Kocin,. Ata i kan cmimet me te uleta per Kanada 16 mije euro….kta lloj ftyrash na kan perfaqesuar e na perfaqesojne akoma ne instancat me te larta te shtetit.

  3. Ola says:

    E njejta skeme funksionon edhe per vizat ne Kanada ,eshte bere tregti fare ,Prokuroria duhet te hetoje edhe per kete opsion

  4. edi says:

    He…more pederasta te PD=se…edhe keto trafiqe EDI RAMA i bene…apoi keni bere JU.

  5. beso says:

    nuk e kuptoj pse i paguajn te gjithe keta leke pse??????? apo………

  6. Bravo Policia e shtetit ! Nje kombinim i shkelqyer me Prokurorine,Vazhdoni keshtu e do te kapni edhe kokat kryesore.

  7. Nebi says:

    Ne nag trafikantet e medhenj dhe me eksperience eshte ELEZ JOZA.

    1. ortes says:

      Mos e ke fjalen per Elez Gjozaj,kryetar i minibashkise nr.2 ne Tirane,ish doganier,perfaqesues i LSI-se???

  8. toni says:

    Keta qe kan bere kete pune vetem gagaci i Zhulalit mund ta dije papagalli ose me mire konia e pede-s aldo bumci pale po mbante dhe gruan e tij keshilltare apo sekretare ne min…

  9. Durresi says:

    Te paguash 20 mije euro per tu larguar nga Shqiperia eshte deshperuese por me deshperuese eshte te jetosh ne Shqiperi. Te mendosh qe personalisht kam hedhur 200 mije dollare per tu kthyer ne Shqiperi dhe per cfare? Per te pare me syte e mi dhe per te vertetuar sa me siper. Keshtu qe pak paskan paguar.

  10. Prec Ulajsi says:

    Ky eshte qari i Fatmira Hajdarit, merr nje dore lekesh dhe i liron pastaj.

  11. L M says:

    Po ilir meta qe kerkonte $700,000 per nje firme pse nuk e arrestoni?
    Keta te pakten u benin mire fukarenjeve per nje jete me te mire.

  12. Ali pashTepelena says:

    Kush policy I kapi o u q.Kina dhe India nenat,dhe kush dshte ai rote k..i qe paguan 30mije$,te tjeret Kane nga 20 vjete ne dhe si kane aq Para. Po ju beni mire te kapni drogaxhinjte keta nder u bejne hallexhinjeve ne Amerike I cojne nuk u japin droge ti helmonje.

  13. ARUSHA says:

    malokdaret shume te rrezikshem pa fe pa din e pa imon

  14. aqo says:

    kur I happen syte edhe maloket e Malesise qameti mos u befte

  15. Elton says:

    Euuuuuu rrjeti nga meksika esht I vjeter, te pakten ka 20 vjet qe funksionon. Lejini njerezit te bojn ndonje lek

  16. idealist says:

    Bandat e Sali shpellarit, po zbulohen një nga një… Po ç’e do, se Sali monstra, rri rehat dhe bën gallatë me neve, nga zyra e tij luksoze dhe bën plane për destabilizimin e vëndit… Ai është fytyra e vërtetë e “Satanait” mbi tokë, dhe ne jemi të detyruar ta shikojmë e dëgjojmë përditë… Kjo është jashtë çdo llogjike, por ja që Shqipëria “shquhet” pikërisht për gjera të pallogjikëshme…

  17. shoku " Shpati " says:

    Po ne Ambasaden Amerikane kur jep intervisten apo paraqet dokumentat sikur nje ” germe ” ta kesh gabim ata te kthejne . Paskan paguar kaq shume persona dhe paskan qen te gjithe konform dokumentacionit ! Atehere perse kane paguar ? Apo kane mbyll nje sy punonjesit e Ambasades ose ky trafik njihej nga autoritetet Shqiptare dhe e bene operacionin ne keto momente kunder dikujt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje