Rumbol: BE pret forcimin e punës së Policisë së Shtetit, presim rezultate

12 Maj 2014, 14:33Politika TEMA

Bashkimi Europian apelon për një forcim të punës së Policisë së Shtetit, përfshi këtu edhe luftën kundër narkotikëve. Deklarata u bë nga i dërguari pranë delegacionit të BE-së në Shqipëri, diplomatit  Clive Rumbol, i cili theksoi se BE mbështet çdo aksion të Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit dhe trafiqeve të paligjshme dhe për këtë priten rezultate.

I pyetur nëse ka ndikim në marrjen e statusit avioni që do të përdorej për transportin e drogës dhe i bllokuar në Divjakë, Rumbol tha se vendet e Bashkimit Europian do të japin konkluzionin e tyre bazuar në një progres të plotë që ka bërë Shqipëria në pikat e parashtruara dhe natyrisht që çdo punë e bërë në këtë kuadër do të vlerësohet nga keto shtete.

1 komente në “Rumbol: BE pret forcimin e punës së Policisë së Shtetit, presim rezultate”

  1. Kominatsi says:

    ndonje barsalete me kunatin dhe BE-ne ka Mero Baze per 5 rrjeshta te qarta???
    Po ndonje koment qe kryeministri e quan shanc te humbur pasi ishim gati qe ne dhjetor!!! Fol Mero djali po te presim me kersheri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje