Trafiku i drogës/ PD kërkon komision të ri hetimor. Bylykbashi: Komisioni aktual mbaroi misionin

13 Maj 2014, 09:43Politika TEMA

Partia Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni të ri hetimor në lidhje me trafikun e drogës në të gjithë vendin, si dhe lidhjet e Qeverisë me këtë trafik.

Por ndërkohë demokratët kanë parashtruar një kërkesë të çuditshme për mbylljen e komisionit të ngritur në lidhje me akuzat dhe dyshimet e hedhura për implikimin apo përdorimin e bazave dhe infrastrukturës së Forcave të Armatosura në këtë trafik.

Deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa bëri të ditur kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit të ri Hetimor, i cili do të hetojë të gjitha rastet e trafikut të drogës në vend, referuar sasive të lëndëve narkotike të kapura edhe në vendet fqinje si Itali apo Greqi, tha se komisioni aktual që po drejtohet nga deputetja Ermonela Felaj ka përfunduar misionin e tij.

“Ky komision tashmë e ka të përfunduar detyrën e tij, pas kapjes së avionit në Divjakë. Më 10 maj të gjithë shqiptarët panë një avion që u aksidentua në Divjakë dhe ky komision në pamundësi për të rrëzuar dyshimet dhe akuzat e opozitës për transportimin e drogës edhe me avion ka përfunduar misionin e tij”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, kjo kërkesë u parashtrua edhe në mbledhjen e nisur paraditen e sotme dhe pas refuzimit të kërkesës për mbylljen e komisionit, anëtarët e opozitës u larguan nga mbledhja.

Deputeti socialist, Piro Lutaj, tha se komisioni duhet të vijojë punën dhe PD nuk ka pse vendimet që merr tek lulishtet e SHQUP t’i sjellë në Kuvend si propozime.

4 komente në “Trafiku i drogës/ PD kërkon komision të ri hetimor. Bylykbashi: Komisioni aktual mbaroi misionin”

  1. idealist says:

    Këto fotografi, më irritojnë…Fytyra banditësh e kusarësh ordinerë…!

  2. eni says:

    Po sikur te bejme nje komision per gerdecin ? Per 21 Janarin , per rrugen e kombit etj etj .

    Late nam !

    MERRUNI ME HALLET E NJERZVE.

    Cfare paradoksi populli i paguan qe keta te tallin p….cen me te !!!!

  3. dada says:

    Pra e hartuan skelnarin me regjizor SHISH, e vute ne skene me poliot dhe e shfaqet ne pyb lik, ky ka qene qellim i PD. por ne fund ju ngeci ne rere avioni. Polica ka ne burg pilotin dhe trafikantin.

  4. Hahahahahahahahaah germo Tare germo se aty e kame qenin e ngordhur germmo germo hahahahahaaha ca vemje qe jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje