Ylli i “Take That” shmang taksat, sulmohet ashpër online

13 Maj 2014, 10:59Lifestyle TEMA
Ylli i “Take That” shmang taksat, sulmohet ashpër online

Ylli i grupit të njohur britanik “Take That”, Gary Barlow, është nën akuzë se ka shmangur taksat.

Mësohet se ai ka investuar në një skemë për shmangien e detyrimeve ndaj shtetit.

Sikur të mos mjaftojë hetimi, ndaj tij ka nisur një fushatë e ashpër online.

Fillimisht në faqen e tij në Twitter u postua një mesazh fyes për fëmijën e vdekur.

Ndërkohë me qindra fansa të tij kërkojnë që t’i hiqet titulli OBE (Order of British Empire) për shkak se ka shmangur taksat.

Kryeministri britanik, David Cameron ka insistuar se Barlow duhet ta mbajë titullin OBE.

Ylli i “Take That” është një mbështetës i njohur i konservatorëve dhe donator i tyre.

Fushatën e fundit ai ishte aktiv në krah të tyre.

Barlow, së bashku me dy anëtarët e tjerë të grupit, investoi 66 milionë sterlina në kompaninë “Icebreaker Management”.

Por një gjyqtrar deklaroi se kjo kompani ishte në fakt një strehë për të shmangur pagesën e taksave nga super të pasurit.

Tani ata duhet të ripaguajnë 20 milionë sterlina për autoritetin e tatimeve në Britani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje