Nga Prof.As. Mirela Bogdani
Keto dite ne fokusin e medias ka qene raporti i pare i komisionit te caktuar per reformen ne arsimin e larte dhe diskutimi i tij me grupet e interesit (kjo e fundit fjale e madhe, se ne fakt eshte perqendruar vetem ne departamente, por kjo eshte nje ceshtje tjeter). Brenda komunitetit akademik ka pasur reagime te ndryshme per gjerat e reja qe propozohen ne raport, nje pjese e te cilave negative. Reaksioni me negativ vjen nga ajo pjese e pedagogeve te cileve masivizimi, inflacionizmi dhe degradimi i arsimit te larte ne dekaden e fundit i ka ardhur per shtat dhe per pasoje i intereson kjo “status quo”. Ne departamentet dhe senatet e universiteteve tona jane krijuar gardhe fosilesh profesorati te cilet emerojne e mbajne pedagoge medioker ne menyren me klienteliste te mundshme, sepse keshtu ruajne “establishmentin” dhe sigurojne vazhdimesine. Sigurisht reformat dhe ndryshimet nuk i vijne per shtat nje pjese te konsiderueshme pedagogesh, shefash departamentesh, dekanesh e rektoresh te cilet kane vite pa bere nje pune shkencore dhe nje botim origjinal, te ndryshem nga kopjet apo perkthimet. Sigurisht, sepse titujt i kane marre nepermjet qeverise se rradhes apo zarfit dhe me reformat e propozuara ne raport e dine qe do vije nje dite kur botimi i tyre on-line ne anglisht do rezultoje plagjiature. Sigurisht, sepse jane te disa-punesuar dhe marrin nga 7 rroga, vec qenies edhe neper disa borde, dhe reformat e propozuara do ja heqin kete privilegj duke i dhene mundesine shume individeve te afte, bile dhe te diplomuar jashte qe per shkak te mungeses se “miqve me pushtet” rrine rrugeve dhe ne meshire te ketyre fosileve. Pra keta jane disa nga kategorirat qe “kercejne” kunder reformes.
Personalisht mendoj qe reforma ishte dhe eshte imperative, e domosdoshme, dhe madje shume e vonuar. Ne humneren ne te cilen ka rene arsimi i larte shqiptar, me nivelin e tij te degradimit dhe te devaluimit, reforma duhet te jete jo vetem urgjente, po dhe shume e thelle. Kam bindjen qe shumica e propozimeve ne raport do ndihmoje ne rritjen e cilesise, standarteve te mesimdhenies dhe kerkimit shkencor ne universitetet tona (ndonese jam per masa dhe me te forta ne funksion te cilesise, si psh me duket teper e ulet nota mesatare dysheme 6, si kriter kombetar per hyrjen ne testim ne programin Bachelor).
Por ajo per te cilen kam rezerva eshte ekipi qe po ben reformen. Pervec kryetarit te komisionit, nje individ me kredenciale solide akademike (qe e tregon puna si pedagog ne nje nga univesitetet me te mira te Anglise), nje pjese e anetareve te komisionit jane gjys-anonime dhe shumica e tyre larg nominimit si “eksperte dhe studiues te arsimit te larte” (sic thuhet ne termat e references), per te mos u ndalur tek perfaqesimi jo i drejte sipas fushave, ku psh nga shkencat sociale nuk ka asnje perfaqesues (nderkohe qe nga 11 anetare te komisionit tre vijne nga biologjia). Por ajo qe eshte me indinjuese dhe zhgenjyese eshte qe nje pjese e anetareve te komisionit jane autore dhe aktore te kazmes qe ju vu deri dje arsimit dhe sot nxitojne te dalin si reformatore. Jam e sigurte qe kryetari i komisionit nga LSE do te kishte zgjedhur nje ekip me me shume ekpertize dhe me kredenciale dhe nderkombetare akademike (pra dhe me individe te diplomuar jashte, qe i kane te dy eksperiencat, ate akademike perendimore, dhe ate shqiptare), nese kjo gje do te ish lene ne doren e tij. Shqiperia e 2014 nuk eshte ajo e 1992, pasi sot ka me dhjetera e qindra jo thjesht te diplomuar jashte, por ne universitete prestigjoze perendimore, te cilet jane ofruar te japin kontributin ne kete reforme kaq te rendesishme, por fatkeqesisht jane lene jashte procesit.
Nje ceshtje tjeter e raportit dhe reformes, e dukshme dhe ne debatet televizive, eshte ajo e financimit te universiteteve. Pjesa e buxhetit te alokuar per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor eshte vertet e ulet, por kjo nuk eshte arsyeja kryesore pse universitetet tona kane degradur ne kete gjendje. Rritja e buxhetit nuk eshte ai “magic wand” qe do te zgjidhe problemet. Arsimi i larte shqiptar ka probleme te thella strukturore qe lidhen me nivelin katastrofal te cilesise dhe standarteve, qe kane ardhur si pasoje e nivelit te ulet te profesionalizmit te pedagogeve dhe masivizimit te universiteteve. Sic e kam thene ne shkrimin tim te meparshem, punesimi i pedagogeve medioker me zarfa qe s’dine te japin mesim dhe te bejne pune kerkimore, si dhe “shqyerja” e dyerve per studentet 5.1-sha apo part-time-sa jane faktoret kryesore qe kane sjelle degradimin. Nuk jam dakort me ate qe thuhet ne raport qe “Pothuajse te gjithe standartet e nje mesimdhenie cilesore dhe kerkimit shkencor real e eficient…librat mesimore e botimet akademike jane te mangeta kryesisht si pasoje e mungeses se financime te domosdoshme”. Nje pedagog ka cilesi te dobet ne mesimdhenie apo nuk ben pune shkencore dhe nuk boton nje liber jo se nuk ka para apo nuk investon shteti ne te, po se ai nuk di dhe nuk do. Dhe ky pedagog i dobet “prodhon” studente te dobet, e keshtu shkon rreth vicioz. Prandaj me shume se shqetesimi per rritjen e buxhetit per arsimin apo debatet kush do i financoje universitetet, problemi me urgjent qe kerkon zgjidhje eshte akreditimi. Ky eshte ai shkopi magjik qe do zhduke universitetet phantome qe jane kthyer ne fabrika diplomash. Do te jete ajo agjensia britanike qe ne menyre objektive, te panashme dhe e pa ndikuar nga politika apo qeveria e rradhes do lere ne ekzistence ato universitete qe do plotesojne kriteret e standartet akademike.
Meqenese ne dy shkrimet e mia te meparshme per arsimin e larte, a kam trajtuar hollesisht ceshtjen e akreditimit dhe ate te revitalizimit te kerkimit shkencor (dhe propozimet e mia ja kam sugjeruar dhe komisionit), ketu doja te ndalesha ne nje ceshtje tjeter problematike qe po behet gjithnje e me alarmante, ajo e titujve shkencore.
Ashtu si degradimi dhe devaluimi i universiteteve ne Shqiperi, edhe dhenia e titujve shkencore, sidomos ne 10 vitet e fundit, eshte kthyer ne inflacioniste, klienteliste e deri politike. Ne vitet e fundit kane ardhur duke u shtuar rastet kur kriteret e percaktuara ne VKM-ne perkatese (Nr. 467, dt. 18.07.2007, “Për përcaktimin e kritereve dhe të proçedurave për kualifikimin, shkencor dhe pedagogjik, të personelit akademik“) dhe procedurat e zbatimit te tyre nuk jane zbatuar ose jane deformuar. Ne dhenien e titujve jane bere norme standartet e dyfishta, pra qe individet qe kane kredenciale te besueshme si eksperience ne mesim-dhenie, botime te mjaftueshme dhe kredibile (bile ne journale perendimore), referime ne evente prestigjoze etj, sorrollaten me vite dhe deri de-personalizohen, nderkohe individe pa me te voglin kredencial akademik, qe nuk kane dhene nje dite mesim, qe nuk dine cdo te thote botim apo referim, jo vetem ju jepen titujt, por dhe me procedure te pershpejtuar, kjo fale pozicioneve politike apo lidhjeve me politiken (shembulli me tipik eshte ai i ish Kryetares se Parlamentit, se ciles ju dhane brenda nje kohe te shkurter dy titujt, Dr. dhe Prof.Asoc, pa asnje kredencial akademik), apo per arsye klienteliste dhe nepotike si deri raste ekstreme qesharake dhe te turpshme si ajo e dhenies se titullit “Dr” Kryetarit te Bashkise se Kamzes.
Rritja pa mase e titujve shkencore ka ardhur dhe si rezultat i mos zbatimit me rigorozitet dhe konform standarteve nga universitetet publike te rretheve. Vleresimi i titujve shkencore ne keto universitete degjeneron ne ryshfete, dreka dhe darka ne vend te realizimit te leksioneve te hapura apo referateve shkencore.
Nje tjeter problem eshte ai qe pas inflacionizmit te bachelorit dhe masterave, fenomeni po shtrihet dhe ne doktoraturat. Sasia dhe cilesia e doktoranteve te pranuar reflekton ndikimin e politikes dhe nepotizmit edhe ne domainin me elitar dhe prestigjoz te akademise. Pas manise per tu bere te gjithe me mastera, tani duan te behen te gjithe me doktorata, dhe kjo jo se kane pasion punen kerkimore, jo se kjo doktorate do ju duhet ne funksion te karieres se metejshme ne fushen studimore e akademike, por thjesht per te zbukuruar emrin me prefiksin “Dr”, apo per ta vene ate diplome ne kornize per te dekoruar zyren ne administraten publike.
Problem tjeter eshte dhenia e te drejtes se titullit “Dr” disa universiteteve private, madje ne menyre selektive e kryesisht atyre te lidhura me ish partine ne pushtet.
Si “individ interesi” (fatkeqesisht e pa-afiluar ne ndonje “grup interesi”), do ti sugjeroja komisionit mekanizmat e meposhtem per te ndalur degradimin e metejshem te titujve shkencore:
Se pari, të verifikohet cilësia dhe origjinaliteti i te gjithe gradave dhe titujve shkencorë te marra ne 10 vitet e fundit, duke siguruar transparencën dhe efektivitetin akademik, shkencor dhe kombëtar të tyre.
Se dyti, deri tani struktura “in charge” per vendosjen e kritereve dhe shqyrtimin e gradave dhe titujve ka qene Komisioni i Vleresimit te Titujve Akademike (si organ i Ministrise se Arsimit) dhe fakti qe marrja e titujve ka degraduar ne kete situate merret me mend si ky komision ka operuar dhe punuar. Propozimi im do ishte qe ne Agjensine Kombetare te Kerkimit Shkencor te ngrihet nje strukture e monitorimit dhe verifikimit te titujve shkencore, po kryesorja eshte qe ne perberje te ketij komisioni te jene individe me kredenciale nderkombetare akademike (domethene me eksperience mesim-dhenie, pune shkencore dhe botime ne perendim).
Se treti, te permiresohen dhe forcohen kriteret e pranimit ne programet e doktoratures, si dhe te shkurtohen kuotat e tyre, per te ndalur inflacionizmin qe eshte shtrire dhe ne ciklin e trete.
Se katerti, ti hiqet e drejta universiteteve private per dhenien e titullit “Dr” deri ne momentin e akreditimit te tyre.
Se pesti, te monitorohen me rigorozitet universitetet publike (sidomos ato te rretheve) per dhenien e titujve shkencore.
Shpresojme qe kjo reforme te mbaroje ne afatet kohore sa me te shpejta per te miren e shoqerise shqiptare, pasi shkaterrimi i arsimit te larte dhe atij pas-universitar eshte nje nga demet me te medha qe i eshte bere Shqiperise ne vitet e fundit dhe ky dem do jete i veshtire te riparohet per disa gjenerata. Kryesorja eshte qe kjo reforme ne te gjithe fazat e saj, qe nga hartimi deri tek implementimi do te kete sukses vetem nese aktoret e saj nuk do jene servilet, konjukturalet dhe akrobatet e djeshem, por njerez kompetente e profesioniste, e mbi te gjitha, qe kane perkushtim dhe kurajo per te realizuar reformat dhe per te adresuar arsimin ne korsine e duhur.
o Ed Toma,
a do ti mesosh shqipen e shkruar kesaj zocke apo jo – ta shpif me fjalite qe perdor – nuk jane shqip se pari dhe se dyti perdor vend e pa vend fjale te huaja – per te treguar qe di shume te tilla – sot edhe nje shqiptar pa shkolle por emigrant flet e shkruan me mire se kjo zocke – i kam degjuar vete te ambasaden britanike ne Tirane.
Anglishtaja nuk ka vetem te folur por ka degjim d.m.th te kuptosh, ka lexim, ka shkrim, si dhe te folur. Kur nuk je shume ne kontakt dhe nuk flet dot aq rrjedhshem dhe eshte normale sepse perdite flasim shqip. Kurse sa per emigrantet qe thua ti, ata te uruar dhe shqip nuk dine mire,dhe nje shkrese te thjeshte per ta shkruar kerkojne perkthyesin, por ty te paskan bere shume peshtypje se flasin fjalet e perditshme qe i degjone 100 here ne dite, Mjaft qe eshte diplomuar ne oksford…mjafton per te gjitha. Bravo Mirela, duhet te ndahet shapi nga sheqeri se kush eshte diplomuar jashte po rri pa pune ne Shqiperi, nderkohe qe Shqiperia duhet ti kerkoje dhe promovoje njerezit e afte dhe jo ti lere rrugeve sepse nuk jane servila dhe thone te verteten. Do vije dita qe do veje haka te e i Zoti sepse ka zot lart dhe kush po na shkel me kembe ka per tu pergjigjur se ne kete bote lahen te tera.
Qife mor lal,
Nëse je edhe ti në nivelin e kësaj analfabetes që ka “studiuar” jashtë, – për të cilën gojët e liga thonë se ka qenë martuar me një ish-prift që sot është akademik laik (shkruhet “ish-” dhe jo “ish” siç e përdor kjo analfabetja), të cilin e ka mjelur deri në palcë, i bie të jesh i padenjë për t’u punësuar në RSh. Po t’i shohësh botimet që pretendon se ka bërë kjo bletëza prodhimtare, asnjëra nuk është monografi, por janë “bashkautorësi” me burrin Profesor. Nëse do pranojmë bashkautorësinë, pra faktin se kjo zonja ka qenë në nivelin shkencor dhe gjuhësor (të mos harrojmë janë libra në anglisht) të bashkautorit, përse kjo llahingë, që pretendon se është kaq e zonja sa të botojë edhe libra e t’u jap mend britanikëve, nuk punon sot të paktën në ndonjë shkollë të nivelit të 9-vjeçares sonë në Britani, por qurravitet faqeve të gazetave duke bërë viktimën, pasi e kanë përzënë nga cilido universitet (publik apo privat) ku titullarët fillimisht kanë gabuar që e kanë punësuar?! Kjo “shkencëtare”, të paktën në Cardiff, ku një nga figurat më të forta akademike ka qenë dhe është ish-burri i saj ish-prift plak, një institucion në të cilin kjo pretendon se ka lektuar, duhet të vijonte e të punonte edhe sot, kur pas një përvoje shumëstilëshe të keqtrajtimit të studentëve dhe të paaftësisë së profesionale (Ka qenë tek “Marin Barleti” dhe e kanë përzënë sepse fliste budallallëqe dhe ngrinte këmbët mbi tavolinë gjatë mësimit, ndërkohë që thithte gjithë qejf pije energjetike, ndërsa nga Fakulteti i Shkencave Sociale në UT e kanë përzënë si të paaftë; ashtu siç thonë se ka ndodhur edhe tek një institut studimesh, ku ka dhënë mësim deri vitin e kaluar.) të shpalosur përmes një katrahure gjuhësore, ka ngelur pa punë në Shqipëri, siç deduktohet nga ky shkrim i stilit “doni më për Belulin”.
Si mund të shkruaj në anglisht kjo tralala kur nuk njeh mirë gjuhën e nënës. Që ta zotërosh mirë me të shkruar një gjuhë të huaj, duhet së paku të zotërosh mirë gjuhë tënde. Mos vallë ti që na i del krahë e quan normale që një person me titull “Prof. Asoc. Dr.” të shkruaj si një adoleshent që e merr me të shtyrë notën në gjuhën shqipe? Mos harro (ose më mirë merre vesh, sepse duhet të kesh shumë pak formim përderisa i del krah kësaj analfabetes) që kushti parësor për të shkuar tek titulli dhe grada shkencore është që të paraqesësh një disertacion të pranueshëm, pra një disertacion jo vetëm me brumë nga pikëpamja shkencore, por edhe të shkruar në përputhje të plotë me standardin dhe rregullat gjuhësore të shqipes. Si mendon ti, a mund ta ketë këtë atributin e fundit një njeri që në 20 rreshta të shkruara në gazetë ka një pafundësi gabimesh drejtshkrimore? Së pari, nuk përdor germat “ë” dhe “ç”, çka e bën të papranueshëm të gjithë shkrimin. Së dyti, a nuk tregojnë fjalët më poshtë se zonja ka një marrëdhënie skajshëm problematike me shqipen që e ka gjuhë nëne? Konkretisht:
“Kategorirat” – Nuk e di se ku e ka hasur këtë, pasi në shqipen standarde është “kategoritë”;
“qe ju vu deri dje arsimit” – Emri “arsimit” është në vetën e III dhe jo të dytë. Nuk thuhet “ju vu”, por “iu vu”;
“gjys-anonime” – Kjo është e shkruar intelektualisht “tironçe”;
“revitalizimit” – Së pari, në shqip parashtesa që tregon përsëritje bën “ri” dhe jo “re”. Së dyti, në shqip fjala është “rigjallërim”
“mesim-dhenie” – Vetëm analfabetët kur hyjnë në auditor kryejnë “mësim-dhenie”, sepse profesorët bëjnë “mësimdhënie”
“ne journale perendimore” – Tek ky togfjalësh injoranca ka nuanca pikante analfabetizmi, duke arritur majat! Fjalës angleze “journal” i vë një prapashtesë shqip dhe na del një kuçedër gjuhësore: “journale”;
“evente” – Kjo fjalë tregon se është e denjë për të punuar në mediat shqiptare, ku gëlon injoranca, por jo në sferat akademike;
“inflacionizmit” – Kjo “Belule” që pretendon se është ylli i shkencave shoqërore në Shqipëri, duhet ta dijë se ç’janë “izmat”. Mos ka ndonjë doktrinë me emrin “inflacionizëm”, që po zbatohet tani në Shqipëri dhe ne të paditurit se kemi marrë vesh? “Inflacioni” dhe “inflacionizmi” s’janë e njëjta gjë. Zonja ose s’di shqip, ose s’merr vesh nga shkencat politike;
“domainin” – Të paktën ta kishte shkruar “domain”-in
“per tu bere” – E shkruar në këtë formë “tu” është përemër pronor, kur në togfjalësh duhej përdorur trajta e shkurtër “t’u”, pra “për t’u bërë”, mirëpo analfabetët këtë nuk e dinë;
“ish partine” – Edhe kjo fjalë është shkruar turpshëm. Përdoret viza ndarëse tek fjala “mësim-dhënie”, që shkruhet bashkë dhe nuk përdoret për të shkruar drejt “ish-partinë”;
“pas-universitar” – Vlen i njëjti arsyetim si më lart;
e “pa-afiluar” – Personalisht mbase pasqyrojë shumë trashësi, por këtë fjalë s’arrij ta kuptoj… ;
Më thuaj ti o Qife, a duhet domosdoshmërisht që një mësues i çdo niveli të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe? Nëse kjo zonja e zotëron skandalozisht keq atë, në ç’nivel do ta vendosim, apo ta bëjmë edhe akademike në lëmine e gjuhës shqipe?
Qife djali (apo vajza), edhe budallallëqet mund të shprehen lirisht në kuadrin e së drejtës së gjithsecilit për të folur, por jo domosdoshmërisht duhen thënë: kjo vlen për ty edhe për këtë “shkencëtaren” që, – siç thonë burime nga rektorati i UT-së, i cili ia ka mundësuar marrjen e titullit Prof. Asoc., dhe që tani kjo bukëshkalë po e sulmon me këto shkrime prej fëmije, – doktoratën e ka në stomatologji dhe titullin Prof.Asoc. e ka marrë në shkenca sociale, në një kohë kur kushti i parë për të marrë këtë titull akademik është zotërimi i gradës shkencore doktor në atë drejtim shkencor ku kërkohet titulli akademik. Kjo këtë titull e ka abuziv, sepse mund ta merrte vetëm në stomatologji.
O pellazg, sa kam qesh, ne fakt kisha nevoje me qesh dhe shyqyr qe lexova komentin tend dhe qesha pakezzz. Ti po bene sikur gjithe cfare jane drejtora, profesora, shefa deputete etjj.. ne Shqiperi jane perfekt dhe po te punesohet M, Bogdani qenka herezi se na u prishka cilesia……
Kurse sa per ate shqipen perfekte qe thua ti o pellazge djali apo grua se nuk e di se cfare je, edhe zyshat qe kane mbaruar per gjuhesi hapin fjaloret kur korrigjojne apo shkruajne, dhe eshte normale. Mirela te pakten shkollat qe ka mendoj se i ka me merite, jo diploma qysh blejne ketu dhe kane kapur vende pellumbash. Mirela nuk eshte perfekt dhe askush nuk mund te jete sepse vetem Krishti eshte perfekt. Pastaj jeten private robve ne gazete nuk pse ju a nxjerr, sepse po te fillohet me kete mendesi dhe anonim pale se cfare te nxjerrin dhe per ty dhe te tjere pastaj.
Qife, qife, qi…fe!
Unë nuk merrem me jetën private të askujt. Ato të dhëna janë në internet. Mos lëpi si zagare e keqe, pa asnjë argument veç çartjes që të ka kapluar kokë e bythë, por komento si i paanë… Po përdor gjuhën e zysh Shkarravina Bogdanit, për të të thënë u “good-luckofsh”. Thithe më pak që ta shijosh si duhet…
Pellazg, gjej ndonje si vetja ti flasesh me kete gjuhe. Nga fjalet qe perdor e tregon vete se cfare je. Te me shajne njerez si ty vetem me rrisin vlerat.
Shkrim shume i nevojshem. Perparimi i Shqiperise kerkon te tille njerez si Mirela Bogdani.
Zonja Mirela,
Te pershendes dhe nuk i heq asnje presje artikullit tend. Ka sot profesore me tituj qe nuk kane asnje punim shkencor te mirefillte. Kane vite qe vegjetojne dhe marrin leke me grushta. Nuk dine te flasin pa le te bejne shkence. Urgjentisht gjendja duhet te ndryshoje. Lufto me mish e me shpirt qw kjo situate te shkallmohet.I ben nder kombit dhe shoqerise, profesorati sot po behet indiferent pasi i pelqen kjo gjendje.
Shume drejt ngrihen problemet nga Bogdani.
Per shkak te veshtiresise qe egziston ne nje vend te vogel me tarafe, si kriter te vihet qe doktorata te paraqitet per mbrojtje vetem pasi pretendenti te kete botuar te pakten tre artikuj ne revista nderkombetare me impact factor > 0.7 (apo 1).
Te ndalohet e drejta e doktoratave nga universitetet qe nuk plotesojne kriteret akademike. Si fillim ne komisionet e mbrojtjes se doktoratures te perfshihet te pakten nje studjues shqiptar qe ka aktualisht karriere akademike jashte vendit,(sigurisht brenda fushes se tematikes se doktoratures), dhekur nuk mund te gjenden te tille ne ndonje fushe, te ftohen shkencetare te huaj te cilet bashkepunojne me universitetet shqiptare
Nese dikush ka paguar miliona per te marre titullin ”Master” apo ”Doktor Shkencash” , perseri paguan per te botuar, i jep dikujt leket dhe e bene nje shkrim me faktor impakt 0.7 apo 1 etj..
Ne kushtet e Shqiperise, pervec sa permenden ne artikull, duhet te jete kriter anglishtja te ”British Council” ose ”Ambasada Amerikane”, sepse jane te vetmit provime te besueshem ketu. Per me teper nuk mund te jesh master ne nje fushe, apo doktor nese nuk di anglisht. Pastaj si i bejne detyrat e kursit apo temen e diplomes doktorantet ne Shqiperi kur gjithe literatura me e fundit dhe gjithe dokumentet me te rendesishme jane ne anglisht?!!! Pra i pari kusht vec te tjerave duhet anglishtja. Kush nuk e arrin brenda kohes se diplomimit, apo ka marre diplome pa e dhene gjate kohes se studimeve, mos ja njif diplomen.Keshtu do ndergjegjesohen njerezit, do mesojen te punojne, dhe do te kete nje titull vetem ai qe e meriton.
Me sa duket nuk jeni ne dijeni se si funksionon botimi ne nje reviste shkencore nderkombetare. Artikujt e derguar per botim ju jepen specialisteve anonime te cilet nuk kane asnje lloj njohje me autorin dhe ata japin gjykimin ne se materiali vlen apo jo per tu botuar. Nuk mund te pranohen teza te tilla naive qe mund te paguash per tu botuar ne revista shkencore. Dhe nuk jane artikujt qe kane imact factor por jane revistat, per dijeni, me sa duket nuk ja keni idene se cdmth impact factor.
Nqs personi qe publikon arrin te vere ne sherbim te tij persona kaq te afte sa te bejne artikuj te mirefillte shkencore dhe madje te pranojne te vihet emri i dikujt tjeter ne ata artikuj, kjo eshte nje cudi e rralle
Pse kaq shume i cuditur, nuk jeton ne Shqiperi ti, Safo? Po ketu dhe temat e diplomave, Master dhe doktoratura shume e pranojne qe ju a bejne profesoret , kundrejt lekeve.
Ne fakt nuk jetoj ne Shqiperi, por ndjek se cbehet ne shqiperi.Po nqs profesori arrin qe te udheheqe studenet per doktorature , madje dhe tua shkruaje dhe publikoje ne revista nderkombetare, kjo eshte gjsma e se keqes, sepse tregon te paktet qe ata profesore prodhojne shkence ndonse ne menre anonime, dhe pikerisht kjo nuk ma mbush mendjen mua. Duke udhehequr nje studim shkencor te denje, edhe profesori ka pjesen e vet te lavdise per studentin qe ka udhehequr. Por une e kam te veshtire te pranoj se nje teme doktorate qe do disa vjet pune per tja dale mbane, dikush eshte ne gjendje qe ta beje per nje muaj apo dy,madje ne Shqiperi me nje baze laboratorike afer zeros dhe me access te paperfillshem ne literaturen boterore, kusht ky i domosdoshem per nje botim shkencor te kohes. Do te duhej qe nje profesor i tille te harxhonte kohen e vet vetem per te punuar per doktoraturen e paguar, madje as leksionet e veta nuk do te mund ti pergatiste.
Mos u lodh kot!
Shqiperia eshte nje univers paralel ku rregullat e botes se qyteteruar as kuptohen as kane per tu kuptuar ndonjehere. Ne u ngjajme ca njerezve te eger qe ju duket sikur i dine te gjitha.
Dua te di se cfare shkollimi (dhe nga cfare universiteti) ka kjo “E Verteta”.
E VERTETEA, ka nje shkollim qe e ka me merite o ”Vlora” por jo Kristal, as UFO, as Vitrina etj…/ I eger ndoshta je ti qe do te sundosh pa merite. Pastaj kete provimin e anglishtes per te gjithe qe duan titull eshte bere ligj nga ministria dhe vertete bene pune ketu dhe per me teper ta tregon me se miri llojin e diplomes dhe te shkollimit. Eshte turpi i zotit qe ne pozicionet me te larta dhe s’dine akoma mire shqip. Mos u fut ne te thella o Vlora,se nuk do dalesh do te me pastaj.Por duhen dhe nja 100 Mirela te tjere ketu dhe te shikoj ty Vlora se si me ciceron. Vazhdo, vazhdo se me shume dite vijen se ikin.
E kuptova fare mire se cfare shkollimi qe ka “E verteta” nga interpretimi qe i beri faktorit te impaktit dhe revistave shkencore ne bote.
Po eshte tipike ne shqiperi qe tu kercenosh njerezit kur s’te shkon uji ne mullirin tend.
Cdo te thuash ti me kete qe me shume dite do te vijne? Po pastaj?
Edhe plot dite kane kaluar dhe me mut po behet ky vend.
Hahahahahaha o ”Vlora” meqense te intereson edukimi im: Kam lindur ne Qershor dhe quhem Majlinda…..
Po sa ”mire” kuptoke dhe arrike ne konkluzion o Vlora!!!!!. Per revistat shkencore dine dhe femijet e vegjel kurse per IF qe ti po mban leksione pafund sikur kushedi se cfare di, po na cudit. Sa me origjinal te jete artikulli aq me e larte eshte IF , sa me shume plagjiature aq me i dobet artikulli dhe revista bashke. Se bene robi nje gabim ne shkrim nga shpejtesia dhe me vrap te arrish ne konkluzione. Por kur je kaq expert, bej nje artikull per deputete , gjykates etj,, pastaj merru me e ”lagu se lagu”
Po ju qe i dini te gjitha dhe qe neper bote cdo gje blihet me para sic po thote “E verteta” pse nuk u thoni disa prej atyre parrallinjve te parlamentit te na behen profesora ne Harvard and ne Princeton.
Do na nderonin Shqiperine sikur Flamuri me shoke te mbanin ca leksione neper bote.
O Vlora me fal po qenke analfabete funksionale, di te kuptosh kur lexon ti more?!!. Me sa kuptoj une nga komenti i ”Se vertetes;; ajo do te thote qe paguajne ketu….etjj… dhe realisht dhe mund te ndodh. Pastaj kur qenke kaq i zoti me artikuj shkencore etj dil me emrin tend dhe mos u merr me e ”lagu se lagu”. Provimi anglishtes duhet te jete kusht dhe per ty qe ke botuar dhe per te gjithe, madje dhe per profesoret qe po zhdepen ne leke. Dhe te shikosh pastaj si vendoset rektori, dekani ,pedagogu etj…. Ti vetem studjoke jeten te tjereve dhe te interesoka t’ju gjesh ndonje pike te dobet dhe rrike gjithe diten duke lexuar komente e bere komente gazetave. Leri njerezit rehat more dhe mos u merr me shkollat dhe jeten e tyre kur shkolla dhe jeta e tyre nuk asnje loj impact factor ne jeten tende apo te shqiptareve,
Shkrim i rendesishem qe ve gishtin ne plage. Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet te degjoje zera te tille, te afroje prane ministrise njerez te tille dhe te programoje punen per korigjimin e difekteve; te sheroje sistemin arsimor qe eshte i semure dhe po vuan kaq shume. Te veprohet shpejt dhe shume fort. Jane shkruar shume artikuj per arsimin ne pergjithesi dhe per arsimin e larte ne vecanti. Duhet qe dikush ne ministri ti lexoje, ti studioje dhe te reagoje.
Po erdhi kjo agjencia britanike e akreditimit i bie qe te heqe nga tregu universitar Vitrinat, Nderkombetarin, Ufo-n e te tjera. Dmthn i bie qe ngelin vetem disa universitete “elitare”. Ishalla nuk vijne keta britaniket se jam ne vit te fundit te Vitrinat, dhe me thone te drejten nuk kam shume qejf me hap librat. Kam qe ne klasen e tete qe mar provimet me leke. Haha, moj Shqiperi e mjera Shqiperi….nga djepi i dijes tek djepi i dembelizmit, injorances, mashtrimit dhe korrupsionit.
Moj profesore e nderuar, ne disa probleme qe ngre ke te drejte se ekzistojne, pasi qe arsimi ka probleme nuk ka ngelur njesi ne Shqiperi pa e mesuar.
Por kete shkrim e ke bere gjysmen per vete, se pari qe nuk je ti ne komision, se ndryshe do te kendoje ndryshe dhe se dyti qe te ftohesh per t’u bere pjese ne Agjensine Kombetare te Kerkimit Shkencor, kjo meqe te tre kriteret qe shkruan ti i ploteson. Pra kriteret i ke vene per vete. Eshte gafe e madhe te lesh jashte dhe te fyesh te gjitha ata pedagoge qe kane punuar e mesuar me mish e me shpirt ne Shqiperi se nuk kane para apo miq qe te studiojne jashte vendit dhe qe si ty jane lene jashte meqe nuk kane miq.
Po keshtu, a ke menduar ndonje here sesi i ben ti leksionit ne auditor dhe cfare u jep studenteve? Qe i ben leksionet aq dobet sa nuk kane materiale te mesojne per provim. Pra ti ja var, studentet ja varin. Ndaj kthehu te vetja, beje punen qe ke marre persiper dhe leri denglat e Oksfordit a thua se vetem ti e ke bere ne vend dhe s’ka tjeter.
Amon me thuj ne cilin universitet jep leksione ti se po vij me vrap. Duket qe te djegin gjerat qe ka shkrujt Bogdani. Une njoh 2 pedagoge te Aleksander Xhuvani ne Elbasan qe kane bere vilen 700.000 euro duke rjepur studentet.
Keli, e ke goditur bukur prof.as.Mirela Bogdanin qe, vitin e kaluar pas shume pritjesh mori titullin qe mban, prof,as M.B. Thote qe ka dhe doktorature por nuk i merret vesh pasi , tek studentet keshtu e shet veten Dr…ndersa ne shkrime pro.as… Eh, e zbulove qellimin e saj, ndryshe nga shume komentues qe i kane bere llustra te tepruara. Duket qarte qe jane miq te saj, pasi nje pjese e madhe e komentuesve jane emra te rinj ne TEMA. Per here te dyte lexoj qe prof.Mirela shkruan per arsimin e larte e ku mundohet te jape disa pare mend. Dhe kush?Mirela Bogdani qe dhe ato leksione qe jep, i ka te vjedhura nga te tjeret. Aman o komentues se, e njohim sa vlen kjo zonje ne arsimin tone ndaj jini pak me te kursyer me flete lavderimet. Sidomos kur behet fjale per pedagoge te paafte. Edhe ju qe shkruani jam i bindur se e keni pedagoge dhe po i thurrni lavde per te cilat M.Bogdani i ka shume per zemer, sidomos kur behet fjale per per ti paguar drekat,darkat, ti besh dhurata, pse jo edhe ti japesh leke ne dore…Ah profesoresh, nuk di kush ta ka dhene kete titull qe jo vetem nuk e meriton por, e ke felliqur si shume te tjere qe nuk e meritojne. Gjoja leksionet e tua qe i jep studenteve, i marr si modele te injorances qe ka mbire ne shkolla, fakultete, nga njerez si puna jote. Uroj qe mos ti mbushet mendja ministres se arsimit te te bej pjese te ideve per arsimin e larte, kerkimet shkencore etj. Por kam bindjen se, profesor Paskla Milo i njeh shume mire studimet dhe leksionet mjerane qe jep ti. Ne oren e mesimit moj Mirele,ja fusje nje dore muhabeti, kafe, pije energjike, kembet mi ngreje siper tavolines, sa ne meshkujt skuqeshim. Megjithate nuk eshte faji yt por, i atyre qe lejojne qe ti te japesh mesim. Ne privat nuk te qas njeri pasi e konstatuan qe ti nuk ke lidhje me pedagogjine,arsimin e larte apo, kerkimet shkencore. Ndoshta per te kuptuar kush jeni ju, mjafton te hapin faqen e FaceBook dhe te shohin aktivitetin tend ditor apo javor. Sinqerisht me ka lene pa mend. Nuk gjen nje foto te prof.as.Mirela Bogdani ne auditor por neper dreka,darka,shetitje, pub,diskoteka. Dhe, e shoqeruar nga studente qe, i paguajne gjithcka. Cdo vit kjo zonje pikas studente te cilet nuk japin maksimunin por, fusin doren ne xhep.
Keta studentet e sotem jane cudi e madhe moj xhane. Hem s’duan te lexojne dhe hapin libra, hem duan diplome me mesatare sa me te larte. Por dhe kur shkojne ne kafe dhe rastesisht, zysha gjendet ne tavoline, dhe kafen e duan nga zysha.
Por kulmi eshte kur hapet ndonje vend, nga ata me te miret sidomos drejtore, me konkurim, dhe midis dokumenteve te tjera kerkojne dhe mesateren e universitetit.
Pra te vesh te konkurosh me ”mesataren” e kontifhentit ”Epoka” ”Kristal” ”Vitrina” ”UT”etj…….
Bravo Mirela per kurajon dhe ndihmesen tede ne arsim!
Ah moj Mirele sa te drejte ke ti.
Vi nga nje familje akademikesh, por kur shoh se si eshte katandisur akademia dhe Universitetet te vjen te qash. Hidhni syte ne Universitetin e Shkodres. Jane hapur disa fakultete si kioska e ku japin mesim injorantet me te papare ne bote. Nje injorance totale me tituj te vjedhur me ndihmen e akademikeve te Tiranes. Shikoni cfare injorance ka ne fakultetin e Shkencave te Edukimit, oedagoge qe kane kryer Ciklin e Ulet dhe mbas shume hallesh nje Pune Sociale ne Elbasan. Te vjen me qeshe edhe sa te paraqitshem jane kjo kategori. I ka rregullu zoti ne te gjitha pikpamjet.
Po ti qe ke shkruar moj,sa artikuj me vlere ke botuar?
PO ti je nje mediokre vete, sepse, pike se pari, nuk di te shkruash shqip. Se dyti, ke nje mangesi te theksuar akademik-shkencore qe te pengon te shprehesh qarte argumentet. Mjafton te lexosh paragrafin e pare per te kuptuar mediokritetin e ketij shkrimi! Ik me mire te top show e bej ndonje diskutim ‘me the e te thash’ se kshu te shkon!
Qe ne titull gabim. Nuk lexohet me tej. Shqip, thuhet e shkruhet: Debati për arsimin dhe kaatrahura e titujve shkencorë. Mosshkrimi shqip te ngjalle ironi te forta, sa edhe te mos e lexosh, ndoshta, edhe nje shkrim te mire dhe te qelluar…
DRENICA E KUQE
@DRENICA E KUQE
E ke përskuqur fare shqipen edhe ti, si Bogdani! “Katrahura” shkruhet “katrahurë” dhe jo “kaatrahurë”, por mjafton të futesh në brendi të shkrimit dhe gjen mjaft përçudnime “akademike” të gjuhës shqipe.
Po ashtu, edhe shkrimi vlen vetëm për të të kujtuar monologun satirik “A doni më për Belulin”, të interpretuar mjeshtërisht nga i madhi Fuat Boçi.