-Letër deputetit tonë-
Fort i nderuari deputet,
Jam një nënë me një tufë fëmijë e me burrë në burg.
Të shoh që del, dhe e merr fjalën në Kuvend, e nxjerr celularin dhe lexon përpara të gjithëve shqetësimet që të dërgojnë dhe më dukesh sikur të ka dërguar Zoti, për shpëtimtar të njerëzisë! Po, ama, deri tani nuk po lexon mesazhin tim.
Po lexoje të lutem, është çështje jete dhe them që i erdhi radha edhe mesazhit që të dërgova unë.
Ti, më parë lexove të atij pronarit të mikrobusit, që nuk kish patentë dhe license; lexove të atij që kish ndërtuar pa lejë një shtëpi dhe shpirtzinjtë duan t’ia prishin.
Tërë hallet e botës i keni nxjerrë aty.
Janë vërtet halle për bukën e gojës, për familjet. Ca mbjellin hashash dhe t’i dëgjosh ata dhe fëmijët e tyre, të këputin shpirtin dhe të mbytin lotët.
Njëri shet mish të infektuar, njëri shet ilaçe të skaduara. Të tërë po i merrni në mbrojtje, dhe bëni mirë, se ata të gjorët, ushqejnë fëmijët… E juve ky vend, për mbështetjen që u bëni, do t’ju mbajë mend në jetë të jetëve!
Por aman, ore, po ne, qysh do t’ia dalim?!
Tokë për të mbjellë kanabis nuk kemi, dyqan jo, mikrobus 8+1 jo e jo!..
Or po, nuk kemi as biçikletë! Lexoje atë të shkretë mesazh timin! Do preken deputetët, do të preket Evropa e diçka do të bëhet për ne.
Kam njëmbëdhjetë fëmijë dhe burrin në burg, për vrasje.
Po a thua se vrau për qejf? Jo or jo. Vrau për të ushqyer fëmijët, i gjori.
Ju të tëra shkeljet po i falni. Kaq vështirë e paskeni të legalizoni vrasjet?!
Ne vrasim për bukën e gojës. Im shoq vrau se i duhej të mbante familjen. Nuk ka bota një njeri me shpirt më të mirë se ai, i gjori! Nuk është kriminel ai, or jo.
Ju lutem, ju lutem, ju puth këmbë e duar:
Legalizoni edhe vrasjet. Kur po i bëni të tëra, u prish bota për dy- tre mijë të vrarë, lart e poshtë nëpër Shqipëri?!
Ku te shkon mendja , o Pellumb Kulla!
Ai burri yt te kalbet ne burg tere jeten,se po te kishte vrare per buken e gojes,te parin duhet te na HIQTE QAFE ……….Sali Berishen!!!
Humori i Kulles eshte shume i holle zoteri…nuk e di nese ke kuptur ndonje gje…por je i madh dhe kerkoj falje nqs pergjegja jote eshte po ashtu e holle ‘per humor’
I nderuari Ilir Hoti!
Shqiperia sot nuk ka nevoje per vrases per BUKEN E GOJES,por LUFTETARE TE NIVELIT TE AVNI RUSTEMI!!!
Vetem me “AVNI RUSTEME” mund t’u sigurohet BUKA DHE GJELLA FAMILJEVE SHQIPTARE PERGJITHMONE!!!
Pershendetje,trim!
Jo jo nuk e kisha per Berishen,qe drejtesia me mos veprimin ndaj tij po tregon se eshte ne pozite te ulet mjerane..Eshte kapitullqe nuk di si do perfundoje..deri ne reformimin e drejtesise. ..Ketu fillon edhe humori…ku z.Kulla ‘kerkon te falen njerzit qe vrasin per buken e gojes’……
o pllum o trim me flet
goja hesht por
pena vret…
vret nga korabi ne konispol
se ky popull ka nevoj per zbor’
E drejt o P.Kulla,por kështu ndodh kur të mbetet derri në derë.
Mire e ke o Pellumb Kulla,po te le Saliu te flasesh per hallet e verteta te popullit ?.Pastaj ne deputetet me kostume firmato,foristrada,ora floriri e dashnore me minifund,si mund te ulemi deri ne nivelin e zgjedhesve qe duan vetem pune e buke.
Komplimente per shkrimin! (por veshtire se di i vije radha te gjores…)
Halle, halle kjo dynja – halli hallit nuk i ngja’.