Tashmë u mësuam me kotësine e diskutimeve boshe dhe patetike që ndizen e rindezen pas çdo ceremonie në kujtim të dëshmorëve.
Duket Déjà vu. Madje aq të përsëritshme janë bërë saqë mund të përgatitesh ex ante për diskutime të tilla dhe mund të dukesh shumë aktual.E megjithatë populli shqiptarë duket sikur englediset nga këto debate dhe përfshihet me gjithë shpirt duke rënë pre e lojës mediatike që ka për qëllim shfokusimin nga problematikat aktuale që jetësohen përditë e më shumë.
Opozitarët e sotëm apo qeveritarët e djeshëm zgjedhin të rifitojnë vëmëndjen e popullit duke futur në ‘valle’ figuren e Enver Hoxhës.
Kanë dështuar të fitojnë popullin përmes premtimeve,realizimeve, forcës së shembullit dhe udhëheqjes drejt oksidentit dhe shfrytëzojnë një moment historik, rrëzimin e komunizmit dhe enverizmit, të cilin padrejtësisht ja kanë atrubuar vetes, PD-së.
Më bëri përshtypje edhe Blendi Fevziu kur tha se konfidencialisht një ambasador i kishte thënë se nëse vazhdohet kështu duke mos parë mirë nga sytë (pranimi i figurës së Enverit nëpër ceremoni),nuk është rrugë e mbarë për t’u integruar në Europë.
Natyrshëm do të lindtte pyetja meqë jemi dhe me 9 maji, njohur si dita e Europës: Mos vallë mënyra sesi nderojmë 5 Majin na mban larg festimit të 9 Majit?! Sot ka një lloji qasje që të mos konsiderohen intelektual ata që nxjerrin në pah apo përpiqen të nxjerrin në pah vlerat e regjimit totalitarë komunist. Kjo nuk më shqetëson. Por marria (turpi) më e madhe është kur disa zgjedhin të kundërshtojnë dhe të hedhin baltë a priori mbi regjimin totalitarë me mendimin se a priori do të konsiderohen intelektual. Këtë po që nuk e çapis e as nuk e kapërdij dot.
Është afër mendësh që unë si një 25 vjeçarë, i cili nuk e ka jetuar kohën e regjimit komunist, të mos kem ethosin për të gjykuar atë sistëm totalitarë përsa i përket krimeve të luftës apo të pasluftës. Gjithashtu nuk mund të gjykoj as për presekutimet apo të burgosurit politik e as për luftën e klasave, megjithëse kam lexuar e dëgjuar nga ata që kanë qenë të pushtetshëm në atë kohë sikundër kam dëgjuar edhe nga ata që kanë qenë objekt i këtyre presekutimeve, burgosjeve, luftës së klasave e shumë e shumë dhunimeve të ndryshme.
Sigurisht kam edhe unë një opinion në lidhje me atë regjim, e pavarësisht si është ky opinion as nuk më bën mua intelektual e as nuk më heq të drejten për të qene një intelektual. Por unë kam mjaftueshëm ethos për të gjykuar mbi sistemin e ngritur post-komunist. Edhe pse nuk kam jetuar atë regjim totalitarë po jetoj, bile në mënyrë aktive dhe në koherencë të plotë,këtë periudhë të ashtuquajtur dekomkraci, ku: Mësuesit dhe profesorët më të mirë të mi janë arsimuar dhe edukuar në atë periudhë totalitare. Mjektët dhe infermierët më të mirë e më të përkushtuar janë ata që vijnë nga ajo kohë. Specialistët dhe teknikët më të disiplinuar dhe më të ditur janë po të asaj kohe. Artistët më të mirë dhe më të spikatur të cilët janë dhe ambasadorë të kulturës shqiptare janë produkt i shkollës dhe artit të asaj kohe.
Asgjë nuk prodhohet, vetëm konsumohet. Pasuria kombetare po shperdorohet nga kompani internacionale. Sistemi energjitik vazhdon të jetë po ai i ndertuar gjatë asaj periudhe, të cilin nuk arrijnë as ta mirëmbajnë pa le më të ndërtojnë diçka të re. Papunësia është bërë gangrenë e shqërisë përkundër papunësisë zero të asaj kohe. Analfabetizmi sa vjen e fiton terren përkundër edukimit. Diskriminimi i grupeve vulnerabël vazhdon të thellohet duke bërë të pamundur heqjen e pabarazise sociale. Diskriminimi i shqiptarëve nëpër botë është masiv, megjithëse supozohet që shteti ynë t’i sigurojë mbrojtjen e nevojshme. Zyrtarët më të lartë të ruajtjes së rendit publik nuk kanë autoritet as sa një shoqëri private security. Kriminelët më të sofistikuar e më të rrezikshëm të shoqërise tonë nuk dënohen as sa kriminelët më ordiner të asaj kohe. Vetëgjyqësia është bërë normë e ‘vendosjes’ së drejtësisë. Burokracia dhe korrupsioni konsderohen ideale për t’u eleminuar. Sistemi i drejtësisë, i cili zotërohet nga ish të presekutuarit, vazhdon të jetë burim padrejtësie. Ata që protestojnë vriten diten për diell dhe në sytë e gjithë botës.
Liderat tanë politik të karakterizuar nga autokracia vendosin se nga kush do përfaqësohet populli. Informaliteti është bërë jetik, e për pasojë lufta ndaj këtij informaliteti është e dhimbshëme jo vetëm për ata që e udhëheqin por edhe për vete popullin….e nese vazhdoj me tej nuk do më mjaftonte gjithë dita të shkruaja këtë aktualitet.
Duke analizuar me objektivizëm realitetin e mësipërm është krejt e qartë që larg Bashkimit Europian nuk na mban fotografia e Enver Hoxhës, e as përshëndetja me grusht që evokuaka regjimin totalitarë, por e gjithë kjo gjëndje në të cilen ndodhet Shqipëria. Dhe e gjithë kjo gjëndje është pasojë e kësaj kaste politike që vazhdon të qeverisi me rotacion. Distancimi nga regjimi totalitarë dhe Enver Hoxha nuk vjen duke e luftuar atë së vdekuri, e as duke ndaluar shfaqjen e fotografisë së tij, por kjo arrihet përmes forcës së shëmbullit, duke bërë mirë atë që ai regjim bëri keq. Pse jo dhe duke pranuar ato që ai regjim kishte të mirë. Prandaj sido që të mundohen të përligjin mos integrimin e Shqipërisë ne BE, një gjë është e sigurt ka 29 vite që ka vdekur Enveri, dhe 23 vite që kemi pluralizem politik. Kohë kjo e mjaftueshme për të justifikuar qëndrimin tim skeptik ndaj post-komunizmit.
bjeni ju dites se europes, por shikoni se cfare behet me keto territoret e ushtrise. nje cudi e madhe
http://dielli.al/lajme.php?id=57321&k=71
FILLIMI
Enver Hoxha dhe dështimi ynë
e
DRITAN HILA
Ka mbi njëzet vjet, sa herë vijnë festat jubilare që kanë lidhje me çlirimin e vendit, debati degjeneron në emrin e Enver Hoxhës … Tridhjetë vjet pas vdekjes, vazhdon t’i imponohet jetës së vendit: ne festojmë 5 Majin e caktuar nga Ai, çlirimin e vendit të udhëhequr nga Ai, përvjetorë festash ku protagonisti, direk apo indirekt ka qenë Ai. Ndërkohë, mallkojmë e shajmë, që komandoi me dorë të hekurt vendin, duke harruar të pyesim pse ndodhi e gjitha kjo dhe a ishte Ai fajtori i vetëm? Se nëse sundimi i tij ishte më represivi në Lindje, kjo erdhi edhe për fajin tonë, mungesën e reagimit qytetar, mungesën e elitave dinjitoze, shitblerjes së tyre proverbiale, kolaboracionizmit të tyre historik, nënshtrimit të tyre gjenetik. Çerek shekulli pas rënies së rendit që Hoxha themeloi, shqiptarët kanë filluar e qajnë sistemin e tij arsimor, kujdesin shëndetësor, rendin, funksionimin e administratës? Edhe pse shqiptarët që mbaruan shkollat e larta, i degdiste në zona të thella pas mbarimit të studimeve, tani kujtojnë sigurinë e vendit të punës, sesa plasjen nëpër humbëtira; sigurinë e bukës së gojës, megjithëse me standard mizerabël, sesa bollëkun e tanishëm; kanë nostalgji për shërbimin bazik mjekësor sesa janë të gëzuar për mundësinë që të frekuentojnë mjekësinë në shtetet fqinje apo atë private; iu pëlqen terrori i dikurshëm shtetëror më shumë se ai i maskave apo gjobave në kushtet e lirisë; ndiejnë mungesën e administratës së tij represive dhe prezente në çdo qelizë të jetës por eficiente, se të kësaj të sotmes, ku për të mbaruar punë, nëse nuk “lyen rrotën”, të mbin bari mbi varr e punë nuk mbaron. Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, shqiptarë nga jugu e veriu, kanë harruar mbylljen, represionin, varfërinë, dhe kanë filluar i japin shkëlqim një sistemi që nuk do t’i urohej askujt ta provonte. Pas gjithë kësaj kohe lirie, ishte e pritshme që sistemi i ri të dëshmonte supremacinë e tij. Fatkeqësisht, çfarë ka prodhuar, është zhgënjimi. Brezi që përjetoi ’90-ën kishte shpresën e madhe të ndryshimit. Sot, shquajmë për mungesën e idealeve dhe në ekstremin e saj, gjetjen e idhujve vrasës. Mbi 400 shqiptarë që luftojnë nën flamurin e xhihadit në Siri, janë dëshmia e dështimit tonë. Hashashi po kthehet në të vetmin simbol të rimëkëmbjes sonë ekonomike pas rënies së madhe. Pas kaq kohësh, e djathta shqiptare, duhej të kishte gjetur kurajën të pastrohej nga mitet e saj të rreme dhe të përvijohej në një hulli europiane. Por ende drejtohet nga një ish-komunist, si shprehja më shkëlqyese e pafuqisë së saj qindravjeçare, dhe ky nuk është faji i Sali Berishës, por i tyre. Enver Hoxha vinte nga një familje e madhe gjirokastrite, por kjo ka rëndësi vetëm si e dhënë biografike. Udhëhoqi formacionin dominues të Luftës së Dytë, duke e rreshtuar vendin me fituesit. Përkrahja jugosllave, nuk ia zhvlerëson talentin e tij politik. Historia e përbotshme dhe e jona është e mbushur me raste të tilla. Kohëzgjatja e sundimit të tij, nuk ka lidhje vetëm me represionin. Represioni i sistemit që ngriti, nuk ka lidhje vetëm me personalitetin e tij. Personaliteti i tij, nuk ishte i vetmi ngjizës i regjimit. Dhe regjimi i tij, nuk ishte binjako omozigot i komunizmit lindor. Enver Hoxha, është një fenomen kompleks shqiptar, që nuk shpjegohet dot në mënyrë sempliste. Nëse ai ishte antivlera, e vetmja mënyrë që të bëjmë të harrohet dhe takojë historisë dhe historianëve, është ngritja e një sistemi të ri vlerash. Nëse artistët, shkencëtarët dhe shkrimtarët e lindur gjatë sundimit të tij kanë dobësi të kohës apo sistemit, por megjithatë vazhdojnë të dominojnë, vlerat e reja nuk fitohen duke goditur ata, por duke ngritur sisteme të reja funksionale. Nëse e shkuara ishte e keqe në gjithçka, këtë ne nuk e vërtetojmë dot, vetëm se duke prodhuar vlera dhe sisteme të reja më humane dhe produktive. Në të kundërtën, do të rrimë e merremi me datat e ditët që caktoi ai, duke e bërë të gajaset nga bota e përtejme me shterpësinë tonë krijuese dhe pafuqinë ndërtuese, pa pasur Atë në krye.
Bravo GSH.
Mire e ka ky Hila, po nuk punojne te gjithe ne ministri si Hila, dhe as ne dogana si motra e Hiles, prandaj mos te shesi mend shume sikur paska vujatur.
Bir sigurimsi dhe spiuni eshte.
Nje shkrim shume konkret vetem me fakte.
Kemi qenë kaq keq more kosovar i vogël,që nuk di as shqip,sa më nuk bëhet.
Aq keq sa vetëm kjo e shpjegon të qenët kaq keq!
– 9 Maji si Dita e Europes nuk ka lidhje me 9 Majin e vitit 1945.
– Europa dhe NATO- perkujton fitoren mbi fashizmin me 8 Maj.Me 9 Maj e perkujtonin vendet komuniste sipas ores se Bashkimit Sovjetik.Sot 9 Maji perkujtohet ne Rusi,Biellorusi,Serbi, dhe ndonje vend tjeter sllavo -lindor ,ne Shqiperi tani qe jemi ne NATO nuk dij si e kemi ??
brava Adenik.
Mendimi juaja eshte shume i drejt!
Shkrim i shkelqyer me fakte ndonese pikante por te kuptushme per kedo dhe mesazhi se nuk vjen ndryshimi duke share ate pas 30 vjetesh por duke pranuar edhe realitetin siç duhet dhe duke sjell modele te reja ne te mira.Keto 23 vjet batakçinjte mashtrusit dhe horrat kane mbijetuar duke share komunizmin por me ato qe kane çbere nuk u vijne as te thembra e kembes atij sistemi.Tregohet si barsolete diku:caktuan nje polic ne fier dhe kur i dhane detyren i thane perveç Fierit shko ndonjehere nga Lushnja e hidh edhe ndonje sy nga Berati.Sepse ligjin nuk kish kurajo askush ta thyente,ndryshe pasojat mund te ishin te renda.Keta kapitalistat e medhenj te shqiperise ,pse nuk kane nndertuar nje hidrocentral per 23 vjet ,po hekurudhen ,po shkollat ,po universiteti.po gjakmarrja qe nuk egzistonte e sot ben kerrdin e keshtu plote e plote te tjera.Kjo i ben njerezit te mendojne se komunizmi ishte me i mire,perjashtuar bijte e kolaboracionisteve dhe tradhetaret e kombit ata keshtu duan por populli nuk i do keto qeverri qe kane qarkulluar keto vite te kapitalizmit shqiptar edhe ky i veçante sikurse edhe komunizmi.
Shkrim brilant, për një të ri 25-vjeçar…Sikur gjysma e të rinjve shqiptarë, të kishin ndjesinë dhe sensin e realitetit të këtij të riu, Shqipëria do të ishte më mirë…
Shkrim i sakte, konçiz, elegant, per pergjegjesit e te gjithe kategorive te gjendjes se Shqiperise.
Ata qe merren me temen e hashashit jane rrufjane dhe hedhin shashka qe populli te harxhoje energjite per keto broçkulla dhe mos te kete mendjen per gjithe pislleqet qe kryhen ne kete te shkrete vend(ndoshta dhe nga krahu tjeter i politikes perderisa e tjerrin kaq shume kete teme).Ata qe i besojne dhe komentojne jane tallash nga truri. Mire ne Lumalas dhe ne Gjader do ngrihen avionet e Edit te mbushur me droge?! po ku do shkarkohen?!
Merruni me ate qe shkruan Adenil kaq bukur.
Me bien me qesh ..
Mire per professoret e mire,po per te tjeret hajnat deputetet,politikanet e sotshme te cilit pos Sulejman Gjanaj,i rritur n’evrope e i cili dallohet aq shume gjate intervistat e tij plot qetesi e permbatjet,te tjeret jeni te gjithe produkt i atij sistemi!edhe resultatin po shihet e nuk eshte ne favor te atij regjimi,edhe pse ka njerezet me vlere ne cdo kohe.
Pasqyrimi i realitetit ne disa vargje nuk eshte gjtihmone i lehte edhe i kuptueshem por shoh qe autori i ketij artikulli nuk paska pasur shume veshtiresi. “Per fat te keq” gjeta veten ne kete artikull, edhe besoj shume e shume te tjere. Shpresoj edhe uroj te lexojme ndonje artikull ku mund te kete rruge per te dale nga kjo gjendje “…”.