Për AMA-n, TVSH-në dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri

7 Maj 2014, 16:46Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

 

Opozita po reagon duke kërcënuar se çdo ndryshim i mundshëm në Autoritetin e Mjeteve Audiovizive nuk do të pranohet prej tyre dhe do të kundërshtohet me të gjitha mjetet. Po ashtu, RTSH-ja vijon të punojë në kundërshtim me ligjin sepse mandati i Këshillit Drejtues ka mbaruar prej kohësh dhe ende nuk po rikonstituohet Këshilli i ri Drejtues.

Mazhoranca e sotme po tregohet shumë e matur dhe e kujdesshme dhe po kërkon me të gjitha mundësitë konsensusin për reformimin e këtyre instiucioneve, ndërsa opozita jo vetëm që nuk po e jep këtë konsensus, por po sillet si pushtuese e këtyre institucioneve dhe po luan me kartën e afateve.

Këtu nuk është rasti të përmendim që Sali Berisha, sapo erdhi në pushtet në vitin 2004, me anë të Komisionit të Ligjeve dhe për fat të keq në këtë grykësi të Berishës u përfshi një nga juristët më të mirë të vendit Ilir Rusmajli, e shkatërroi Këshillin e atëhershëm Drejtues ende pa mbaruar mandati ashtu siç bëri edhe me AMA-n dhe pas disa ekspermineteve banale i shndërroi këto dy institucione në vegla qorre dhe në mjete të pështira propogandistike TVSH-në dhe klienteliste AMA-n.

Natyrisht, mazhoranca e sotme nuk duhet të kopjojë këtë praktikë autoritariste dhe antidemokratike.

Dhe, në fakt, megjithëse po afron viti që mazhoranca ka ardhur në pushtet, ajo po përpiqet të lëvizë me kujdes në këtë terren të minuar nga arroganca, ligësia dhe dallkaukllëku i Berishës që i shkatërroi këto dy instiucione në mënyrë tragjike.

Mirëpo, të gjitha hapësirat e konsensusit, mesa duket, po mbyllen nga opozita e sotme dhe, në këtë rast, mazhoranca është në të drejtën e saj që të realizojë projektin për të cilin ajo erdhi në pushtet në mënyrë plebishitare.

Institucioni i AMA-s ka shkatërruar tregun mediatik në Shqipëri dhe akuzat për nxitje të piraterisë, trajtimi i pasurisë së frekuencave si mall i Berishës janë të mjafta për një ndërhyrje të shpejtë në këtë institucion ashtu si rikonstituimi i Këshillit Drejtues dhe ndërhyrja në RTSH po bëhet gjithnjë e mëshumë imediate. Opozita e sotme nuk ka asnjë qëllim që të ruajë interesin publik në këtë vend.

Ajo është kthyer në një repart të shpartalluar ushtarak të populluar me ish-pushtetarë që jo vetëm nuk mbrojnë interesin publik, por po bëhen të neveritshëm duke bërë opozitë me amplifikimin e përroit psikik të Berishës.

Opozita e sotme ka vetëm një shqetësim : të shumëfishojë marazin e Berishës i cili e katandisi PD-në dhe opozitën e sotme në një togë ish- zyrtarësh që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e këtij vendi. Ndaj mazhoranca nuk ka përse të ndjehet e drojtur përballë hakërrimeve të një opozitë që nuk e beson askush në Shqipëri.

Ajo duhet të ndërhyjë me urgjencë për të shënodoshur klimën e mediave audiovizuale në Shqipëri dhe për t’i kthyer publikut RTSH-në.

4 komente në “Për AMA-n, TVSH-në dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri”

  1. dr adhamudh says:

    Endyra asht nji luftetare e lirisss.Megjithse kshilltare e berishs ajo ishte e mosvarme dhe paanshme.

  2. YYYYYY says:

    shkrim me shume pasaktesi. autori ka qene nje berishian 24 karatsh, madje hahej me Balli Fahriun nga mengjesi deri ne darke se cili e donte me shume Berishen dhe Berishizmin. Paska reflektuar, ishallah reflekton edhe Bahriu dhe te kalojne ne rradhet e Rilindjes, pasi vetem ne kete menyre mund te shpetoje PD

  3. Bill says:

    NUK MENDONI SE ESHTE SHKRIM SH I PERMBLEDHUR, I SAKTE DHE I ZGJUAR?

  4. leo england says:

    Keni marre voten e shqiptareve dhe vendosni shpejt per ndryshimin e gjendjes. Sa me shpejt aq me mire. Lereni Lule lesbiken se ai pret qe ti gjeni nje qeli te mire qe ta kape dielli dhe afer plakut te cmendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje