Skandali i panairit të punës, i vënë në skenë nga dy gra, që për mendimin tim ishte i turpshëm, më nxiti mendimin për të shkruar dy rreshta sipas këndvështrimit tim, dhe jam akoma e bindur dhe do të jem pëherë kundra konfrontimit të grave (nënave) fizikisht qoftë me kryetar qeverish, qoftë me shefat e afërt apo me cilin do tjetër, që ato e konsiderojnë “agresor”; përjashtoj faktin e nënës heroinë që lufton pa rreshtur për të dënuar fajtorët përgjegjës për vrasjen e djalit të vogë të pafajshëm në tragjedinë e Gërdecit.
Sido që të reagojë ajo grua, unë e pranoj, madje reagimi im mund të ishte edhe më i fortë.
Në minishkrimin tim për skandalin në fjalë, lexova komente zemërakësh e njerëzish, të cilët merreshin me mua, kryesisht mbi thellësinë e shkrimit, pra me një fjalë për nivelin e ulët të shkrimit e jo të qartë me lexuesin. Oh, unë nuk jam nga ata njerëz që nuk guxoj t’i lexoj komentuesit e mi, sepse nuk do t’i respektoja ata nga njëra anë dhe nuk do të merrja sugjerimet e tyre, në mënyrë që të korrigjoj shënjestrën për shkrimin tjetër.
Ata që më fyejnë qëllimisht më bëjnë të qesh ndershmërisht, madje disa duket se më njohin mirë, por më vlerësojnë sipas optikës së tyre dhe unë nuk mërzitëm aspak.
Ajo që më bëri përshtypje dhe më nxiti të shkruaj më shtruar e më qartë(por prapë do gjejnë sebep për të më fyer) ishte një komentuese…, e cila vazhdimisht aludon negativisht për koherencën time, ndërsa me burra unë nuk merrem kurrë, sepse në fakt i vlerësoj si më të mençëm se lloji brenda të cilit unë jam, sepse normalisht një i mençur nuk merret me një “budalla”.
Kjo grua këtë radhë, nuk më quajti më të çoroditur dhe në fakt, njerëzit e çoroditur në një shoqëri normale ndihmohen e nuk u bihet në sy se janë të tillë, por si duket kjo amla është rasti tipik xheloz, sepse unë gjithë jetën nuk kam pasur armiq me vullnetin e tyre, në ato raste që më kanë dëmtuar e kanë bërë pa dëshirë.
Më akuzonte se kam vjellë vrerë ndaj benjaminit të Byrosë Politike, i cili dërgoi listën emërore nëpër ministrira, në vitin 2005, kur kolegë të mijtë i ekzekutuan sipas urdhrit të tij.
Megjithë meritat e mia, duke lënë jashtë modestinë, ai njeri, beniamini pra i Byrosë Politike e gjeti mënyrën për të më larguar duke e zhbërë fare pozicionin që unë mbuloja për të ma bërë të vështirë ankesën… Por unë qysh në moshë të vogël kam pasur një angazhim brenda vetes se në ato shkallët e “drejtësisë” nuk do të shkel kurrë dhe nuk denjova as të kërkoj një lëvizje paralele, por u përshëndeta me kolegët e mi dhe u largova për në familjen time, e vetmja, që për mua ka vlera të pafundme.
Unë personalisht nuk i kam dalë përpara as Sali Berishës e askujt qeveritari të atij sekti politik, por u mundova me forcat e mia e me guximin për të mposhtur frikën e të eci përpara. Megjithëse me gradë DR, gjetja e punës ka qenë me shkallë vështirësie të paimagjinueshme.
Është e vërtetë se jam ndodhur e vetme në mes të kësaj shoqërie që urrejtjen ka karakteristikë, nuk e mohoj se më vonë nuk më janë bërë oferta edhe të mira madje..
Por unë kam një defekt të vockël: “nuk blihem, vetëm ofrohem”, prandaj gjatë tetë viteve në opozitë kam shkruar dhe kam pranuar gjithë llumin e shoqërisë të më hidheshin në fytyrë, kudo ku më gjenin (sigurisht skematike).
Sipas komentueses ky është “vreri”, që unë kam nxjerë, por jo nuk ka qenë personal. Në princip lufta ime ka qenë, për t’i thënë ndal! shkatërrimit të vendit në të gjitha aspektet.
Këtë kam bërë edhe ndaj Atij që mbi qafën time të njomë ngriti sopatën e Luftës së Klasave duke ndryshuar krejt rrjedhën e jetës sime e duke më mohuar të drejtën e studimit, derisa përfundova pas katër vjetësh në Fakultetin e Ekonomisë Agrare dhe me rezultate të shkëlqyera.
Tani jam kthyer në dikasterin nga ku më larguan para 8 vjetësh, pas kërkesës on-line dhe mora pozicionin që kisha lënë dhe asgjë më tepër “si shpërblim”; megjithë CV-në time që jo çdokush mund ta ketë në atë dikaster.
Kjo është e vërteta, por këtë gjë e sqarova jo për të pastruar veten time, por për të mos iu bërë barrë morale mazhorancës aktuale në sytë e opinionit publik.
PS: Unë nuk reagova ndaj skandalit të 1 Majit duke iu “lëpirë dikujt” sepse nuk e kam në karakter, madje një periudhë të gjatë kohe pasi e kisha marrë punën unë kam shkruar për defektet e qeverisjes dhe tema të tjera sociale, pa frikën se kjo Mazhorancë do të bëjë atë, që kanë bërë me mua gjithë jetën ithtarët e Luftës së Klasave!!!
Panairi i punes moter, jo i librit se le nam
Hahaha, sa shpejt e korigjoi! Magdalenes ia kane fajin komentuesit, gjithnje. Shkrimet e saj qe jane plot gafa dhe korr e mos lidh nuk kane lidhje me kritikat e lexuesve!!!
Nje keshille per ty o znj. Ramohito: mos shkruaj dhe te premtoj qe njerezit nuk do qeshin me.
Edhe zonja i punes thote, nuk ka thene i librit. Pastaj merru me permbajtjen e shkrimit.ju ecte mbare puna Magdalena dhe faleminderit per kenaqesine qe na jepni me shkrimet tuaja te nje stili modest dhe plot efekt.
Kokeforte si labe.Me pelqen shpirti yt I kundershtimit!
Edhe nje here RESPEKT zonje .
Po shkoje moj zonje dhe protestoje, kur Berisha i Vucidolasve ishte duke prere ndonje shirit. I dilje perpara. Kush te ndaloi. Kishe frike se mos te merrnin zvarre rojet e tij. Po edhe te te mernin zvarre. Kishe frike se mos te thyenin ndonje brinje? Po edhe mund t’a thyenin.
Se po t’a shihnin keq, mund te jepnin edhe ndonje plumb, ku te merte. Atehere le te gezohen ato zonjat qe protestuan tek panairi i punes, sepse me ne fund edhe Shqiperia ja mbrriti te kete demokraci te vertete.
Doni me per Belulin ???
O Arben Shyti e ke perdorur njehere kete shprehje , por nuk e mban mend se ju nuk dini me, ke keni lene pa tradhetuar e ngritur intrige. rastesisht e mbaj mend qe eshte shprehja jote.
Respekte zonje dhe falemnderit per mesazhet qe percjell.
Shkrim i qarte dhe znj eshte nje intelektuale e nderuar. Shkrimet e saj reflektojne kulture dhe thellesi mendimi
Ju lumte. Keni mirekuptimin e plote. shoqeria shqiptare nuk emancipohet per kaq vite por duhen 300 vjet!
Nje zonje vertet e nderuar.Shoqeria shqiptare ka vertet nevoj per vlera dhe per moral.Respektet e mia.
Eshte kenaqesi te te lexosh je plot kuraje dhe mencuri.
Respekte Magdalen.
Ju uroj paqe gjithe shqiptareve ne menyre te vecante
atyre pe e kane humbur ate si (elinori)…
Na cuditen komentet per kete zonjen plot lavderata !!!!!!
O Magda!!!!
Pse je kaq sociale????
Te mbaj mend ne mence, gjithe ata femijet e vegjel te rreckosur vinin ke tavolina jote dhe te ndiznin çakmakun kur fikeshin dritat.
I fusje ne dhomen tende u tregoje librat e ne fund te vitit u jepje ç’te mbetej nga ato ushqimet qe i fshihnim nga kujdestaret…
Magde, me ke bere te qeshe, kur ke shkruar:” po e le menjane modestine”…Ti nuk e ke lene kurre menjane prandaj te versulen kaq shume..
Te urj sukses ne pune…d.m.th mundohu te mos hedhesh ide….se vete ke thene ate shprehjen gjermane”Nach dem bergen gibt es andere”
Tani po qaj, te perqafoj.
Po boll mi goce lavderove veten! un ashtu e une keshtu. Me shume dukesh si burre se si gru!
Magda ka nje te mire se nuk shkruan vetem artikullin….shkruan edhe nja 10-15 komente kunder kritikuesve si dhe thur lavde per vehten e saj.
Kerkon tjetra te behet shkrimtare me zor, haha. E po kjo pike e zeze!!
MAGDA ESHTE SI KRISTALI.
jo 100% e pelqejne
POR SHUME E VLERESOJNE.
MAGDA MOS NDRYSHO JE
UNIKE
Eshte komike per nje elinor te lexoje shtatqind here nje shkrim.
Elinor(@ pse je kaq negative po ta shihje me kujdes
fikesimin tend me Magden do te te vinte turp nga vetja.
Une qe po shkruaj jam nje shoqe e saj dhe jam krenare
qe e kam shoqe ,nuk eshte e persosur por eshte e panjollosur.
Amerika ku une jetoj tani ka demokracine me te mire ne bote
por punohet cdo minut per ta persosur ate.
Shqiperia jone eshte aq e vogel por ne e duam shume ,
Shqiperia do behet me pune me ligje te forta
Shqiperia eshte e lodhur nga hajdutet.
Shqiperia do behet me vullnet dhe seriozitet
Shqiperise i duhet Magda sepse ajo e do shume po shume
SHQIPERINE