Bir, të "ra" diçka!

4 Maj 2014, 18:49Blog TEMA
Bir, të "ra" diçka!

Nga Flogert Muça

Tragjike! Ndodh çdo ditë që ne flasim për gjithçka na rrethon. Gabimisht ne flasim sipas bindjeve tona politike, sipas interesave ndoshta, por e mira e te mirave do ishte që në atë që themi të mos i ndahemi asnjëherë dhe për asnjë arsye asaj që na prek të gjithëve e për pasojë, duhet të na interesojë të gjithëve. Nuk thashë asgjë të re e di, sepse rrota tanimë është shpikur, e neve na mbetet ta rrokulisim në rrugët që na interesojnë si shoqëri, por si qënie njërëzore duhet te kujdesemi që mos bëhemi të pashpirt e as mos e lejojmë pashpirtësinë. Merremi çdo ditë me politikën e madhe dhe mirë bëjmë sepse dhe ajo merret çdo ditë me ne, por harrojmë ndoshta të merremi me thelbin e qënies njerëzore për të kupruar ndoshta më mirë dhe pjesën tjetër të tablosë së plotë. Ndaj, kemi përfunduar në kanalet e bllokuara të rrugëve të Tiranës sepse, dikush ka vendosur të merret shpirtmarrjen e qenve të pafaj, e jo me “vënien në jetë” të kalizimeve te qytetit.

1 Maji, ditë feste apo proteste? E gjitha kjo humbi në fakt në liqenin e Tiranës. Ose e thënë më mirë, humbi në Tiranën e kthyer në liqen të pakufi, ku nga njëri cep i trotuarit në tjetrin uji vërshonte pa mundur të futet në pusetat e bllokuara. Këto puseta të bllokuara e të paprekura nga Bashkia nxirrnin në pah mallkimet me gjithë shpirt të qytetareve që tanimë shpreheshin se: “ I mbyturi të mbyt”. Shiu i 1 Majit ishte bekim për situatën energjitike, por ndëshkim për qytetarët e Tiranës, të cilët paguajnë taksa për qytetin e tyre e njëkohësisht kryeqytetin e vendit. Por më mirë e shohim në një tjetër prizëm për të kuptuar ndoshta edhe më mirë së pse ky qytet, që tanimë ngjyrat i janë venitur e venat i janë bllokuar, ka një mesazh të fortë për drejtuesit e tij. Diferenca e asaj që u premtua në vitin 2011 dhe asaj që është bërë na jep një përgjigje të fytyrës së atij/atyre që drejtonë bashkinë e Tiranës. Kujdes, jo vetëm të fytyrës politike, por dhe të asaj shpirtërore e psikologjike.

Pra, na u premtua se 70% e të rinjve do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat, na u premtua karta e famshme e studentit, na u premtua ulje taksash nga 2-5 herë, na u premtua Tramvaj, Unaza e Madhe, mbi 30’000 vënde pune, heqja e 60 taksave, ulje çmimesh, ngritja e një parku të ri për Tiranën e mbi 20 premtime te tjera si këto. I përmënda këto jo për t’I bërë opozitë kryetarit të bashkisë, pasi gjykimin e bën vota e popullit në zgjedhje. Të gjitha çka thashë më sipër janë ato që neve na prekin ç’do ditë si qytetarë të këtij qyteti e jemi po ne që në momentin e votës reflektojmë. As që dua ta cek fare si lider kryetarin e opozitës e bashkisë njëkohësisht. S’jam në gjendje ta shoh me syrin politik, sepse politika që na intereson neve është puna, e për këtë në bazë të asaj që është bërë këto 3 vjet në nga bashkia e qyetit tonë, jepet vetëvetiu dhe nota. Ajo që unë dua të them e të gjithë duhet të kuptojmë me lënien pas dore të qytetit është në fakt edhe vetë fytyra e atij që e drejton. Një qytet i tërë sheh se si mungesa e cipës ka bërë që qytetit ti humbasë jeta. Ska asgjë më të rëndë se njeriu të humbi humanizmin, e duke lënë mënjanë punët e mëdha të qytetit nje million jetësh, mërret me jetëmarrjen e qenëve. Shpërfillja e gjithçkaje imediate për qytetin dhe përqëndrimi në shiringën e vdekjes kundër qenëve dhe macave të rrugëve të Tiranës, na flet për një njeri të cilit i ka humbur gjithçka, çdo cilesi prej burri, çdo virtyt prej njeriu. Situata nga të dyja anët pasqyron fytyrën e pacipësinë nga të gjitha anët të njeriut i cili për të shkeputur vëmendjen e popullit nga përgjegjësitë që si përbush dot nga paaftësia, merr jetë kafshësh të pafajshme. Mos ndoshta kjo është shënjë e një paaftësie të pashëmbullt e cila na është strukur në prehrin e politikës së madhe pabesisht, duke lënë nga ana tjëtër në pabesi jetën e qytetarëve në kolaps dhe të kafshëve drejt vrasjes së përditshme? Mos kemi te bëjmë me një individ pa burrëri, që godet më të dobtin, godet më të pambrojturin, pra qentë e macet e rrugeve? Pra paskemi të bëjmë me një njeri vrasës qensh, macesh?! Kjo është puna që i është ngarkuar psikologjisë së tij, e kështu kjo anë e tij flet shumë më tepër për atë që ai përfaqëson. Flet për një paaftësi që vret çdo ditë një qytet, njëlloj siç ai posaçërisht vret qentë e macet. Vetëm se, qytetin e vret më ngadalë, e vret si burracak, pabesisht , me mosveprim. Ky është individi që nuk I duhet shoqërisë njerëzore. Asgjë kundër kryetarit te opozitës, gjithçka në dëshifrimin e qënies njerëzore. Ky është imazhi që një qytet i tërë ka për njeriun që sot drejton kryeqytetin e vendit, qytetin e 1 milion njerëzve. Imazhi është ai i një njeriu të cilit qyteti duket sikur i“flet” në ëndërr duke i thënë : “ Bir, të ka humbur diçka”! Imazhi i një njeriu që siç kanalizimet bllokojnë ujerat e shiut e nxjerrin jashtë ujërat e zeza, ka bllokuar jetën e qytetareve duke nxjerrë në pah burracakërinë e tij këmbëzbathur. Ndërkohë, po merr jëtën e qenve në mes të ditës, në mes të qytetit, me shiringat e vdekjes në duar.

E nisa që në fillim duke thënë se për të kuptuar më mirë politikën, duhet të shohim më së pari brumin me të cilin është gatuar njeriu që bën politkë ( Në këtë rast, tipikun e politikanit tonë që po na “vret” qytetin ) Aty dua dhe ta mbyll . Asgjë personale, gjithçka e shikueshme nga kushdo; kurdo. Pa përplasjen e bindjes politike, ( sepse ideologjitë janë të shëndetshme kur janë shumë ), por vetëm duke qëndruar palekundur në thelbin e asaj që tregon veprimi dhe mosveprimi i një individi mbi botën njerëzore dhe shtazore. Nga kjo kuptohet se s’është bindja politike që duhet të na bëjë të biem dakord, por rezultati që jep përplasja e nje individi me ralitetin, me fatet e c’do qënie që jeton në konturin ku ai ka atë që quhet pushtet. E kur ky njeri është qytetari pari i qytetit, kjo dhemb, por dhe meson e qartëson njeherë e mirë fotografinë e shëmtuar që s’duhet shkrepur më kurrë. Kjo është ajo që duhet të kuptojmë më së pari, përpara se të shohim dikë si lider apo administrator. Duhet që fotografinë më së pari t’ja bëjmë duke parë se me kë merret në të vërtetë ky individ, si sillet me kafshët, si e sheh jetën si koncept dhe sa i përkushtuar është ndaj saj, ndaj qytetarëve. Në mos u marrtë me asnjërën prej ketyre, atij individi i ka humbur dicka e madhe. E si për të thënë edhe njëherë atë që qyteti ja thotë “kryeqytetarit” të tij çdo ditë e që tani e tutje duket sikur qentë e pafajshëm do ja thonë çdo moment, po ju citoj si më poshtë: “Një djalosh e goditi me biçikletë një grua të moshuar dhe në vend qe t’i kërkonte falje dhe t’a ndihmonte për t’u ngritur, nisi të qeshte me të dhe më pas vazhdoi rrugën e tij. Mirëpo plaka e shtyrë në moshë e thirri duke i thënë: “Bir të ra diçka”. Djaloshi u kthye shpejt dhe nisi të kërkonte, mirëpo nuk po shihte asgjë. Atëherë e moshuara i tha: “”Mos kërko shumë, të “ra” burrëria jote dhe nuk ke për ta gjetur asnjëherë”.

19 komente në “Bir, të “ra” diçka!”

  1. Tomorri says:

    Basha eshte nje manjak i se keqes. Nje njeri i pashpirt ne kulm. Mir e the, ska piken e burrerise e sedres

    1. Landi says:

      Nga Basha qe vret mos prit asnjeherë qe do ti mbaj premtimet

  2. DINI says:

    PO, VETEM DUKE U ZHVESHUR NGA NGJYRAT E POLITIKES DO TE MUNDEMI TE GJITH SE BASHKU TI SHIKOJME GJERAT REALISHT.

  3. valeria says:

    Super shkrim

    1. Geg says:

      Qen paska qene ky qe e ka bere kete shkrim, po i zoti ama.. Rendi i paska rene Bashes.

  4. Sonila says:

    Shkrim me vend! Të gjithë heshtin për premtimet e pambajtura.

  5. Ela says:

    Shume e vertet dhe e bukur njekohesishte ?
    Bravo , shume shkrim me vend :)!

  6. Tea says:

    Ska punuar ne Tr fare Basha. Ka masakruar Tiranen.

    E rende, burre qe vret qen, ska burreri

  7. H3 says:

    Super shkrim Flogert.
    Bravooo ?

  8. Te gjithe I suleni Bashes, a thua se ka 10 vite ne krye te Bashkise se Tiranes. Duhet te jemi realiste, Tirana ka problem madhore dhe gjithmone eshte permbytur, pasi eshte ndertuar pa kriter ne te kaluaren dhe pune publike jo vetem qe jane ber pak por jo ne drejtimin e duhur. Ka nje parim ne ndertimin e qyteteve, aq sa kushtojne ndertimet mbi toke po kaq kushtojne edhe veprat nentokesore, qe ne qyetet tona nuk kane filluar te projektohen pa le te ndertohen. Qytetet tona perfshi edhe Tiranen jane pa plane rregulluese, nuk kemi projekte te sakta bazuar ne nr. e popullsise dhe ne llogaritjet max, te fenomeneve te natyres, nuk kane uje te pijshem, lendfille per perpunimin e mbetjeve urbane, pa impiante per pastrimin e ujrave te ndotura. Ne kemi shume pune per te bere dhe qe ti afrohemi perndimit duhet te punojme shume dhe te merremi pak me llogje, pasi ato nuk na vlejne.

  9. Beni says:

    Basha e ka dorezuar bashkine sapo mori ne dore partine ,kete duhet ta pranojne banoret e Tiranes e per kete te protestoje Altin Goxhaj me shoke e t’i kerkojne llogari pse s’ben punen per ato vota qe vodhi ,jo fitoi po per kete qeveria qe eshte ne pune te beje punen e saj dhe t’i shenoje te gjitha prapesite e Bashes e t’i coje aty ku duhet ,per kete fitoi kjo mazhorance besimin e popullit.

    1. zhaku pamposhtur says:

      KUSH ESHTE aLTIN GOXHAJ ????? TE NGRIHET POPULLI DHE TA BEJE BASHEN TE LESHOJE POSTIN .. KA TE TJERE SHUME ME TE ZOTE QE TA BEJNE TIRANEN LULE…
      NJE NJERI QE NUK KA PERGJEGJESI PER POPULLIN E VET,NUK ESHTE NJERI…

  10. polici says:

    e ku kan burrni shqipetaret!
    shifini sesi jan bo!
    lepuj te eger katnaret
    derra ne stall qytetaret
    me shoshoqn ven’ ne gare
    ne kafshni kush ja kalo

  11. rilindja says:

    Harruat stacionin qendror te trenave !!!!!!!!!!!!!
    Jemi i vetmi vend ne Glob qe kryeqyteti nuk ka stacion qendror te trenave. Ky eshte ofendimi me i madh qe nje Hollandez po i ben Tiranes.
    Turpi i Tiranes eshte kryetari ne detyre i Bashkise.

  12. Anisa says:

    shkrim i bukur Flogert ?
    Por analizo njeher te mirat e te kqijat e qeverise ne pushtet,E te ashtuqeuajtures “Rilndje ” se mos te dalin me shum se te Lulit … Jam shum dakort qe te shohim me sy kritik, por jo i njeanshem.

    1. Alma says:

      Ka te drejte Anisa me siper ne nje fare menyre por jo ne thelb mendoj., Mesa shoh une ketu eshte perqendruar tek bashkia si aktualitet dhe ska bere krahasime artikullshkruesi, keshtu qe mendoj se eshte korrekt. Po te bente krahasime e te dilte i njeanshem atehere do kishe krejt te drejte Anisa.

  13. LIGJI says:

    Basha eshte burracak, kujton se do te mbijetoj gjate me te qeshuren e tij fallso. Njeriu qe qesh nuk mund ti josh me qytetaret me te qeshuren e tij idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje