Akti i Europës në tragjedinë e Ukrainës

30 Prill 2014, 20:06Blog TEMA

Nga Joschka Fischer

 

Strategjitë e mëdha politike dhe përvoja e përditshme shpesh herë kanë shumë të përbashkëta. Përpiquni, përshembull, të gëlltisni një sallam të tërë, dhe me shumë gjasa do të mbyteni për vdekje. Në botën e politikës së lartë, njerëzit nuk sillen ndryshe: ata e copëtojnë sallamin, përpara se ta konsumojnë. Nëse nuk e arrijnë një objektiv menjëherë, fillojnë dhe i qasen me durim, hap pas hapi.

Sot, Kremlini po zbaton këtë “taktikën” e sallamit ndaj Ukrainës. Para syve tanë, po shpaloset një tragjedi në disa akte, ku aktorët dhe qëllimet e tyre janë të qartë. Ajo që nuk dimë, është se sa akte të tjerë do të ketë ky spektakël i trishtë politik, e si pasojë kur – dhe si – do të marrë fund.

Akti i parë nisi në vjeshtën e vitit 2013, kur presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Janukoviç i ktheu shpinën Bashkimit Euriopian dhe udhëheqësve të tij, duke refuzuar të firmoste një marrëveshje asociimi që kishte kohë që planifikohej. Ai zgjodhi futjen e Ukrainës në një bashkim doganor me Rusinë, në këmbim të një mali me para si dhe naftës dhe gazit të lirë nga Rusia. U duk se presidenti rus, Vladimir Putin e kishte arritur objektivin e tij politik, që ishte afrimi i Ukrainës – pas një periudhe zhvendosjeje drejt Europës – sërish në sferën e influencës të Kremlinit.

Akti i dytë u vu në skenë nga populli i Ukrainës, i cili në perëndim të vendit dhe në sheshin Maidan në Kiev, u rebelua kundër Janukoviçit dhe përpjekjes së tij për të reshtuar vendin më pranë Rusisë. Pas tre muajsh protesta, rebelimi shkaktoi rrëzimin e Janukoviçit, duke nxjerrë përkohësisht nga binarët planin e Putinit për ta vasalizuar në mënyrë paqësore Ukrainën. Nuk ishte NATO, BE apo SHBA që vepruan për të ndalur zhvendosjen e Ukrainës drejt lindjes. Janukoviçi u dëbua nga një shumicë domethënëse e vetë ukrainasve.

Akti i tretë buroi prej situatës së brendshme politike të Putinit, dhe rezultoi në një zgjidhje të përkohshme, që shkaktoi pushtimin e maskuar keq, dhe më pas aneksimin e Krimesë nga Rusia. Pa aneksimin e Krimesë, Putini gjendej përballë një katastrofe të brendshme politike dhe një fundi të parakohshëm të ëndrrës së tij për rikthimin e “ëndrrës së bashkimit të tokave ruse”, që kish qenë dikur e Ivanit të Madh. Dhe bashkë me të, edhe të rikthimit të fuqisë globale të Rusisë.

Por objektivi i Putinit nuk ka qenë asnjëherë vetëm dhe thjeshtë kontrolli i Krimesë nga Rusia. Ai gjithmonë ka dashur të gjithë Ukrainën, sepse nuk i trembet asgjëje më shumë, se sa një fqinji të suksesshëm, demokratik, modern, që vetëm përmes shembullit dëmton autoritetin e “demokracisë së tij të kontrolluar”. Kështu, tani kemi mbërritur në aktin e katërt të tragjedisë, në të cilin Rusia përpiqet të gllabërojë Ukrainën lindore, dhe Perëndimi reagon.

Aneksimi i Ukrainës lindore – e si pasojë ndarja e vendit më dysh – përmes forcës ka shumë më pak mbështetje, edhe mes rusisht-folësve, se sa operacioni në Krime. Objektivi i ndërhyrjes së maskuar ushtarake të Rusisë atje është destabilizimi i Ukrainës, duke përdorur “trazira” të inskenuara nga Moska, për delegjitimimin e zgjedhjeve presidenciale të 25 majit, në një përpjekje për të parandaluar konsolidimin e rendit politik të pas Janukoviçit.

Detyra e Perëndimit është që ta stabilizojë Ukrainën me mjete ekonomikë dhe politikë, si dhe të frenojë ekspansionizmin e Rusisë. Nuk është habi që Kremlini po përpiqet ta bëjë çdo lloj reagimi të Perëndimit sa më të kushtueshëm dhe të parehatshëm që të mundet, duke zbatuar strategjinë e destabilizimit mu përpara syve tanë, hap pas hapi, me shpresën që një Europë e frustruar dhe Amerika, një ditë do të hedhin përdhe peshqirin.

Eshtë e kuptueshme që as Rusia dhe as Perëndimi nuk do i arrijnë plotësisht objektivat e tyre në Ukrainë. Kështu që, do të ishte e arsyeshme që të dy palët të përpiqeshin, bashkë me ukrainasit, për të pajtuar interesat e tyre. Por kjo do të kërkonte që Putini të braktiste ambiciet e tij strategjike, gjë që nuk do ta bëjë asnjëherë, sa kohë që do të mundet të vazhdojë të “copëtojë sallamin”.

Frenimi i thikës së Putinit dhe fundi i krizës së Ukrainës varet kryesisht nga BE. Sanksionet nuk do ta impresionojnë Putinin (ai dhe tarafi i tij po e izolojnë Rusinë ekonomikisht dhe financiarisht, në mënyrë shumë më efektive se sa sanksionet). Por, këtë mund ta bëjnë hapat politikë paqësorë, por të prekshëm nga Europa.

Kryeministri polak, Donald Tusk ka bërë sugjerimin e duhur: krijimin e menjëhershëm të një unioni energjetik europian, duke filluar me tregun e gazit natyror dhe duke përfshirë përfaqësim të jashtëm të përbashkët, si dhe një politikë të përbashkët të cmimeve. Ky hap, bashkë me diferencimin e mëtejshëm mes vendeve furnizues, si dhe progresi drejt implementimit të teknologjive të energjisë së rinovueshme, do të përmbysnin ekuilibrin e fuqisë mes BE dhe Kremlinit.

Nëse, në të njëjtën kohë, Polonia do të vendoste të hynte në euro në mundësinë më të parë që do i jepej, sfida e Putinit ndaj Europës lindore do të merrte një përgjigje të fortë dhe tërësisht paqësore. Dhe Polonia do të merrte rolin e një aktori madhor në qendër të një Europe gjithnjë e më të integruar.

Ka qenë Gjermania ajo që ka kundërshtuar kryesisht integrimin e tregjeve europianë të naftës dhe gazit natyror. Pas tragjedisë në Ukrainë, askush në Berlin nuk do të jetë në gjendje të mbrojë këtë qëndrim, sidomos duke parë që udhëheqësit e Gjermanisë nuk duan të konfrontohen me Rusinë përmes sanksioneve. Nuk do të ketë më vend për justifikime, për refuzimin e një unioni energjetik. Për të huazuar nga “Mburraveci” i Ezopit: Hic Rhodus, hic salta! Mjaft me fjalë, Europë. Tani na trego c’di të bësh!

(Project Syndicate)

*BOTA.AL

9 komente në “Akti i Europës në tragjedinë e Ukrainës”

  1. propagande shume e trashe says:

    Keta analistet si ky qe ka bere kete shkrim,qe paguhen nga lobet financiare qe drejtojne tashme shba, per keto shkrime kaq te trasha, e nenvleftesojne shume inteligjencen e njerzve te thjeshte.Po pse cte keqe ka mos te pranosh te futesh ne BE, qenka krim kunder njerzimit?Presidenti i zgjedhur ne Ukraine, vendosi qe per ta do ishte me mire mos te futeshin ne BE, me shume te drejte, se shumica e vendeve te BE nuk eshte se po lulezojne, niveli i jeteses, me ndonje perjashtim shume te vogel, po bie nga viti ne vit, dhe planifikimi qendror po i kthen evropianet ne skllever, qe vetem duhet te punojne dhe te paguajne taksa.Cfare te mire do te kishte ukraina nga hyrja eventuale ne BE, thjesht do paguante shume me teper per energjine, do taksoheshin me shume, dhe sdo kishin te drejte te vendosnim me asgje, me pak fjale nje koloni moderne si greqia.
    Nga ana tjeter kush protestoi ne Kiev, “populli”, kjo eshte qesharake ta besosh, qe populli beri grusht shteti ne menyre spontane, sulmoi qeverine , dhe mori gjithe qendrat e pushtetit dhe shpalli qeveri te re te pazgjedhur nga askush.Sigurisht qe nuk ishte populli, ishin agjentet e CIA qe kishin vite qe e pergatisnin kete hap, sic konfermoi dhe vet victoria nuland kane shpenzuar miliarda prej vitesh ne ukraine, me obiektiv kete grusht shteti.Sigurisht perdoren dhe gjithe grupet qe munden per kete objektiv, ekstremin e djathte te dhunshem,dhe nje pakice njerzish te pakenaqur me qeverine(qe ekzizstojne ne cdo shtet).Po 100 000 njerez ne nje vend me 50 milion banore , nuk jane “populli”, kurse ata qe ngrihen tani qe jane me shume se 100 000, kunder ketij grupi qe mori pushtetin me dhune, ata jo jane torroriste.
    Ukrainen e destabilizoi perendimi, dhe tani sdi cte bej, se duhet te paguaj dhe demet, 35 miliard dollare energji ne vit, qe ukraina nuk ka mundesi ti paguaj.E donin ukrainen, le te paguajne demet tani, se problemi eshte qe e ndane sallamin per ta gelltitur, po nuk po e gelltisin dot perseri, dhe sallami tashme nuk mund te bashkohet me, duhet ta hane patjeter dhe do ti ngec ne gryke.

    1. elinor says:

      Ku ke inteligjence ti mor bole! Ti vetem sa e ke degjuar si fjale.
      Nje fjale e urte: “ruaju fort nga ai qe ka lexuar vetem 1 liber se eshte me i rrezikshem se ai qe nuk ka lexuar asnje”. Cili nga keta te dy je ti?

    2. elinor says:

      Bobo, as me elementaren e asaj c’ka dashur te thote autori nuk ke kuptuar! Sallamin e ka copetuar Putini qe ta kete me te lehte ta haje, se ndryshe i ngec ne fyt e “mbytet”, sic thote autori. Pra, jo perendimi por Putini! A e shikon cfare trapi qe je!

      1. zapad says:

        Po protestat si me suste kush i nise? Kush e armatosi ekstremin e djathte qe masakori qindra police te pa-armatosur. A pe ti aty police si gardistet e Sales qe qellonin per qejf? PO Janukovici nuk dinte te dergonte ushtrine dhe tanket per ti shtypur, sic po bejne sic po bejne keta kukullat qe vendosi ne pushtuet Shba-ja?

        Per cfare sallami flet zotria, kur aty kishte nje parti ne pushtet qe fitonte rregullisht zgjedhjet lokale dhe politike. Vetem idotet nuk kuptojne se kush ja nguli pirunin i pari ketij SALLAMI per ta rrembyer tek pjata e vete. Dhe tani “cuditen”.

        Ky konfliket i duhet SHBA-se sepse ata jane padronet e Natos dhe qe sot kane kerkuar qe te rriten buxhetet per shpenzimet ushtarake te vendeve anetare.

        Mbaroi lumej gjak ‘filmi’ ne Irak dhe Afganistan, por “Perandoria” ka nevoje per nje gjendje permanete lufte.

        1. elinor says:

          Ajajajaj, eshte i kote diskutimi!

          1. zapad says:

            Ke 0 argumenta, vec deklaratave inatcore te John Kerry-it te cilat i merr si fakte.

            Po shyqyr Iraku duket se i ka sherbyer si “eksperience” popullit Ameriken dhe megjithe se e mbysin me CNN – parape eshte kunder perfshirjes amerikane ne Ukraine.

    3. zapad says:

      Po kujt i thua ama. Edhe vete Kerry tha se Evropa gaboi qe donte te shtynte Ukrainen drejt nje marrveshjeje me te, kur dihet fare mire qe min. 50% e popullit ishin kunder.

      Ky zhgaravine artikull si dhe te tjeret e ketij lloji shmangin nje fakt shume te thjesht sot. Qeveria qe mori pushtetin me puc ne Kiev nuk respektohet jo me nga filo-ruset, po as nga vete Ukrainasit. Ka thuajse 0 autoritet kudo.

      Sikur Ushtria Ukrainase te donte vertet te shtypte pro-ruset ne Lindje, mund ta bente kete thjesht brenda 2-3 ditesh maksimumi. Edhe ushtria Shqiptare do mund te merrte kontrollin e atyre qyteteve, sepase ata qe i mbrojne jane popull i thjeshte dhe te armatosur shume keq dhe nuk mund ti rezistojne nje ushtrie.

      Ushtria Ukrainase (pjesa me e madhe) nuk do ti zbatoje urdherat per te luftuar popullin ne Lindje – dhe ben shume mire.

    4. Zigur Qarri says:

      Per dijeni.
      Joschka Fischer esht nje nga politikanet qe ka bere histori ne politiken gjermane,megjithese paksa i majt(themelues i partise se gjelbert,forca e trete politike ne Gjermani).Ne koalicionin me partine e Gerhard Schröder-it mundi mbas 16 vitesh qeverisje Helmut Kohl-in,ku mbajti postin e ministrit te jashtem.
      Mik i shqiptareve.
      Mbas luftes se dyte Boterore,per here te pare i hapi driten e gjelbert forcave tokesore gjermane ne Kosove,megjithese mbi 50% e partise se tij ishin kundra.
      Politakan gjeni.
      Joschka Fischer esht nje nga inisiatoret kryesore(duke shtyre edhe amerikanet) te gazsjellesit Nabucco qe ndryshoi drejtim duke u konkretizuar me marrveshjen TAP(qe kalon edhe ne Shqiperi) me kosto me te ulet,me arsyetimin qe mos monopolizohet tregu i gazit vetem nga Gazprom-i Rus qe mund sillte pasoja politike,gje qe u vertetua sot me ngjarjet ne Ukraine.

  2. realist says:

    Nuk më intereson kush është/ka qënë, ky Joschka Fischer, por ato që thotë janë broçkulla me brirë… Ai mendon se duke thënë gjerat siç i interesojnë, njerëzit janë budallenj e do ta besojnë…(veç trapit-Elinor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje