Pushteti i droguar i Berishës

26 Prill 2014, 15:03Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

 

Tashmë qershori evropian i shqiptarëve duket më larg se kurrë. Goditja e fundit ndër më të pabesat dhe poshtërueset për mbarë një komb, jo veç një qeveri, ishte deklarimi i Partisë Demokratike se qeveria zyrtare shqiptare merret me trafik droge.

Qysh për së pari, direkt syri dhe mendja ime shkoi tek figura e Arben Imamit, qysh për së pari sa dëgjova këtë mynxyrë, qoftë shpifje a e vërtetë, m’u faneps buzëqeshja e ligë e Imamit në parlament, ndërkohë që Berisha i tundte gishtin Kodhelit dhe i fuste thikën ardhmërisë së Shqipërisë. Për të shpëtuar një ndër skllevërit e tij shembullorë nga burgu, ndoshta dhe tërheqjen e këmbës pas, Berisha goditi fort, egër, goditi poshtë rripit të mesit, pa përfillur pasojat për mbarë imazhin e shqiptarëve.

Personalisht mendoj se si ç’do shtet tjetër mbi tokë, dhe shteti shqiptar, historikisht, përveç parave të pastra, ka në administrim dhe asete dhe burime financiare jo të ligjëruara. Kjo ndodh në SHBA, Itali, Francë e kudo, ta mohosh është naivitet, kjo histori ka ndodhur që në Shqipërinë e Enver Hoxhës me kontrabandën e cigareve që mbikëqyrej nga Ministria e Brendshme e kohës nëpërmjet Adriatikut, me Alinë, Nanon, Metën, Berishën sidomos, por ndoshta dhe së fundmi. Por Berisha ndryshe nga qindra liderë të tjerë të kësaj dynjaje, të cilët deri në vdekje kanë karakter, sekrete dhe moral, ai riprovoi me fakte për të mijtën herë, që Shqipërinë e ka thjesht një sorkadhe që ai e shqyen sa herë të dojë e sa herë të dojë ua hedh çakejve në Ballkan e gjetiu që ta shqyejnë e përmirin dhe ata.

T’i thuash botës se qeveria merret me trafik droge, ndërkohë ti vetë i ke luajtur fenë po kësaj gjëje, ndaj di dhe sekretet e muhabetit, tregon se ty nuk të ndal asgjë drejt denigrimit, poshtërimit të Shqipërisë, kërkon që opinioni negativ ndaj shqiptarëve tashmë të jetë zyrtar dhe përfundimtar. Pasi përfundismisht kërkon që kjo tokë të jetë pa zot, moral dhe pa integrim europian. Tashmë kam bindje që klasës politike shqiptare, sidomos asaj mafioze, nuk i intereson absolutisht integrimi europian e shqiptarëve, pasi ky integrim ka pasojë emergjente shkallmimin e korrupsionit dhe krijimin e shtetit të së drejtës, çka do zhbënte protektoratin e mafies mbi këtë vend të sfilitur.

Në fakt Berisha ia ka arritur qëllimit, ia ka arritur pasi goditja e tij poshtë rripit të mesit ka kapur gafil Ramën, kjo ndjehet dhe është e trishtë. Imami shpëtoi bashkë me të edhe gjëmat e familjes Berisha, etj. Hutimi i Ramës, stepja, heshtja, kompleksimi, mosmenaxhimi i situatës, nxjerrja e sekreteve… për mua kanë një emër, kanë emrin e pjellës pa moral që ai ngjizi në 23 qershor, të asaj pjelle që ashtu si Frankeshtajni hëngri të zonë edhe Ramës do i hajë kokën. Paterica e djeshme e Berishës, që ka votuar Visho Ajazin, Adriatik Llallën, Bujar Nishanin, që ka një mirënjohje të pakamufluar ndaj Berishës për mbrëmjen e para gjyqit të videos në Gjykatë të Lartë që solli dhe 21 Janarin, janë gjarpri në gji të moralit të Ramës dhe të mbarë kësaj qeverie frankenshtajne. Ndaj çdo fjalë tjetër është tepër.

Veç një kuriozitet s’po ma shuajnë këto buratinët e PD-së: “po mirë avionët e ushtrisë shqiptare merren me trafik droge ndërkombëtar, po shtetet ku këta avionë uleshin cilët janë…?!!”

31 komente në “Pushteti i droguar i Berishës”

  1. Miri says:

    Analize perfekte.

    1. jarin says:

      nuk ka perparim te madh ne shqipni perderisa eshte gjall ky debill Saliu.

  2. kerpaci says:

    Tej pezmatimit qe shkakton kjo katandisje mjerane e banditeve dhe krimineleve te djeshem, une s’mund te jem dakort me konkluzionin se Rama e ka humbe pusullen. Eshte e kuptueshme veshtiresia per te mposhtur e pastruar tentakulat e nje shteti bandit, aq me teper kur ke mes vedi edhe nje pjese nga ky llum (LSI) por une kam besim se kjo eshte duke u bere hap pas hapi

  3. Billy says:

    Bravo zonja Brizida! Llogjike e forte. Por Rama ka ne dore vetem qeverine. Strukturat e shtetit i ka ne dore Berisha. Rama duhet te kerkoje ndihmen e popullit dhe t’i drejtohet atij me ane te nje referendum me pyetjet:
    1-Jeni te kenaqur me punen e Prokurorit te Pergjitheshem, apo ta zevendesojme?
    2-Po keshtu per Presidentin, per gjykatat etj.
    Ndryshe nuk luftohet mafia e cila ka kapur pjesen kryesore te shtetit.
    Te kerkoje ndihmen e popullit dhe populli do ta mirekuptoje dhe mbeshtese.

  4. Per here e sakte dhe me gjykim te ftohte,pa mellefe e qefembetje te fshehura.
    Nga disa kontakte me militante te L.S.I-se qe jane rikthyer ne pune mbasi u vuri drune Saliu mbas nje prillit ka pakenaqesi nga qeverisja se nuk po i le tu zere dhembi gje,pasi sipas tyre vendet ku jane leket i ka ne dore P.S e cila ka frike nga Rama te vjedh.Pastaj shume militante te P.D-se qe mbushnin administraten e Saliut kane marre tesren e L.S.I-dhe jane po ne ato vende pune,po ashtu po joshen antare te P.S-se qe te punesohen me kusht po u antarsuan ne L.S.I.Dy jane qe nuk duan te behet shtet ne kete vend Saliu e Ilir Meta.

  5. Petro says:

    Me shume sesa kaq te nderuar.Nese deshtojme ne Qershor, duhet t i drejtohet popullit me zgjedhje te parakoheshme.Dihet kolona e peste se c ka bere e c po ben.Ndoshta pas zgjedhjeve te reja , qofte me nje shumice minimale do te jete me e pergjegjshme per te ardhmen e vendit.Po pak gjasa shoh.Po e mbyt mentaliteti hoxhist edhe kete parti.Te vjen keq kur shikon gafa te renda ne emrime, apo pushime nga puna me sy mbyllur specialistash me shkolle te shkelqyer perendimore me njerez me arsim te dyshimte,shkolle e mesme guzhine apo juridik Kristali.

    1. - homeri- says:

      — eshte nje analize e shkelqyer , si gjithmon GJIKONDI eshte si luanesh , e sinqert dhe godet atje ku duhet
      —–EDI RAMA eshte humbesi me i madh ne 23 qershor , fitoria e te majtes ne kualicion ishte nje marveshje e horrave , hajduteve dhe vrasesve BERISHA- META dhe sote EDI eshte plotesisht ne lojen e tyre
      ——pavarsisht se hyjme apo jo ne europ , vendi duhet te kaloi ne zgjedhje te parakoheshme , por qe te kete nje maxhorance qeverisese duhet te behet sa me shpejt reforma teritoriale dhe ndryshimi i ligjit zgjedhor , te behet ai mazhoritar… me keto dy ndryshime hajdutet META e vrasesi BERISHA , nuk marrin asnje kryeplak fshati

  6. askushi says:

    Edhe une po them brova te madhe per artikullin. Ky pis burre si Saliu mos te vij kurre.
    As si frikacaku Ahmet Zogu, qe braktisi vendin i pari dhe ka monument. Le ta quajme monumenti i tradhetarit.

  7. elinor says:

    “Tashmë kam bindje që klasës politike shqiptare sidomos asaj mafioze nuk i intereson absolutisht integrimi europian e shqiptarve, pasi ky integrim, ka pasojë emergjente shkallmimin e korrupsionit dhe krijimin e shtetit të së drejtës, cka do zhbënte protektoratin e mafies mbi këtë
    vënd të sfilitur.”

    Edhe flet per naivitet kjo zonja Gjikondi! Ajo mendonte se klases mafioze i interesonte integrimi i Shqiperise!!!!
    Hajde mendje, hajde!
    Me poshte atij paragrafi pastaj flet per patericen e Rames dhe deshtimin total te tij qe me aleancen e ngjalave. Vetem se, je pak si vone ti Gjikond, vetem nja 11 muaj! Ne nje kohe kur disa (perfshi edhe mua) e shikonin marreveshjen e 1 Prillit si dicka fatale ne politiken e Rames, ju “analistet” na e nxirrnit si “nje supe qe ta shpif” por qe duhet ngrene. Ja ku supa u kthye ne diarre dhe te vjella per barkun qe e hengri. Ramen tani e ke si Larry tek filmi “Dumb and dumber” tek pjesa ku e mbush mire tualetin. Qysh se e mori pushtetin ne Shtatorin e kaluar vetem pordhe e bark i ka ecur.
    Eshte shume e lehte te besh analizen e mbasngjarjes, c’ndodhi e si ndodhi; problemi eshte qe te jesh e afte ta parashikosh ate qe do te ndodhe. Ju jeni te gjithe trima mbasi ka mbaruar lufta.

  8. Besa says:

    Briz,te lumte! Realitet qe trondit dhe qe duhet te shkundi fort Edi Ramen..

  9. Aleksandër Matrënga says:

    Urime per artikullin .Por po i pergjigjem pyetjes suaj:shqiperia nuk ka avion fare .nuk ka me aviacion.Koha e Enverit vjen ne mendjen e gjithkujt se kush e krruante me shqiperine e gjente vendin.saliu e di qe shqiperia nuk ka asgje dhe tall b…me qeverine e paafte te ..nuk e di se kush qeveris saliu apo rama.pse mos te tallet krimineli kur nuk jane te paafte te parashikojne krimet e ardheshme te sales.Harram voten tone .

  10. Ladi says:

    Kjo eshte nje goditje tjeter e pabese, poshte rripit, mbrapa shpine, nga ana jote, quaje si te duash, zonje e pa sinqerte,

  11. pellazg 100% says:

    Big like @gjikondi.
    Jo vetem kaq, vishua i ajazajve, i likajve ka deklaruar se nuk ka asnje prove per trafikun e drogos nga ushtria, por me me interes eshte se kush e detyroje te deklarohet?
    Te kete valle, njerez me te fuqishem se Berisha qe e detyrojne vishon te zbythet?
    Ja pra qe paska, ha,ha.
    Rama akoma nuk po futet dot ne lojen politike, shpresoj qe te kuptoje se duhet te jete i forte ketu, ne Shqiperi, atehere dhe bota do ta respektoje me shume qe mos ta presin dhe ftojne ne takime vetem se eshte kryeministri i rradhes i ketij vendit tone.
    Respekte.

  12. beso says:

    Shkrim logjik,por mos caj koke,se ne qershor do kandidohemi.Rrezik edhe keta avionet kane qene haraci i ketij kandidimi.Per tu anetaresuar na e ben mbreteresha e Hollandes sikur ti dwrgojme 10 Boeing me droge,hahahaaaaaa,Brizida,po te kap mat me trafikun e Marlborove.Mire qe vinin tek ne,por nga niseshin e nga nisen ende Marlborot pa pulla fiskale? Po te ndihmoj une,Phillip Morris i prodhon vec ne Amerike e ne Zvicer.Thuhet se vinin me Boeing ne Hollande,kryeqyteti boteror i trafiqeve dhe pastaj i shitet mafieve.Me duket kete trafik tani e vazhdojne malazezet.Ku ulen pyet ti? Po ku te duash ti,ndoshta edhe ne Zvicer,ne atdheun e mbrojtjes se trafikut me gjigand ne bote,ate te evazionit fiskal.

  13. era says:

    E ke qare Brizide. Mafiozi Ilir Meta eshte fatkeqesia e Rames.mafia me emrin LSI fatkeqesia e ketij vendi.

  14. Lefteri says:

    Mire t’i behet qeverise kur i le berishianet te livadhisin pas gjithe atyre qe kane bere. Rama rri e ben sehir Berishen.

  15. pelivan says:

    Brisida,ka nje nivel te larte gjykimi… Brisida, e meriton te jet dikush,sepse eshte vertete dikush! Shume syresh,mund te mendojne te kunderten,pune per ta,une thash cfar ndjej une. Andaj, do i lutesha kesaj zonje te mencur te bente nje shkrim,(Sic di ajo t’a beje ate), per,cmendon Brisida per do zonja ne PD. e saliut,qe jane vertete te zonjat,aqsa dhe te kompletuara,aqsa dhe te mencura,si z. Grida,njehershi dhe e bukur, qe rrijne ende ne kete parti, tashme, bere pershesh,qekurse sala PLASI,me 23 qershor. Pra,Keto gra te mencura atje,qe mund t’a bejne punen e kryeministrit,neser, mbase me mire se dhe Rama,apo Sala,(Jo mbase,por e bejne me mire),ci detyron xhanem te rrijne e ti bejne sehir, nje te Kembyeri,biles t’i binden atij gjer ne verberi?! Si e gjykon mendja e Brisides? Te jete vertete saliu modeli i i pastertise ne partin demokratike,apo ato ,tjeter hall kane?! Sa shume me gerryen kureshtja !…

  16. Ela says:

    Po cfare analize eshte kjo mos qe na ngele duke justifikuar Ramen e bene imbecil pa dashje,jo moj jo…Rames po i vjen mire dhe hiqet si viktim.Nuk jam e PD e ps kam qene po keshtu jo,kam heq dore nga te gjithe pasi jane mafioze pa vecuar asnje.Kot e keni do ta shihni dhe Ramen qe po i lezetone paraja,ka gruan ate qe hiqet si santa-Maria,por eshte nje skuthe qe ka vene miliona duke lene dhe burrin pikerisht per te manuvruar per te gjitha situatat tani na bene dhe femije qe ti justifikoj me mire.Ka miliona dhe mund te bej femije pa spermen e kryeministrit dhe 70 vjece.Ata jane te gjithe mafioze o milet.Dhe ti zonje mesohu ti thuash gjerat hapur jo me na tregu perralla duke i vene faj vetem Metes.

  17. kushtrimi ks says:

    Mire e the zonje por ky gjarper ne gji te Rames duhet nxjerr e prere koken. Te tjerat zgjidhen vete pastaj.
    Edhe Berisha do shkoje aty ku e ka vendin qemoti dhe ku nuk ka qasje ne Fb.
    Nuuk po kuptoj nje gje. Te gjithe e dijn ku qendron problemi(Presidenti) dhe nuk behet gje vetem letra,
    deklarata etj. Hiqeni Nishanin dhe kjo kulle prej rere rrezohet vete.

  18. tironci says:

    Atehere oo u vertetua qe ska trafik droge.
    Te pkaset brenda nje ore e me pare bastardi berishe .
    Per shpifje dhe per prishje imazhi te republikes Shqiptare.
    Duhet mbyllur goja nje ore e me pare tradhetarit te kombit Shqiptare ..
    Bastardit kriminelit sali berisha.

  19. tironci says:

    Atehere po u vertetua qe ska trafik droge.
    Te plaset brenda nje ore e me pare bastardi berishe .
    Per shpifje dhe per prishje imazhi te republikes Shqiptare.
    Duhet mbyllur goja nje ore e me pare tradhetarit te kombit Shqiptare ..
    Bastardit kriminelit sali berisha.

  20. funerali says:

    je plotesisht e pa sakte. tranzti i cigareve para viteve 90 nuk ka lidhje me trafikun e droges qe nenkuptoni juve. ky trafik eshte themeluar nga pd dhe fitimi nuk shkonte ne arken e shtetit por ne xhepat e thelle te saliut.
    me ndryshimin e qeverise eshte nderprere.
    me shprehjen goditje poshte ripit
    edhe ti njesoj si saliu ke akuzuar pa fakte.
    perdorimi i narkotikeve per prodhimin e medikamenteve nga kompanite farmaceutike eshte regulluar me ligje nderkombetare dhe kultivimi e shitja e tyre kontrollohet nga shtetet perkatese.

  21. Skela says:

    Te lumte Brizida je plotesisht e sakte dhe shkrimi juaj eshte mjaft i goditur dhe racional.

  22. shpetim says:

    Bashkohem plotesisht me kritikat e shume prej komentusave, lidhur me dakordesine absolute “te cuditshme ” shprehur nga Rama ndaj Metes, gje e cila po shoqerohet me kosto te pallogaritshme ne firot qe po ben elektorati ose mbeshtetesit e PS me kete lloj qeverisje.

    Per koshiencen e Rames ne se e njeh vertet ose jo, se cila eshte situata e vertete(cfar mbeshtetje ka), me kete lloj qeverisje te deri sotme, paraqiten dy mundesi:

    1.Ndoshta Ai dhe strukturat pergjegjese qe varen prej tij ende nuk e kane kuptuar, se cfar rjedhje elektorati ka ndodhur qysh nga 23 qershori.
    2.Ose Rama eshte i ndergjegjshem per kete situate, dhe mendon te vazhdoje si deri me sot.

    Ne kete rast te dyte, ne se vertet mendon te drejtoje vendin si deri me sot, nuk eshte cudi qe nje dite te bukur edhe Ai te behet anetar i LSI; sikunder po ndodh me shume socialiste te tjere per perfitime personale.

  23. Skela says:

    Brizida ti je trime dhe Beautiful Mind. Ti na jep shprese dhe force per te mbijetuar. Tematika qe ti trajton eshte ajo e skalionit te pare. Ti u bie ne koke kriminelave me pushtet dhe pa pushtet. Ti trajton plaget qe dhembin dhe ben diagnoze te sakte. Ti nuk je nga ato qe shkruajne per njeres te merzitur dhe te demoralizuar sic ben dikush ne kete gazete. Ti shkruan me guxim dhe profesionalizem. Shrimet e tua kane respektin e te gjithe shqiptareve te ndershem.

    Te falenderoj nga zemra o trime e talentuar.

  24. JULIANO says:

    BRAVOO ZONJA GJIKONDI,E KENI PERKRKRYER SHKRIMIN ME ANALIZA TE HOLLESISHME DHE DETAJE THUMBUESE NDAJ KSAJ KLASE POLITIKE TE PA MORALSHME TE PAPERGJEGJSHME DHE TE PA SKRUPUJT NDAJ POPULLIT SHQIPTAR QE PO DENOHET CDO DITE E ME TEPER NGA E PO PRIVOHET NGA BASHKIMI EUROPIAN PIKERISHT PREJ KTYRE GOGOLEVE QE NA UDHEHEQIN DHE FRANKENSHTAJNEVE NE OPOZITE DHE NE PUSHTET

  25. krokodili says:

    Brizi dukesh qe ushqen nje “dashuri” te pakufishme per Liken.Te ka nmbetur ora dhe cdo artikull qe shkruan e ke te mbushur me mllef. Po te kujtoj qe te gjithe derrat nje turi kane. Merre si fabul per shkrimin e ardhshem dhe te lutem shkruaji te gjithe emrat e derrave,sigurisht nqs je ne gjendje ti rreshtosh

  26. gimja says:

    Si del Reali neser Taulant?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje