Të vërtetat që nuk duhen harruar

23 Prill 2014, 11:44Blog TEMA

Nga Artan Haraqija

 

Gjithë kjo zhurmë për paraqitjen e Zdravko Çoliçit në një koncert të Tiranës… por çfarë duhet të thonë shqiptarët e Shqiperisë për enveristët e Kosovës? Si ka mundesi që e akuzojmë Shqipërinë për mungesë informatash e ne bëjmë sikur s’dijmë për krimet e Enver Hoxhës për gati një gjysmë shekulli dhe bëjmë grupe përkrahësish për një nga diktatorët më të poshtër te te gjitha kohërave të Evropës.

“Familja e Enver Hoxhës do t’i jetë mirënjohës gjithmonë Ferizajt”, është deklarata e djalit të Enver Hoxhës kur vizitoi enveristët e Ferizajt në Frontin e Kultivimit të Veprës Revolucionare të dikatorit që e quante vetën komunist.

Harxhimi i gjithë kësaj energjie për një këngëtar, kushdoqoftë ai, në një mënyrë apo tjetrën është një argument më tepër për gjendjen tonë reale… fakti që si popull jemi sinonim i varfërisë, me fjalë të tjera mos funksionimit të shtetit në përgjithësi tregon mjaft… derisa e shkruaj këtë opinion, në Parlamentin e Kosovës diskutohet krijimi i një gjykate speciale për veprimet e shqiptarëve të Kosovës gjatë dhe pas luftës të udhëhequr nga bota sepse vet dështuam turpshëm.

Paramendoni sikur para disa vitesh ta bënim gjithë këtë zhurmë si për dy- tri këngët e Çoliçit edhe për reduktimet deri në tetë orë të energjisë elektrike kur njerëzit tanë bënin biznes me Serbinë qoftë me importim te gjeneratoreve apo energjisë elektrike me çmime tejmase të fryra… apo sikur të protestonim kaq zëshëm kundër deputetëve të Parlamentit të Kosovës që e rithyen Serbinë fuqishëm në tregun e Kosovës derisa krekosen për qarkullim vjetor me mbi 220 milionë euro…. Harruat që kur shkoni në shumicën e marketeve të Kosovës, shumica e rafteve në to janë të mbushura me produkte ku shkruan “Made in Serbia” dhe ne të gjithë i konsumojmë ato.

Çfarë mendoni për shumicën e emigrantëve kosovarë që kur vijnë për vizitë kthehen me çantat e mbushura plotë me “Plazma Keksa”? Kaq shpejt e harruam që ushtria dhe forcat paramilitare serbe rrafshuan me tokë mijëra shtëpi dhe objekte banimi tonat në Kosovë dhe ishte po Serbia ajo që përmes biznismenëve kosovarë i rindërtoi shumicën e tyre pasi menjëherë pas luftës filloi biznesi duke importuar materialin ndërtimor “Made in Serbia”.

Sikur të ishim kaq të vetëdijshëm dhe patriotë ne në Kosovë, nuk do i masakronim qytetet tona, pa na detyruar askush, me ndërtime pa leje pafund. A nuk jemi ne ata që e bëm kryeqytetin e Kosovës si mos më keq, që nëse shiu zgjat tre- katër ditë, na shpërthejnë kanalizimet dhe na vërshon uji nëpër shtëpi?

Paramendoni sikur te vetëdijësoheshim me kohë e të mos e prisnim si në dasëm ish- kryeministrin shqiptar Sali Berishen (qytetar i nderit i shumë qyteteve të Kosoves) i cili i pari i hapi dyert bizneseve (oligarkëve serbë) edhe ne tregun e Shqiperise. Ndoshta këto ndjenja mazokiste apo kjo dëshira për të lënduar vetën na bën që të duam pikërisht ata shqiptarë të Shqipërisë që vërtet i kanë bërë dëm të madh edhe Kosovës.

19 komente në “Të vërtetat që nuk duhen harruar”

  1. Taulant/Tirane says:

    Ke shume te drejte zoteri por harron qe nje blerje,nje biznes mund te behet dhe nga halli.Nje kengetar nuk ftohet te kendoje nga halli.

    Kush qendron mbas nje biznesi”Made in Serbia” ,nuk e dime.Mund te jete nje investim Italian apo amerikan,por mund te jete serb,mund te jete dhe nje kriminel,por nuk e dime .Keshtu qe eshte me e lehte per ta blere.Pastaj cmimi,i ve vulen.
    Ne rastin Colic ,e dime qe eshte ai qe kendoi ne Beograd per te mbeshtetur Miloshevicin..

    1. marin says:

      Ke shume te drejtë Taulant, pore mbeshtes opinionin qe shpreh Z, Artan ne shkrimin e tij, dhe te gjitha ato qe thote ai qendrojne, por kjo nuk do te thote se ajo ftese duhej injoruar. Ajo ftese nuk duhet te ishte bere dhe pike. Secili tregon patriotiin dhe bonsensin e tij. Se dikush gabon, faji qe bejne te tjeret nuk mud justifikon ate qe ben ti. Nuk mund te shkohet me mentalitetin qe me qe e beri x and y kam te drejte ta be edhe une.

  2. Endri /Tepelene says:

    Pyetja ime eshte eshte e thjeshte:po sikur P Lacos ti kishin vrare babane,vellane,motren serbet a do ta kishte ftuat Colicin dhe Colic ti kishte perkrahur vrasesit????

  3. ska emer says:

    Pandi (PA)Lacon kush ta shikoje ne rruge ta peshtyje ne fytyre,i ka ngel sahati ke Colicat,e po shkaterron ne menyre sistematike traditen e muzikes qytetare Shqiptare me karagjozlleqet e KLANIT.

    1. Shkodrani says:

      Po a nuk ashte ma pak I damshem colici sesa
      imamet e kosoves e te shqiperise qe Kane mbaruar studimet ne
      Vendet islamike qe te kallin tmerr me paditurine e tyre???apo ndotja akustike
      E xhamijave ne mengjes pa dale drita???

      1. ish shkodran says:

        Mire Mo shkodron clidhje ka ketu feja me colicin ???? Pse mundoheni te lidhni ( shtini) percarje fetare te te rinjte tane? Nje pasuri qe rrall shtet e ka ..dhe Se deri tash kemi jetu ne harmoni mes vete….kujdes komentet …..

      2. shqipetari says:

        Shkodran,nese je shkodran se fjala shkodran ka kuptim te madh ne gjuhen shqipe,ketu flitet per zdravko qoliqin perkrahesin e millosheviqit kur behej kerdi mbi shqipetaret,vraheshin femi plaka pleq njerez pa pik faji vetum pse folnin gjuhen qe ti shkruan ketu,ket gjuhe qe ti vete komunikon ketu ne ket gazete,qe serbet e urrejne po te njejten gje e ka ne shpirt dhe zdravko qoliq,por ata (ekam fjalen per shkijet-serbet)kur ju del perfitim behen sikur ju duam,e kur flasim per misionaret arab,turko arab,apo fundamentalistet arab,qe mendojne se mund ta vendosin shtetin e sheriatit ne trojet arbenore kjo kurr ska per te ndodhur,pra une jam nga kosova por i urrej ata qe me ofendojne identitetin kombetar,kulturen shqipetare muziken shqipe qdo gje qe ata urrejn qe eshte shqipetare i urrej,pra urrej dhe zdravko qoliqin qe bente manifestime te muzikes ne perkraheje te millosheviqit, kur ti me mbron mua une ty jemi mete forte,apo ske emrin shkodran por vetum manipulon me shkrimin qe ke bere.

        1. Shkodrani says:

          Vlla shqiptar I kosoves.
          Une per vedi nuk e pelqej muziken e shkive,e as muziken
          Sllave,e as greke e as turke.por per cudi tonen ala ka njerez qe I pelqejne
          Keto lloj muzikesh.ashte e kote me argumentu me keto njerez.e na duhet me pranu
          Jena ne demokraci e cdokush ka shije te ndryshme.mua me cudisin kto qe pelqejne colicin e ATo qe
          Ju shkojne mrapa selafistave mjekrosha.
          Rrofte shqipnia

    2. Fol shqip ar taj says:

      Sahat=Turqisht

      Ne shqip mund te thuhet:
      1.Kohe
      2.Mot
      3.Ora

      Mesoni njehere te shkreten te hiqni fjalet e huaja nga gjuha shqipe.

  4. atla says:

    Me duken idiotesira krahasimet qe behen duke vene artin ne nje plan me ndjenjat nacionaliste. Nese shkojme me kete llogjike ne sot nuk duhet te degjojme as muzike Italiane,Turke,Serbe,Gjermane etj se ne kohe te ndryshme na kane rene ne qafe ashtu si edhe disa popuj s’duhet te na degjojne muziken ose artin tone pasi edhe ne u kemi rene ne qafe kur bashkpunonim me pushtuesit. Une vete pelqej muziken tradicionale po keshtu edhe ate sllave,turke,greke pa diskutuar muziken klasike dhe moderne. Muzika dhe arti nuk ka nacionalitet dhe per kete nuk mund te jete preh e nacionalizmave. Anglezet kane luftuar me qindra vjet ndaj Francezeve po ashtu edhe gjermanet ndaj tyre por jo per kete arsye sallat e koncerteve dhe oprerave te tyre mbeten bosh.Nese Colic do ishte nacionalist nuk do kishte pranuar te vinte ne Shqiperi. E nese Serbet ose te tjere nuk degjojne muzike shqiptare kjo eshte nje mangesi per ta dhe jo per ne qe gezojme me muziken ne pergjithsi ndersa ata ja mohojne vetes nje gje te tille,Aq me keq per ta. Megjithate portat e pajtimit dhe paqetimit qe mund ta hapin me lehte dy kombe per te njohur njeri tjetrin jane portat e artit.

  5. Bashkim says:

    Kjo idiotesi e tvklan eshte e turpshme mendoni per nje qast sikur sali berisha dhe fatmir mediu te shkonin te kendonin ne gerdec si do ishte reagimi i qytetarve te gerdecit

  6. polici says:

    po mir mo vlla.
    sipas arsyes tande ne shqiptart s kemi ke te duam!
    se na dalin te tan shkerdhata.
    enveri dul diktator gjakatar
    ramizi agjent serb
    sala po ashtu
    edi rama kushedi se cfar filo ortodoksi grek,rrjedhimist serb
    ata t kosovs,te tan te lidh e serbin me para e bisnese,
    t maqedonis,dreqi e din c jan
    t malit t zi,s po nihen fare..
    camet e greqis jan me grek sesa vet helenet..
    n himar vlo flamuri grek
    n tiron vdesin per kang serbe
    n prishtin t mysin mallrat dhe bisneset me serbi
    luften kunder milloshevicit e bani NATO ,se per shqiptart e shqipnis nuk kishin e s kan brek n myth e jo takat me luftu kundra hasmit t huj,;kurse kosovart ja mbathen na syt kembet si cifutet ne eksodin biblik.
    po paskena ken komb sherdhat!
    aq shkerdhat komb jan shqiptart,saqe edhe vetvetes nuk ja thon kte gje,qoft edhe mceftas,mes vedi pa ndigju kush tjeter n bot.
    prandaj edhe s do bojn kurr prokopi shqiptart!

  7. Ilir says:

    Artan Haraqija, qe mbiemri te ishte tregues i karakterit te nje njeriu, vetem tek Ty po e lexoj. Shkurt po te shkruaj se:
    – Po te ishte gjalle Enver HOXHA, Kosova nuk ishte per tu kandisur ashtu sic sot. Nen Drejtimin e Enver HOXHES Ligji kishte kuptim dhe zbatim, gjithmon ne dobi te Shumices se shtetareve te Republikes, pra ashtu do te zbatohej edhe ne Kosove, nuk do te bente perjashtim.
    Sot Kosova “qeveriset” nga ish-luftetaret e clirimit te Kosoves, te cilet sic edhe jane shprehur vete Ata, rroken armet – te indoktrinuar nga Ideologjia Enveriste. Heroi i Madh i Kosoves eshte Adem Demaci, nuk eshte as I.Rugova, as ndonje nga fisi Haraqija, dhe kuptohet pse, sepse ju me mendjen tuaj i qendroni larg Ideologjise enveriste, qe mbigjithcka vendosi interesat e Shqiperise dhe shumices se shqiptareve. Hajde zotrote dhe merr persiper te besh nje sondazh ne Shqiperi dhe te pyesesh se c’mendojne Ata qe e jetuan dhe punuan nen udheheqjen e PPSh-se, per udheheqsin e Partise dhe te Popullit. Megjithese eshte hedhur shume balte nga UDB-ashet, grekofilet e te tjere, ke per te marre pergjigjen ndaj helmit qe te ka helmuar Ty, dhe jo vetem, por qe zotrote sot ke marr kurajo dhe e shperndan kete helm per te tjere.
    Fenomenet negative qe jane sot ne Shqiperi dhe ne Kosove jane produkt i antishqiptarizmit serb, grek e gjetke, qe Enver HOXHA i kishte nen shenjester te Grykes se Topit. Misioni Yt eshte vec te kakarisesh, kaq te kane lene te besh, ndryshe …. . Edhe per Politikanet shqiptare ketej dhe andej ky eshte misioni: Te kakarisin per Drejtesi dhe shqiptarizem. Rregullimi i gjendjes i perket nje te ardhmeje-nuk dihet se kur, sepse sot eshte ne dore te Atyre qe s’dine shqip apo sapo kane mesuar pak shqip. Po na qeverisin dhe e di Ti Haraqija sikur tek filmi i Kanan Tafilit( kushtuar Heroit te Popullit Kajo Karafili: i kane kapur Politikajte tane prej hunde dhe i torolisin njesoj sikur beri Kanani me sozine e tij te vendosur nga italianet pushtues: – Ti je Kanani he! ( Ju jeni Qeveritaret e Shqiperise dhe Kosoves he!). V.O. Do te doja te ndodhte e kunderta, qe Burrat e shtetit te Shqiperise dhe Kosoves te kapin prej hunde kedo ambasador qe do te guxonte te bente sozine e Komandanteve ne Shqiperi dhe Kosove.
    Autoriteti i Shqiperise dhe i Kosoves do te vendoset vetem kur te lindin keta Burra Shteti, ashtu sic Burrat e Shtetit nxorri Lufta Nac-Clirimtare e shqiptareve pergjate viteve 1939-1945.

  8. Shqiperia says:

    Nuk jane aspak pergjegjes per luftrat ne kosove ,artistet e
    Serbise ,nuk duhet te trajtohet Colic si kur po vjen Milloshevici
    Gjerat jane te ndara dhe, cdo diskutim per te eshte i tepert .
    Gjithmon artistet e huaj kane sherbyer si ura nderlidhese per
    te shkrire akujt midis dy vendeve ,nuk dhhet te harrojme ,qe
    Shqiperia eshte ne prag te marrjes se statusit dhe mardheniet
    e mira me vendet e ballkanit jane te domisdoshme ,kjo teme
    ishte kryesore ne takimjn e Rames me Z.Merkel.
    Kosovaret duhet te hecin perpra ,pa e kthyer koken mbrapa
    Sepse i sherben per te afdhemen e tyre .
    BIZNEZI DHE ARTI JANE TE LIRE

  9. 4999 qelbesira+skypion prezervativin says:

    Ata imamet e kosoves, ata qe luftojne dhe vrasin njerez te pafajshem ne siri, ti vete qe shane enverin jeni me te rrezikshem se kenget e bukura te colic

  10. Ervin says:

    Nderkohe qe ne 15-vjetorin e eksodit te Kosoves Top Channel transmetonte dokumentar per femrat e dhunuara nga ushtria serbe, kanali antishqiptar TV Klan i ben pritje mbreteore kengetarit cetnik serb Colic.

    Me kenge cetnike ne goje si te ketij Colic dhe atij Bregovic ushtria serbe masakronte popullsine civile shqiptare. Turp per (Pa)Lacon, turp per Fevziun dhe per ate karagjozin tjeter Prec Zogaj qe justifikonte pritjen madheshtore te Colic.

  11. shkodrane shkodret says:

    Ku re na nuk kishim buke me hanger kure keta kosovaret u tallshin me ne se falshin ndonji fanele ose xhinsa ndokujte qe dilte jashte shtetit, Kure keta na tregoshin veprat e enverit e ne nuk mujshim me fole se na paditshin(kete e dine mire te gjithe qe kane qene ne kohe te xhaxhit ne kosove)Kure ne na ne radio nuk kishim muzike tjeter vetem nder ara fabrika kantjere,ne degjojshim sinanin zdravkon majkellin adrianon te madhin safet etj etj kengetare te huaj ,pasi aty e ndijshim vedin rrebel,kure ne xhaxhi na rraste ne burg politik per keto shfaqe te huaja kosovaret bredhshin boten me pashaportat e jugosllavis.ne ne shkoder i kemi ndigju e doti degjojme.Kengen nuk mund ta ndalesh se boll na e kane ndalu, te bukuren ne e pelqejme. Ju keni problemet tuaja mos i degjoni.Mos ju impononi nji popullit qe per 50 vjet ja kishin ndalu te gjitha se keni per te fitu ma shume urrejtje.

  12. wwwwwww says:

    Z. Haraqija do te jepja nje mendim mbiemrit beji
    nje ndryshim te vogel ne vend te germes (q) vendos.( k ..g.. L)

  13. kushtrimi ks says:

    Mire e ka Artoni por nuk eshte edhe aq e thjeshte. Komunikimin mes popujve tane duhet ta filloje Serbia.
    Ishte ajo qe beri dhunen dhe ajo duhet te beje pajtimin. Por nuk eshte e interesuar.
    pse ne ti hyjm ne by…..he atyre. Po te ishte ndonje kengetare kroat nuk do behej aq e madhe kjo pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje