Plehrat, përsëri në tavolinë

22 Prill 2014, 19:56Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

Lefter Koka tha dje se do jetë në krye të tavolinës për të diskutuar për kthimin e importit të plehrave në Shqipëri.

Rrufe në qiell të pastër, prononcimi i tij.

Si ka mundësi?

Qeveria e re, dalë nga zgjedhjet e qershorit, zmbrapsi të drejtën kushtetuese të aprovuar për të ushtruar referendum kombëtar kundër importit të plehrave të 3.2 milion votuesve shqiptarë, duke garantuar ata, se sensi i qartë i tyre, provuar dhe me sondazhe kundër importit të plehrave, do kthehej në ligj.  Ligji i ndalimit të importit të plehrave, i propozuar nga qeveria në ditën e parë të saj, u prit me entuziazëm nga milionat e shqiptarëve që pak javë më pas ishin ftuar me dekret të presidentit për të ushtruar referendumin.

Cilët janë pro importit të plehrave, veç një grushti njerëzish që përfitojnë prej tyre?

Mijërat e të punësuarve në sektorin e grumbullimit të plastikës janë, pas ndalimit të importit, edhe më të shumtë, edhe më të organizuar dhe fitojnë edhe më shumë, duke kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për pastrimin e vendit.

Importi i plehrave nuk shton fuqi punëtore, pasi nga kontejnieri shkon në makinën e copëtimit.

Importi i plehrave vetëm shton në mënyrë të pakthyeshme ndotjen e territorit të vendit, edhe nëse doganierët e sotëm janë plotësisht të aftë të konfirmojnë se plehrat që hyjnë në Shqipëri janë vërtet plehra dhe jo gjë tjetër.

Tavolina e plehrave nuk mund të sfidojë kutinë e referendumit për plehrat. Vetëm një referendum mund të rikthejë importin e plehrave në Shqipëri. Koka me disa kokrra mbështetësish të padukshëm, dhe një plak gjithnjë të dukshëm, nuk po bën gjë tjetër veçse po rihap frontin e një beteje me qytetarët e këtij vendi. Gabim i madh, i pabesueshëm.

7 komente në “Plehrat, përsëri në tavolinë”

  1. kris says:

    shyqyr zotit qe kemi nje qeveri me specialist dhe jo me socialiste.Shqiperia eshte shume e bukur prandaj piktori mendon qe ta ngarkoje me plehra.

  2. gegetoske says:

    eeeeeeeee nuk mund te rrine pa ngrene mut
    aty do te qelben! Do ti gjeje me keq se me helmet e asadit.Koken e vet do te hane! populli gjithmone e peson! mbaji o popull!

  3. henri says:

    Ne se ky njoftim eshte i vertete kjo do te ishte nje ndyresi e qeverise se re. Turp te kene !! Harrâm i paçin votat qe moren.

  4. shpetim says:

    Nqse kjo do ndodhe vertet, do jete nje supermashtrim i Qeverise, gje e cila do kete nje kosto shume te larte per te.
    Rilindja do te deshtonte ne tavolinen e plehrave.

  5. fllad says:

    Se pari Koka dhe kokrat e k… kane qene ne ate qeveri mafioze qe ishte per ti sjelle plehrat ne Shqiperi dhe ketu nuk kemi perse te habitemi.
    Se dyti edhe njehere kjo tregon se sa seriozisht e ka RILINDJA(edhe plehrat e Likes qe jane ne koalicion)ne premtimet qe i kane bere popullit.

    Keta zuzare nuk e kuptojne qe perveç te punesuarve qe ka bere LSI asnje vote nuk marrin me keto pelivanlliqe qe po bejne.
    Keta mendojne se mjafton ti mbyllin burine Sazanit dhe punet i kane ne rregull. Ka marre fund ajo kohe kur ata mendojne se do fusin para duke futur qelbesirlleqe dhe plehra ne Shqiperi.

  6. babec says:

    Rilindja po kthehet ne rivdekje! Paskemi qene komb fatkeq! KM po shkel me kete akt mbi kujtimin e mikut te tij rezistent Ardian Klosi! Turp per rivdekjen!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje