Liria e shtypit

19 Prill 2014, 18:18Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

“Në ditët tona, një qytetar që shtypet ka vetëm një mënyrë për t’u mbrojtur: kjo është që t’i drejtohet tërë kombit dhe në qoftë se ai është shurdh, njerëzimit. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë: kjo është shtypi. Liria e shtypit është pafundësisht më e çmueshme te kombet demokratike se sa te të gjithë të tjerët; vetëm ajo e shëron shumicën e të këqijave që mund të prodhojë barazia. Barazia i izolon dhe i dobëson njerëzit, por shtypi vendos pranë secilit prej tyre një armë mjaft të fuqishme, të cilën mund ta përdorin më të dobëtit dhe më të pafuqishmit. Barazia i heq çdo individi mbështetjen e të afërmve, por shtypi i lejon të thërrasë në ndihmë të gjithë bashkëqytetarët dhe të gjithë të tjerët si ai… Prandaj shtypi është, par excellence, instrumenti demokratik i lirisë”.- Alexis de Tocqueville

Ekziston një rregull i përgjithshëm i pashkruar, por i pranuar si çdo aksiomë, se nëse dikush denjon të jetojë mes njerëzve, atëherë nuk duhet të përjashtojë askënd, aspak, sado i keq, i pështirë, qesharak qoftë ai.

Prej parimeve të metafizikës, ky njeri duhet pranuar si diçka që nuk ndryshon, që nuk mund të jetojë ndryshe nga ç’është. Por ne mund të ngushëllohemi nga fakti se edhe këta njerëz kanë të drejtën e tyre të rrojnë.

Një komentues i gazetës Tema shpesh, kur bën krahasimin e dy sistemeve, thotë vazhdimisht një mendim të shprehur pak a shumë kështu: “Ai xhaxhi… kishte vënë një vizë dhe po ta kaloje… etj”; me këtë ai do të thotë se, shteti ka ligje që kufizojnë liritë e individit, ndërsa ky shteti i këtyre 23 viteve nuk mund të quhet shtet, sepse liria dhe vlerat në përgjithësi kanë humbur si koncept.

Andaj kjo Qeveria e re e ka shumë të vështirë, që në katër vjet të vendosë ligje dhe rregulla, e aq më tepër këto të zbatohen rigorozisht nga ekzekutivi, por edhe nga qytetarët.

Si të thuash, kjo Qeveri e ka marrë seriozisht RILINDJEN dukshëm dhe me padurim, për të realizuar pikë për pikë çdo premtim, duke mos iu shmangur asnjë gabimi të mundshëm, i cili ka qenë në çdo rast gabim njerëzor.

Në rastet e këtyre gabimeve, është përdorur një praktikë shumë e gjetur, ndoshta për herë të parë në historinë e gjithë qeverive shqiptare në këtë vend. Është menduar mënyra e përdorimit ashtu siç paraqitet, pa shpresuar në ndonjë ndryshim, pra pa e ndëshkuar personin në qenien e vet.

Ky më duket kuptimi i vërtetë i shprehjes: “Jeto, por ler edhe të tjerët të jetojnë”.

Ndërsa në atë sistemin ku ai xhaxhi, po të shkelje vizën, e ndëshkonte njeriun në gjithë qenien e vet, e atij njeriu nuk i mbetej tjetër veçse ta urrente dhe ta luftonte përjetësisht atë sistem, ashtu edhe siç ndodhi.

Është e qartë se në një sistem demokratik, apo në një demokraci funksionale si kjo jona, është e vështirë të mbash ekuilibrat, prandaj të mbetet t’i durosh njerëzit, siç duron ndonjë gur, që pa pritur na vjen mes këmbëve, ndose na bën të nxehemi. Ne gurit nuk kemi ç’t’i bëjmë, thjesht duhet ta largojmë nga rruga jonë.

I kemi parë në Parlament politikanët tanë (edhe ata janë njerëz me karaktere të ndryshme), sapo çelet diskutimi, menjëherë fillon përplasja, edhe pse problemi që diskutohet mund të jetë jo i një rëndësie të madhe. Aty kemi të bëjmë me karaktere të pandreqshme, të cilët janë një incident në jetën tonë.

Retorika politike tashmë është bërë bezdisëse për të gjithë ne.

Prandaj, kur çdo person, që nuk ka mundësi të ndryshojë karaktere njerëzish të lindur, që jetojnë shumë mirë për vete, por të tjerët nuk i lenë të jetojnë, mund t’i denoncojë këta të fundit, jo me qëllimin për t’i ndryshuar qenien e secilit, por megjithatë rreziku se mund të bëhesh një armik i tyre dhe të urrehesh është real. Mund të kesh fatin e keq të përndiqesh këmba-këmbës me çdo mjet.

Megjithatë nuk mund të heqim kurrë dorë nga mendimi se MEDIA është një mjet i rëndësishëm, sidomos kur bie në duar njerëzish të vendosur për ta shndëruar atë në PUSHTET duke iu dhënë fuqinë njerëzve të “dobët”, pse jo- me pak kurajo tju qepen këmba–këmbës atyre “mëndjemprehtëve” derisa ajo shprehja “lëre tjetrin të jetojë” t’ju duket një ëndërr shumë e bukur dhe e largët!!!

14 komente në “Liria e shtypit”

  1. Bujo says:

    KOMPLIMENTE
    !
    Nje mendimtare me vlera nga nje familje sh e mire qe e njoh qysh heret.

    1. Skela says:

      familje e mire me cezem brenda, keshtu thoshin dhe ne ate kohe. (familje spiunash)

      1. Bujo says:

        Ti vete je nje spiun i paskrupullt. Nuk e di per cfare thua. Nese je nje i cmendur mos i rendo me keta njerez, qe gjthe jeten kane vuajtur per fjalen e lire. Magda ka qene vajze enderr dhe sot eshte nje zonje e nderuar me nje familje te shkelqyer, per ta pasur zili.

        Mos mor katila te Sigurimit, ndaluni se shpifuri per kete familje model.
        Zoti ju falte se nuk dini c’beni!

        1. Tani says:

          O Bujo, ti mendon se meritojne pergjigje “njerez” te tille?

      2. eni franac says:

        O Skela!!! ti je nga ata guret qe pershkruan Magda qe u perziesh njerezve neper kembe, por me vjen keq me Bujon, qe nxehet, megjithese ta ka treguar vendin. Ne ty do te te menjanojme se nuk kemi ç’te te bejme, ti ke lindur e do vdesesh i tille.

  2. tina says:

    E nderuar zonje dukeni qe jeni larg pushtetit,te korruptuarve dhe etjes per para.ju kerkoni drejtesi ne te gjitha shkrimet tuaja. Te faleminderit per kontributin

  3. vlonjati says:

    Shkrim I bukur dhe me vlera, trajtim filozofik I problemeve si gjithmone. I lexoj me kenaqesi shkrimet tuaja per stilin e vecant qe kane

  4. Bill says:

    Pergezime Magda!

  5. amla says:

    E çoroditur si gjithmone ne shkrimet e veta! Nuk e di as vete se ç’kerkon. Sa per ate “vajze enderr” mos na hapni barkun!

    1. dona says:

      Avash moj amla qetesohu….pse i lexon kur s’te pelqejne ?!

  6. Tani says:

    Shume here ne artikujt e saj kjo gazetare ka marre si pike referimi theniet e O.Wilde dhe doja te komentoja ate “vizen e xhaxhit” me nje thenie te O.W “Nuk ka shkaterrim apo persekutim me te madh te jetes se njerezve se sa ti bllokosh atyre zhvillimin”.

  7. love says:

    Zonja “amla” lini aty nje numer telefoni te merni pergjigjen qe kerkoni…

  8. palma says:

    SI GHJITHMON ME TEMA INTERESANTE, KRIJUESE DHE
    REAGUESE .KENAQESI TE TE LEXOSH. F.L.M

  9. ATDHEU says:

    JETO ,POR LERI DHE TE TJERET TE JETOJNE.
    FILOZOFE APO KESHILLTARE …
    JE E MBREKULLUESHME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje