Një ndër lajmet kryesore politike të këtyre ditëve të fundit ishte ai i emërimit të zonjës Grida Duma në rolin e koordinatores për mediat dhe marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike. Një emërim i tillë rutinë nuk duhet të ishte ngjarje që meriton shumë vëmendje duke mos pritur që ajo të ketë ndonjë ndikim politik. Por për shkak të situatatës në të cilën ndodhet PD dhe profilit të lartë publik të Zonjës Duma, ajo mund të ketë më shumë domethënie.
Zonja Grida Duma ka shërbyer më parë si Zëvendës Ministre e Integrimit Europian në qeverinë e ish-Kryeministrit Berisha. Në këtë post ajo u ngjit si shpërblim për kontributin e dhënë gjatë fushatës së Zotit Basha për Bashkinë e Tiranës. Gjatë kësaj fushate ajo u shfaq si drejtuese e të ashtuquajturës Iniciativa për Tiranën, një grupim që mori përsipër të organizonte debate midis kandidatëve në garë, por që në fakt qe një mekanizëm fasadë i krijuar nga zoti Basha për t’i shërbyer fushatës së tij nën petkun e një grupimi “intelektualësh” të pavarur të shqetësuar për qytetin e Tiranës.
Që nga ajo kohë, Zonja Duma është shndërruar në një nga “yjet” e debatit publik në vend. E mbështetur dhe sponsorizuar nga disa drejtues e pronarë mediash, asaj i është dhënë gjatë kësaj periudhe hapësirë e madhe në një sërë mediash dhe forumesh publike në vend. Elokuente, e aftë në komunikimin dhe krijimin e imazhit publik, e pajisur me zhargon të pasur teknik, por edhe e pashme në paraqitje, ajo ka arritur të bjerë në sy e, për një pjesë të publikut, të shkëlqejë në këto debate. Megjithëse jo rrallë diskutimet e saj kanë qënë të mangëta e sipërfaqësore nga pikëpamja teknike e profesionale, aftësitë debatuese dhe vetësiguria që e karakterizon kanë bërë që ajo shpesh të dominojë mbi debatuesit e tjerë, ndoshta edhe për faktin se në shumë raste ata kanë qënë individë me formim të kufizuar në çështjet që janë diskutuar. Vetëpromovimi i zonjës Duma si, njëherazi, filozofe, psikologe, sociologe dhe eknomiste kanë krijuar shpesh ndrojtje dhe pasiguri tek debatuesit kur çështjet në diskutim kanë qënë të këtyre fushave.
Përfshirja e Zonjës Duma në strukturat drejtuese të PD-së me gjasa është nxitur edhe nga këto aftësi të Zonjës Duma në diskutimin publik. Megjithatë, kjo zgjedhje mund të mos jetë ogur i mirë për ata që shpresojnë në shndërrimin e PD-së në një parti moderne demokratike për një sërë arsyesh.
Së pari, promovimi i zonjës Duma mund të jetë tregues i falcitetit të proçesit “demokratik” të zgjedhjeve dhe ripërtëritjes në PD. Zonja Duma e ka shprehur haptazi në publik se ajo aspiron që të jetë një nga drejtueset e larta të PD. Në një pronocim të bujshëm të para ca kohëve ajo pretendoi se dëshironte të bëhej nënkryetare e PD-së, por më vonë e zbuti këtë qëndrim si pasojë e reagimeve jo shumë pozitive nga brenda PD-së. Pas këtij emërimi, arsyesheëm mund të besohet se Zonja Duma do ta plotësojë këtë aspiratë, por jo si rezultat i një proçesi demokratik zgjedhjesh brenda PD-së. Pozicioni në të cilin ajo është emëruar – pozicion i sajuar enkas për të, pasi në strukturën formale dhe në statutin e PD-së nuk ekziston asnjë pozicion i tillë – mund të shërbejë thjesht si një trampolinë për ngjitjen e mëtejshme të Zonjës Duma në hierarkinë drejtuese të PD-së. Daljet e pritshme të saj në publik nga ky pozicion mund të shërbejnë për të krijuar “kontributin” e nevojshëm për të justifikuar, në sytë e opinionit publik e mbi të gjitha të anëtarëve të PD-së, promovimin e mëtejshëm të kooptuar të zonjës Duma jashtë konkurimit real.
Së dyti, emërimi i Zonjës Duma mund të jetë tregues që proçesi i reformimit dhe i përparimit të PD-së nuk do të jetë thelbësor, por një operacion imazhi publik. Promovimi i Zonjës Duma ngjason me promovime të ngjashme brënda PD-së, në të shkuarën, përfshi promovimin e vetë Zotit Basha. Kriteri i këtyre promovimeve është përzgjedhja e individëve që kontribojnë në imazhin sipërfaqësor publik dhe jo e atyre që mund të kontribojnë me vizionin, eksperiencën apo aftësitë e tyre politikë-bërëse.
Së treti, emërimi i zonjës Duma mund të jetë tregues i strategjisë së ardhshme politike të PD-së. Në këtë drejtim, mund të spekulohet se kjo zgjedhje dëshmon se qasja e ardhshme e PD-së do të vazhdojë të jetë qasje agresive, e mbështetur në denoncime dhe qëndrime të ashpra publike dhe jo qasja e përpunimit dhe shtyrjes përpara të alternativave të qenësishme politike dhe qeverisëse.
Së katërti, emërimi i zonjës Duma mund të konsiderohet, arsyeshëm, si shprehje e ndikimit që ushtrojnë grupe të caktuara, kryesisht mediatike, tek kryetari i PD-së, Zoti Basha. Është fakt që Zonja Duma është mbështetur fuqishëm në vitet e fundit nga grupe të caktuara interesash publike dhe private, të cilët duket se kanë ndikim edhe tek Zoti Basha. Nëse kjo është e vërtetë, promovimi i saj është rezultat i politikës së vjetër klienteliste të PD-së. Në kohën e qeverisjes së Zotit Berisha, grupime të ngjashme interesash patën ndikim të jashtëzakonshëm në përcaktimin e karrierës politike të shumë njerëzve në PD, madje edhe fuqinë për të emëruar apo larguar ministra e drejtues të lartë të administratës, në përputhje me interesat klienteliste të këtyre grupimeve. Me sa duket, edhe kryetari i ri i PD-së dhe pretendenti për kryeministër Basha do të jetë nën ndikimin e interesave të ngjashme ekstra-politike dhe ekstra-institucionale, të cilat jo rrallë bien ndesh me interesin publik. /lajmepolitike.com/
Fillozofe tjetra..Po c’fare “ylli” eshte ajo..Ta analizosh ne debat, hidhet nga nje dege ne tjetren..Dhe ne fund te konkluzjoneve, ja fut edhe ndonje brockull ne fund..
Edhe zojes Duma ka me i dale “boja” shpejt ashtu i doli edhe zojushes Vorpsi. Bukurija edhe dija rrallehere puthen bashke te “hyjneshat” e PD.
bla bla bla,mjafton te hapesh kembet dhe te jesh simpatike si ne rastin duma dhe menjehere behesh dikushi ne PD
Kam nje urim-porosi per zonjen Duma:Mos u TOPALLIZO.Justifiko bukurine me sjelljen e urte dhe njerzore.Bjer ne PD kulture dhe dinjitet.
Juliano! Çfare flet? Kujt i sherben ky budallallek i yti. Grida, per mua qe e kam degjuar shpesh, nuk ka aftesi udheheqese e drejtuese. E vetmja aftesi e saj eshte se brenda minutes ajo mund te thote nje sasi me te medha fjalesh se çdo kush qe merret me politike sot ne Shqiperi. Pra eshte rekordmene ne kete drejtim.
Aftesia tjeter e saj eshte se perdor kaq shume fjale te huaja, kinse per te treguar qe eshte koke e madhe, sa qe nuk e kupton as nena qe e lindi, pra le me populli.
Aftesia e fundit e saj eshte se neper studio ajo eshte e paperfillshme si per drejtuesin e emisionit, ashtu edhe per bashkebiseduesit.
Le ta promovoje Basha ku te doje keto te tri karakteristika ajo i ka.
Vetem egua e saj per te qene nenkryetare e PD-se, tregon se eshte karieriste dhe nga keta tipa nuk shikon hajer.
Keqardhje te vihet nje zonje kaq e bukur
per te lyer pullat e rradhes se nje pjese
te madhe qe jane 10 kat nen nivelin e saje.
Me behet qefi qe partia Demokratike po merret me imazhin e saj, me mire Grida Duma sesa profesori “injorant” I fiskultures ai deputeti strazimir ose ku leshkoja tjeter. Klejtis kruja.
Shpresoj qe ta kene seriozisht kesaj rradhe titullaret e PD me imazhjn e partis, edhe pse vete mendoj se ka shume pune per te bere “ka shume ndryshk hekur tek ajo parti per 23 vite e pa pastruar thjesht e bojatisur nga jasht sa per estetik, – I shpreh urimet e mia personalisht zotit “Basha” per kete projekt qe ka marr persiper per te kthyer kete parti ne nje parti te denj per tu perfaqesuar ne BE.
Inat e kini por hakun mos ja hani z.Grida ju komentuesa xheloz.Grida eshte nje grua e kompletuar qe nuk ka burre qe i del perpara per nga fuqia argumentuese dhe elokuenca.Ajo i le te gjithe burrat me shpatulla per muri,pse kerkon te beje karriere kjo nuk eshte per tu kritikuar,kur degjoj fjalen “karrierist” te permendet ne konotacion negativ me kujtohet koha e ENVERIT QE KISHTE MANINE TI FUSTE TE GJITHE NE NJE THES DHE TE PROMOVONTE ME TE BINDURIT.GRIDA DUMA U PERBALL ME PUBLIKUN PAS ZGJEDHJEVE TE 23 QERSHORIT DHE MBAJTI GJITHE PESHEN E HUMBJES SE PD ne keto zgjedhje perballe opinionit ne te gjitha studiot ku ka qene e ftuar .Ku ishin gjate kesaj kohe keto zonjat e tjera te PD qe u idhnuan kur ajo shprehu deshiren per te qene numri 2 i Pd,apo kur eshte puna per te perfituar te gjithe jane te ndjeshem!Grida eshte nje ze i forte ne Pd dhe ne opinion dhe nqs ka ndonje person qe e meriton nje vend nderi ne parti pas 23 qershorit eshte patjeter kjo zonje e mencur.Por kujdes Grida me arrogancen dhe ruaj feminitetin,se ke per te qene vazhdimisht e dashur per ata qe te ndjekin.GRIDA KA POTENCIALIN PER TE REFORMUAR PD DHE PER TE FUTUR NJE FRYME TE RE NE KETE PARTI TE LODHUR DHE TE DEGRADUAR NGA FENOMENI BERISHA.
turp per te. femer e ulet. ka shkuar edhe me irfanin e panorames, pupupupupu….
Nuk ndryshon Grida nga Majlinda, Mesila, Jozefina jane njelloj: Arrogante e te pa sjellshme me shume fjale(pordhe),pa ide e personalitet.
Llampes qe i ka ikur drita nuk i vjen shkelqimi nga lyerja me boje te kuqe.PD eshte parti e degraduar,edhe kjo zonja papagalle eshte deshmi e ketij degradimi.Me vjen keq pse ne gazete ky emerim kot ben lajm.Pune studiosh e llafazanesh,po kot nuk thone qe kallinjte pa kokrra shquhen siper te tjereve.
Gfida Duma eshte smizofrene dhe cuditem qe gazeta Tema ka botuar nje shkrim kaq komplimentues per nje femer idiote te promovuar nga Ylli Pango si dhurare per mbertheckat e tij. Grida te jeni te sigurte qe mund te pakesoje e jo me te shtoje anetaresine e PD edhe sikur te ofroje falas vaginen e saj 3D per Bregun e Lumit, Kamzen, Kukesin apo Bathoren…
Grida Duma eshte skizofrene dhe cuditem qe gazeta Tema ka botuar nje shkrim kaq komplimentues per nje femer idiote te promovuar nga Ylli Pango si dhurare per mbertheckat e tij. Grida te jeni te sigurte qe mund te pakesoje e jo me te shtoje anetaresine e PD edhe sikur te ofroje falas vaginen e saj 3D per Bregun e Lumit, Kamzen, Kukesin apo Bathoren…
Grida Duma femer e bukur kaq.
Ore qerrata,K. F, me duket se ti je ai, Ka.., i Fort, haha qerrata, ku i di ato gjera ti per dumen.