Ajo është një grua që e sheh të ecë shpejt kudo nëpër Tiranë, është e gjatë dhe e hollë, e veshur jo mirë, por as keq jo! Flokë të shkurtra, që mua sa më shumë kalon koha më duken aspak femëror, e tualetosur dhe me një palë sy që i lëvizin vrikthi sikur ruhet prej dikujt.
Para ca kohësh më kërkuan të shkruaja për të (sigurisht shkrim demaskues) sepse është si “biçim” fallxhoreje që u lexon filxhanin që nga njerëzit e thjeshtë deri tek prokurorët e ca më tej, por ndryshe nga si do ndodhte dikur nuk më ngjalli shumë interes. Sepse mashtruesit në përgjithësi nuk më ngjallin pothuaj aspak interes, e aq më pak simpati.
Matrapazët e fateve njerëzor nëpër filxhan kafeje apo në letra bixhozi thjesht më bëjnë të nënqesh me numrin e madh të pasuesve që i ndjekin. Epo mirë një filxhan kafe ndonjëherë ja vlen të të kushtoj edhe 10 mijë lekë, sidomos kur leximtarja e fatit të thotë fjalë të mira, po ç’ti bësh kur ajo të përrallis një tufë me budallalliqe që të mbesin në mëndje.
Vite më parë kisha shkuar për të bërë nje shkrim për një tjetër fallxhore. Ishin aty rreth 20-25 vetë që e prisnin. Kur ajo dërgoi lajm që ishte e gatshme t’i priste, përroi i njerëzve u ngjit shkallëve.
Tek dera doli një grua me fustan dekolte, pa mëngë, me një tufë qimesh që lulëzonin poshtë sqetullës e ju drejtua një gruaje e cila gjithashtu ishte me fustan pa mëngë, duke i thënë, – s’të vjen turp, vjen e zhveshur për të hyrë në shtëpinë e Zotit, gruaja e re e gjendur në një pozicion të vështirë u mbrojt duke thënë që edhe predikuesja ishte po ashtu e zhveshur. Po kjo ishte si t’i hidhje barut zjarrit, sepse filxhan-lexuesja shpërtheu në histerizma duke i thënë,- ke ardhur se nuk lind do fëmijë, ja kështu thatë të mbettë barku jetë e mot e i binte murit duke treguar rrafshësinë e tij.
Gruaja e re nisi të qante, dhe shihte plot pikëllim vjehrrën e saj. Pasi replikova pak me fallxhoren, kordat e zërit të së cilës kapën dyshemenë, ju luta gruas që qante të ikte prej aty. Edhe vetë ika e mbushur me një shkulm inati. Ishte rasti i parë që një artikull gazete mund ta shkruaja me aq lehtësi sepse tipja ma serviri në tabaka subjektin).
Të jesh e varur nga dikush që të lexon fatin në fundin e një filxhani me diametër ndoshta një ose dy centimetër është ironike dhe të shkakton dhimbje. Arsyeja që nuk i preferoj mashtuesit ka të bëj ndoshta me lehtësinë që ndiej brenda vetes për të shpikur situata, rrëfenja e dalldisje nga një histori tek tjetra dhe nëse do doja të abuzoja sadopak do ta kisha gjithmonë shumë të lehtë të “lexoja” çdo lloj filxhani, sidomos kur përballë të ulen dy sy që të shohin plot pikëllim. Vite më parë kur isha studente një shoqja ime rrotullonte filxhanin mbi tavolinë e thoshte, – ah sikur dikush ta lexonte tani.
Ajo ishte e sapo ndarë nga i dashuri e këtë ndoshta e dinte gjithë kursi edhe unë gjithashtu.
Ma jep mua!-, i thashë, – se do ta lexoj unë. Edhe pse ajo e dinte që unë as i besoja filxhanëve dhe se po formoja mozaikun e historisë së saj me copëzat e shpërndara përreth përsëri më dëgjonte me kërshëri.
Je e çmendur i thashë dhe qesha duke i zgjatur filxhanin,- jo, – tha e ma ktheu përsëri,- vazhdo lexo se më pëlqen të të
dëgjoj. Ajo e dinte që unë lexoja me pasion gjera të tjera, por ajo kishte nevojë të nanuritej në fjalitë që unë i thosha e që në thelb ishin të gjitha pozitive. Prandaj mendoj shpesh që fallxhorët janë shkrimtarë ose gazetarë të djegur nga rrethanat e jetës.
Një ditë unë e takova filxhan-lexuesen dhe e testova. M’u përgjigj në çdo pyetjeje njësoj si dikush që po merret në provim, por teksa e dëgjoja mendova që nuk do shkruaj kurrë për ta denoncuar atë. Kjo me siguri do më bëj një qyetare të padenjë të shoqëruar edhe me ndonjë epitet mbrapa. Arsyeja që nuk do shkruaj për të d.m.th që nuk do them as si quhet e s’do ta shoqëroj as me emra njerëzish dhe faktesh që do ja ulnin vlerë e saj të filxhanit deri në zero) është se “kolonizatorët e mëndjeve të vogla” si ajo janë shtuar shumë, ata ftohen nëpër show apo spektakle të tjerë e broçkullisin ç’tu dojë qejfi. Madje edhe pëlqehen. E meqë nëpër emisione i ftojnë kolegët e mi, i bie të dal dy hapa pas nga rreshti derisa kjo lukuni të zërë vend. Ndonjëherë edhe gurët në shtratin e një lumi, pas një shiu të madh i merr rrjedha me vete e i lëviz sa andej-këndej, derisa bie qetësia e ata përfundojnë diku midis llumit e gurëve të tjerë për një kohë të gjatë.
Gruaja në fakt, kur ka ardhur në lagje nga një fshat i Tiranës ka qënë tmerrësisht e varfër. Aq e varfër sa vaktet e saj përbëheshin nga bukë dhe hurma. Kur e kam dëgjuar për herë të parë këtë lloj menyje kam heshtur e jam përpjekur të imagjinoj çfarë dreq shije mund të ketë ky kombinim. Pastaj e kam gjetur me mend, ka shijen e varfërisë! Sa herë e shoh tek më kalon para syve duke nxituar për diku mendoj nëse është e lumtur ndonjëherë, dhe parafytyroj gishtat e saj të hollë, ku gjurmët e keqpërdorimit rrinë aty palë-palë mbi lëkurë, teksa merr 10 mijë lekshin dhe e rras në xhepin e xhaketës së saj. Tani ajo nuk ka më as tiçjanet e gjera, as fustanin sipër tyre, nuk ka shami në kokë, e gishtat nuk i ka më me unaza kallaji, por të mbushura plot flori. (Ah ky floriri që kur shoh sesa i verbër është kur zbukuron çdokënd më bën mos ta shoh dot me sy)
Dikur Iris Murdoch shprehej se njeriu mendon me aq fjalë sa flet, prandaj unë nuk rri dot pa menduar çfarë vaktësie ka në filxhanin e saj dhe sesa të vakët mund të jenë ata që e paguajnë.
Shumë vite më parë kur një e njohura ime e rastësishme më tregoi sesi kishte shkuar tek Gazmend Male për të shëruar djalin e saj të përkëdhelur që nuk donte të shkonte në shkollë, i biri kishte dalë prej andej duke e tallur e duke i thënë;- Ahh sa mirë t’u bë që sapo të zhgrapën 60 mijë lek, pse ai me tre gishtat e vendosur në ballin tim do më shëronte mua me bio-rrymë, e ema e shihte e pezmatuar, djali jo më shumë se 14 vjeç atëherë i pati thënë duke i vendosur gishtat në ballë nënës së tij; – ja tani do të të shëroj unë, në shkollë s’do shkoj, po do hap e unë një klinikë të tillë.
Mua nuk më habit më që numri i fatlexuesve në Shqipëri vjen e shtohet, nuk më habit më kur këta i shoh nëpër ekrane, thjeshtë më vjen keq për “kopenë” e besimtarëve të këtij lloji që sa vjen e rritet.
Ndonëse mashtrimi në vetvete nuk më ngjall ndopak ndjenjë vlerësimi, është diçka aty brenda tek njerëz të tillë që më ngjall respekt, ai është instikti i tyre i mbijetesës!
Po me po!
S ke provu ti qe ta takojsh tjetren per her t par, apo tjetrin,dhe te t thojn se çfar do te t ndodhin edhe mas njizet vjetesh,(sepse car t kan bo nga mbrapa shpine ti merr vesht pernjiher),te te thot edhe me emra personat qe ke t bosh,apo shtetet ku do shkojsh,(dhe esht analfabete ne gjeografi),te t thot edhe çfar te kan thon dashnorja para nji muajit,dhe ta thot fjalin fjal e presje, ..dhe kur kalojn vitet dhe kthe koken mbrapsht…ti shef qe car te kan thon ata “magjistaret” te ka dal e vertet.
Dhe jo vetem ne shqipni por ne gjith boten.
Shko kliko ne tjub dhe shif sesi edhe FBI i perdor ato qe quhen “midjum”,per te zbulu kriminel te pagjetur prej kohesh,dhe pasi mbaro proçesi esht vet dedektivi amerikan qe shprehet,”po te mos ishte medium (magjistarja qe shikon apo ndigjon ndjen vetem duke prek nji object te personit,psh shall,doracka xhaket..,)atehere krimi nuk mund te zbardhej kurr.”
Medium jan ata persona qe gzojn aftsi te mbinatyrshme,kan shqisen e gjasht,dhe ka raste qe nga filxhani,nga nji cop fotografi,nga nji object personal,nga pellemba e dores..ata shofin pjes te se shkuares dhe te ardhmes te personave te ndryshme.
Un e kam me pervoj personale.
Prandaj kurr mos boni keq,sepse ka persona qe e shofin te keqen tuj edhe nese ti je i sigurt se s din gjo njeri.
Po na i trego emrat e ketyre personave qe shohin kaq mire te pakten ?
Po na trego te lutem kush eshte ajo qe sheh aq mire?
Ligji i abuzimit popullor, keshtu quhet ne Itali, dhe merret posacerisht me kete kategori mashtruesish, qe per fat te keq eshte perhapur dhe ben “ligjin” ne shqiperi, ne cdo lagje, ne cdo qyetet, sepse gazetaret e kane mendjen per gjera te tjera dhe jo te investigojne per ruajtjen e jetes, nderit, pasurise dhe shendetit te qytetareve nga keta mashtrues dhe abuzues ne emer te fese apo te bamiresise.
Me pelqeu me te vertete ky shkrim!
Ne te gjith boten, ne te gjitha fushat e jetes, ka mashtrues.
Edhe teorija kuantike thot se çdo gje qe esht e mundur behet realitet ne nji form apo univers te caktuar. Shqip “çdo gje ndodh!”
Edhe mundsija per te parapar fatet e njerzve,i nenshtrohet ktij rregulli.
Dhe njerzit qe kan aftsi te shohin pertej kohes dhe hapsires normale,pra ata qe mund te thon se çfar do te te ndodh ne te ardhmen,apo çfar te ka ndodh ne te shkuaren ty,kta njerz quhen medium. Ata kan shqisen e gjasht.
Cdo njeri e ka kte mundsi, por disa e kan talent,dhe ka edhe gjeni.
Keta njerz me prirje “te mbinatyrshme” ne amerik,angli apo gjetke perdoren nga policija per te zbardh krime kur policija nuk ka sukses me rruget e saj. Dhe jan te faktuara rastet.
Kta njerez kan aftsi qe vec te prekin nji object tendin, p.sh. rrobe,apo fotografi,qofshin edhe ne distance prej mijra km larg teje,ata krijojn lidhje dhe te thon shum gjera “te cuditshme” rreth teje qe nje zot e di se nga i marrin vesh.
Dikur nji dashnore ime me thot se kishte taku nji grua qe i kishte pa filxhanin dhe i kishte then emrin e dashnorit (a don dhe mbiemrin? E kish pyet) dhe i kishte then select nuk do perfundonin bashk. Ishte koh monizmi dhe se besova
para part vitesh me thoshte nji tjeter “medium” po nga filxhani see çfar me thoshte nji dashnore mua privatisht. Madje fjal per fjal.
U habita dhe e pyeta se si i dinte ato gjera.
Me cfaqen vetvetiu me tha.
….
O sa ka kjo bot….
me pelqen sa here lexoj shkrimet e ish-koleges time Irenes, e mprehte ne mendim dhe qartesi komunikimi.
Une di qe per kapric te natyres ekzistojne fatthenesit,por te rastisesh me ta eshte njesoj sikur te dallosh gjeniun mes 10 vetash qe vishen e flasin si gjenij.Per kapric te natyres as fatthenesit s’e dine talentin e tyre dhe as kerkojne kompensim.Zakonisht s’i degjoj njeri…Kush e mban mend oktapodin Claus apo si è kish emrin?
Dua shikoj per fatin tim