Falluxhat tona

11 Prill 2014, 19:26Blog TEMA

Nga Ali Cenaj

 

“E humbëm djalin. Na e morën ndër duar. Si tinëzisht. Edhe më herët, nganjëherë shkonte nga dy-tri ditë, por kthehej. E tash po bëhen dy javë dhe e nuk kam asnjë lajm. U çmendëm. Po e mendojmë më të keqen”, më thotë gati i tmerruar, Samiu, një nga ata shokët me të cilët biseda nuk përfundon me të zbrazur të filxhanit të kafesë.

“Çka po ndodh kështu me ne…”, thotë ai, tek vazhdon monologun, më shumë nga nevoja që të zbrazë mllefin, që me dikë të qajë hallet.

“Po më dhimbset. S’ka pas fëmijë më të mirë. I urtë, i edukuar, i mençur, inteligjent…”, thotë ai, tek flet për Dritanin, djalin e vetëm të vëllait të tij, biznesmen i njohur prishtinas, dhe nënës, gjithashtu avokate e suksesshme, të cilët, ai jo vetëm që i fajëson, por duket se i urren për atë se aq shumë ishin dhënë pas pasurisë sa djalin e kishin harruar.

Ai fajëson edhe veten që nuk kishte qenë mjaft i kujdesshëm kur, siç thotë, kishte parë ndryshimet e para në sjelljet e djalit. Do sjellje të çuditshme, kur mentaliteti i tij ndryshoi. U mbyll në vete, u bë i huaj për familjen, librat që vendin ua lanë ligjëratave radikale, në Kosovë e jashtë saj.

Ai tashmë kishte harruar muzikën e preferuar. Ishte tërhequr nga shoqëria e mëhershme dhe çuditërisht kishte zënë një shoqëri tjetër, disa të panjohur, por me të cilët Dritani u lidh aq sa u bënë të pandashëm.

Ai tash kujton dhe fajëson një fqinj, aty përballë në lagje, shtëpia e të cilit ishte bërë si një lloj xhamie, e frekuentohej nga shumë të panjohur dhe ka bindjen se e keqja u kishte ardhur mu nga ajo shtëpi, që muaj më parë ishte bastisur.

“Ishte studenti më i mirë i gjeneratës. Kapacitet…”, thotë Samiu, në të shkuarën, sikur Dritani të mos ishte më në mesin e të gjallëve.

Ai i frikësohet më të keqes. Se djalin mund ta kenë marrë në qafë dhe mund të ketë shkuar rrugës së dhjetëra apo qindra shqiptarëve që po bëhen pjesë e një lufte të pakuptimtë në Siri prej nga, lajmi i fundit për vdekjen e një shqiptari, erdhi dje.

Valon Musliu nga Tushilla e Skenderajt, të dielën u vra në Falluxha të Irakut, ku ishte dislokuar ”përkohësisht” nga Siria, së bashku me vëllain Musliun që ka mbetur atje për të vazhduar luftën që, vetëm ata mund ta dinë çka ka të përbashkët me Kosovën dhe shqiptarët që edhe në këtë aspekt u gjendëm të përçarë. Madje skajshmërisht.

Jo pak shqiptarë janë bërë e po bëhen pjesë e lëvizjeve fundamentaliste, vehabiste e selafiste që gjithnjë e më haptas demonstrojnë forcën dhe po pushtojnë hapësirë.

Sado të thonë se në Siri po luftojnë diktaturën e Assadit, në të vërtetë atje janë për të ndërtuar një diktaturë tjetër fetare. Shtetin Islamik të Shamit në hapësirat mes Sirisë e Irakut, ku tashmë kanë vendosur ligjin e Sheriatit, modelin që padyshim Valoni nga Tushilla do të dëshironte ta sillte edhe në vendlindjen e tij.

Mendimit dhe praktikës liberale të islamit ndër shqiptarët po i zihet fryma. Po imponohet diçka tjetër. Nëse jo me të mirë, atëherë përmes dajakut.

Këtë më së miri e ka kuptuar Bedri Halili, imami i xhaminë në Vushtrri, që ditë më parë u rrah nga disa vehabistë me të cilët, për çudi, Policia as që u mor fare.

Ndryshe nga Samiu, i brengosur për Dritanin, nipin që ia rrëmbyen, familjarët e Valonit nuk shprehën as dhembjen më të vogël për djalin e vrarë në Falluxha të Irakut, duke shfaqur realitetin tonë.

Një botë shqiptare e ndarë më dysh. E përçarë, në dy tabore të armiqësuara.

7 komente në “Falluxhat tona”

  1. realisti says:

    Egersina (p)islame e vorrueme ne fund te Luftes se Pare Botnore prej ushtrive aleate edhe e gadi e mbytun prej Ataturkut, ka nise me u perteri e me u sherue pak e kah pak. Fatkeqesisht per shqipfolesit myslimane te Ballkanit, egersina (p)islame ka nevoje per idealizmin edhe deshiren e tyne per drejtesi. Vetem kthimi i tyne ne te krishtene mundet me ndale ket “hemorragji”, por kjo zgjedhje mbetet ne dore te sejcilit e kerrkush nuk mundet me i detyrue me bâ ate zgjedhje. Per here te pare tesh 500 vjet, shqipfolesit e kane ne dore te vet jeten apo vdekjen(p-islamin).

    As prindja e as shteti nuk kane gjâ ne dore.

  2. Enver Hoxha says:

    Ja pse e ZHDUKA FENE DHE FETARET UNE:
    -Qe djemte te mos luftojne per TERRORIN BOTEROR gjoja ne emer te fese!!!
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA,o te flamosur!!!
    Kishat dhe xhamiat jane per te MASHTRUAR POPULLIN NGA MJERIMI I DITES!!!
    Asnje hall nuk ka zgjidhur feja,pervec MASHTRIMIT!!!

    1. Arben says:

      SERBIA KA PATUR AGJENTUREN E SAJ ME TE FUQISHME NE SHQIPERI, PIKERISHT NE KOHEN E ENVER HOXHES O BYRAZER, NUK KA LIDHJE FARE BESIMI NE ZOT KETU.

      SERBET KETE KANE TENTUAR ME SHQIPETARET NE CDO KOHE.

      HAPI SYTE!!!!

  3. Arben says:

    KOMUNITETI MUSLIMAN I KOSOVES DUHET TE SHPREHET PER VULLNETARET QE SHKOJNE NE SIRI.

    NORMALE QE NQS NJE PERSON E KA NDARE MENDJEN PER TE SHKUAR ATJE, DO TE SHKOJE, NUK E PENGON DOT NJERI, POR HESHTJA E KOMUNITETIT MUSLIMAN, MUND TE JETE DERI KRIMINALE.

    CFARE DETYRE BEN TERNOVA QE ESHTE NE KRYE TE KETIJ KOMUNITETI.

    KA VENDOSUR NJE BLLOKIM TE TE SHPREHURIT NGA CDO PERSON NE KOMUNITET PER KETE PROBLEM.

    PSE DUHET KY BLLOKIM, A MOS VALL KURANI NUK SHPREHET SI DUHET VEPRUAR NE KETO SITUATA.

    PO QE SE SIPAS INTERPRETIMIT QE I BEN TERNOVA KURANIT, NJEREZIT DUHET TE SHKOJNE TE LUFTOJNE NE SIRI PERKRAH EKSTREMISTEVE (TE CILET DUHET THEKSUAR ME SHUME PO BEJNE LUFTE CIVILE, SESA LUFTE KUNDER ASSAD), LE TE DALE TERNOVA E TA THOTE KETE GJE.

    KAM PERSHTYPJEN SE HESHTJA E TERNOVES ESHTE KRIMINALE DHE AI E STIMULON KETE PROCES.

    ARSYET LE TI SHPJEGOJE AI VETE, NDOSHTA KA TE BEJE ME FONDET QE KA VENDOSUR UDB-JA DHE SHERBIMI RUS PER DESTABILIZIMIN E SHTETIT TE KOSOVES.

    OPINIONI PUBLIK NE KOSOVE DUHET TE BEJE PRESION MBI TERNOVEN QE KOMUNITETI MUSLIMAN TE SHPREHET PER KETE FENOMEN,
    “A ESHTE KY VEPRIM FJALA E ALLAHUT, APO E TERNOVES”?????!!!!!

  4. gjoni says:

    Nji fatkeqesi nacionale,por qi ka vetem nji rruge dhe kjo duhet te hapet se pari prej intelektualeve shqiptare :orientimi i shqiptareve per kah rrajet tona te hershme=Katolicizmi.Te gjitha rruget e tjera vetem sa e mbulojne plagen se jashtmi, tue lane te keqen mbrenda nesh.

    1. Arben says:

      NUK KA LIDHJE FARE ME FENE KY FENOMEN O BYRAZER.

      KA LIDHJE ME AGJENTURAT E HUAJA QE DUAN DESTABILIZIMIN E KOSOVES.

      SERBIA KESHTU KA VEPRUAR NE KOSOVE EDHE PERPARA PUSHTIMIT OSMAN, NGA SHEKULLI 11-14, NE KOHE KUR SHQIPETARET ISHIN KATOLIKE.

      ARRITI NJE MOMENT KUR I KISHTE VENE TE GJITHE SHQIPETARET NE GIJOTINE E PRITEJ VETEM TE ULTE SEPATEN TI PRISTE KOKEN.

      KJO ESHTE EDHE ARSYEJA QE SHQIPETARET PERKRAHEN FUQIMISHT PERANDORINE OSMANE DHE FENE ISLAME, SEPSE U OFROI MBROJTJE SI NJE FUQI E KOHES.

      SHQIPETARET E KANE MBESHTETUR PERANDORINE OSMANE, NJELLOJ SIC MBESHTESIN SOT AMERIKEN O BYRAZER.

      NUK THOTE ALLAHU SHKONI E VRISNI NJEREZ, POR ATA QE KANE INTERESA TE DYSHIMTA NE KOSOVE.

      HAPI SYTE!!!!

      1. Avokatin e djallit (Sales)e ben mire dhe shquhesh per kete,por ke filluar te besh edhe avokatine e vehabisteve e xhihadisteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje