“Thyerja” e një paradigme

7 Prill 2014, 19:29Blog TEMA

Nga Flogert Muça

 

“Nuk mjafton të fitohet lufta; është më me rëndësi të organizohet paqja”. Kështu do të thoshte Aristoteli, i cili jetonte në periudhën 384 p.e.s, por duke e hedhur këtë aksiomë të tijën në ditët tona, në vendin ku jetojmë, vërejmë se në fakt jo çdo gjë është ku duhet, ose pjesa dërrmuese e gjërave s’janë kurrëkund. Duke parë afër dhe larg, duke vështruar në të tashmen tonë dhe në të tashmen e Perëndimit, diferenca është mëse e dukshme.

Po të shohim ndryshimet e bëra dhe luhatjet e tensioneve politike dhe sociale në Shqipëri, vëmë re se shqetësim dhe pengues i realizimit te aksionit të paqes sociale dhe gjithëçfarëllojshme tek ne është pikërisht koncepti me të cilin është operuar. Vështrimin e hedhim që nga shkëputja de jure nga diktatura gjer në ditët që jetojmë. Si çdo etapë, edhe kjo periudhë kohore ka aktorët e saj, të cilët aspak s’na intereson ti analizojmë, sepse ato i ka gjykuar vota e popullit dhe është e domosdoshme t’i gjykojë edhe forca e ligjit (edhe pse në konceptin e tyre jo përherë ka qenë si alternativë progresi e për pasojë është cënuar rëndë vullneti i popullit), por ajo që neve na intereson, sidomos neve të rinjve, është padyshim rrjedha e prog-regresit të bërë në konceptin për organizimin e paqes, pas fitores së “luftës” nga shpirti i të rinjve të Dhjetorit 1991 dhe rruga që duhet të gjejmë për një koncept të ri, mendësi të re, rrugë shpresëdhënëse.

Koncepti me të cilin është operuar këto 23 vjet në Shqipëri, mund të themi se është mbledhja e një sërë tëknikash deri diku e pandershme kundrejt popullit, që i ka shërbyer politikës për të sunduar gati në çdo qelizë të shoqërisë. Këto jo të thëna me fjalë, por të provuara me fakte. Që nga manipulimi i zgjedhjeve pas 1992, tek manipulimi i mediave duke mos i lënë ato të lira. Djegia e redaksive që është bërë, është në vetvete mungesa e lirisë së të gjithëvë ne (Koha Jonë në vitin 1997, Tema në 2010-ën, gjoba ndaj Top Channel etj.), kapja e drejtësisë nga pushteti, mungesa e investimit në dije e shumë shërbimeve të tjera jetike për funskionimin e shtetit si këto, kanë mbyllur faqen, duke lënë të pashkruar paqen, solidaritetin, besimin mes njerëzve dhe marrëdhënien shtet-individ. Këto ishin padyshim veprime te një mëndësie tërësisht regresive. I përmendim këto pasi jane mjete që përdoren nga pushteti si rruga e fundit për t’i mbyllur gojën të vërtetave, mosballafaqimit me faktet. Pra, mungesën e transparencës. Pafuqia e një populli jo dhe aq të emancipuar dhe një rinie që rendte pas armëve e jo pas librave e ideve të reja, ishte fuqi për politikën e kësilloj.

Dihet që, nga më të largëtat kohë e gjer në ditët tona, qëllimi i politikës është pushteti, por mënyra që zgjidhet për ta marrë e më pas mbajtur është ajo që bën dallimin mes palëve. Edhe kjo është sërisht çështjë këndvështrimi, është çështje mendësie që ka politika në përgjithësi dhe aktorët kryesorë specifikisht. Eshtë kjo mendësia e vjetër, e cila mendon se duke u fshehur, fiton, duke shtypur të vërtetat, mbijeton. Pikërisht kjo mendësi ka krijuar nja vakum të pashembullt në shoqërinë shqiptare. Të rinj që përbri ideve të reja kanë vënë bastet, përballë librave kanë vënë blerjen e diplomave, përballë përballjes për një të ardhme më të mirë, i janë nënshtruar fatit që i është “servirur”. Kjo ka bërë që të ketë një hendek të madh dhe një boshllëk të tejskajshëm mes asaj që duhet dhe asaj që është. Koncepti mbi të cilin është punuar gjer më sot, ka lënë pasoja apokaliptike në shoqërinë shqiptare, ku të rinjtë, nëse nuk marrin masa drastike me veten, do ju duhet ta lënë dhe për shumë kohë të parregulluar organizimin e paqes sociale në vend. E vërteta është se duke parë Perëndimin e duke vështruar Shqipërinë, nganjëherë duket sikur ne s’do bëhemi kurrë. Edhe kjo është e ngulitur tek ne nga koncepti i gabuar i mbjellur pabesisht këto 23 vjet. Gjithë vazhda e veprimeve të pahijshme që janë bërë në Shqipëri, falë etjes individuale për pushtet e larg interesit publik, ka bërë që pesimizmi të triumfojë padrejtësisht ndaj optimizmit. Ky ka qenë qëllimi i konceptit të vjetër për vendin dhe deri diku ia ka arritur. Këto i ka shkaktuar pra mungesa e transparencës, mungesa e meritokracisë, mungesa e vetëdijes popullore, e cila as sot as kurrë s’duhet të presë që gjithçka t’i vijë nga shteti, por duhet të imponohet që shteti t’i ndihmojë që botëkuptimi të ndryshojë, vizioni po ashtu.

Të thëna të gjitha këto, ajo që lypset me së shumti (përveç ankeses se gjithçka duhet ta bëjë politika), duhet të ngrihet lart vullneti, dëshira dhe guximi për të vënë në jetë ide të reja. Tanimë duhet të operojmë të lire larg fshehjes si struci ndaj të vërtetave dhe me guximin se fuqia e ideve të reja është e pamposhtshme. Koncepti me të cilin ne tani e tutje duhet te operojmë është ai i një rinie dhe shoqërie europiane, aktive.  Një koncept që pranon gjithë kohës ide të reja me energji të reja. Mospranimi i së vjetrës dhe nxjerrja e mesimeve aq shumë të domosdoshme nga efektet e konceptit të vjetër, do ta çojnë shoqërinë shqiptare në një stad tjetër, më lart. Asgjë më e strukur ne prehrin e të mosgjendshmes, gjithcka në transparencë të plotë. Pra, me besimin se ky vend bëhet vetëm nëse jemi të gjithë gati, për nje stad të ri jete dhe botëkuptimi, ne do të mund të arrijmë të “heqim qafe” njeherë e mirë atë që na mbajti peng kaq gjatë, botëkuptimin e vjetër. Protesta me e mirë është ajo e argumentit dhe punës, për të treguar se gjërat mund të bëhen dhe ndryshe, mund të bëhen sigurisht shumë më mirë. Kohët që po jetojmë, na kanë dhënë shansin që të marrim më të mirën nga eksperiencat botërore për të arritur më të mirën për veten, ndaj shkëputja nga e vjetra dhe përqafimi i së resë, janë  çelësi i suksesit për arritjen e paqes.

21 komente në ““Thyerja” e një paradigme”

  1. loci says:

    me ne fund filloi mendja te punoje tek te rinjte.

    1. Adela says:

      Besoj se ka ardhur koha qe gjithe rinia te ngrihet ,te marr ajo ne dore situaten qe ndoshta eshte lene pas dore . Eshte bukur te lexosh te shkruhet per rinine me realizem dhe te shperndahet fryme optimizmi. Besoj se ky eshte vetem fillimi i zgjimit te te gjitheve ne .

      1. LEZHA CITY says:

        Kjo eshte rinija qe duam, rini me plot ide, rini qe kerkon ndryshimin.

      2. flavia says:

        Bravo Flogert. Nje shkrim qe ja vlen te lexohet ?

        1. ciceroni says:

          Titull brilant, hyrje fantastike, konkluzion ideal . Me vjen mire qe brezi I ri ka te tille elemente. Urime te sinqerta, me shijoi vertete

      3. gjyshi says:

        Zoteria ka shkruar edhe here te tjera!
        Trajton tema interesante.

    2. gertjan says:

      Mund të rrëzosh një qeveri për 6 minuta mund të krijosh një kabinet të ri qeveritar për 6 orë mirpo duhen 60 vite të ndryshosh tërësisht mentalitetin e një shoqërie.
      Jam dakord me shkruesin,pasi parë në vështrimin e tij ne jemi vonë në krahasim me sa duhet të kishim bërë.

    3. Arbia says:

      Flogerti si gjithmon e godet situaten aty ku duhet, ne piken me te dobet dhe sigurisht me evidenca qe tbejne te mendosh seriozisht per ato cka jane shkruar aty brenda

      1. Minoritari grek says:

        duker u bashku te gjthe me kte djalin dhe me shkrime te tilla, rinia vazhdon te ndergjegjsohet akoma me teper per politken, Urime shume shkrim i goditur

      2. pamela says:

        Shkurt, qarte, paster dhe pa gabime nje shkrim mjaft i realizuar. I cili trajtone nje teme aktuale dhe teper interesante. Te pergezoj Flogerte.

  2. helena says:

    Vazhdoni thirrjen per te RINJTE! Rinia duhet te zgjohet!

  3. eri says:

    urime per shkrimin kaq te goditur dhe te vertete.
    rinise se sotme shqipetare i duhen njerez te tille ne mes tyre

  4. tfgs says:

    O Mucooooooooo,Aristoteli e tha kete thenie magjike per shtetin qe lindi DIMOKRATIA-n,Greqine,adoptuar ose pervetesuar kjo edhe nga Evropa,por nuk mund te flitet per Albanistan,Turkye,Irak,Zimbaboue apo me gjere,ok!
    Ndonjehere duhet te jemi rreal,jo cdo gje mund te na shkoi per shtat,nuk jemi pjese e ketij fakti,qe ne rastin konkret eshte PARADHIGMA.
    Duhet te pranojme se Zoti nuk i beri te gjitha gjerat njelloj,exsiston diversiteti…….korraku mbetet korrak!

  5. beni says:

    tek lexon shkrime te tilla nga te rinjte e shqiperise fillon dhe ndien nje shprese se e ardhmja e ketij vendi eshte nje e ardhme e ndritur e ardhme qe kemi vite qe perpiqemi ta ndertojme . Froca e rinise se sotme eshte ajo qe do te sjelle ndryshimin nje here e mire. Shumse sukses ne rrugen tuaj

  6. Matilda says:

    Kjo eshte rinia per te cilen ka nevoje Shqiperia…Bravoooo , shkrim i kendshem.

  7. Ueda says:

    Kur lexon kete shkrim , cdo fjale shtojce eshte e tepert, dhe cdo kompliment eshte i paket ?

    Bravo ! bravo ! Bravo ! shkrim i mrekullueshem `

  8. xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx says:

    Do kishte vertet vleresimin tim jo hipokrit. po te vinte nga nje i ri qe nuk ka lidhje me politiken.

    1. Tayson says:

      Eshte ose jo I lidhur me politiken, shkrimin e ka qare o Xxxxxxx ?

  9. diana says:

    Djaloshi qenka vertet ai qe duhet .Po mos valle troket ne dere te shurdhit-s besoj.
    Ne konkursin e talenteve (cdo gje eshte talent edhe politika) do te thosha pa hezitim-Ti vlen
    No koment me tej

  10. xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx says:

    Politika nuk behet me spurdhjak!!! Nese te vjetrit te kane zene ngushte nuk mund tju vesh perballe spurdhjaket. Vendi yne eshte ne buze te humneres e nuk mund te na hidhni hi syve me ca shkrime adoleshentesh.
    Ky djali ben mire te studioje ose jo, por te mos behet vegel qorre e politikes sepse jeta per te eshte e gjate dhe nje dite do te mbetet me kembe me traste ne krahe…

    P.S. Shih Çim Hysen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje