E keqja e "heronjve" të gjallë

6 Prill 2014, 15:34Blog TEMA

Nga Marenglen Rexhaj

Shume ngjarje me bejne te mendoj qe shqiptaret kane mesuar shume mire te jene viktima dhe duket sikur ka filluar t’u pelqeje ky rol, ndoshta kane degjuar se rruga per te te qene nje hero shpesh kalon nga te qenit viktime.

Vetem roli i fajtorit eshte i lire dhe si duket do te mbetet i lire pergjithmone.

Pervec se shqiptarve ju pelqen disi roli i viktimes ju pelqen gjithashtu qe te qeverisen nga heronjte, dhe keshtu jane pak a shume ata qe na qeverisen Shqiperine per vite me radhe, ata qe po qeverisin Kosoven dhe Maqedonine ende sot. Populli shqiptar pamvarsisht ku voton, pelqen te votoje njerezit qe kane bere heroizma dhe kane hyre ne skenen politike si produkte te ngjarjve te vecanta te historise se tyre. Pothuajse keshtu ka qene gjithmone ne historine tone qe nga Skenderbeu e deri me sot.

Kishim  Sali Berishen qe drejtoj Shqiperine duke qene kryesisht i votuar si njeriu qe shembi nje sistem totalitar, i larguar nga pushteti per disa vite kur u be i dyshimt heroizmi i tij. Dhe i rikthyer perseri ne pushtet, si per ti thene na fal qe dyshuam te ti, “o heroi yne”.

Kemi Kosoven te drejtuar nga Hashim Thaqi, nje ish drejtues i luftes clirimtare i cili erdhi ne pushtet dhe vazhdon te rrije aty kryesisht per shkak te asaj “lufte qe beri”. Gjithashtu kemi Ali Ahmetin qe erdhi ne pushtet si nje hero, si nje drejtues legjendar i “luftes” se 2001-shit ne Maqedoni, dhe vazhdon te rrije aty duke pasur edhe ekskluzivitetin e patriotizmit e heroizmit.

Te drejtohesh nga heronjt e tu duket nje gje shume normale dhe mbase edhe ideale, por heronjte e gjalle kane edhe te metat e veta. Keta udheheqes “prodhim lufte” mund te behen te rrezikshem ne pushtet, ata e kane te lehte te luajne me ndjenjat e atyre qe ju kane fituar zemren, dhe kthehen ne donzhuan politik qe te marrin ne qafe.

Ata kane rrezikun te jene te votuar per shume kohe nga njerez qe votojne me zemer dhe te drejtuar nga emocionet, dhe jo nga nje mendje e ftohte dhe e arsyeshme.

Duke ditur se nga kush jane votuar dhe pse jane votuar, politkanet e ketij lloji e kane te lehte te punojne vetem ne ate pike ku votuesit e tyre preken, ata kujdesen qe ate arsye per te cilen jane votuar ta mbajne te gjalle. Keta lloj votuesish jane shume te sinqerte, por per fat te keq preken me gjera te vogla, gezimi i tyre eshte i lidhur me shume me realitetin nga i cili kane shpetuar se sa me realitetin e deshiruar per te ardhmen  e tyre,  keshtu politikaneve te tille nuk ju duhet shume pune qe t’i prekin perseri ne zemer.

Dhe ne e veme re lehtesisht me cfare ka luajtur Berisha sa here i eshte dashur apo sa here nuk kishte mundesi te bente ndonje gje me shume, ai gjithnje ju kujtonte votuesve te tij se kush ishte ai, duke kujtuar se sa shume e urren komunizmin, dhe kete mundohet ta beje me sa me pak shpenzime. (pervec rasteve ku i duhet te shemb ndonje veper “komuniste” sic eshte piramida).

Gjithashtu Hashimi ben te njejten gje sa here qe nuk ka cfare te tregoje, i kthehet historise se suksesit dhe kohes se luftes, ju kujton shqiptarve te Kosoves se cfare beri ai ne vitet e tij te lavdishme.

E akoma me keq lideri shqiptar ne Maqedoni, ai i bie akoma edhe me me pak shpenzime, nuk lodhet fare, atij nuk i duhet te beje asgje me shume per t’i mbajtur zemrat e shqiptarve te vet te  ndezura dhe te flakta pas tij.

Ka ndertuar nje Skenderbe te vogel ne Shkup dhe i sillet rreth per vite me rradhe, nje here i mbjell lule nje here i shtron guret, pastaj ia heq per t’i hedhur betonin e keshtu me rradhe, gjithmone gjen arsye per ta permendur ne fushatat e tij. ( me nje fjale ia ka pare hajrin Skenderbeut me shume se cdo shqiptar tjeter.)

Ky eshte nje realitet i veshtire.

Nga ky realitet i mbushur me politikane te prodhuar nga ngjarje te jashtezakonshme do ta kemi te veshtire te ecim dhe zhvillohemi ne gjendje normale dhe te zakonshme. Me politkane te tille te shpallur heronj me kauza te verteta apo jo, ka nje rrezik shume te madh, ata sapo ta shohin qe populli ka harruar qe ata jane heronjt e tij, ata do duan situata te reja ku tregohet heroizmi, dhe nese ju duhen do kene gjithmone mundesine t’i krijojne.

Prandaj pothuajse cdo pranvere Shkupi perjeton akte te tmerrshme dhune mes shqiptarve dhe maqedonasve, akte te cilat ju krijojne mundesine e mire politikanve te prodhuar nga “lufta” te tregojne edhe nje here qe ata jane akoma heronj. Pas nje akti te tille ata e kane shume te lehte te nxjerrin ne pah patriotizmin e tyre pa bere ndonje shpenzim, (pervec cmimit qe paguajne shqiptaret e rrahur) mjafton te shpallin fajtor ate qe per “fatin e keq” nuk ishte ne “luften” e tyre te dikurshme.

Keshtu keta politikane te dale nga ngjarje te jashtezakonshme pelqejne shume qe te kete situata te tilla, mund te kene nostalgji per kohen e zbulimit te dellit te tyre politik, ose i perdorin per te arritur ate numer votash qe do te arrinin me shume shpenzime ne nje menyre tjeter.

Realiteti shqiptar ne Kosove dhe Maqedoni do ta kete shume te veshtire te ndryshoje per mire per aq kohe sa udhehiqet nga te tille politikane. Nevoja me e madhe e shqiptarve kudo qe ato jane, eshte qe te qeverisen nga politikane te lindur e zhvilluar ne kushte normale, qe nuk shquhen per heronj te medhenj perpara se te votohen, por qe ju duhet te punojne per tu bere te tille. Dhe populli shqiptar duhet te mesoje ta largoje nga skena politke kedo qe i eshte mbushur mendja se eshte hero, sepse ketu fillon rreziku i madh i nje heroi te gjalle.

Theksova pak me shume liderin e shqiptarve te Maqedonise, sepse aty eshte edhe me e dukshme qe luhet karta e heroizmit per te fituar pike politke. Luhet deri ne ate pike sa po te ishte Skenderbeu nje imazh i gjalle, do ishte bere milioner nga paret qe kjo parti do duhej t’i paguante, te pakten deri para nje viti qe ishte dhe i vetmi imazh, sepse tani e kane edhe Hasan Prishtinen, nje vegel e re e kesaj partie “heronjsh” te gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje