Të rinjtë në politikë, lodër jo lojtarë!

5 Prill 2014, 19:52Blog TEMA

Nga Rigel Xhemollari

 

Qarkullimi i elitave dhe brezave përbën themelin e progresit në një shoqëri demorkatike dhe të zhvilluar, në mënyrë që t’i përshtatet kohës dhe evoluimit dinamik të shkencës, teknologjisë dhe marrëdhënies me qytetarët. Kjo ndodh vetëm me injektimin e brezave të rinj në klasën politike, të cilët me vizionin dhe energjinë që i karakterizon, marrin në dorë fatin e vendit të tyre.

Në Shqipëri ndodh ndryshe, të rinjtë që aktivizohen në politikë i merr për dore kryetari i partisë së tyre, sepse ai nuk i do ata për vizion, por për dekor, nuk i do për ide, por për bashkëfajësi elektorale, i do për të ripërtërirë vetveten.

Dy partitë e mëdha në Shqipëri kanë nga një kryetar të forumeve rinore, njëra nuk e ka zgjedhur ende megjithëse ka 8 vjet i emëruar në atë detyrë, tjetra bëri sikur e zgjodhi dhe pastaj e vetëkënaqi me një post burokrati. Partia e tretë aksidentalisht zgjodhi një deputete në moshë të re, të cilën ende nuk e kemi parë të spikatë.

Ndërsa partitë e tjera i ftojnë të rinjtë vetëm në kohë fushate kur kanë për të ngjitur postera apo veshur bluza për fasadën e kryetarit dhe asnjëherë për të diskutuar programin e tyre politik.

Ky model i instaluar në politikën shqiptare që prej 23 vitesh nuk e lejon konkurrimin e lirë brenda partisë, nuk respekton aktet e rregullimit të brendshëm të partisë dhe që i konsideron të rinjtë sende dhe jo politikëbërës, i ka shndërruar ata në një rini që s’ka asgjë të re përveë ditëlindjes dhe që sakrifikohet çdo ditë për të mbajtur në këmbë modelin 20- vjecar të liderëve që flasin për demokracinë dhe brenda forcave të tyre politike sillen si diktatore.

Ky nuk është modeli i të riut politikan, kjo nuk është rinia që vendi me numrin më të ri të popullsisë ka nevojë ta përfaqësojë. Politikanët e rinj së pari duhet të kuptojnë se për të qenë pjesë e një force politike, duhet identitet personal, duhen akte kundër të vjetrës, duhet vizion i ri dhe jo ripërsëritje e modelit të vjetër në të njëjtin moçal politik të këtij tranzicioni të tejzagjatur.

2 komente në “Të rinjtë në politikë, lodër jo lojtarë!”

  1. feniks says:

    O Rigel!
    Kush te ka thune ty,o CUNAK BUZEQUMESHT,qe jeta eshte FUSHE ME LULE???
    Te rinjte duhet ta fitojne JETEN,qe ne kopesht e deri sa te dalin ne pension me GJOKSIN E VET,pra me ZOTESI!!!
    Askush nuk te FAL NJE VEND PUNE aq me pak ne politike!!!
    Kur te mendosh se do t’i hysh politikes ,duhet te kete rene “SUMA 1 MIJE HERE ne uje”!
    Ne se ti e sheh,se po te mbajne per DEKOR,ik,me vrap dhe fillo ndonje zanat tjeter!!!
    Ne politike hyne dy ekstreme njerezish:
    -TE ZOTET!
    -MASKARENJTE!!!
    Fiton kush e mund tjetrin,por zakonisht fitojne MASKARENJTE!!!
    Shikojeni Sali Berishen cfare KRIMESH ka bere dhe askush nuk e therret as per DESHMITAR e jo me te PANDEHUR!!!

  2. ILIRI says:

    Bravo djalosh,vazhdo rrugen tende dhe pa u trembur mblidh rreth vehtes te rinjte,dhe krijoni nje model te ri per qeverisje,me ide te reja qe ti pershtaten kohes dhe vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje