Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Štefan Füle, në një shkrim të tij mbi integrimin e Shqipërisë drejt BE, thekson se tashmë topi është në fushën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Rruga drejt vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në qershor është e qartë. Udhëheqësit e Shteteve Anëtare të BE-së e kanë përmbledhur dhjetorin e kaluar, kur njohën përpjekjet, angazhimin dhe rezultatet e arritura tashmë nga Shqipëria në përpjekjet e saj për reforma. Shqipëria duhet të mbështetet te kjo – të ruajë dhe të shtojë tempin e reformave dhe të trajtojë sfidat që ka përpara në fushat ku duhen përqendruar më shumë përpjekje dhe energji. Veç kësaj, ne kemi identifikuar pesë përparësitë kyçe që nevojiten për hapjen e negociatave.
Takimi i dytë i Dialogut të Nivelit të Lartë mbi këto përparësi, që e drejtova së bashku me kryeministrin Rama në fillim të marsit në Tiranë, më bindi se vendi e ka kapacitetin për të përballuar me vendosmëri sfidat e integrimit në BE”
Shqipëria duhet të përqendrohet te shteti ligjor dhe të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe përparimit të reformës së gjyqësorit dhe reformës administrative. Integrimi i komunitetit rom, antidiskriminimi dhe qartësia mbi të drejtën e pronës janë gjithashtu reforma të rëndësishme. Por tipari më i rëndësishëm i takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë ka qenë pjesëmarrja e qeverisë dhe opozitës dhe mbajtja e një dialogu të qytetëruar mes tyre.
Mesazhet e mia kryesore pas këtij dialogu i drejtohen si qeverisë, ashtu dhe opozitës. Klima aktuale politike konfrontuese i minon arritjet e Shqipërisë. Ju, qeveria dhe opozita bashkë, duhet të siguroni që procesi të mos dalë nga udha.
Qeveria duhet të krijojë hapësirë për pjesëmarrjen e opozitës. Gjithashtu, duhet të japë një shembull të mirë duke respektuar rregullat. Çdo perceptim apo dyshim se qeveria nuk i respekton plotësisht rregullat e Kushtetutës e dëmton vendin. Nuk mund të ketë justifikim për shkarkimin e ekspertëve në agjencitë ekzekutive bazuar në përkatësitë e tyre politike. Sigurisht, të gjitha administratat janë të detyruara të sigurojnë se të gjithë punonjësit e tyre u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike. Edhe opozita ka një përgjegjësi të qartë. Ajo duhet të ruajë një përqasje konstruktive. Duke punuar së bashku, përpjekjet tuaja do të forcohen. Statusi i vendit kandidat, pasi të jepet, do të jetë një vlerësim i punës së të gjitha palëve.
Ekziston një konsensus i gjerë kombëtar në Shqipëri mbi aspiratat e saj për në BE. Të gjitha energjitë vitale të vendit, përfshirë ato të shoqërisë civile dhe botës akademike, duhen përdorur për arritjen e synimit të anëtarësimit në BE.
Unë e përshëndes vendimin e qeverisë për ngritjen e një mekanizmi të posaçëm për mbledhjen dhe përdorimin e këtyre burimeve, si për shembull, “Këshilli Kombëtar për Integrimin në BE”, me pjesëmarrjen e gjithë palëve kryesore të interesuara. Por koha për veprim është tani. Nuk ka kohë për të humbur. Çdo shtyrje nuk do të ishte në interesin e Shqipërisë. Ndarja e kësaj ndjesie nguti duke demonstruar një kapacitet të qëndrueshëm për të dhënë rezultate është thelbësore. Rezultatet në reforma dhe garantimi i funksionimit të qetë të institucioneve të vendit është ajo çka ka rëndësi për statusin e vendit kandidat.
Proçesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka ndikim përtej kufijve të vendit. Rëndësia e tij për të gjithë rajonin nuk mund të theksohet sa duhet. Shqipëria ka përgjegjësi jo vetëm kundrejt qytetarëve të saj, por edhe kundrejt të tjerëve që e shohin si burim frymëzimi. Duke ecur me vendosmëri përpara në udhën drejt BE-së, Shqipëria do t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm të gjitha vendeve fqinjë dhe qytetarëve të tyre; mesazhin se vlerat evropiane janë të forta dhe udhëheqin njerëzit që dëshirojnë ta marrin në duart e tyre të ardhmen e vet evropiane”.
Shpresoj qe te votohen tre ligjet….
Loja e lashte dhe e sterperdorur e Berishes. Nis zarfin per Fulen, koordinohen se si do punoje Fule per pagesen qe mori. Por qe mos bjeri ne sy per pazarin i thote Berisha qe do te shaj une shume keq qe te duket qe ne te dy jemi armiq bashke.
Berisha thote gjithe te zezat per Fulen. Fule nje muaj mbrapa thote qe shkoni dhe lepijani Berishes se eshte burre i mire.
ANALIZE : E sigurte qe edhe ne qershore jena pa Status.
na cate trapin. E japim, se japim I mire ky te mjere ju. ……….
E kam thene kohe me pare,jo vetem ne dhjetor,por as ne qershor status nuk ka per shqiptaret..bile as ne dhjetorin tjeter,vetem nese Europa e merr me zor per ta pranuar..! Ketu do jemi e do e shofim..!
Na cate trapin me statusin, e dime qe nuk e marrim as ne qershor. Pak rendesi ka.
fyler dhe berisha jan nje soj asnjeri srrin patjetri statusi itakonte shqiris qe radhen epar por berisha jutha qe teshtyhet pere gjashte muaj qetijesin edhe pok yndyre edvinit si kryeminister se siburr nuk ka aspak frtyr tedalin gjekundi dhe ashtu ube shqipria tashme dota marrin statusin se ase lylen sepyt europa me perket pun
Asnje prej pikave te artikuluara si kushte, nuk eshte plotesuar.
Sidomos “qartesia mbi te drejten e prones”, eshte kusht i padeshiruar per tere shtresen politike te Tiranes.
Fyle shkruan sikur s’di asgje per Tiranen politike, te cilen e ngaterron me Shqiperine:
“…Shqipëria duhet të përqendrohet te shteti ligjor dhe të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe përparimit të reformës së gjyqësorit dhe reformës administrative. Integrimi i komunitetit rom, antidiskriminimi dhe qartësia mbi të drejtën e pronësjanë gjithashtu reforma të rëndësishme. Por tipari më i rëndësishëm i takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë ka qenë pjesëmarrja e qeverisë dhe opozitës dhe mbajtja e një dialogu të qytetëruar mes tyre….”
Duhet te pranojme se Europa me keto deklarime (vetem dy muaj perpara Qershorit) ben sikur sapo e ka zbuluar Shqiperine!
Nese Europa ka ndonje njeri qe punon per te ne Tirane (se, njerez e shoqata
qe marrin para/euro europiane dihet qe nuk jane pak aty), ajo sigurisht e di se “produkti i luftes kunder korrupsionit e krimit te organizuar eshte ne Qeveri, ne krye te saj, si dje edhe sot.
Ndersa dje Berisha ishte faktori kryesor per stabilitet ne ballkan, sot sugjerohet gati i mirepritur si “product koruptiv”! Meta gjithashtu, ne mos edhe Rama neser pasneser.
Ndokushi i Europes ne Tirane, do e kete degjuar Festen e Madhe te 45 Vjetorit
te Ilirit te LSI-se se Integrimit, dhe duket se ia ka fshehur Europes, perderisa te gjithe, mbreteresha dhe krye/ministrat e kuvendaret ne Danimarke e gjetiu dalin e presin po kete Mete, 45 cjecar, sikur u thone shqiptareve: Shqiperine e duam sic duam Ne, Europianet, jo sic e dini ju, shqiptaret!”
Edhe nese eshte nje inidivid i vetem, ky Europiani ne Tirane, do duhet ta di se se paku qendrimi i shtreses politike te Tiranes ndaj Prones, eshte qendrim i njejte dhe me negativi, me i pa-pranueshmi per Europen e propoganduar…
Ligjin 7501 s’ka Zot ta konsideroj demokratik, dhe Europa serish e le menjane kete kriter. Kujtohet per te vetem dy muaj perpara Qershorit te zgjedhjeve te Parlamentit te saj dhe ia kujton si kusht shqiptareve, kur ka pasur marredhenie me politikanet e tyre, te cilet i ka perkedhelur dhe vazhdon t’i perkedhele.
Shqiptaret, megjithate, duhet t’i dine keto lojra sy-mbyllazi, ashtu sic duhet te dijne se ndersa pranimi ne NATO ishte interes i Europes dhe i tyre, kurse pranimi ne BE eshte interes i tyre, ne radhe te pare.