Lidhur me letrën e Rexhep Qoses dërguar administratës së Akademisë dhe medieve, me kërkesën që emri i tij të mos përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës
Nga Mehmet Kraja
Pa dëshirën dhe vullnetin tim jam i detyruar të përfshihem në një polemikë, të cilën që në fillim e konsideroj të padenjë, joproduktive, bjerrakohëse, ngatërrestare, jokulturore, jointelektuale, pra tërësisht inatçore dhe tendencioze. Bëhet fjalë për një letër, të cilën Rexhep Qosja, krahas administratës së Akademisë, ua ka dërguar edhe medieve, përmes të cilës kërkon që emri i tij të mos përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, duke bërë po me këtë radhë edhe disa zhvlerësime dhe akuza të paqëndrueshme. Duke qenë kryeredaktor i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, detyrimisht mbaj përgjegjësi për të gjitha akuzat dhe zhvlerësimet e apostrofuara nga letërshkruesi. Përgjigjet në akuzat dhe pretendimet e ngritura po i rendis një nga një, ashtu siç i ka renditur vetë Rexhep Qosja:
1. Rexhep Qosja kërkon që të mos përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Nuk e kemi pyetur dhe as do ta pyesim Rexhep Qosen, dhe asnjë individ tjetër të përfshirë në fjalësin e Fjalorit, nëse dëshiron të përfshihet ose jo në këtë botim. Fjalësi i zërave të çdo fjalori enciklopedik, apo të çdo botimi të këtillë ose të ngjashëm, ku përfshihen edhe një numër emrash të personave të gjallë, nuk bëhet duke marrë miratimin e tyre, por duke u mbështetur në punën dhe veprimtarinë e tyre publike. Për rrjedhojë, Rexhep Qosja, në jetën e tij, ka bërë një punë publike, është studiues i letërsisë dhe shkrimtar, veprat e tij shkencore dhe letrare janë publike dhe prandaj, edhe pa dëshirën e tij, do të përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës.
2. Rexhep Qosja thotë se në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, duke qenë i Kosovës, pra jo gjithëshqiptar, cenohet qëllimisht “njësia e historisë, e gjeografisë, e kulturës dhe e qytetërimit shqiptar: e historisë politike, e arteve, e shkencave, e traditës dhe e jetës kombëtare në përgjithësi”. Në parathënien e fjalësit të Fjalorit unë kam dhënë një shpjegim për këtë çështje. Citoj: “…edhe përkundër faktit se Kosova është konstituuar tashmë si entitet politik dhe shtetëror i mëvetësishëm, në shumë fusha ndarja nga tërësia e botës shqiptare paraqitet artificiale, madje e pamundur. Kjo përfshirje e ndarë e Kosovës në këtë lëndë enciklopedike nuk paragjykon qëndrueshmërinë ose jo të zgjidhjeve politike, as aktuale, as të pritshme. Ndarja e Kosovës nga tërësia historike dhe kulturore shqiptare është bërë për arsye pragmatike, pa asnjë prapavijë.” Ky shpjegim nuk i ka mjaftuar Rexhep Qoses, madje atë e quan “të rrejshëm”, duke mos u kursyer që Fjalorit t’i japë atributin antikombëtar, si vepër “që komprometon vetëdijen historike, shkencore dhe kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi”. Pa dashur t’ia kontestoj Rexhep Qoses “mandatin” që ia ka dhënë vetes si gardian i çështjes kombëtare, më duhet të them me keqardhje se kombi nuk është pronë e tij dhe se të qenit “roje” nuk domethënë se e posedon objektin që e ruan. Më anë tjetër, një shpërndarje kaq e lehtë dhe dorëlirë e “certifikatave antikombëtare” çon në analogji jo aq të përshtatshme, për të mos thënë të frikshme: sipas kësaj analogjie, pra, të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës, të gjithë ata që sot përpiqen ta ndërtojnë shtetin e Kosovës, nuk qenkan gjë tjetër, përveçse antikombëtarë.
3. Ndonëse Rexhep Qosja, në letrën e tij, nuk e përmend Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, nënteksti i reagimit fuqizon idenë se vepra model ndër ne, në fushë enciklopedike, mund të quhet ky fjalor. Në të vërtetë, është pikërisht FESH (botimi i fundit, 2008-2009) ai që ka shkelur në mënyrën më brutale të gjitha parimet dhe vlerat, edhe vetëdijen kombëtare dhe historike, edhe traditën, edhe të sotmen e Kosovës dhe të kombit në përgjithësi. Ja se pse: a) FESH i ka gjithsej rreth 8000 zëra, vetëm 10% e zërave i referohen Kosovës; b) njësia më e vogël e vendbanimeve e përfshirë në FESH ka qenë komuna, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën, ndërsa është e ditur se komunat në Shqipëri janë fshatra, ndërsa komunat në Kosovë janë njësi territoriale absolutisht asimetrike me këtë koncept; c) një asimetri e çuditshme (joshkencore, gjithsesi) është vendosur edhe në raportin ndërmjet vendbanimeve shqiptare në Mal të Zi dhe vendbanimeve të Kosovës; ç) në parim, për shkak të objektivitetit, pjesëmarrësit që kanë pasur rol të rëndësishëm në ngjarjet historike nuk duhet të jenë autorë të shkrimit enciklopedik për atë ngjarje, ndërsa në FESH ky parim nuk është ndjekur për UÇK-në dhe luftën e vitit 1999; d) në veprat e kësaj natyre, për arsye etike në radhë të parë, autorët nuk duhet të shkruajnë për njëri-tjetrin, ndërsa në FESH nuk është respektuar ky parim (Rexhep Qosja shkruan për Agim Vincën, Agim Vinca shkruan për Rexhep Qosen, etj.); e) ndonjëri nga redaktorët e FESH ka dhënë shpjegime publike, se ata kishin marrë udhëzime të prera nga organet drejtuese të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që në procesin e hartimit të Fjalorit të mos përfshihej asnjë institucion i Kosovës, pra vetëm individët; etj.
4. Rexhep Qosja thotë se fjalësi i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës ”me konceptin dhe me përmbajtjen e tij është vepër partiake – e LDK-së”, pa dhënë ndonjë argument për këtë konstatim. Unë nuk e kam ndër mend të përfshihem në polemikë me Rexhep Qosen për punë partiake dhe ideologjike, por më duhet të them, në cilësinë e kryeredaktorit të Fjalorit, se as në strukturat redaktoriale, as në përmbajtjen e fjalësit, në asnjë rrethanë, nuk është favorizuar ndonjë parti politike, ose krah politik. Në ngritjen e strukturave redaktoriale të Fjalorit është ndjekur një parim krejtësisht i qartë dhe transparent: për disa fusha të dijes dhe të shkencës, kur kjo ka qenë e mundur, në redaksi janë përfshirë anëtarët e Akademisë; në rastet e tjera në redaksi janë caktuar punonjës shkencorë të fushave përkatëse nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institutet shkencore. Pra, bëhet fjalë për 72 ekspertë të shquar, në shumicën e rasteve emra të njohur publikë, bindja politike e të cilëve as më intereson, as e di se çfarë është. Më anë tjetër, unë nuk jam aq i papërgjegjshëm për fjalën publike, sa të kontestoj dijen dhe ekspertizën profesionale të kaq shumë njerëzve, nga 24 fushave kaq të ndryshme, të papërthekueshme për një mendje njerëzore sado gjeniale qoftë ajo: të gjeografisë, të historisë, të arkeologjisë, të ekonomisë, të sociologjisë, të pedagogjisë, të mjekësisë, të kimisë, të biologjisë, të gjeologjisë, të etnologjisë, të trashëgimisë, të gjuhësisë, të letërsisë, të muzikës, të arteve, të informimit, të teatrit, të sportit, të religjionit etj. Kontestimi i kompetencës profesionale të këtyre njerëzve nga Rexhep Qosja është e tymtë dhe me prapavijë denigruese. Ndërsa, sa i përket përmbajtjes së fjalësit të publikuar të Fjalorit, kërkoj një, vetëm një argument, qoftë individ, ngjarje, fenomen ose institucion, i cili nuk qenka përfshirë këtu, për motive politike ose partiake. Ekziston mundësia e harresës, ose mospërmbushjes së kritereve. Me propozimet që mund të bëhen tani, nëse janë të argumentuara, edhe kriteret mund të diskutohen ose të “relativizohen”, ndërsa kundër harresës është ofruar zgjidhja e vetme: publikimi, respektivisht nxjerrja në diskutim publik i këtij fjalësi.
5. Sa u përket emrave të “fëmijëve, të etërve, të vjehrrive dhe të miqve” të strukturave redaktoriale dhe të tjera të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, të cilët qenkan përfshirë në këtë fjalës, më duhet të them përsëri se, as me këtë rast, nuk do të pyetet Rexhep Qosja, në i pëlqejnë miqtë, fëmijët, etërit, apo vjehrrit e dikujt, madje nuk do të pyetet, do ose nuk do ai, që t’i shohë në Fjalor edhe njerëzit e tij të afërt, vëllezër, nipa etj. Ata do të përfshihen në fjalor me kriterin e punës së tyre publike dhe askush nuk ka të drejtë t’i ndëshkojë ata, pse mund të jenë fëmijë, etër, vëllezër apo miq të dikujt, që pëlqehet ose nuk pëlqehet nga Rexhep Qosja, apo dikush tjetër.
Së fundi, ndjej obligim ta falënderoj Rexhep Qosen për mundin që ka marrë, për angazhimin, për leximin e kujdesshëm të fjalësit të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, duke lutur të tjerë lexues dhe njohës të fushave të veçanta të dijes, që të shfaqin mendimet e tyre për këtë projekt. Ndërsa Rexhep Qoses, çfarëdo që të stis në të ardhmen rreth këtij fjalësi, nuk e kam ndër mend t’i bëj karshillëk.
Qosa eshte inatci dhe percares
qosja eshte tamam shqiptar…….
kemi nje vlere dhe sdime ta trajtojme…..
Ulqinak e burre aspak. inatcori me dijetarin Kolos nuk munde te jene nje, inatcori munde te jete i pa pajtushem me te pa verteten ne kete rast, me Armikun e kamuflum si Akademin, Atdhetar, Patriot te tipit Sali Serbi.
M.Kraja po e verteton qte TEZEN Serbe te SHIPTARI dhe ALLBANCI…… Zt Kraja besoj do te ishte me e Mir dhe me e Drejte qe AKADEMEIKET dhe ALBANOLOGET e pertej dhe kendej Kufirit te meren e studjojne ALBANOLOGJINE dhe ta PASUROJNE SHQIPEN edhe me shume me GEGNISHTEN qe sipas teje eshte lene ne harrese duke publiku vetem 10% te saj. edhe sa per fjalen KOMUNE qe ty te shqetson per Kuptimin e ndryshem qe ka ne sasi dhe madhesi kjo fjale, kjo nuk eshte SHQIPTARE FARE zt Kraja, por eshte LATINE, Shqip quhet VENDBANIM… RRETHINE etjetj
Ou! Si mund te shkruash dicka ne nje veper, pa deshiren dhe dijenine e tij? Aq me teper ne nje veper me vlera historike. Nuk du mer vlla me m’fut ne histori. Nuk du dhe pike. Ndryshe shihena n’gjykate. Une krijoj per qejfin tim, jo per me m’shfrytzu te tjeret…
Kam pare edhe here te tjera lehje çakajsh, por kjo i kalon kufijte.
Nje liliput kryeredaktor guxon te perballet me te madherishmin Qosje.
AFERIM!
Nuk e njoh kete Mehmet Krajen nga afer, por me sa kuptoj ne kete shkrim edhe ky i te njejtes shkolle Jugosllave me Parullen Bashkim Vllaznim, po ne fakt me dallime te qarta mes dy shteteve Shqiperi e Kosove. Kjo ka te njejten ideologji si e gjithe ajo e Akedemise se Kosoves, ti sherbeje sa me mire Politikes Serbe ne te ardhmen e larget.
I po te njejtes shkolle jugosllave eshte edhe z.Qosja.
Z. Qosja eshte i te njejtes shkolle Jugosllave, vertete por jo ish bashkepunetore i UDB, si shumica ne Akademi e Isa Mustafa ne vecanti,jo bashkepunetore i asaj ideologjije Jugosllavo Serbe kunder kombit, sic ishte Isa Mustaja Ministe i asaj qeverije e servil i Millosheviqit. Me ideologji si jo njesoj Shqiptare, ose si komb Kosovare.Komb Kosovare e Komb Shqiptare nuk jane nje? Serbet thane jane dy.
Prof3esor qosja eshte ne shenjester te njerzve te pa afte ,xheloz partiak dhe kuptohet prej qarqeve antishqiptare..Vetem lexoni ,Popull i ndaluar’ ,…etj ka nje bagazh te madh pasurie kombetare…Cdo kush qe ka zemer e tru …do ja kishte zili..sepse per ta vleresuar, e ka vleresuar vepra e tij e madhe..
Mendoj qe Qosja nuk duhet sulmuar kaq brutalisht, nuk eshte
ne nderin shqipetar, te shahen, te poshterohen, figura kaq te larta si Qosja
Ajo qe me habit pa mase jane shkrimet e tij teper te bukur, teper reale, ku veshtire
se mund te gjej ndonje lexues ndonje fjale antikombetare.
Per te mos bere shume llafollogji, pra jane veprat etij qe tregojne de
cili eshte Rexhep Qosja. Kundershtaret e tij para se te flasin dhe te shkruajne
sipas oreksit qe i vjen,eshte e mira qe ti referohen fakteve, dhe jo ambicjeve
Alla Shqipetarce.
Qosja nuk sulmohet vetem si njeri, po me shume si Kolos i ideologjise patriotike Shqiptare. Ai nuk munde te sulmohet nga Akademija Serbe, po sheptoret e saj spijuj qe nxiten e financohen prej saj, prej sherbimit sekret Serb qe terheq fijet ne Kosove. Si munde te ishte ne administraten e Millosheviqit nje njeri jo i UDB? Jo ne asnje menyre, po mos te ishe shume i besuar nuk ishe as ne nje pune te rendomte pa le kuader apo Akademik pa aftesit perkatese. Ketu nuk ka as ambicje alla Shqiptare, por direkt pune ne interes te Serbise e Akademise Serbe permes shqiptaresh te shitun e korruptum nga Serbija e sherbimet e fshehta te saj.