Ai nuk bërtet si Sali Berisha. As nuk shet pseudopatriotizëm e folklorizëm. Duket të jetë realist në raport me Kosovën dhe kosovarët. Të paktën kështu u shfaq edhe para pak ditësh në Pejë, teksa në takim me biznesmenë kosovarë foli për bashkëpunim praktik e konkret ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Ndërmjet dy shteteve të pavarura.
Edi Rama dërgoi mesazhe gatishmërie për të qenë ndryshe nga parardhësi i tij. Ai nuk shfaqi kurrfarë qëndrimesh paternaliste çfarë shpeshherë me arrogancë e patetizëm nuk ngurronte t’i deklaronte Sali Berisha.
Rama kërkoi të bëhet gjëja më e thjeshtë që do të duhej të kishte ndodhur shumë më herët – së pari të vendoset komunikimi i mirëfilltë në fushën e biznesit dhe fusha të tjera dhe pastaj të zhvillohet edhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Sa e lehtë, sa praktike.
Sot biznesmenë kosovarë bashkëpunojnë madje edhe me kolegë japonezë (është paralajmëruar hapja e një zyre ndërlidhëse me Tokion në Mitrovicë, që ka për qëllim thithjen e investimeve nga atje), por për çudi nuk ekziston asnjë forum biznesi i përbashkët Kosovë-Shqipëri, asnjë odë ekonomike, asnjë bashkëpunim i formalizuar. Madje gjatë qeverisjes së kaluar, sikur ishte ngritur një “mur kinez” për bizneset kosovare në Shqipëri.
Rama në Pejë foli për kthimin e besimit të ndërsjellë në bashkëpunim, kthimin e besimit për të investuar në dy të dy shtetet. Ai pati edhe një ofertë konkrete – për çdo investim prodhues dhënia e hapësirës në dispozicion për vetëm një euro në vit. Pati edhe premtim konkret – heqjen e tatimit të dyfishtë.
Por, në gjithë këtë muhabet dhe duke harruar për një moment ato që ai tha, më e rëndësishmja është se Edi Rama u shfaq një kryeministër normal. Një njeri normal.
Andaj, mbase shumë kosovarëve nuk ua ka përmbushur apetitet nacional-folklorike, ashtu si dikur Sali Berisha, frazat e thata të të cilit i ka marrë era, ashtu si dhe premtimet boshe për kosovarët.
Kosovarët tek Rama nuk e shohin dhe nuk duhet ta shohin një “baba”, udhëheqës të shtetit shqiptar, i cili në një ditë të bukur do t’i marrë të gjithë në gjirin e vet. Jo, jo. Ata tek Rama duhet të shohin një kryeministër të Shqipërisë, i cili duhet dhe po përpiqet të krijojë marrëdhënie korrekte me Kosovën, pa e përdorur kartën e shpifur të nacionalizmit për të ngrohur zemra, për të ngrehur gjakra e për të nxehur koka.
Nuk ka qenë vetëm Sali Berisha i tillë. Imitim i tij ishte edhe ambasadori i deridjeshëm i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.
A ju kujtohetsi sillej ai? Duke e huqur plotësisht misionin prej diplomati, ai shfaqej kudo dhe nuk përtonte të jepte leksione historie, me primesa paternalizmi e hegjemonia madje. Kur Berisha mungonte me deklaratat e tij, ishte Lauka ai që e polotësonte. Nuk përtonte të jepte verdikte se kush duhet t’i takojë kombit shqiptar, nuk përtonte t’i kritikonte të gjithë ata që nuk mendonin sipas kutit të tij. Harronte se ishte përfaqësues i një shteti, në një tjetër shtet të pavarur dhe detyra e tij nuk ishte të jepte leksione koti kudo që i jepej rasti, por të merrej pikërisht me çështjet që i takonin një diplomati – edhe me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.
Njësoj si Berisha, edhe Lauka kishte zgjedhur që kosovarët t’i dehte me fjalë, e jo të shohë mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Nuk mbahet mend të ketë ndërmarrë ndonjë niniciativë të dobishme për këtë qëllim, por mbahet mend të ketë qenë gjithqysh pjesë akademish e promovimesh gjithëfare, në të cilat iu jepte zjarr fjalimeve të menduara nga ai si nacionaliste. Fjalime që mund të ngrenë gjakra e nxehin koka në çast, por që harrohen shpejt. Aq shpejt, si premtimet e Berishës për kosovarët.
Sali Berisha nuk mund të jetë aspak model i mirë për Edi Ramën, në qasjen dhe politikën e shtetit shqiptar ndaj Kosovës. As Islam Lauka nuk mund të jetë model për ambasadorin e ri, Qemal Minxhozi.
Është koha e fundit që të vendosen jo raporte varësie e as paternalizimi, por raporte partneriteti e bashkëpunimi. Është e rëndësishme të fillojë një epokë e re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Është e rëndësishme që bashkëpunimi të kalojë suazat e kurtuazisë e rrahjes së supeve të njëri-tjetrit. Është koha të krijohen raporte normale. Nga njerëz normalë.
heme se beheni banall kur ngrini krahasimi ndermjet Rames e Berishes..berisha eeshte prehistorik, eshte i lashte! berisha do ishte i mire si mbret ne ndonje diktature po jo lider ne demokraci. Rama eshte tjeter gje komplet.
ma i miri ne Bote …..Obama , Putin , Merkel , Hollande , te gjithe marrin keshilla nga Rama …..yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy dele partish …po t’ju thoj partia hani mut , ju e hani . as rama dhe as berisha s’jan per kryeminister por fatkeqsisht zgjidhen nga delet qe perbejne shumicen e popullsise se Shqiperise .
Padyshim qe eshte kryeministri me i mire i te gjitha kohraveee !!
Bravo per te gjitha nismat qe ke marre dhe po merr!!
Bravo.Më në fund një kryeministër i hajrit.Kot nuk thonë-“shifi punën e jo gunën”
Te pershendes Ymer , nuk shtoj dot asnje fjale.
Njerez normale kerkojme tani se na plasen te
marret si saliu.
Kur thuhet Sali Berisha ,nenkuptohet fekalizimi i Shqiperise dhe popullit shqiptar,,,,,,, do te duhen vite dhe dekada qe kjo fekale monstruoze dhe gjigande te pastrohet ,por megjithate ajo do te mbetet gjithmon ne historine e Shqiperise”Ate qe armiqte e ketij vendi kane dashur ta realizojne prej shekujsh ,e realizoje per dy dekada fekalja Sali Berisha me kompani.
Po ja arrisim kesaj dite me shpejt se cmendohej.E kam fjalen per diten kur budadallaku I Edvinit do te fitonte qytetarin dhe ne pjeses normale te shqiptarve do na dukej vetja budallenj.Qe Edvini nuk bertet kete nuk e beson as ajo qe e ka mbajtur 9 muaj ne bark.
Te pershendes z Imer per kete opinion realist dhe i dhene nga nje gazetar i treves te Shqiperise sone te madhe e drejtuar nga njerez sharlatane se politikane nuk mund ti quaj kurre.Nuk mund ti shtoj apo ti heq as edhe nje presje …ketij arikulli….populli shqiptar tashme e ka te qarte se kush eshte Edi Rama por detra juaj fisnike e gazetarit do tju hape syte shqiptarve te Kosoves per te mesuar te verteten…per udhheqsit qe kane punuar per te nderuar Shqiperine….dhe ne te njejten kohe te mesojne per mashtruesit qe kane perdorur karten e nacionalitetit per qellimet e tyre..
Si model ne kete rast mund te sherbeje Regjep Qosja,po mos jete bezdisur dhe ai nga fjalori “normal”i koheve te fundit
Nje kryeminister pervec se normal edhe i jashtezakonshem!Kemi besim te Edi Rama dhe Shqiperine e pret nje e ardhme e mire ?
Imer, qe kur lexon fjaline e pare te fillon nje lloj shtrengimi ne stomak, dhe mendon cpata une, isha mire. Me pas duke vazhduar leximin shtrengimi fillon e ngjitet lart. Sa me shume te lexosh aqme shume shtohen simptomat, fillon disi te meret fryma, tenton te gropesish por pa sukses. E gjitha te kthehet ne nje lloj sekelldie te pashpjegueshme, edhe pse ke ore qe kengrene. Derisa, ne fund te leximit fillon te vjellesh aq fort sa nje pjese te del edhe nga hundet. Konvulsionet jane shume te forta, je i skuqur i bere flake. Me zorr mer fryme por te pakten ndjehesh i cliruar, por gjths ne fund mendjen e ke aty. Tek ai artikull. Te jete valle kaq i veshtire sa te te provokoje kaq te vjellura?? E ne fakt po, sepse ai personi perte cilin flet artikulli ti e mban mend si dje kur neper mitingje perplaste grushtet ne foltore dhe bertiste me sa kishte ne koke duke menduar se po bente nje show te papare. Per te mos folur per jo me larg se javen qe kaloi. A ishte ky person qe shante pas kraheve me fjalet me banale?? Apo behet fjale per ndonje tjeter?? He Imer na ndrico.
Ke shume te drejte o CERRI(skizofren)po ti qe kur ke lindur ke lindur i semure.Semundja ka qene e pasherushme,keshtuqe edhe kur vazhdon te lexosh doemos te perzien zoret ne bark zihen me njera -tjetren.Veshtire te sherohesh,po provoje kur te shkosh ne banje mer foton e ishit me vete se e paske merak ndoshta te ben derman.Po edhe grosha ben efekt,sa me shume grosh mos haro.Ishalla te kalume,po me ket koke qe ke ti do mbetesh cyryk ste ben derman asgje.
Ska problem se do gjej ndonje fjalim te Sajmes e do me shkojne te gjitha fjolle, sidomos kur mendoj qe ai eshte me i suksesshmi.
Brravo Imer, shpresoj qe shume shqiperate te Kosoves ta lexojne artuikullin tend pasi kam pershtypjen se kane nje dashuri patologjike dhe primitive per Sali Kaosin qe vecse deme na ka sjelle e perse, vetem se vendlindja e tij eshte me afer me kosoven (e peshtire kjo qasje apo jo por eshte zakon i vjeter ne kosove?)
Bravo Imer nje shkrim shume i sakte, kurre nuk mund te krahasohet Sali krimineli me nje Kryeminister normal siç ashte Edi Rama.Krahasimi ashte si nata me diten.Do te vije dita qe edhe kosovaret ta kuptojne se si i ka rrejte Saliu me folklorizmin e tij se gjoja i donte e nga ana tjeter fornizonte makinen ushtarake te Millosheviçit per te vrare kosovaret.
Eshte shume i sakte zoti Mushkolaj,si çdo here e ne çdo shkrim edhe ne kete rast nuk ke çfar ti heq keti shkrimi pos ti shtojme nese duam shume nga te zezat e krimet qe beri berisha e qe mjerisht disa i vleresojne si rezultate te tij njelloj si edhe vete serbia,apo me mire te themi veprimet e berishes ne kosove i perkrahin vetem ish supovcat dhe argatet e tyre,sa per Ramen mund te themi se e ka filluar shume mbare edhe pse pritjet ishin edhe me shume por ne rrafshin kombetar eshte shume i angazhuar me gjithe hilet qe i bene berisha dhe miqt e tij ne shqiperi e kosove,duhet te them se Rama do te jete edhe me i dashur dhe me i sukseshem nese zbardh shume krime te berishes me kompani e pse jo edhe biznesin e tij si kryeminister me millosheviqin,ndoshta ata qe e duan do te trishtohen paksa por do u kaloj si njerit qe i ishte quar barku nga shkrimi i z.Mushkolaj,pra urime z.Mushkolaj.
Problemi i Mushlokes nuk eshte Berisha, por Shqiperia a thua se Shqiperia ne kohen e Berishes i paska vene litarin ne fyt Kosoves me politiken e tij “paternaliste”. Ku e shikon Mushkola dhe grupimet e tjera antishqiptare dhe shkomberese politiken paternaliste te Berishes.Askush nga qeveritaret e Shqiperise nuk ka mbajtur nje pozicion te tille, por si duket problemi i kosovareve si Mushkola nuk jane vetem “shqiptaret” e importuar ne Kosove apo shqiptarizma atje por edhe vet relacionet ndershqiptare. Mushkola nuk duhet te ngaterroje pasionin per Kosoven qe ka nje malesor i Malesise se Gjakoves per Gjakoven e lene jashte dhe pjesen tjeter shqiptare atje dhe qe shprehet edhe ne nje dashurie “sofokante” per Thacin dhe grupin e tij ideologjik kosovaro-islamist, tjeter eshte qendrimi i nje europpianisti atdhetar si Rama, per te cilin kosovaret nuk lane asnje epitet pa perdorur, jo si pasoje e dashurise per Berishen por si nje qendrim i strukturuar i percjelle permes platformash raciste antishqiptare si ai i Kimete Berishes. Asnjehere, askurr nuk kam lexyar dicka te hajrit nga trumbetistet e bandes kosovare te dirigjuar nga fosilet jugosllave, per mua shprese ishte artikulli i Naser Aliut se shqiptareve ne Kosove po u hapen syte.
imer aske turp qe shkrua pere komunizmin aedin o imer se kush esht edvini ake ndoj ide imer se nip ikujt esht apo djal ikujt esht pome duket se shokut imer ipaska ngel merak shoku enver e sllopodani poeshof se te paska plas pordha ne dor sholu merrr nje takim me mjekun bashk me edvinin
Edvini eshte i biri i Kristacit,nenshkruesit te shume pushkatimeve nga ish Partia e Punes,tani PS,mjerisht.Po ti Imer Mush-Kolaj,je vetem bagel e Makarios te Manasirit shovenist te Decanit.Je nje kelysh udbashi qe nuk te don askush ne Prishtine dhe ish Decanin tend.Je nje markesist leninist qe vetem din te lehe nga primitivizmi yt bjeshkatar.Mos pellit me sepse ne e njohim veshashkulin e Vjenes dhe tere politikanet tjere te ish diktatures me te eger komuniste shqiptare.I njofim miqte e Bregoviqit,Tadiqit dhe xhaxhit diktator.E pame se cfare pritje i beri populli,ish Kryeministrit historik Berisha dhe keti te tanishmit,ne Kosoven dardane dhe Iliride.Po ti or Imer Mushku,je shume i afert me ish Kryetarin e Decanit,Ibrahim Mushkolaj,i cili ne kohen e Titos,nuk la gje pa share Shqiperine ne Gazeten Rilindja,vetem per ti kenaq epshet e UDB-es jugosllave.Perse ti nuk shkruan per axhen tend Ibrahimin,or kodosh me fytyre talibani.
Kosovar Dardan,merru me idete e individeve.Jo me prinderit dhe xhaxhallaret e tyre.Se mund te jete babai I keq ,por femija I mire.
Kundershtoje Mushkolen me ide ,nese ke ide .Nese nuk ke ,lere kete pune dhe merru me dicka qe di ta besh.
Edhe skanderbegun e dyte po shani aaa
taras edi rama eshta nip dhe bir nga familje qe gjithe kohen jane mare me libra dhe me art dhe jo si ti qe vjen nga shpellt bashke me shoket e tu
Emigrant ose azilant i ambasadave te Tirones.Besoi se ne asnje vend te globit nuk gjendet ndonje kryeminister me profesion,piktor i thjeshte.Cfare vizioni ka nje piktor i bojnave per ekonomine dhe politikat zhvillimore te nje shteti,pervec tritolit,kanabisit dhe krimeve te perditshme,por edhe fjalorit rrugaqesh te bolshevikut Ramo Bregovic-Tadic dhe veshashkulit te Vjenes.Cfare dine udbashi Imer Mushk-olaj,nje injorant dhe shpellare Kosove?Asgje,ky punon argatin e djallit te kelyshve te xhaxhit dhe UDB-es shoveniste serbe.
Epo gjysma jone e gjysma juaj ne KS mesaduket duan xhani Enverin e Saliun qe tja rrase mire brenda qe ta shijojne mire. Primitivet nuk duan demokraci por diktatura e despotism e per fat te keq ne kete meritojme.
Zoti Imer ka koncepte bashkekohore dhe shume te drejta. Pervec kesaj shkruan shume mire. Stili i tij i percjell qarte mendimet.
Respekt
Aman mi Albana sa bukur ke fol. Gojen me jarge e kishe kur te erdhen kto mendime??
vetem ai nuk edin se cfar dote thot koncept bashkkohor nje njeri krejt naiv easpok ivertet ne vetvete
Sa bukur dhe plotësisht me hak ke zgjedh pseudonimin ,,çerr gindaveci”, or mercenar i pa ndreqshëm i bajraktar Sali Berishoviç-it! Ti dhe soji yt (është fjala për të njëjtët farë mercenarësh) e keni humbur rrugën e arësyes e logjikës të shëndoshë, pa dalë ende nga oborri i shtëpisë tuaj.
Edi eshte nje njeri ne radhe te pare e mbi te gjitha, te tjerat le t’i thone gazetaret ! Tjetri ishte kafshe shpelle !