Jo vetem per grate!

23 Mars 2014, 21:28Blog TEMA

 

Jona Dervishi


Flitet gjithnjë e më shumë në media e nëpër rrjete sociale për barazinë gjinore, kryesisht për femrat e gratë e dhunuara, fenomen i cili në fakt duhet pranuar që përben një problem kyç në shoqërinë tonë.  Nuk janë aspak të rralla rastet kur dëgjojmë për dhunë të ushtruar ndaj femrave e grave, por unë dua të shtroj e të flas këtu jo në lidhje me këtë fenomen, por te një anë tjetër të medaljes të cilën ne e kemi anashkaluar pothuajse tërësisht.  Jemi fokusuar kaq shumë ndaj gruas, saqë i kemi eklipsuar dhe lënë në errësirë totale burrat, baballarët, bijtë, ata që janë heronjtë tanë, ata që tradicionalisht kanë mbajtur shtëpinë e që gjenden gjithnjë pranë rreziqeve të shumta qofshin fizike, apo psikologjike.

Duke qenë në rolin e kryefamiljarit ata kanë gjithmonë një “qerre” me halle e me strese që mbajnë çdo ditë mbi shpatulla.  Janë ata që kryesisht mbajnë barrën e rëndë të problemeve në familje e që janë gjithnjë të detyruar t’i gjejnë një zgjidhje çdo problemi, qoftë ky i krijuar nga vetë ata, nga gruaja, fisi apo fëmijët.  Ata nuk njohin justifikim e nuk njohin dorëzim karshi detyrimeve familjare.  Kur gruaja ankohet se lodhet me punët e shtëpisë, ata kurrë nuk ankohen me lodhjen e tyre në pune, edhe kur zanati që kanë e puna që kryejnë është tmerrësisht e lodhshme dhe e mërzitshme.  Ata nuk mund të ankohen assesi, sepse janë të detyruar të heshtin e të ulin kokën.  Nëse familja është e varfër, faji rëndon mbi ta.  Nëse familja është e pasur, sërish ankohemi që pse nuk kalojme më shumë kohë me ta.  Nëse është i suksesshëm do të jetë një karvan i gjatë me xhelozi femërore.  Nëse nuk është i suksesshëm gjithnjë do të ndihet inferior karshi bashkëshortes së tij, sepse ajo do ta paragjykojë se ai nuk qe kurrë i aftë të gjente rrugën e suksesit.  Janë burrat ata që duhen të kërkojnë parà hua, e janë burrat ata që duhen t’i shlyejnë huatë edhe kur paratë e kërkuara kanë shërbyer për t’i blerë një varëse të shtrenjtë gruas ne menyrë që ajo të konkurrojë me shoqet e saj pasanike.

Të gjitha këto gjëra i kërkojmë nga burrat, por harrojmë që në fund të fundit janë burrat ata që na nxjerrin nga “bataku”, që na shpëtojnë nga shumë situata të pakëndshme, që bëhen njëherësh mbrojtësit tanë e shpëtuesit tanë.  Janë bashkëshortë e baballarë, por ata kurrë nuk bëjnë dallime për fëmijët dhe grate, janë gjithnjë aty kur i kërkojmë e gjithnjë pranë kur kemi nevojë qoftë emocionale e qoftë ekonomike.
Dua shumë të përmend këtu ata burra të nderuar që kanë humbur jetët e tyre duke punuar në miniera apo punë të tjera të rrezikshme për bukën e gojës së fëmijëve dhe grave të tyre, por gjithashtu dhe ata burra që zgjedhin rrugën e emigracionit duke punuar natë e ditë me shpirt të paepur për t’i dhënë dritë familjes së tyre. Pasi sic thonte dhe Gandhi ” Burrat jane aty ku kane zemren e jo trupin”!  Ata burra që punojnë me ndershmëri, ndërsa gratë nuk i dërgojnë në punë, sepse nuk duan t’u lodhen, por zgjedhin t’i mbajnë ngrohtë ndërkohë që vetë punojnë edhe në ditë e netë të acarta.  Kur gruaja dhe fëmijët flenë, në një cep të dhomës është një sy i hapur që mendon për streset e ngërçet që do të zgjidhë.  Sepse vërtetë gratë kërkojnë barazinë, por në fund të fundit jam shumë e sigurt që sikur ta kishim realisht atë barazi nuk do ta donim më.

Në shumë familje shqiptare janë burrat ata që i mbajnë familjet, pasi gratë rrogën e tyre e quajnë personale, ndërsa rrogën e burrave e quajnë të shtëpisë.  A nuk është kjo një largësi le te themi ndaj barazisë dhe kuptimit të mirëfilltë të ketij termi?!  Pasi po të mendoheshim pak më gjerë ndofta do dilnim nga koncepti që kemi mbi “barazinë gjinore”.  Të qënit të barabartë nuk nënkupton vetëm të drejtën e votës, apo punesim te barabarte, por eshte shumë më shumë se kaq, pasi me këto botëkuptime që kemi do përfundojme duke u bërë më shumë një shoqëri feministe sesa një shoqëri që synon të drejta të barabarta gjinore. E për ta mbyllur dua të shtoj se natyrisht që si femër në rradhë të parë dëshiroj që gruaja shqiptare, nënat e motrat tona të jenë gjithnjë të lumtura e me lehtësime në jetë. Të jenë gjithnjë e me pak të diskriminuara ndaj shume faktorëve që i rrethojnë e për më tepër ti shoh gjithnjë e më shumë dhe në arenën e politikës, e kjo jo për shkak të feminizmit të pa sens që shpesh e has nëpër shumë njerëz e ide, por sepse ka ardhur momenti që të vlerësohet meritokracia dhe talenti i vërtetë, dhe këto dy fenomene nuk njohin gjini.

19 komente në “Jo vetem per grate!”

  1. Miri says:

    e mi Jona qenke bere brune, se kur ishe bjonde ja fusje kot. Edhe paske pozuar si Grida, deliri eshte bere si gripi keto ane.

    1. Tiku_Jr says:

      Sa do e thoja.. Fiks si Grida Duma. Kujdes se mos bie nga Podiumi i PeDe-se Jona. Sa e mire qe je moj.

  2. Ani says:

    Jona superpjeshke

  3. POLITIKANI says:

    Shkrim i mrekullueshem. Bravo qe nje vajze e ndermerr kete Teme.

  4. Kavajsi says:

    Super realiste dhe me këmbë në tokë.
    Komplimente Jona!!!

  5. gegetoske says:

    REPEKT !!!!!! RESPEKT !!!!! RESPEKT !!!!! Respekt per ty qe ke respekt per te tjeret,per babane,vellane, bashkejetuesin ! Respekt sepse vlereson dhe respekton mundin dhe sakrificat e tyre! RESPEKT sepse je e RESPEKTUAR!

  6. VEZHGUESI says:

    nje shkrim shume i goditur ,bravo jona.

  7. andri says:

    shume pikante ,por te barabarte burre grau nuk mund te behen sepse burrat kane 500 gram mish me shume

  8. Komiteti says:

    Jona me pelqeu shume shkrimi yt, shume realist per shoqerine ne te cilen jetojme. nje shoqeri qe kerkon barazi gjinore por qe me barazi nenkupton tejkalimin e te drejtave tek grate. Kjo eshte vetem nje nga shume barierat prej te cilave duhet te lirohet vendi yne. Te kam ndjekur edhe ne debat politik tek mjeshtri i gazetarise Cim Peka dhe me pelqen menyra e arsyetimit qe ke dhe forca e perballjes me “morracaket” e politikes shqiptare dhe jo vetem!Urime!

  9. 2k says:

    Bravo Jona ! Nje shkrim shume i bukur … Urime !

  10. beso says:

    Shyqyr, nje elegji burrave!Edhe nje here brava per shkrimin,se u harruan burrat e shkrete.Biles kishin dhe nje feste te vogel,19 marsin,por grate nuk e dine fare qe ekziston.Ose i zhburrerojne fare ne parlament,sidomos ne ate seancen e famshme ku dy burra kryeministra zbuluan se sho-shokut nuk i ndizet kandela.Kam lexuar nje thenie franceze,”Burrat flasin ate qe dine, grate per ate qe u pelqen”, po per mendimin tim shtimi pa kriter i kafeneve, pershtatur me papunesine po prodhon pa hesap llafazane kronike.Shembujt kryesore i jep parlamenti.

    1. Wendy-B says:

      Hahahahaha o beso, cfare feste ishte ne 19 mars???? Nuk eshte vone prap e festojme ne 29. Nje gote vere e nje dore muhabet, dhe ja ku e korrigjuam gabimin -:)

      1. beso says:

        Wendy, nuk e di nga ju por ne Itali 19 marsi eshte festa e babait.Tjeter se une te babait tim e kam ne 20 dhe vete une 3 dite me pas.Per kunj te Metes jam nje dite me i madh dhe zakonisht e bej vete torten Saint Honore,jo si ai bahceja me luleshtrydhe qe i kishin bere Metes.

  11. rilindje says:

    shkrim pjeshke , foto pjeshke. Mire ty qe te pelqen vetja o pjeshke, po Tema cne qe te boton kete pacavure mediokre ?!

  12. Reynald de Chatillon says:

    Nji vajze tipike “indigo” ne mbrojtje te mashkullit, kunder feminizmit ekstrem???? Kesaj i them une……Rilindje hahahahahahahahah

    Apo jo, Wendy B?

  13. RILINDASI says:

    Bravo vajza…. Lum kush te ka, e lum kush do te te marre.

  14. Niko says:

    Bravo zonja Jona Dervishi si puna juaj ka nevoj vendi yne urime.

  15. valter says:

    Ke disa te verteta, por ne shumicen ja ke futur kot moj Jona. Jo per gje por kjo teme eshte rrahur e ster rrahur ne qindra libra e nga qindra filozofe, sociologe, antropologe etc. Realiteti eshte se njeriu i pershtatet çdo lloj pune ne raport me forcen (burri mund te bej punen e gruas dhe vice-versa), e vetmja gje qe gruaja kishte perparesi ishte lindja, por sot shkenca ka arritur te mbars edhe burrin per te ber femij. Tani per te ardhur tek shoqeria shqiptare, nuk e kane fajen grate qe ne jemi kthyer nja 100 vjet mbrapa. Gruaja zuri vendi qe i takoj ne periudhen komuniste, biles me tekonologjine e soteme ska pune te veshtire me (force). Ceshtja diskutohet kush mund te jete me mire ne drejtimin e nje familje qe te shkojme tek ai i shtetit. Sot po shohim qe berthama e familjes shqiptare u shkaterruar u degraduar, burrat nuk ishin te zot te mbanin me gravitetin e tyre femijet dhe kjo sepse, duke u ngjitur ne nje shkalle me larte, ate te shtetit, keta pisa bura e ben familjen e madhe shqiptare te degjeneroj, sa sot flasim per shkaterrim totale. Une jam per nje ekuiliber pasi truri i njeriut nuk ka diferenca ne gjini, nuk eshte vertetuar qe truri i gruas eeshte me i vogel se ai i mashkullit, biles mund te themi se grate mund te drejtojne me mire pasi jane me te ndjeshme dhe me humane (burrat jane ne pergjithsi egosite duke u nisur nga fakti se jane ata qe kane me mijra vjet qe vetem lufta kane prodhuar per te kenaqur unin e tyre). Megjithat, eshte gje e mire qe shkruan pasi njeriu eshte gjithnje ne evoluim si nga ana fiziologjike edhe nga ana mendore!

  16. POLITIKANI says:

    O Valter!! Qenke i vsjtur fare. Nje tufe me budalliqe shkrove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje