Asnjë jetë nuk shkatërrohet, përveç asaj që i është ndërprerë zhvillimi, prandaj nëse doni ta prishni një personazh, nuk ka nevojë të bëni më shumë, sesa të përpiqeni t’i bëni ndryshime.
Në fakt kjo është një përvojë e frikshme e jona, e cila për fat të keq në momentin që të gjithë bashkë besuam se u shkëputëm prej saj, ajo u rikthye në një formë tjetër, por me një forcë shkatërruese të paimagjinueshme, rezultati i së cilës është realiteti që sot jetojmë sot.
Kemi ngecur të gjithë bashkë në një qerthull, që duket se nuk do të dalim dot kurrë, por që secili më vete mendon se mund t’ia dalë, thjesht duke shkatërruar tjetrin, që ka përbri; kudo qoftë, në biznes, në administrim publik, në botën akademike, kudo ku ka jetë dhe përpjekje për të ecur përpara.
Fatkeqësia qëndron në të vërtetën e thjeshtë se, aq shumë ndryshime kemi pësuar, saqë kemi filluar të bëhemi nostalgjikë për eksperiencën e shkuar, për atë kohë kur ndryshimi bëhej i programuar, megjithë ndonjë disidencë sporadike; shkatërrimi e arriti qëllimin pa ndonjë sforcim apo vështirësi të madhe, thjesht duke bërë ndryshimet e programuara tek personazhet premtuese, erudite për kohën…
Ndërsa këto 23 vjet shkatërrimi i jetës sonë ka kaluar çdo imagjinatë, edhe të atij më skeptikut.
Nuk ka më kuptim asnjë përpjekje për të realizuar diçka serioze në jetën tënde, sepse ajo rezulton THEMEL MBI RERE.
Shkakton shpresë dhe frikë trazuar përpjekja e njeriut, që ka marrë përsipër t’ia fillojë nga një ndryshim i situatës dhe jo nga ndryshimi i PERSONAZHIT, sepse secili për hesap të vet ka bërë “ndryshimin”, duke zënë një pozicion josolid.
Për shkak të ndryshimit kaotik dhe pa drejtim, sot shoqëria jonë ngjan me ekuipazhin e një anijeje, që është përplasur në një breg dhe lëvizja më e vogël duket sikur do ta përmbysë atë, do të ndërpresë vetë jetën…
Kurrë ndonjëherë bashkombësit e mi nuk i kam parë kaq të traumatizuar, kaq të frikësuar dhe të përkulshëm, kaq josolidarë ndaj dhembjes së tjetrit, madje ndonjëherë më duket sikur kjo dhembje përveçse i lë krejt indiferentë përballë faktit, u krijon edhe nje llojë kënaqësie të pashpjegueshme…
Ndërsa mua më shkakton kaq shumë dhembje tek i shoh dhe nuk bëj dot asgjë për t’i ndryshuar, sepse ndryshimi fillon nga vetvetja dhe fillon nga mendimi…
Të mendosh në mënyrë të drejtë, të jesh sot realist në atdheun tonë, quhesh UTOPIST!
Sigurisht që ka mëkate, të cilat të tërheqin më tepër me kujtimin e tyre, sesa si vepër në vetvete; po ka edhe ngadhnjime interesante, që e shpërblejnë krenarinë shumë më tepër se pasionet dhe që i japin intelektit një lloj gëzimi të stërholluar më të madh se kënaqësitë që s’ua kanë sjellë ndjenjave as vetë këto ngadhnjime…
Dava shqiptarqiqsh!!
Maqedonsat jane fosile. Kurse ti me pseudonimin Maqedons je vetem nje bullgae nga FYROMi
Ju ndjek me shume interes ne shkrimet tuaja , zonje e nderuar dhe e mencur. Jam plotesisht ne te njejtin mendim dhe ndjesi. Nga ju mendjet e ndritura , nese nuk lodheni se shkruari dhe punuari, edhe pse ndryshimi nuk mund te vije, mundet qe te kthjelloni mendjen e dikujt qe ju ndjek. Le te bejme secili nga ne me te miren dhe le te perpiqemi te nxjerrim nga kjo vorbull qofte edhe nje te vetem. Do te ishte fitore. Falemnderit!
E kemi dhuratë këtë gjendje nga sali shpellari
Shkrim realist mbi te vertetat e trishta te vendit tone…
Shpresoj dhe besoj se e mira fiton mbi te keqen…
GJeja e vetme e bukur eshte titulli por edhe ai eshte i vjedhur. viktor hoti
Ose autorja ka nje lloj shkrimi te padeshifrueshem qe nuk kuptohet nga lexuesit ose keto te fundit duhet te bejne test nese jane te afte per te kuptuar gjuhen shqipe.
Ne si popull jemi si ai “njeriu qe pa vdekjen me sy” dhe shohim perdite vdekjen qe loz me ne dhe ne e “injorojme” ate se nuk kemi b..the ta luftojme.
Por ne nuk kemi frike nga vdekja dhe as nga shiu se jemi rrace e forte..rrace arixhiu..(paragrafi i fundit eshte per humor pasi shikojme qe nuk ka komente ..)
Te lumte dora se e ke qare kete artikull.
Me pelqen shume kjo “gazetare” sepse shkruan per te gjitha nivelet e shoqerise tone .
O.W.
Eshte e mbrekullueshme perkushtimi i paepur per te hapur
SYTE E MENDJES.Bravo
Mos harroni, zonjë e nderuar, se çdo gjë “që mbin e rritet”, përveç “kushteve të motit”, është dhe produkt i “tokës” së përshtatëshme…Besoj se do të më kuptosh…