Përballja e politikës shqiptare

20 Mars 2014, 18:58Blog TEMA
Përballja e politikës shqiptare

– Nga Teodor Pangallos

Ish kryeminister dhe President i Greqise ne vitin 1925 1926

Është fakt i mirënjohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e Ministrisë së Jashtme, se marrëdhëniet me fqinjin tjetër ballkanik (me Shqipërinë, Ll.R.), arritën deri në pothuaj federim të plotë më 1925 dhe 1926.
Nga koha e Esat pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë.
Nga mosha e foshnjërisë sime flas shqipen, sepse e ndjera gjyshja ime, që më rriti, nuk njihte greqishten. (Ishte bijë e Anton Virivilit, më të pasurit nga parësia e Megaridës, në shtëpinë e të cilit në Salaminë dha shpirt miku i tij i ngushtë dhe i paharruar kryegjenerali i Rumelisë, Karaiskaqi).

Kam në damarët e mi përgjysëm gjak shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admirali Kunduriotis, tre Nikolaidët (gjysh, baba dhe nip), admirali Sakelari, heroi i nëndetses “Llambi Kaçoni” V. Lasko dhe grekër të zgjedhur të shumtë janë të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohur për shërbimin e tyre ndaj atdheut. Paparigapulos shkruan se nga gjithë fiset që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar rezultoi me AMALGAMËN MË TË SHKËLQYER. Hidrejtë, speciotët, Miaulis, Sahturis dhe mijrat e luftëtarëve nga 1821 deri më sot, dëshmojnë të vërtetën e mendimit të Paparigopulit.

Më 1914 kur filloi Lufta I Botërore, i rikthyer nga Franca ku studioja, u paraqita te Venizelosi, ministër i Ushtrisë dhe u vendosa si shef i shtabit i Divizionit VIII në Prevezë.

Venizelosi më komunikoi në mënyrë rezervate se kishte vendosur të pushtonte befasisht Epirin e Veriut. “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë mirë, sepse flet edhe gjuhën e shqiptarëve,” shtoi. Atëhere isha komandant batalioni, shkova në Prevezë dhe në pak ditë mora një urdhër të gjatë sekret shkruar me dorën e vetë Kryeministrit, ku urdhërohej divizioni të pushtonte Epirin e Veriut duke zbarkuar në limanin e Sarandës. Politikani i paharruar theksoi në mënyrë të veçantë nevojën e mbajtjes absolutisht të fshehtë për shkak të italianëve.

Operacioni u krye në rregull të plotë dhe u pushtua vija e vjetër në veri të Gjirokastrës. Shtabi u vendos në Gjirokastër. Kur pas pak ditësh erdha në Athinë natyrisht që pata një bisedë të gjatë me kryeministrin dhe mbeta i habitur sesi ky politikan gjenial, i gjendur vetëm prej tre vjetësh në Greqi, kishte kuptuar plotësisht rëndësinë madhore dhe jetësore që kishte për Greqinë çështja e Shqipërisë. Ato mendime dhe koncepte të Venizellosit u bënë dhe bazat kryesore mbi të cilat mbështeta politikën që zbatova më 1925 dhe e cila ndër të tjera kishte si rezultat që të dërgohen të rinj shqiptarë në Athinë për të studiuar në Shkollën e Evelpidëve dhe në Kursin e Marinës.

Menjëherë sapo erdha në krye në qershor 1925 u gjenda para çarjes së vërtetë të marrëdhënieve tona me Shqipërinë për shkak të çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë, i ardhur në zyrën politike, më komunikoi se autoritetet greke me dhunë dhe në kundërshtim të traktatit, shpërngulin banorët shqiptarë të periferisë, duke i dërguar ata nëpërmjet detit në Azinë e Vogël dhe se ndaj protestave të tyre jepet përgjigja se këta shqiptarë myslymanë (turkoshqiptarë në origjinal!) janë të shkëmbyeshëm.

Kontrollova dokumentet përkatëse dhe u binda se interpretimi i Ministrisë nuk ishte i bazuar, sepse në traktatin e Lozanës përcaktohet qartë se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsiderohen minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës etj. Për sqarimin plotësisht të çështjes, i telegrafova ambasadorit të shquar në Londër, të ndjerit Kaklamanis, i cili përfaqësonte Greqinë gjatë redaktimit të traktatit dhe i cili u përgjegj se nuk bëhet fjalë për shkëmbim dhe rrjedhimisht është i pabazuar mendimi i atyre në Ministri.

Ftova menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm kompetent, i cili më tha këto në mënyrë të çuditshme: “Formalisht kanë të drejtë, por për shkaqe të nevojës dhe qëllimit është ndërmarrë shpërngulja e shqiptarëve që të zbrazen fshatrat për vendosjen e refugjatëve bashkëkombas tanë. Nuk ia vlen të angazhohemi për 5-6 mijë paloshqiptarë, z. Kryetar.”

Sapo u përmbajta dhe nuk e flaka përjashta me shqelma diplomatin me monokël. Ndërkaq, sipas raportimit të autoriteteve policore, në Epir po realizohej një dramë e vërtetë, se fshatarët, duke qarë vajtueshëm, shkëputen nga vatrat e tyre ku lindën dhe rrojnë prej shekujsh dhe hipnin në anije për t’u dërguar në Azinë e Vogël. Dhashë urdhër të zbrisnin dhe të ktheheshin të lirë në fshatrat e tyre.

Shqiptarët, si të gjithë fiset e paditura dhe pasardhës të lashtë, kanë vese të rënda, por kanë dhe vityte të tyre të jashtëzakonshme. Ngjarja e mësipërme ishte shkaku kryesor i rivendosjes së marrëdhënieve të përzemërta mes dy vendeve, që u zhvilluan gjer në pothuaj federim, siç do ta shohim. Mbreti Ahmet Zogu, me një mesazh të zjarrtë, më shprehu mirënjohjen e tij, të cilën, siç thoshte nuk do ta harronte kurrë. Dhe vërtetë gjer në ditën e çfronëzimit të tij, sa herë që vinte përfaqësues i ri shqiptar në Greqi, vinte sipas porosisë së tij në shtëpinë time dhe sillte përshëndetjet e Mbretit, duke shqiptuar në shqip “Vlla i madh.” Dhe këto kur tashmë isha privatisht thjeshtë një gjeneral në lirim. Është e quajtura besa shqiptare, do të thotë besnikëria apo mirënjohja për mirësinë e bërë.

Po të hedhësh një sy të thjeshtë në hartën e Ballkanit, kupton drejpërdrejt e menjëherë rëndësinë e madhe të Shqipërisë nga pikëpamja ushtarake.

Për shkak të ngjarjeve të fundit, qarqet politike dhe ushtarake, përveç Greqisë, tani sapo perceptuan rëndësinë e Shqipërisë si bazë sulmi apo mbrojtjeje. Ushtarakët grekë prej një kohe të gjatë e njohin këtë gjë, siç faktohet qartësisht nga betejat e ashpra të përgjakshme, që gjetën hapësirë në limanet dhe në kalimet malore veçanërisht në shekujt e fundit të Perandorisë Bizantine.

Për Greqinë mike apo aleate Shqipëria përbën një kështjellë natyrore madhështore dhe kanosje ndaj rrezikut kundër cilitdo agresor nga Veriu. Vetëm tre a katër divizione nga krahu lindor i kësaj kështjelle natyrore (vargmali i njohur i Alpeve Dinarike), do të detyronte sulmuesin të vërë në dispozicion forca mbi të dyfishta për të mbuluar krahun e djathtë dhe komunikacionet e tij.

Pikëpamja e mprehtë e Venizelosit e kishte vlerësuar këtë, kur thoshte se nevojitet sakrifikim i plotë për t’u rregulluar miqësisht çështja e kufijve kontinentalë, që të synohet rivendosja e marrëdhënieve të përzemërta me Shqipërinë. Duke besuar pa u epur në drejtësinë e këtij mendimi, synova një sakrificë të plotë për ta vënë në zbatim kur qeverisa vendin.

Pasi u vendosën marrëdhëniet miqësore pas ngjarjeve, që i vlerësova më lart, dërgova si përfaqësues të Greqisë në Tiranë gjeneralin e divizionit Aleksandër Kundulin, bashkëqytetar i imi, që njihte plotësisht jo vetëm shqipen e folur të Shqipërisë së Jugut (Toskë dhe Çamër), por edhe ato idiomat e Labëve të Veriut, Gegëve etj. Gjeneral Kunduli, aktivist i suksesshëm që në betejën e Maqedonisë dhe ushtar trim (u plagos dy herë) në luftra, ishte njëkohësisht diplomat i mënçur dhe i zhdërvjellët. Brënda pak kohe arriti të fitonte miqësinë e nxehtë dhe konsideratën e Mbretit shqiptar Ahmet Zogu.

Katër marrëveshje u nënëshkruan brënda vitit ndërmjet dy vendeve: instituim konsullor, për qytetarinë (natyralitetin), për bashkëpunimin tregëtar dhe detar (lundrimor), për dorëzimin e kriminelëve etj. Para nënëshkrimit të marrëveshjeve zyrtare, mirëkuptimi i fshehtë kishte bërë përparim të rëndësishëm. Kufijtë e dy vëndeve në thelb ishin suprimuar nga pikëpamja tregëtare dhe siç u përmënd më lart fëmijë shqiptarë u dërguan për t’u arsimuar në Shkollën tonë Ushtarake të Evelpidëve, ashtu si edhe të tjerë në Shkollën e Kurseve Detare. Në korrik 1926 gjenerali Konduli, pas negociatave të gjata, mundi të arrinte deri në një marrëveshje përfundimtare për çështjen e Bankës Shqiptare, duke pranuar nga Mbreti Zog pjesëmarrjen e Bankës Kombëtare Greke me shumën 52 përqind.

Kuptohet gjithë rëndësia tepër e madhe e kësaj ngjarjeje. Është e padiskutueshme se për shumë arsye, nëse zbatohet një politikë e studiuar dhe e qëndmeshme ndaj çështjes shqiptare, do të ishte e mundur që Shqipëria në vend të armikut të jetë miku më i mirë, më i çmuar dhe i vetmi në Ballkan. Shqiptarët nga fisi nuk janë as me prejardhje mongole, as sllavë, as turq. Është dëshmuar historikisht se janë ilirë, pasardhës të pellasgëve dhe rrjedhimisht fis vëlla i fiseve të vjetra, që të ardhur nga veriu plotësuan banorët e parë të Greqisë.

Asgjë të përbashkët nuk kanë me italianët, serbët dhe bullgarët, ndërsa në të kundërt gjaku, traditat dhe zakonet i lidhin ngushtë me popullin grek.

Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odise Andruci dhe mijra grekër të tjerë me prejardhje shqiptare, luftuan heriokisht për pavarësinë greke në Revolucionin Kombëtar të 1821.

Profesori historian i Monakos, Hertzbert, në historinë e tij mbi Revolucionin Grek shënon se : “Pak ditë pas ngritjes së Flamurit të Revolucionit në Shën Laura dhe pikërisht në prill të 1821, 1500 SHQIPTARË TË KRISHTERË BANORË TË FSHATRAVE TË DERVENËVE (DERVENOHORIA) nën komandën e prijësit Haxhi Meleti fushatuan në Korinth kundër Qamil Beut të dëgjuar.” Fushatuesit nuk ishin shqiptarë, siç përmend historiani bavarez, ishin gjyshërit dhe stërgjyshërit shqipfolës të banorëve të Dervenofshatrave, Vila – Kundura – Mandra – Eleusis. Ishin gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidi, Konduli, Roka dhe të nënshkruarit si dhe të admiralit Al. Saqellari, heroit kombëtar, kapitenit të marinës luftarake Lasko dhe të aq grekërve të tjerë të zgjedhur me prejardhje shqiptare.

A nuk kisha të drejtë kur dëgjova monokëlmbajtësin, Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të thotë “paloshqiptarë” t’i thoshja se Ministria ishte Vendi i Budallenjve? Gjersa Drejtori i Përgjithshëm ishte kaq teveqel, marr me mend se çfarë ishin shumica e vartësve të tij. Askush nuk e di se çfarë të papriturash ruan e ardhmja. E konsiderova si detyrën time që të rrëfej shkurt ato që thashë më sipër, që populli grek të njohë pamjen e përgjithëshme të çështjes. Nuk jam i një mendjeje me pjesën e shtypit, i cili devijon në karakterizime sharëse dhe përqeshëse për popullin shqiptar. Mendoj pa droje se shumica e këtij populli është krejt pa përgjegjësi për intrigat ndaj Greqisë. Është problem në se shumica e shqiptarëve njohin as dhe për emër Marksin, Leninin, Stalinin etj.

*Theodoros Pangalos  eshte gjyshi i Teodor Pangalos politikan i sotem grek i PAOK. Artikulli eshte shkruar ne vitin 1949 ne kohen e krizes greko shqiptare per shkak te ndihmes qe komunistet shqiptare i jepnin komunsteve grek nenndikimin e Rusise. Ai ishte nje arvanitas qe mbronte origjinen e tij.

Artikull i gazetës “Akropolis,” korrik-gusht 1949.  Pergatiti Odise Caçi

13 komente në “Përballja e politikës shqiptare”

  1. andrea says:

    NJe artikull shume i goditur!!!!! Eshte bere nje gabim ne vend te PAOK duhet PASOK tek rreshti i katert nga fundi

    1. adriatik says:

      Me gerket ju bashkon c’do gje dhe ju ndan islami dhe turqia.

  2. gregory.uk says:

    Nuk do I hiqja asnje presje mendimeve te ish kryeministrit grek me origjine shqiptare, ne fund te fundit pavaresisht se arvanitasit jetojne prej 5-6shekujsh ne greqi gjaku nuk behet uje. Edhe Kolokotroni I madh ne masakren qe beri kunder turqeve kur pushtoi tripolicen ne peloponez familjet turkoshqiptare sic I quanin greket musulmanet shqipetare I mbrojti dhe I shoqeroi personalisht deri sa dolen nga peloponesi per ne drejtim te shqiperise per ti ruajtur nga ndonje hakmarje e grekeve.

    1. Fjalim/Trishtim says:

      Miku im Kolokotroni në Greqisht , BithaGurri në gjuhën Arberrisht. Shih wikipedia. Përshëndetje

  3. Hm... says:

    Nuk do koment per ata qe duan te kuptojne. Mes dy popujve ka lidhje mijravjecare dhe kesisoj koha ka bere te veten dhe perjashto kohet moderne, kane ndare cdo gje me pare mes tyre, zakone, gjaku eshte trazuar etj dhe sot mund te thuhet se jemi popuj ‘binjak’ apo ‘ene komunikuese’ dmth cfaredo qe I bejme tjetrit, ia bejme vetes. Ballkani do te ishte ndryshe nese politika do dinte te mirekuptohej sepse vete populli nga te dyja krahet me njeri tjetrin shkon mire. E verteta cliron dhe probleme si cameria, arvanitasit etj duhet te zgjidhen sepse koha tregoi se moszgjidhja bart tensione sepse edhe vorioepiri eshte stisur qellimisht qe te kamufloje probleme reale qe promovohen nga ekstremizmi I vjeter ne vendin fqinj. Nuk behet fjale per triumf te njeres apo tjetres pale. Nga poshterimi I tjetrit nuk fiton kush. Behet fjale per nisjen per se mbari nga e para mes dy popujsh qe I kane rrenjet ne gjeneze dhe ku kufiri mes tyre do te ishte gjeja me absurde dhe cdokush do te ndjehej si ne shtepine e tij kudo ne kete cep te Mesdheut.

  4. Kadri Spahiu says:

    Sigurisht qe Arvanitasit e Greqise kane dhene shume per Greqine dhe Helenizmin, por jo Shqiptaret.

    Edhe nga ana racore nuk mund te krahasosh Shqiptaret me Arvanitasit, Arvanitasit e Greqise jane te perzier me Grek kurse Shqiptaret jane te perzier shumica me Turq!

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      Arbanitet nuk kan asnje lidhje me shqiptaret.

      Nuk kan,nuk kishin dhe nuk do ken kurre ndergjegje turkalbaneze.Prandaj edhe luftuan per pamvaresin e shtetit Grek dhe jo Shqiptar.

      Arvanitet jan popullsi me ndergjegje dhe prejardhje Greke .Quhen ARVANIT dhe jo Shqiptar sepse jetonin ne zonen qe quhej ARVAN ne Epirin e Veriut( sot territor i Shqiperis) . Emigruan nga shqiperia per shkak te trazirave ne ballkan ne shek.13.dhe luftuan kunder shqiptareve (turkalbanezeve).
      Persa i perket diktatorit Pangallos, (por edhe nipit te tij) padyshim qe duhet te jete turkalbanes.
      Respetoj te drejten te ndjehet dikush si te doj .

  5. Aljor says:

    Pergezime z.Odise.Ja te tilla humultime qe na bashkojne na duhen sot edhe neser ne shqipetareve dhe grekeve.Mjaft me opinione foshnjarake dhe dashakeqese te disa “patrioteve” qe duan ta vendosin Shqiperine ne majen e botes kur fare mire jemi ne hisen e djellit qe na ka falur Zoti.

  6. Bakër Bitum Zinku says:

    Ky proçesi i natyralizimit qenka fenomen i hershëm shqiptar. Prandaj kemi ber edhe kte palo shtet….historikçe!!!

  7. Vasili says:

    “Greket” nuk jane komb. “Grek” eshte thjesht nje emertim per besimtaret fetare te nje kishe lindore bizantine. Fakti se “greket” e dijne shume mire shqipen tregon se pse jane “greke” ato. Nuk ka egzistuar ndonjehere komb “helen”. Fjala “Helen” eshte shpikje e “grekerve” te sotem per t’i gjetur nje emer lashtesise arberoere qe nuk eshte aspak greke. Edhe “greqishtja” e lashte me germat qe njihen si greke” lexohet dhe kuptohet vetem shqip.

    1. eleΥΘeriskepsi says:

      Po ku ka si TY ( mendje) o skipetar _ duhet te kendonte Vace ZELA!

      Per zotin Vasili, Greket kan nje shprehje qe po e shkruaj edhe ne greqisht sepse zoti Vasili ka njohuri te vecanta si skipetar i lashte(!)

      Pra thone Greket -“Τα μυαλά σου και μια λίρα και του μπογιατζή ο κόπανος”

      Lezohet ,- “Ta miala su ke mia lira ke tu bojiaxhi o kopanos( huri)” dhe perkthehet :

      – “Mendja jote nje centez dhe e bojaxhiut, huri”

      Kjo fraze popullore e ka zanafillen ne Epoken osmane.
      Në Athinë ishte një shqiptar,injorant ekstrem anadollak, i keq, i cili ishte punesuar nga turqit per te mbledhur taksat (per koke sic quheshin), dere me dere në shtëpitë e te krishterëve. E quanin (Kioulak Vogiatzi), Qiulak Bojaxhi .
      E pershkruajn se ishte rreth dy metra i gjatë me fytyr te eger, lekuren katran te zi dhe shume i piste .
      Te gjithe i frikesonte egresia e tij prej shtaze.
      Lord Bajroni që kishte “fatin” ta njihte nga afer , shkruan se ”dukej si një demon, i cili doli nga ferri dhe se fëmijët tmerroheshin nese i conin para tij. (Kioulak Vogiatzi) .Qiulaku mbante ne dore gjithmonë një hu druri te fortë dhe me ate kërcënonte të krishterët .U thoshte, se do ta thyej ne kokën tuaj nëse nuk nuk me japni nje monedh(Lire) ari ose dy “fluria”, qe ishte taksa lokale çdo gjashtë muaj .
      Shqiptar Qiulak i cili ishte injorant ekstrem anadollak ,ishte aq analfabet dhe budalla saqe nuk mund të dallonte ndryshimin e monedhave të asaj kohe. Dhe Grekët talleshin me ate. Kur nuk kishin të paguanin ,i jepnin atij te holla bronzi, te cilat i shkelqenin me pare qe te shnderisnin dhe te dukeshin si prej ari .Dhe keshtu qe atëherë lindi fraza e mesiperme, qe Greket e perdorin edhe sot per analfabetet ,anadollaket, injorantet e lindur patetik si Qiulaku skipetar.

      Me poshte eshte ne greqisht.

      Τα μυαλά σου και μια λίρα και του μπογιατζή ο κόπανος
      Την εποχή της Τουρκοκρατίας υπήρχε στην Αθήνα ένας απαίσιος Αλβανός, ου γύριζε στα διάφορα σπίτια των Χριστιανών και μάζευε τον καθιερωμένο κεφαλικό φόρο. Ονομαζόταν Κιουλάκ Βογιατζή. Ήταν δύο μέτρα περίπου ψηλός και το άγριο πρόσωπο του ήταν κατάμαυρο και βλογιοκομμένο. Οι Έλληνες, μόνο που τον έβλεπαν, τους κοβόταν η ανάσα.
      Ο λόρδος Βύρωνας που τον γνώρισε από κοντά, γράφει ότι έμοιαζε σαν δαίμονας, που ξεπήδησε από την κόλαση κι ότι τα παιδιά πάθαιναν ίλιγγο τρόμου, όταν τον αντίκριζαν, ξαφνικά μπροστά τους. Ο Κιουλάκ Βογιατζή κρατούσε πάντοτε στα χέρια του ένα κοντόχοντρο κόπανο και με αυτόν απειλούσε τους Χριστιανούς. Έλεγε, δηλαδή ότι θα τους σπάσει το κεφάλι, αν δεν του έδιναν μια χρυσή λίρα ή δύο φλουριά, όπως απαιτούσε ο κεφαλικός φόρος κάθε έξι μήνες.
      Ο Αλβανός, όμως αυτός ήταν τόσο κουτός, ώστε δεν μπορούσε να ξεχωρίσει τα διάφορα νομίσματα της εποχής εκείνης. Έτσι,, πολλοί Έλληνες που δεν είχαν να πληρώσουν, του έδιναν μερικές μπρούτζινες δεκάρες, που τις γυάλιζαν προηγούμενα, για να φαίνονται χρυσές και τον ξαπόστελναν. Από τότε, λοιπόν, έμεινε η φράση που τη λέμε, συνήθως για τους ελαφρόμυαλους. Μπογιατζής δεν ήταν άλλος από το Κιουλάκ Βογιατζή με τον κόπανο του.

  8. tourkofagos says:

    kur flasim per greke e shqiptare aderfia[vellezer] te nje feje,kulture e me gjere,nenkuptohen ortho/xet shqiptare e jo korraket Zike,plaku cam,net,hajriu,kuq huq,tirroc lugati etj………..kjo eshte e VERTETA!

  9. Bakër Bitum Zinku says:

    Ai taksidari mos ka qen malok prej Puke..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje