Tridhjetë e shtatë marse pa “djemtë e marsit”

19 Mars 2014, 18:35Blog TEMA

Nga Bedri Blloshmi

 

Ditët, javët, muajt, vitet dhe shekujt kalojnë.

Ne lindim, rritemi, marrim frymë, nganjëherë edhe buzëqeshim.

Më pas vdesim ose nga Zoti ose nga dora e xhelatëve komunistë.

Në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, në vitin 1941, më 23 mars do të lindte poeti e mësuesi Genc Leka nga prindërit Bardho (Feim) dhe Nergjize Leka.

Ndërsa më 18 mars 1948 në një familje tjetër patriote do të lindte Vilson Blloshmi nga prindërit Sami dhe Nadire Blloshmi.  Sot Genc Leka do të ishte 73 vjeç, ndërsa kushëriri i tij, shoku i tij, zemra e tij, oksigjeni i tij, Vilsoni do të ishte plot 64 vjeç.

Po ku janë këta dy djem?

Ç’u bënë?

Kanë vdekur?

Jo, ata i vranë me një akuzë të stisur më 17 korrik 1977, në një përrua të thellë, të thatë e të fshehtë të quajtur me një emër po aq të çuditshëm “Përroi i Firarit”.

Por kur kishte ndodhur ndjekja apo survejimi i Gencit dhe i Vilsonit nga sigurimi famëkeq i bandës komuniste?!

Në vitin 1950, Bardho Leka, ky luftëtar i paepur kundër pushtuesit, e kuptoi se komunistët po ia mblidhnin lakun pas qafe, arratiset dhe vendoset në Prizren të Shqipërisë (por të grabitur nga fuqitë e asokohe në 1913-ën).

Genci u rrit herë me bukë e herë pa bukë dhe vazhdimisht zbathur bashkë me dy motrat e tij, Gjiskën e degdisën në shkretëtirën e Tepelenës.

Me shumë sakrifica, Genci mbaroi Pedagogjiken në Elbasan, i jashtëm, duke e strehuar një mik i vjetër i familjes.

Në vitin 1959, Gencit i hapën kartelën dhe e ndiqnin këmba– këmbës.

Unë e kam “shtrydhur” arkivin e Sigurimit, e kam gjetur dhe e kam botuar në një libër “Dosjen operative” të Gencit, e cila ka brenda të gjitha plehrat e Sigurimit, bashkë me minjtë e gjirizëve.

Janë me emra dhe të zbardhur si bashkëpunëtorë. Kjo dosje ka vazhduar deri më datën 31 gusht 1976, kur Genc Lekës i hodhën prangat për të mos ia hequr më kurrë.

Ndërsa familja jonë ka tjetër tragjedi, por po e rishpjegoj.

Në vitin 1946 filloi grabitja e pasurisë së tundshme e të patundshme nga grabitqarët komunistë, të cilët gjatë luftës civile ‘43-‘44 vranë sa deshën nga fisi atdhetar i Blloshmëve. Në vitin 1950, një nga dajët tanë, Sabri Debrova, arratiset bashkë me Bardho Lekën.

Në qershorin e vitit 1952, në familjen tonë ia mbërrin Sigurimi famëkeq.

Arrestojnë xhaxhanë tonë, Hasan Blloshmin me akuzën “takim me diversantët” (me dajën e tij Bardho Leka) dhe e dënojnë me 22 vjet heqje lirie dhe sekuestrim të pasurisë.

Në këtë kohë ishim cilësuar si ‘kulakë’.

Në vitin 1963 mbërrin prapë Sigurimi. Këtë radhë kishin arrestuar babanë në Qukës. Bënë kontroll e rrëmujë nëpër shtëpi. Ata na kërcënonin duke na thënë se ne të gjithë e kishim vendin në burg sapo të rriteshim, ndërsa ne duke qarë e të uritur dridheshim nga frika në cepin e dhomës, ku na kishte ngjeshur Sigurimi.

Vilsoni ishte në shkollë në Elbasan, edhe ky i strehuar tek një mik i familjes, vazhdonte si i jashtëm, si Genci.

Vili e kishte marrë vesh se na kishin arrestuar babanë, vjen në shtëpi i përlotur dhe thotë: “Unë do e lë shkollën xhaxha Bukurosh, sepse nuk kemi mundësi, u bënë dy në burg”.

Xhaxhai e “kërcënoi” Vilsonin: “Ti vazhdo shkollën, ke për detyrë të na zbardhësh faqen e familjes, vetëm mëso! Dëgjove? Të tjerat i dimë ne”.

Gjatë kërkimit nëpër arkiv, gjeta dhe “Dosjen operative” të Vilsonit, tek e cila ndjekja kishte filluar qysh në vitin 1963, kur vazhdonte shkollën në Elbasan, deri më datën 5 gusht, kur i hodhën prangat tek ura e Librazhdit.

I hedhin hekurat, e mbulojnë me një batanije, ku herë pas here e zbulonin, i vendosin një palë syze dielli e mbas disa orësh e plasin në birucën nr. 20 tek “Mine Peza”, në Tiranë.

Mbas shumë kohe torturash nga disa hetues (emrat janë në librin “Terrori Komunist”), por dhe personalisht nga xhelati Kadri Hazbiu, e kthejnë në birucat e Librazhdit, me një krah të gjymtuar.

Torturë pas torture, më 17 shkurt 1977 na dhanë akt-akuzën, të formuluar siç deshën ata, bashkë me Dhimitër Beshirin, i cili vinte nga Tirana pothuajse përditë.

Prisnim, siç pret mali nën dëborë, të na nxirrnin në gjyq dhe një ditë na thërrasin një e nga një, na morën akt-akuzat dhe Vilsonit i shtuan veç nenit 73/I dhe nenin e “Sabotimit”, parashikuar nga neni 72-12 të Kodit Penal.

Çdo gjë ishte bërë gati, salla, parullat, populli ishte “sqaruar” dhe sipas planit të Sekretarit të Parë, Sotir Koçollari dhe kryetarit të Degës, Merdar Hasa, prokurorit Qani Lavdari, gjykatësit Subi Sulçe, një muaj e gjysëm më parë ishte marrë vendimi se si do të dënoheshin.

Unë po citoj fjalë për fjalë siç është shkruar në f.9, gërma “g” dhe “gj” nga Subi Sulçe:

G: – Mbi jehonën që ka bërë ky gjyq në gjithë rrethin e Librazhdit dhe pjekuria politike dhe ideologjike që manifestuan pjesëmarrësit në gjyq.

Gj: – Mbi diskutimet e pjesëmarrësve në gjyq për dënimin kapital të dy të pandehurve; Vilson Blloshmi e Genc Leka. Plani i masave për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të pandehurve, datë 28.4.1977. Po të njëjtën datë ka dhe protokolli i Sekretarit të Parë, Sotir Koçollari. Koçollari thotë ata kanë në mendjen e tyre plane imagjinare, Vilsoni është më i zgjuar dhe nuk e pranon krimin se e di që e pret plumbi.

Ne kemi dalë në gjyq më datë 6 qershor deri më 12 qershor 1977, gjyqi ishte formal se vendimi ishte marrë në Komitetin e Partisë.

Ishte vendosur që Genc Leka dhe Vilson Blloshmi nuk duhet të jetonin më.

Edhe Gjykata e Lartë me kriminelin Aranit Çela, ishin dakord që të pushkatoheshin.

Po ashtu dhe trutharët e Presidiumit të Kuvendit Popullor nuk e ndryshuan vendimin, e lanë në fuqi.

Edhe pas tridhjetepesë ditësh, të lidhur kokë e këmbë në qeli, nën vapën përvëluese të korrikut, një tjetër xhelat urdhëron dhe firmos se me datë 17 korrik, në orën 00.00 duhet të ekzekutohen Genc Leka dhe Vilson Blloshmi në vendin e caktuar.

Ja marsi i vitit 2014! Janë plot tridhjeteshtatë vjet që Genc Leka me Vilson Blloshmin nuk janë më.

Duhet thënë se gjithë kriminelët e Sigurimit dhe terroristët komunistë gëzojnë shëndet të plotë dhe përkrahje politike dhe ekonomike.

Të gjithë atyre që e realizuan këtë skenar, askush nuk u kërkon llogari.

Gjithashtu të gjitha krimet që janë kryer në Shqipëri, janë pa autor se nuk i detyron askush të japin llogari.

Genci dhe Vilson, ua kam thënë dhe herë të tjera se të gjithë hartuesit e kësaj tragjedie janë shëndoshë e mirë sepse i ka përkrahur dhe pasuruar partia debatikase e udhëhequr nga një sekretar partie, i zgjedhuri dhe i besuari i Sekretarit të Parë, Ramiz Alia, të cilin edhe kur ndali frymëmarrjen partia debatikase, e ka përcjellë në shtratin e topit, në banesën e fundit.

Tani po përfundoj o Genci e Coni, është vonë, do ju kujtoj gjithmonë dhe kurrë s’kam për t’iu harruar.

11 komente në “Tridhjetë e shtatë marse pa “djemtë e marsit””

  1. geno says:

    O Bedri ‘qysqia’ u rropate o lum miku duke shkruar per ata dy djem te rinj qe nuk jeotjne ngaqe i spiunoi familja spiune Blloshmi. Ti bere burg po dhe ne burg me ‘qysqi’ punoje pasi dilje nga puna. u rropate o i mjeri ti duke perdorur gjakun e tyre per te zene nje post zyrtar tani qe e zure postin me lepirjet e Bamkes clodhu o ‘qysqia’ se ua nxorre bojen atyre dy martireve, po te ishin gjalle ata do te kishin vrare qe i ke perdorur banalisht per nje kolltuk

    1. Islami says:

      Para se të arrestoheshin poetët, në mars të vitit 1976 u arrestua dhe iu kalua për pyetje hetuesisë vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi reth 24 vjeç në atë kohë. E vërteta është se Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u arrestuan katër muaj mbas arrestimit të Bedri Blloshmit i cili ishte pyetur e shoshitur mirë në hetuesinë e Librazhdit. Gjyqi në fillim vendosi të pushkatohej Bedri Blloshmi e jo Vilsoni, por ndodhi e kundërta. Bedriut ju fal jeta, duke e shkëmbyer me atë të Vilsonit. –

  2. ARUSHA says:

    shkoni ne siri ju bloshmet se atje ju dun shume

  3. ortes says:

    Po psew,more,Blloshmi,ty do te te degjojme tere jeten ne???
    Cfare keni bere per te miren e ketij populli ju,pervec se keni LLAPUR KUNDER SOCIALIZMIT???
    Ka mijra te tjere,qe LUFTUAN DHE PUNUAN PER SHQIPERINE dhe nuk po kerkojne asgje!!!
    Keni 23 vjet qe degjojme DENGLAT TUAJA!!!
    Qe te jesh ANTI KOMUNIST nuk nenkupton se je NJERI I MIRE,prandaj QEPE LLAPEN dhe merre ate rrogen qyl!!!
    Me mire mbro shoket e tu e jo farefisin tend!!!
    Kuptohet se kete e ben per t’i rritur PJACEN vetes,o DENGLAXHI!!!
    Ku ishje kur Lirak Bejko i vuri flaken vetes???
    Ku ishje kur Berisha VRAU 26 vete ne Gerdec???
    Ku ishje kur Berisha pushkatoi pa gjyq 4 protestuesit e 21 janarit???
    Boll na cate trapin me dengla!!!
    Ulni koken e punoni se nuk keni bere ASGJE PER SHQIPERINE p[ervec LLAPES!!!

  4. Bakër Bitum Zinku says:

    Prralla me komunizëm!!
    Tamam per brezin e ri qe s din gje
    Ka harru pa thon se ata hetuesat komunista kishin ca dhemb vampirash dhe i pinin gjakun perdit te burgosurve, sidomos ai Kadri Hazbiu. Ai hante nji kulak te pjekur ne vakt..
    Phaa phaaapaaaaa sa tortura……!!!

  5. agostin says:

    Kam lexuar nje poezi te Genc Lekes (BRENGA) dhe te Vilson Blloshmit (SAHARAJA) dhe me kane pelqyer shume.
    Te tmerron fakti se si u ekzekutuan dy poete te rinj per poezit e tyre.
    Si ka mundesi, qe askush nuk ka mbajtur pergjejsi dhe askush nuk ka kerkuar falje pamvarsisht krimeve te bera.Poezite e ketyre te rinjeve do te ngelen pergjithmone ne mendjen time. Rrespekt e mirnjohje te thelle ketyre heronjeve te fjales se lire.

  6. BOLL BLLOSHM ! says:

    SHUME PAK I NDERUAR 2B

    MBI 99% E POPULLIT SHQIPTAR I VJEN KEQ PER KETO DY VIKTIMAT GENCIN & VILSONIN

    POR MOS HARRO SE VETEM NE MARS NGA 1992 DERI NE 2013 SALI MONSTRA KA VRARE MBI 7 MIJE VETA ME E PAKTA.

    KU ISHE TI I NDERUAR ME GJITHE TE PERMJERRURIT E TJERE POLITKE ??.

    EDHE NJE HERE QE U FUTET NE GREVE URIE PER NJE GAVETE SUPE ME TEPER U DOGJET SI IDIOTE FUNKSIONALE DHE I CUAT KARTOLINE NGA CADRA E URISE..

    ENVERI KA BERE SHUME TE KEQIA (POR SHTETIN E MBAJTI) POR JU NUK JENI BURRA ME TE MIRE SE AI SIDOMOS KUR LUANI RROLIN E QARAMANIT..

    BOLL BLLOSHM !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    VETEM MUAJI MARS 1992-2011
    Kalendar i krimeve të Sali Berishës, që prej vitit 1992…

    Nëse shfleton “ditarin” e periudhës 20 vjeçare të veprimtarisë shoqërore, politike e qeverisëse të personazh “krimit” shqiptar Sali Ram Berisha, do të shikosh se çdo ditë të këtyre 20 viteve që pas hipjes në gjithëpushtetin e tij në 22 mars 1992, ka regjistruar pothuajse një krim të ideuar, të organizuar, të nxitur, të lejuar, të mbështetur ose të kryer direkt prej tij. E megjithëse në “ballë” ka të damokosur mijëra krime publike e të maskuara, Sali Ram Berisha ka disa muaj që po bënë të gjithë llojet e krimeve morale e dokumentare, për të “pastruar” krimet e tij, Pse? Sepse personazh “krimi”, plakushi i degraduar, i diskretituar, i penalizuar dhe i mbaruar fizikisht Sali Ram Berisha, ka si qëllim që të mos futet në histori si “figurë e qelbur kombëtare”, por si “figurë e pastër”. Të gjithë po shohin duke qeshur e stigmatizuar, se si Sali Komiku po “zvarriset” neveritshëm me “shpirt ndër dhëmbë” të vetë-futet me forcë në historinë e Shqipërisë si “Figurë e ndritur, e shquar dhe madhore kombëtare”, në kuadrin e “Historikut të 100 Viteve të Shtetit Shqiptar”. Po a do vendoset “profili” i tij në histori? Natyrisht, që Sali Ram Berisha është futur dhe do të mbetet jetë e mot në historinë e politikës dhe të shtetit shqiptar, i stamposur si “figurë kombëtare”. Por pyetja shtrohet, se në cilën faqe të historisë së figurave kombëtare do të shënohet emri dhe vepra e tij: Në skedën e figurave e ndritura, apo në “faqen” e figurave të ndotura të kësaj historie? Natyrisht, që në histori, Sali Ram Berisha është futur dhe do të mbetet përjetësisht në faqen e turpit, i sigluar me “bojë të zezë”, tek figurat anti-shqiptare, anti-kombëtare, anti-popullore, anti-demokratike e anti-integruese të Shipërisë. Edhe pas 1 milionë vjetësh, nuk do ketë historian që ta “zbardh” dot në asnjë drejtim “figurën e tij të zezë”. Pa bërë komente, duke nisur nga muaji mars 1992 e në muajin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, ne do të publikojmë çdo muaj “Kalendarin Encikolpedik SALI”, duke evidentuar disa nga krimet që ka ideuar, organizuar, nxitur, lejuar, mbështetur dhe që ka kryer Sali Ram Berisha kundër kombit, atdheut, popullit e shtetin shqiptar. Po fillojmë vetem me ngjarje të muajit MARS:.

    1. Në mars 1992, Sali Berisha emëron si këshilltar personal ekonomik ish shefin e parë të pirmidave mashtruese shqiptare Hajdin Sejdia, të cilin e ndihmon të arratiset me ndihëm e SHIK-ut, me një dekoratë presidenciale dhe me 1.5 milion dollarë të vjedhura nga shqiptarët.

    2. Në mars 1992, Sali Berisha lejon dhe “bekon” zyrtarisht dhe publikisht krijimin e të parës firmë piramidale shqiptare të drejtuar nga Maksude Kadëna.

    3. Në mars 1993, BE dha mbi 1.5 miliardë USD ndihmë financiare, për nisjen dhe zbatimin e pikave fillestare të Marrëveshja së Tregëti- Bashkëpunimit, por pushteti “SALI” i shpërdoroi dhe kjo bllokoi financimet kapitale për 1 vit.

    4. Në 16 mars 1994, u hodh ideja dhe u firmos projekti ndërkombëtar i “Korridorit 8-të” në vijën “EGNATIA” Durrës-Elbasan, por Sali Berisha firmosi devijimin e këtij Korridori në favor të Greqisë, duke e kaluar nga Selaniku këtë projekt.

    5. Në mars 1993, Sali Berisha nxorri dekretin nr.37, për blokimin e prodhimit dhe shkaërrimin e 235 ndërmarrjeve të mëdha ekonomike të vendit.

    6. Në mars 1993, Sali Berisha takohet me Miloshevicin dhe krye-terroristin serb Arkan, shefin e genocidit të përgjakshëm serb mbi kosovarët.

    7. Në mars 1993, Sali Berisha krijon firmën “SHQIPONJA” të PDSH, me aktivitet trafikun e karburanteve drejt Serbisë, në ndihmë të pushtetit gjaksor të Milosheviçit, i futur në embargo prej SHBA e NATO.

    8. Në mars 1994, Sali Berisha organzion pritje publike presdienciale për firmat piramidale “VEFA”, “GJALLICA”, “SUDE”, “XHAFERRI”, “SILVA”.

    9. Në mars 1994, gjatë një koncerti PRO qeveritar të financuar nga firma piramidale “VEFA”, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, të depozitojnë pa asnjë hezitim financat e tyre në firmat piramidale.

    10. Në 3 mars 1995, Sali Berisha inskenon dhe realizon planin për shkatërrimin e sindikatave, duke përdorur deputetin Azem Hajdari për uzurpimin e kreut të tyre.

    11. Në datën 2 mars 1997, me urdhër të Sali Berishës digjet gazeta “Koha Jonë” dhe merret peng e masakrohet nga SHIK deri në paralizë të përjetëshme, gazetari kësaj gazete, Zamir Dule.

    12. Në 12 mars 1996, BE dha alarmin për ngjarjet e ’97-ës, ndërsa FMN u largua nga Shqipëria, mbasi Sali Berisha nuk pranoi të mbyllte piramidat.

    13. Në datën 2 mars 1997, Sali Berisha dekretoi e bëri ligj në parlament shkrirjen e policisë dhe ushtrisë shqiptare, duke e vënë komandën e vendit në drejtimin e kruet të SHIK, Bashkim Gazidede, duke e vërsulur makinën ushtarake shtetërore, për gjakderdhje mbi popullin.

    14. Në datën 3 Mars 1997, Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës në gjendje lufte civile popullore dhe në sitatë shkatërrimi e plaçkitje të vendit.

    15. Në 3 mars 1997, me vetë-zgjedhjen e tij si President Republike, Sali Berisha nxiti djegjen e uinstitucioneve të rretheve Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Gjirokastër dhe vrasjen e 57 qytetarëve në zonën jugore të vendit.

    16. Në 7 mars 1997, Sali berisha nxjer një urdhër presidencial, që strukturat e policisë e të ushtrisë të baraktisinin detyrën e të gjenin mundësi për vetë-mbrojtje nga hakmarrja popullore, pushtohen, palçkiten e digjen 30 komisarite policie, 74 komanda ushtarake, 18 burgje e 29 drejtori të SHIK, merren peng 345 efektivë dhe vriten 13 prej tyre.

    17. Në mars 1997, në Vlorë monohet Ura e Mifolit, përzihet me dhuën policia, ushtria, SHIK-u, administrata e shtetit, plaçkiten bankat.

    18. Në mars 1997, Saranda e Gjirokastra nën drejtimin e “general” Arben Imamit, shpallin autonominë si zonë greke, Arben Imami me flamur kombëtar grek në dorë, deklaron autonominë në mediat greke.

    19. Në mars, në Qafë-Gjashtë vritet e digjet barabarisht oficeri Gjergj Mehmeti, i braktisur nga shteti i Sali Berishës.

    20. Në mars 1997, 2 pilotë të Forcave Ajrore Ushtrake, nuk zbatuan urdhërin e Sali Berishës për të bomarduar mbi popullatën e jugut, dezertojnë e arratisen me gjithë avionë në Itali.

    21. Në 5 mars 1997, oficerët e ushtrisë në Memaliaj e Tepelenë, me urdhër dhe leje të Sali Berishës, nxisin dhe lejojnë hapjen dhe plaçkitjen e depove të rezervave të armatim-ushqimeve të ushtrisë.

    22. Në 7 Mars 1997, Sali Berisha heq dorë nga mbrojtja ushtarake e “Aeroportit Kombëtar të Rinasit”, i cili pushtohet, plackitet e shkatërohet nga banorë të zonës..

    23. Në 10 Mars 1997, me porosi të Sali Berishës, braktisin komisaritet e policisë, komandat de depot e ushtrisë, drejtoritë e SHIK në Gramsh, Fier, Elbasan, Korçë, Berat, Poliçan, Këlcyr, Përmet, Ballsh, Skrapar.

    24. Në 11 mars 1997, me urdhër të Sali Berishës, braktiset ng aeroporti ushtarak i Kuçovës, banorë e zonës, marrin peng 19 aeroplanë luftarakë të tipit “MIG” dhe 17 pilotë.

    25. Në 14 mars 1997, sulmohet presidenca, objektiv i populit ishte eleminimi fizik i Sali Berishës

    26. Në 28 Mars 1997, mbytet në kanalin e Otrantos një anije, me bilnac 82 të vdekur e të zhdukur, numri i viktimave në këët ditë regjistrn 110 të vdekur.

    27. Në mars 1999, BE miratoi nismën integruese për Shqipërinë, të quajtur “Proçesi i Stabilizim-Asocimit” (PSA), Sali Berisha nuk e firmosi dhe Shqipëria u përjashtua nga 1 vit kjo marrëveshje.

    28. Në 15 mars 2008, krimit ekonomik shtetëror e familjar i Sali Berishës vret 26 njerëz, gra e fëmijë që punonin në demontim armësh në Gërdec.

    29.. Në 20 mars 2009, Sali Berisha zhvillon bisdën e parë me qeveriën Greke, për faljen e hapësirës kombëtare detare shqiptare.

    30. Në mars 2011, Sali Berisha bëri pazarin me mafien italiane “NDRAGHETA-CAMORRA” dhe hartoi projekt ligjin për ta kthyer Shqipërinë në kosh plehrash të Botës.

    1. feniks says:

      VAZHDO ME TEJ:
      31-Ne zgjedhjet e Pergjitheshme te 2009-tes dhe ato Lokale te 2011-tes,Sali Berisha VODHI VOTAT hapur dhe nuk pranon rinumerimin e tyre me hapjen e kutive!!!
      32-Ne 21 JANAR 2011 Sali Berisha PUSHKATOI PA GJYQ 4 PROTESTUES ne mes te bulevardit me duar ne xhepa!!!
      33-Per VRASJET E GERDECIT DHE ATO TE 21 JANARIT GJYKATAT NUK KANE SHPALLUR ASNJE FAJTOR KRYESOR,por ca femije!!!
      34-Pas HUMBJES se zgjedhjeve te 23 qershorit Berisha ne menyre te paligjeshme ka GRABITUR E FALUR QINDRA OBJEKTE TE RENDESUSHME PASURI KOMBETARE per 5 LEKE!!!
      35-Vetem diten e fundit te SHPORRJES SE TIJ,Berisha dha me QERA me cmim 16 euro per HEKTARE, gjithsejt 140 HEKTARE toke bujqesore te CILESISE SE PARE NE TERBUF,sektori Ferras!!!
      Edhe shkretetire te ishte CMIMI DO TE KISHTE QENE 10 HERE ME I LARTE!!!etj!!!!

  7. mbesa says:

    bedriu I shkrete po ” qan ” ata te cilet I denoi vete duke dale deshmitar, dmth vellane e tij. hajt se do e marre vesh qe gjerat nuk fshihen

  8. DukGjonMazo says:

    Kam lexuar nja dy përkthime nga frëngjishtja, në e mbaj mirë mend nga Viktor Hygoi, të bëra nga dy martirët. Më kanë lënë mbresë të thellë ndjeshmëria dhe sintaksa e qartë moderne e përkthimeve, dhe sidomos fakti që ishin bërë nga njerëz larg kryeqytetit dhe mundësive që të ofronte ai.
    Gjithmonë mendoj se i keqi mund të bëhet më pak i keq apo dhe i mirë, dhe nuk jam në një mendje me filmat ku i ligu mbetet i tillë deri në fund dhe vetëm elimini i tij është zgjidhje, ndonëse shembuj nga jeta më flasin pro këtyre filmave dhe kundër meje.
    Tjetërsimi mendor, psikologjik, material në kohën e PKSH-ës ka qenë i përbindshëm dhe i dhunshëm pâ shembull të dytë në botë. Të akuzosh Z. Blloshmi se i ka spiunuar vetë dy martirët është si dikush që në vitet 90-ët i akuzonte për spiunë burgu të dënuarit politikë. Unë kam bërë 3 muaj zborr ushtarak dhe më dukej se s’do të kthehesha më në jetën civile. Mendoni të dënohesh 20, 25 apo 30 vjet burg pa vrarë dhe pa vjedhur!..
    Por këlyshët e 8 Nëntorit nuk bëhen njerëz…

  9. berti says:

    or D.GJ.M

    fillimisht ne paqe u prehte shpirti i tyre

    Kam pershtypjen dgjm se do jesh nje kelysh spiuni nga ata me te perveluarit fare.

    Na vinte keq ne fillim per keto martiret por tani jane bere shume si puna e tyre.

    8.000 mije veta te dokumetuar jane vrare vetem per pronen ne 1992-2012

    sa te tille jane vrare ne aksidente,hasmeri,neper bote ??

    jane mijra e mijra te tjere qe nuk i ka pjellur lopa.

    prandaj Debil Gjarper Moster del me emrin real te shohim cfare nastradini po na del

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje