100 milionë dollarë është borxhi i institucioneve shtetërore ndaj CEZ, edhe detyrimi i konsumatorëve privatë nuk mbetet mbrapa, ky borxh i akumuluar ndër vite, t’i shtosh edhe atë që vazhdon të humbasë nga rrjeti (kështu quhen me delikatesë vjedhjet), bën të kuptosh se shteti dhe privatët, që kanë menaxhuar këtë ent publik, kanë dështuar totalisht, dhe kryesisht për faj të tyre.
Drejtimi dhe administrimi i kësaj pasurie kombëtare deri dje ka qenë kriminal, ashtu si dhe shumë pasuri të tjera, edhe KESH, sot CEZ, u trajtua si mall i hasmit, shumat e miliardave të përfituara me grabitje nga tenderat e KESH, qoftë për blerjen e energjisë, qoftë për mirëmbajtjen, rinovimin, sigurinë e rrjetit, blerjen e aparateve matës etj, bënë që pikërisht menaxhuesit e këtij enti të ishin dhe varrmihësit e tij.
Në këtë 20- vjeçar, që unë s’do e quaja më tranzicion (pasi këta jemi ne), tre kanë qenë ndër gangrenat më të mëdha të këtij shteti: drejtësia, furnizimi me energji elektrike dhe mjekësia.
Menaxhimi i tyre politik dhe korruptiv ka bërë që të jemi këtu ku jemi sot. Ndaj fjalimet pa sens logjik dhe ligjor të kryeministrit të radhës, sidomos të fjalimit në Vlorë, i gjykova si cinike, sarkastike dhe fluturake.
Zoti kryeministër duhet ta dijë që zonat më problematike, që nuk paguajnë energjinë, janë pikërisht edhe ato më të varfrat në vend.
Zoti kryeministër duhet ta dijë, ose duhet ta informojnë, që pikërisht ky shtet që ai sot drejton, ka futur duart herë pas here në buxhetin e KESH për të zgjidhur hallet e veta të dështimit.
Zoti kryeministër duhet ta dijë që në një shtet që po sforcohet të quhet ligjor, kryeministri s’mund të jetë as përmbarues, as polic elektrik, pasi ka kush e bën këtë punë, ka procedura rigoroze të bazuara në ligj, ka gjykatë, ka dhe të drejta njeriu.
Zoti kryeministër duhet të menaxhojë thatësirën e këtij viti, rrjetin e tejkonsumuar, mospagesën e energjisë së konsumuar këto vite, sidomos të enteve shtetërorë që ai drejton me gjakftohtësi, koherencë dhe sidomos me respektim thelbësor të ligjit.
Prej vitit 2000, që kur faturat e energjisë janë tituj ekzekutiv, dhe ekzekutimi i tyre gjithsesi kalon nëpërmjet një procedure të qartë ligjore, çdo titull ekzekutiv i faturave të papaguara dërgohet nga enti publik në gjykatën kompetente, dhe mbas verifikimit të ligjshmërisë së këtij titulli, gjyqtari përkatës nxjerr dhe urdhrin e ekzekutimit, urdhër i cili ekzekutohet nga zyra përmbarimore shtetërore ose përmbarues privatë sipas preferencave të drejtuesve të CEZ, por kurrsesi nga një kryeministër.
Kryeministri shqiptar, përpara se të godasë dhe të procedojë në rrugë joligjore popullin që drejton, duhet të procedojë kundrejt grabitqarëve elitarë, që u majmën nga KESH dhe që sot pastrojnë mëkatet dhe lekët në politikë.
Kryeministri shqiptar duhet të heqë dorë nga stili i paraardhësve, që përherë e ka fajin populli dhe më i dobëti, ndërkohë që historikisht populli reflekton përherë pushtetin dhe veset e tij.
Gjithashtu zoti kryeministër nuk mund të bëhet avokat i një pale kundër një tjetre, pasi shkel me të dy këmbët Kushtetutën dhe ligjet ndërkombëtarë.
Për më tepër që të gjithë e njohim historinë mëkatare të menaxhuesve dhe faturuesve të KESH/CEZ, që përherë thikën në palcë me faturat e tyre ia kanë ngulur atyre që paguajnë, jo atyre “që bredhin me kalë”.
Jam e bindur që nuk janë punonjësit e administratës dhe qytetarët shqiptarë ata që nuk paguajnë, por janë shtresat e varfra të shoqërisë shqiptare në zonat rurale, që jo rrallë pikërisht politika u ka hedhur kocka amnistie, që më shumë ka nxitur antipagesën se pagesën e energjisë së konsumuar.
Historiku i problematikave të mospagimit të faturave të energjisë elektrike është si historia e Kalasë së Rozafës, dhe në rast se zoti kryeministër nuk do t’i hyjë në thellësi analizës së shkaqeve, të paktën të kursejë thirrjet antiligjore dhe të njëanshme, që ofendojnë moralisht çdo shqiptar të ndershëm.
Më kanë mbetur në vesh fjalët e kryeministrit kur urdhëronte titullarët memecë “t’u mbahet rroga me detyrim nëpunësve të administratës që të paguajnë dritat”. Shyqyr, mendova, që nuk po mban dhe të ujit, bukës, vajit, sheqerit, se edhe ato mallra konsumi jetikë janë, lum entet publikë që kanë një përmbarues, edhe pse vullnetar dhe pa ligjshmëri në krye të shtetit, ne konsumatorët le të shkojmë në djall.
Mirëdita zonjë, vij nga drejtoria, që sot e tutje me detyrim do sillni çdo fillim muaji librezen e dritave, që të vërtetojmë i paguani apo jo.
Zonja në fjalë shqeu sytë dhe pastaj filloi të qeshte me shpirt, kompetenti u ngrys dhe i tha me zë të prerë: nuk po bëj shaka, në rast se nuk i paguani si familje, do merren masa, deri dhe në largim nga puna….
Mars 2014, në Shqipëri si askund tjetër.
faleminderit Brizida
Brizida!
A te ka paguar gje Berisha per ta bere kete shkrim??
Dukesh,qe ke ngelur pa leke,prandaj po u turresh kryeministrit te ri(se atij te vjetrit i rruaje sumen) duke i bere akuza per krimet e mep[areshme te Berishes!!!
Ky eshte shkrimi me i POSHTER qe ke bere kohet e fundit!!!
PO AI,QE VODHI LOPEN,NUK KA FAJ,BRIZIDA???
Kush qenkan keta te varferit qe nuk paguakan dritat???
Dritat per rreth 23 vjet nuk i kane paguar elektorati i Berishes,duke u premtuar kete shperblim ne shkembim te besnikerise ndaj tij ne votime!!!
Te varfer ka plot edhe ne JUG,o Brizida,por ne Shkoder,Puke,Kukes,Peshkopi,Kamez,Bathore etj nuk i kane paguar qe ne fillim si elektorat serb i Berishes!!!
Boll na derdellite dhe mos na dil me!!!
O Partizan je me prostat o mik qe marrosesh kaq. Shume mire e ka Brizida dhe i lumte qe esht kaq trime. po pse mo viktime administratat sti ka paguar dritat ty apo Bathorja dhe gjithe varfanjaket e Shiperise. A ka shtet apo Kryeministri Prokuroret do i sjell nga jashte shtetit per 21 Janarin edhe dritat qe eshte detyre e CEZ do ja u marr nepunesve po ke mashtroni ju. Rama nuk erdhi per te tallur b..en me ne. Po CEZI eshte mafie e gjalle o Partizaaaaaaan .
Ky Partizani eshte Erjon Brace me duket qe lepin kockat e Rames. Eshte ky qe vajti ne Berat dhe ju tha Beratsve, nga inati i Sales mos paguni dritat. E keni vene re si e ka mbyllur sqepin edhe ndaj Sales edhe ndaj Metes.
Partizan, perdor laksativ se te zgjidh problemin nje me nje. Ose me komposto kumbulle se dhe ajo te ndihmon. Dhe te shkuara.
Ik ore mos e fëlliq atë emër aq të nderuar, sepse ti nuk ke asnjë lidhje me partizanët, Pusht.
Respekte Brizida.
Qentë le të lehin, por karvani ka shkuar kaq përpara sa nuk i dëgjojmë dot më.
Më vjen keq për bijtë e partizanëve që janë srukur dhe nuk i dëgjohet zëri. Po bijtë e oficerëve ku janë?
Ngrihuni se të gjithë do tu vijmë pas.
o zot ku rrojme, akoma kemi hall te gjejme kush e paguan ate tjetrin. shume i ulet diskuteimi juaj Partizan. keto ndarje veri e jug nuk i shoh ne shkrim, e nuk keni pse ti nxisni.
shkrimi me pelqeu shume, pergezime gazetares
Brava, i ke rënë pikës. Ta lexojë thua zotni Rama? Edhe po ta lexojë ose po t’ia kumtojnë, a do ta vërë vallë vath në vesh??? Shpresoj t’ia vërë dikush, edhe pse është ca i gjatë për t’ia mbërritur veshin.
Nëpunësi që s’paguan dritat të shporret nga puna në shtet!
Si e ke hallin ti , zonja Gjikondi, që kërcen përpjetë?!
Dikur të kam lëvduar, por paskam gabuar!!
Nëpunësi dhe cilido që s’paguan energjinë t’i pritet furnizimi, e ke në kontratë, por lepuri fle gjetiu: qeveria nuk kap dot “lepujt” e egër nëpër ferra e skuta dhe ua shkul qimet lepujve të kafazit. Pra nuk ndërpret dot vjedhjet në rrjet (jo humbjet po vjedhjet) sepse nuk ka as polici ekonomike dhe as administratë të ndërgjegjshme dhe sillet si kali në lëmë. Pastaj zonja Gjikondi nuk thotë të mos vilen faturat, por thotë që qeveria dhe Kryministri të bëjnë punën e vet: të ri-organizojnë sistemin, jo të bëhen taksidarë. Për këtë janë votuar, për organizim.
Shume e vertete. E turpeshme njekohesisht, shume e prapambetur..
Zonja Gjikondi, ne se te jep kenaqesi lufta personale me Kryeministrin vazhdo! Do kesh ketu plot mbeshtetes te PD e PS se Fatos Nanos
Bravo Brizida nje intelektuale e pavarur dhe kurajoze, si dje me Berishen dhe sot me Ramen. Do allahu dhe Rama hap syte dhe mendjen se vec gafa e zhgenjime po ben. A ka keshilltare juridike ky njeri ??????
Po ka Fate Velajn kryespecialist, Endri Fugen superman, etjetj.Po c’thua o Enela, cfare keshilltaresh ka Rama, ka mbledh nje dore shokesh prej tetevjecares e deri te shkolla e larte e ka bere qeveri me vota te gjera popullore…. Rama po kthehet si shoku Sali Ramiz Hoxha
Haaaaaa ju sen gruse sè shkrete vetem se dha njè mendim ligjor dhe thote ate qe te gjithe mendojme po sna e mban ta themi, ky Partizani paska ngarkesa tè vjetra ndaj Gjikondit, si i thote ‘ mos na dil mè’ haaaa hajde demokraci hajde. Me shume Rama salist se Gjikondi po kèta dune furce.
Dashka pune per shushunjat permbaruese dhe ato gjyqtare,Brizida!
Jam totalisht ne mbeshtetje te Kryeministrit,si rruga me e shkurter dhe me pa kosto ne vjeljen e detyrimeve te prapambetura te energjise,per kedoqofte.
Vetem keshtu do te marre udhe normaliteti i pagesave te energjise.
Gjikondi po thote qe administrata nuk eshte problemi dhe pala qe nuk paguan dritat. Po eshte tjeter kush. Rama ka kohe qe ja fut kot.
Ja i voli dhe faturat e prapambetura nga nëpunësit, po atyre 55% humbje-vjedhjeve në rrjet si do t’ia bëjë?
Pavaresisht ndonje komenti me nuana politike, artikulli eshte nje analize e qarte ligjore e asaj se si shteti-pushtetari e konsideron vehten mbi ligjin.
Keni te drejte per te gjitha cka Ju thoni, pasi shteti nuk e qeveris vendin me urdhra apo inisjativa emoionale te Kryeministrit, por ne baze te ligjit, i cili ka peraktuar kufijte e te drejtave e detyrimeve te paleve, si dhe dhe penalitetet apo sanksionet per shkelesit e mundshem.
Gjithkush ka te drejte qe buxhetin familjar ta ndaje duke zgjedhur te paguaje ato detyrime qe i quan te domosdoshme e te lere pa blere disa mallra apo paguar ndonje fature si eshte dhe elektriku, duke pranuat penalitetet e parashikuara ne kontraten me CEZ Sperndarjen.
Ne kete zgjedhje qe ben abonenti(pala kontraktuese) perve CEZ askush tjeter nuk mund te nderhyje, cka do te thote as Kryeministri qe ka plot pune per te bere, nje prej te cilave eshte ke kerkoje administrimin korekt te CEZ(tashme qe eshte shtetrore)duke kerkuar prej saj te zbatoje pa asnje leshim arketimin e vlerave te faturuara te energjise duke zbtuar proceduren e miratuar me ligj- ekzekutimin e Titullit Ekzekutiv.
Veprimet e qeverise duken paksa emocionale dhe aspak ne frymen Europiane te ndertimit te Shtetit Ligjor,ku sejcili nga aktoret vepron brenda hapsirave te percaktuara me ligj pa e shperdoruar fuqine e deleguar pertej kompetenave te dhena.
Problemi i mosarketimeve te pagesa te energjise elektrike eshte vertet nje problem shqetesues dhe kerkon masa emergjente per tu ndrequr, por kursesi ne kundershtim me kushtetuten dhe ligjet ne fuqi.
Me eshte dukur i pavend nje prononim i zv.Kryeministrit pas nje takimi per tskforcen e ngritur per arketimin e shumave te pa paguara te CEZ kur ta pak a shume se -:
“Qeveria do ti falenderonte ata qytetare qe do ti pergjigjeshin pozitivisht thirjes se qeverise dhe do paguanin fatuara e CEZ”
Kjo ehte tersisht e papranueshme, madje qeveria nuk ka sanje arsye qe te angazhohet ne operaione te tilla. Ajo ne se e cmon se kudri ligjor ne fuqi kerkon te rishikohet e te forohen sanksionet ndaj abonenteve te qe nuk paguajne, mund ta beje kete ne parlament e pas kesaj eshte ligji ai qe i detyron abonenetet e pabindur e nuk eshte qeveria qe i falenderon.
Qeveria ka nevoje te kuptoje se shteti ligjor fonksionon ne baze te ligjit dhe me q
Qeveria ka nevoje te kuptoje se shteti ligjor fonksionon ne baze te ligjit dhe me qenese ai mungon apo eshte i paplote nuk mund te nderhyet me inisjativa qeveritare.
Rruga e vetme eshte amendimi apo miratimi i nje ligji te ri i cili kerkon nje kohe per tu miratuar por eshte me mire se te nxitohesh se prej nxitimit edhe mund te rezohesh.
Kete nuk ja uroj qeverise se e kam/kemi pritur me besim ardheje e saj per te qeverisur, por eshte e nevojshme, madje e domosdoshme nje lloj maturie.
Bravo Gjikondi gjithmon me kembe ne tok.
Gjithmone asnjeanese.
E kane zakon me gjikondin me duket.Mezi e presin shkrimin e saj she sikur i fryn njeri bilbilit e vetem kur nisen sprint kundra saj.Bjeri zonj,se ky popull eshte mesu vetem me i bo fresk kupoles mafioze
Kritika eshte konstruktive.Cez ka strukturat qe merren me permbarimin,detyrat e kryeministrit jane te nje natyre krejt tjeter,madje ne mbrojtje te shtresave me te dobeta,jo ti beje ego interesave te nje kompanie private koncensionare,qe faktikisht humbjet e pesuara nga entet sheterore e privatet shkeles te kontratave ua veshte abuzivisht perdoruesve te rregullt.Une per vete kam konstatuar mjaft here se paguaja me teper sesa tregonte matesi,madje ua ballafaqoja fatorinove,mirepo ne vend te ndjeses me keshillonin se do ta rregullonin muajin pasardhes,ndersa duhet te Beja pagesen.Sipas tyre,po u kaluaka ne kompjuter nuk ka zot ta ndreqe gabimin,gje qe te shtyn ne dyshim se gabonin me dashje,per te mbushur arken.
Brizida, mire qe paske veshur kemishe, se ste lejon njeri te flasesh per ktyeministrin pa uniforme,
Brizida kritikon logjiken me normale, dmth kur nuk paguan, te pritet sherbimi per te cilin nuk paguan. Kurse sipas saj u dashka bere gjykate dhe pasy gjykata te vendose, atehere te dergohen zyrat permbarimit sepse kryeminstri nuk e paska kete te drejte per te vjelur parate e nje sherbimi. Kur nje nepunes qe paguhet me rrogen e shteti nuk paguan dritat, cfare duhet te beje nje qeveri? Me pakta ti mbaaje nga rroga buxhetore atij buxhetori qe nuk paguan. Me pakta tja marre direkt nga banga atij ka detyrime ndaj shtetit.
Brizida si duhket jeton ne ndonje planet tjeter, komenti i saj ka vlere jo zero por negative per sa i perket kontributit qe ajo kujton se jep. Le te provoje te mos paguaje dritat apo gazin apo qirane aty ku eshte dhe do ta marre vesh se sa i vlen lekura.
Ndersa une do te thoja, jo se ska te drejte Brisida, por ti hidhesh e te sulmosh zRama, i cili e ka marre Shtetin te shkerdhyer nga te gjitha anet e drejtimet, me duket e pa drejte. Ore akoma se kuptoni se si Brisida dhe te gjithe duhet te vazhdojme te bindemi e te mos heqim dore duke diskretituar kryesorin e kesaj katrahure te Shtetit Shqiptar, sali ram berisha dhe mbeshtetesine tij fatos thanas nano. I pari perseri eshte gati te shkaterroje e ta djegi Shqiperine si ne 97 e 98en, i dyti e mbeshtet ne prapaske perseri. Do te doja te lexoja perdite nga Brisida e te gjithe koleget e saj Gazetare per gjemat e demet qe i kane sjelle keto dy figura kesaj Shqiperie tere keto 23 Vjet. Sigurisht qe dhe zRama mund te ket gabime, por ta gjykosh negativisht kaq shpejto eshte pak absurde. Vetem te kujtosh fjalimet,premtimet dhe idete qe ka dhene te japin shprese, ku jo se mungon deshira e tije ku bashke me ne Popullin duhet te realizohen, por qe dita dites perseri sabotohen nga ndyresirat berishiane. Prandaj zonja Gjikondi, duhet te pastrojme nga plerat berishiano/nanoiste Shqiperine ne radhe te pare, se harrojme shpejt ne Shqiptaret, e pastaj me keta qe i sollem me vetedije ne krye, te cilet duken ashiqari e duan ndryshimin,flm.
Jane shtuar shume shkrimet e analisteve sezonale …Autorja ne menyre naive stigmatizon nje perpjekje te qeverise … Per kete lloj analistesh , do me pelqente qe cdo shkrim te kesaj natyre , ta fillonin ne kete menyre “…. Une kam deklaruar kaq te ardhura …. si qytetar nuk kam asnje detyrim ndaj shtetit … paguaj energjine elektrike dhe gjithe detyrimet e tjera …” Pas kesaj , sipas meje, ata mund te jepnin ide apo te stigmatizonin cdo nisme te qeverise …Dmth. ju zj. Gjikondi personalisht , …. keni ndonje borxh me pagesen e energjise elektrike apo ndonje detyrim tjeter ndaj shtetit ? Pas pergjigjes, une do ta ndryshoja aresyetimin tim !