T’i heqim fëmijët këtej!!!

15 Mars 2014, 20:45Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Më ka ndodhur shpesh, madje shumë shpesh të takoj njerëz, që së paku ekonomikisht janë shumë mirë… Nuk kam aspak të drejtë të akuzoj njeri, por të dyshoj është e drejta ime dhe e gjithkujt, në lidhje me pastërtinë e figurës së tyre, d.m.th. nga mënyra si e kanë fituar këtë mirëqenie kaq të madhe në këto 23 vjet…

Nejse, e kam zakon të takoj e të përshëndes cilindo, pa e pyetur se me çfarë jeton, sa fiton, sa fëmijë ka dhe ku shkollohen ata etj… sepse në fakt e urrej pyetësorin në përgjithësi…

Andej nga jam unë themi: “Mos më pyet shumë se do të gënjej”…

Por unë nuk i shpëtoj dot pyetësorit, që më vjen nga ana tjetër breshëri, sa nuk kam kohë të përgatitem për ndonjë ‘gënjeshtër të bardhë’ sepse ç’është e vërteta problemet e mia ka kohë që nuk dua t’i ndaj me njeri, më mirë i kaloj vetë me familjen time. E di si- njerëzit mendoj janë të ngarkuar me problemet e tyre dhe në këto ditë të vështira që po kalojmë askush nuk është gati të të dëgjojë, së paku të të japë një këshillë me vend, prandaj më mirë i pyes si jeni me shëndet- dhe kur nisin të ‘ankohen’ se ky vend nuk bëhet dhe fillojnë e nxjerrin “ARKIVAT” për persona që meren me politikë apo të tjerë të botës akademike e të biznesit, gjej mënyrën të largohem sa më shpejt të jetë e mundur.

Por nga kjo ‘sëmundje’ nuk shpëton dot…

Në mjediset e punës është i njëjti problem. Fillon pyetësori: “Sa fëmijë ke? Ku i shkollon? Po bashkëshorti ku punon? Sa paguhet? Sa kuadrat metër është banesa jote? Ku pikërisht gjendet vendbanimi yt?…

Pyetësori vazhdon dhe e ndiej që filloj te djersij si njeri i zënë në faj, ndërsa them gjithë të vërtetat sepse nuk jam e përgatitur të gënjej… në fund të fundit nuk i kam borxh askujt t’i tregoj se çfarë ndodh me jetën time!!!

Dhe sapo përfundoj intervistën, që duhet ta them se në rastin tim është pak e gjatë dhe me ca pyetje, që ndershmërisht më bëjnë të vuaj në atë çast e sytë e intervistuesit ngulen thellësisht në sytë e mi, që të mos i shpëtojë asgjë edhe nga ‘gjuha e trupit’, menjëherë vjen ‘breshëria e ankesave’ se ky vend nuk bëhet… Shih si bëhen emërimet (ndërsa veten e harrojnë si Nastradini) dhe janë aq të lirshëm në gënjeshtrat e tyre sepse e dine se unë e kam të vështirë t’ua them njerëzve të vërtetat në sy, e kjo nënkuptohet përderisa nuk i pyes për asgjë…

Refreni është i njëjtë: “T’i largojmë fëmijët nga ky vend”?!

Dhe ata vërtet i kanë larguar dhe mburren si afganët, se ata janë të shkëlqyer në mësime, se jashtë vendit tonë mjafton të kapërcesh kufirin dhe gjithçka është e shndritshme, atje fëmijët e tyre janë gjeni, më të mirët… etj… Sigurisht faktin se ku i gjejnë paratë për t’i shkolluar fëmijët e tyre jashtë vendit, nuk i zenë me gojë… Ata janë ‘njerëz të ndershëm’ dhe paratë i kanë fituar me djersë, pra taksat i ‘kanë derdhur rregullisht në kasën e shtetit’… Kam gjithë të drejtën time të dyshoj…

Po mirë, po ne që kemi studiuar në sistemin e vjetër, kur në fakt shteti, ai shtet që e shajmë gjithë ditën, unë e para; mësimdhënia ishte në lartësi të tillë që besoj nuk krahasohet me universitetet më të mira jashtë shtetit në atë kohë dhe prapë kishte ndonjë rast që bëhej subjekt talljeje nga studentët… dhe ai që e kishte në gjak dëshirën për të marrë sa më shumë dije lexonte në distancë, pavarësisht nivelit të mësimdhënies… edhe ne burg edhe ne internimet me tela me gjemba njeriu e gjen literaturën që pëlqen dhe kjo është e vërtetuar.

Prandaj kjo dalldisaje do ta quaja pa frikë fare për t’i nxjerrë fëmijët nga kjo katrahurë, që vetë e kanë krijuar këta njerëz, që ankohen gjithë ditën, nuk e di se pse më duket një absurditet!

Universitetet tona kanë të meta sa të duash dhe ato vijnë kryesisht si rezultat i ndërhyrjes së politikës… por unë që kam pasur fatin të prek ‘ëndërën’ e rinisë sime e të jap leksione e seminare në këta auditorë, kam parë kapacitete të rralla do t’i quaja studentësh, të cilët më impononin respekt dhe impenjim të përgatitesha shumë mirë vetëm për ata. Sikur tre vetë në një grup të jenë, ia vlen të përgatitesh shumë për t’iu dhënë atyre më të mirën tënde. Unë nuk mund t’i harroj ata, sepse kanë qenë një befasi për mua, nga gjithë ajo “qarje” e prindërve ME PARA se universitetet tona janë kot.

Dakord, bëjmë mirë të kritikojmë e të godasim universitetet dhe qeverinë, për të përmirësuar gjendjen, por të mos harrojmë se ky vend ka vajza e djem shumë inteligjentë, të edukuar, mbresëlenës dhe pse studiojnë në vend mund t’i krahasosh pa frikë fare me studentët që studiojnë jashtë.

Në dikasterin ku unë punoj shoh të rinj të rekrutuar dhe ndershmërisht jam e lumtur t’i shoh të punojnë me pasion, pa komplekse, të pashëm, të pastër, me një buzëqeshje të bukur dhe kam shpresë se Shqipëria do të bëhet dhe nuk dua të dëgjoj KUKUVAJKA QË QAHEN dhe që na sugjestionojnë për t’i larguar fëmijët tanë jashtë, jo vetëm për studime, por T’I HEQIM.

Dhe kjo T’I HEQIM nuk e di pse më revolton kaq shumë.

Ka nepotizëm e do të ketë sa të jetë jeta, ashtu siç ka edhe në ato vendet perëndimore, sepse REFERENCAT atje janë shumë të rëndësishmet gjatë rekrutimit të personit, por shpresa se këtë vend do ta zhvillojë gjenerata e re, të cilët janë shumë më të mirë se ne është realitet.

Unë nuk e kaloj asfare nëpër mend TA HEQ fëmijën tim nga ky vend, ku nën këtë tokë kemi paraardhësit tanë kemi rrënjët tona.

29 komente në “T’i heqim fëmijët këtej!!!”

  1. Niku says:

    Epo me fal moj zonje po qeke 1 cope mishi me 2 sy.Ky vend nuk behet me shqiptare.Por edhe te huaj qe vijne ketu dhe rrine per ca kohe, se edhe ato behen me shqiptare se ne.
    Behej 1 konkurs per tu pranuar ne pune dhe vijne disa kandidate.Kuptohet qe fituesi ishte paravendosur .
    Pyetjet qe beheshin ishin si tek ajo barsaleta
    Pyetje:1-Cili eshte mjeti qe terheqin qete ?
    Pergjigja Eshte Parmenda.
    – Jo gabim eshte parmende druri.
    2- Cili eshte mjeti me 4 rrota qe e drejton shoferi
    Pergjigja Eshte makina
    – Jo eshte makina e kuqe
    Kandidati duke e pare qe gjithcka ishte paravendosur dhe cfaredo pergjigje te sakte te jepte do ti thonin te pasakte atehere i thote intervistuesit
    Me fal ju me bete pyetje dhe une ju pergjigja a mund te bej une 1 pyetje juve?
    Po natyrisht…
    Edhe pyet intervistuesin
    Cili eshte organi seksual i femres zoteri?
    Pergjigja – Va..na
    Gabim eshte va..na e satame se me cave trapin

    1. miu says:

      nuk eshte shkrim per ty ky, or nik! pse e mundon veten kot duke lexuar….?! nejse, me vjen keq per ty! por ti nuk je i vetmi aty…..! shqiperia nuk behet me njerez si ty! parazit, injorant!

  2. nikollaq says:

    Po Shqiperia do te behet nga shqiptaret, natyrisht.Jam dakord me Edi Ramen qe preferon te rinjte, sepse me ata ecet me shpejte, per te kompensuar te kaluaren

    1. Theofan says:

      Me vjen mire per optimizmin e kesaj zonje, por nuk eshte real. Shqiperia nuk do te behet per aq kohe sa ne gjakun e shqiptarit qarkullon geni i urrejtjes per sho-shoin. E kemi thene edhe here tjeter.

  3. gjergji says:

    Zonja duhet pershendetur per kurajon qe ka dhe kohen qe shpenzon per te trajtuar vazhdimisht tema ne shtyp, por asaj i mungun thellesia e mendimit dhe analizes cka i ben shkrimet te varfra e pa konkluzione pergjithesuese. Zonja Ramohito duket qe brenda saj bart nje njeri me bonsens te gjere por i mungon aftesia te trajtoje problemet e mprehta qe kap, duke mbetur ne nivelin medioker.

    Ajo vertet qenka me fat qe referon ne auditore duke realizuar e ndjekur endren e saj te rinise, por vetem kaq, se niveli i thellesise se mendimit le per te desheruar dhe nuk trasmeton asnje mesazh te qarte.

    Ne kete shkrim ajo tregon se femijen e saj nuk do ta dergoje jashte dhe kjo eshte zgjedhje e saj, por nuk tregon asgje perse ky vend eshte i vlefshem e duhet te punojne te gjithe cdoi dite per ta bere ashtu sikurse e duam. Te fshehesh problemet e universiteteve sot eshte jo vetem naivitet por edhe krim, pasi produkti i nxjere prej tyre eshte shkaku i kesaj gjendje amullie e mospergjegjsie qe kalon ky vend per me se 20 vite.

    Ajo duket zonje grua e me siguri ka vuajtur disi ne kohen e komunizmit por nuk arin te prezantoje ate qe pretendon, prandaj i uroj shendet e kenaqesi me profesionin e saj te dashur dhe me familjen qe besoj e ka te shenjte.

    1. Safar says:

      Gjergj INTELEKTUALI!! Fjala BONSESUS, qe ju keni shkruar ne “kritiken” dhe llogarite e ekonomise familjre te artikullshkrueses nuk e justifikon fare “thellesine” e mendimit tuaj…ne fakt jeni ne nivel pshte mediokrit!!!

    2. Safar says:

      Pershendetje Gjergj. E VERTETA e thene thjeshte ‘pa thellesi mendimi’ te pickon!!! Madje te pickon shume.

      Gjergj INTELEKTUALI me vjen keq qe lexon shkrime “mediokre” e harxhon kohen tendet “te vyer”, keshtu kot, ne vend te plotesoje mangesite e analizes se “ceket” te zonjes duke na ndriçuar me aftesite e tua te analizes se THELLE…

    3. ela says:

      O Gjergj sa shume e paske lexuar. Une nje here do ta lexoja nje shkrim medioker dhe pastaj nuk do e merja me mundimin. Por “brava geric sepse i mungon nje gozhde”…

      Une mendoj se zonja ka shkruar shume ketu tek Tema, ka pasur shume nivel te larte analize dhe logjike te forte e mprehtesi ne kapjen e problemeve, finese, inteligjence, ekuiliber, shume pickuese, por ta dish se mushkonja kur te pickon mendon vetem per tu ushqyer me gjak dhe nuk e di sa i percellon tjetrit…

      Se fundi eshte e vertete se po shkruan me nje gjuhe te thjeshte sa per te peshkuar..te gjitha keto te fundit jane peshkim, tjeter pune se peshqit mungojne…fajin nuk e ka peshkatari!!!

    4. aha says:

      O Gjergji/a shkruhet: TRANSMETON dhe jo TRASMETON. Duket se nuk eshte gabim shpejtesie por injorance e paster.

    5. Llaci says:

      O Gjergj ti e di qe Einstainin mesuesit e konsideroni BUDALLA madje as nuk e kalonin ne klasen e me tejshme, megjithate kjo nuk e ndaloi ate te behej ai qe ishte….

      Edhe Edi Ramen e kane quajtur armiqte e tij te deshtuar si piktor, artist etj por nuk e penguan dot qe ai te pikturoje….

      Keshtu ti nuk ben mire te shkurajosh njerez, qe duan te japin nje kontribut modest, ndersa vet je aty ne erresiren tende…

    6. Safo says:

      Problemi qe trajtohet nga zonja ne fjale eshte tamam, cfare thellesie mendimi na dashke, ajo thote qe shkollat tona i kane aftesite te nxjerrin profesioniste te mire (mund te sjellesh argumenta kunder), ajo eshte kunder atyre qe i cojne femijet e tyre per studime jashte (edhe ketu mund te sjellesh argumenta kundra, ajo dyshon qe ata qe studjojne me pare jashte kane me shume aftesi se ata qe studjone ne univeristet tona (edhe ketu mund te sjellesh argumenta kunder). Po ashtu ka mendimin se personat e pasur qe kane mundesi financiare te dergojne jashte per studime femijet e tyre jane pasuruar ne menyre te ligjishme, te pakten nje pjese e tyre.
      Ideja e Ramohito eshte qe ndertojme vendin pa qene nevoja te studjojme jashte femijet tane. Keto jane pak a shume pikepamjet e saj, per te cilat as une nuk jam dakord “en bloc”.

      Bota sot eshte hapur dhe nqs ka njerez qe ane mundesi ti studjojne femijet e tyre ne universitete konkuruese, une do tju rekomandoja atyre seriozisht qe studimet e larta (graduate) apo postgraduate ti bejne ne keto vende qe te mund te sjellin ne vendin tone nje fryme shkencore ashtu sic e kane ato. Ka plot te tjere qe nuk kane mundesi financiare per te shkuar jashte te cilet jane ne dipozicion te universiteteve shqiptare. Mund te bej nje artikull te gjere kritik pikepamjeve te Ramohito, jo se mendimet e saj jane te ceketa, por sepse mendimet e mia jane te ndryshme nga ato te saj.

  4. i te teti ne bronx says:

    Kjo gruaja e shkruan kesaj rashe ka te drejte, por ama termi ‘dikasteri”ku ounoij i v e piken gjithckaje.
    le ta na e shpejgoje me matematike se si jeton dot ne tiroane me rrogen e nje dikasteri
    ajo nu udket drejtoreshe e amshe pra rroga do jete asoe 500 mije lek te reja ose le ta cojme deri 650 mije leke
    celulari i shkon le ti themi 50 mije te vjetra ,m kon\renti shkon 100 te vjetra
    benzina 100 mije te vjetra
    po t ejete me qera edhe 250 mije t vjetra ca han e ca pin, shkirmet falas?

  5. Besa says:

    Te gjithe qe kerkojne te arsimojne femijet e tyre jashte kane te drejte.Ketu arsimi ka marr fund.Qe ne fillore mesuesit te kerkojne te shkosh ne kurse se ne oren e mesimit nuk punojne fare ne menyre te qellimshme.Po te kalohet ne shkollen 9-vjecare e ate te mesme kjo gje duket ashiqare.Pastaj ato pranimet ne universitete qe jane fallco fare.Aty pedagoget nuk vijne fare apo vijne shume pak dhe nuk te vleresojne sic duhet.Atehere me thuaj zonje a eshte e drejte qe femija im,joti apo i miut,gjergjit etj te humbi ketu.Sado i zoti te jete femija yt ketu humb se edhe vendin e punes do ta zere dikush qe ka para apo miq.Me pak fjale nese do kesh 1 femije te zot ketu ai humb kot.Pyet ke te duash dhe shiko si do te pergjigjen.Mbarojne mjeksine dhe nuk dine te matin tensionin me aparat mates apo mbarojne infermierine e nuk dine te bejne 1 inxheksion ne tule.Nuk behemi ne si shtet jo Rama te jete ne krye po sikur edhe i ndjeri babai i tij te ngrihet nga varri.Harrojeni kete

    1. Ati says:

      Besa, problemi eshte se ne shqiptaret e kemi mani qarjen dhe dembelizmin.
      Zonja prek nje problem shume te mprehte dhe me sa duket e ka lene te trajtohet nga komentuesit.

      C’domethen t’i heqim femijet nga Shqiperia’? Kujt i sherben kjo? dhe kur del nga goja e nje te korruptuari apo antishqiptari me damke duhet te kete nje PRAPAVIJE!!! Po kush do mbetet ne kete vend pleqte? Nese komentojme pa emocione politike por si shqiptare atdhetare, atehere te gjithe te luftojme te behet me mire gjithshka dhe femijet tane te mos mbeten rrugeve te botes…sepse ata qe e prpagandojne kete gje kane interesa te tjera dhe shfrytezojne gjendjen e deshperuar, per te realizuar qellimin e mbrapsht.

  6. KçI says:

    I Teti ne bronx!! Ke bere nje qerre me gabime!!!!
    Sikur te vije ajo dite e lume, qe ty te te sekuestrohet gjithshka e ke pa djerse (nese), atehere nuk do habitesh si jetojne gjindja me nje qerre shkolle me djersen e ballit.

    Nese je vete nje njeri qe jeton me djerse, pse habitesh?

  7. Kujtimi says:

    Me pelqen patriotizmi i zonjes Ramohito. Problemi nuk qendron tek mundesite e shkollimit cilesor te te rinjve te talentuar e puntore. Ky shkollim mund te behet dhe ne Shqiperi me disa veshtiresi te tilla si: pedadoget shume shpesh nuk vijne ne mesim dhe edhe kur vijne shumica nuk jane fare te pergatitur; tekstet ne shqip jane shumica perkthime te nivelit te ulet; laboratoret jane per faqe te zeze; kushtet e zhvillimt te mesimit, ne shumecen e lokaleve, jane fare te papershtatshme; kushtet e studimit ne konvikte (per shumicen e studenteve) jane shume te veshtira; provimet dhe rezultatet e tyre jane ne shumicen e tyre pa nivel e pothuaj nuk kontrollohen nga ndonje organ rtj, etj.
    Te mos flasim per te ashtuquajturit universitete private, qe jane thjesht biznese. Kam njohur disa prej te diplomuarve te tyre, qe nuk jane ne gjendje te formulojne e te shkruajne, as ne shqip, per tema e subjekte fare te thjeshte. Dhe si te fundit do te permendja nje djale te talentuar, qe e njoh qe nga feminija e tij, e qe ka studiuar seriozisht e me rezultate, por nuk kishte gjetur dot pune. Ne fund , pas shume tentativash, eshte vetepunesuar. Dhe veshtire eshte te mendohet se ne c’fare fushe aktiviteti. Prodhon, kundrejt nje pagese minimale, teza dizertacionesh te nivelit master e doktor , ne tre-kater fusha te peraferta me fushen e tij te studimeve. Tani se fundi, pasi fitoi disa para me kete aktivitet, u regjistrua per te bere graduimin e tij per master. Pasi te mbaroje me sukses tezen e tij, qe do ta miratojne ndoshta dhe ata qe e kane paguar per tezat e tyre, ndoshta do te aplikoje per nje pune dhe, ne sedo te fitoje apo jo , do te vendosin ata disa prej te cileve nuk shkruajne dot nje faqe ne shqip pa gabime jo vetem logjike por dhe gramatikore. Me vjen keq dhe kjo eshte gjendja e pergjithshme. E keto cudira nuk e di te ndodhin ne vendet e zhvilluara. Te shpresojme qe gjendja do te permirsohet. Deri atehere cdo studentapo prind mund te beje zgjedhjen e vet pa receta te ofruara nga jashte.

  8. Andi says:

    Kujtim jam dakord me konstatimet tuaja,dhe duart s’mund t’i lajne si Pilati ata qe s’kane lene gje pa perlare nga kjo toke, ne te gjitha nivelet.
    Problemi eshte se edhe ne 1997 u be nje propagande e tille e u perhap si flame e gjithe TRURI SHQIPTAR iku e tani bejne pune te rendomta neper Amerike e Kanada e ketu mbeten hajduteria dhe e katandisen kete vend keshtu siç ti e pershkruan…

    Po tani do behemi prape budallenj te heqim femijet dhe ketu te leme toke te djegur??

    Une jam dakord me Zonjen, se interesi yne edhe i vendit kerkon kontributin e te rinjve.

  9. valter says:

    Zonje e nderuar deri ne njefare mase ke te drejte por zgjidhja qe jep eshte teper siperfaqsore dhe jo e nivelit akademik. Ti ben shume mire qe prek hipokrizin apo tartuferin (Molier) te drejtuesve ne te gjitha shkallet e administrates shteterore por kush eshte zgjidhja e vertet? Padyshim qe sduhet qe femijet te ikin te shkollohen jashte por qe ti mbash brenda duhet te propozosh te heqesh ata te paaftet qe jane futur me nepotizem dhe para. Pra duhet te propozosh qe te zhdukim kete klase politike, dhe ta zvendesojme me njerez qe mendojne si ty. Ti zhdukim ata pseudopetagoge femije politikanesh apo profesoresh apo edhe te tjere qe jane te paafte, kjo eshte reforme, ndryshe normal qe ata qe kane vjedhur leke, me fal kane ber lek do ti dergojne gjithnje jashte se e din se kush eshte ne ato unniversitete…

  10. Burri says:

    Shoh komentet e Andit apo Atit dhe me duket e njejta dore.Me falni si do te vepronit ju kur te shihni se femija yt do te ishte shume here me i pergatitur por ti nuk ke para,post apo miqesi dhe ai perfundon shkollen me rezultate te mira kurse shoku apo shoqja e tij qe s’di te shkruaj ze post drejtuesi.Femija yt ha veten me dhembe cdo dite kur shikon se c’behet.Po qe se jetoni vetem per patriotizem ok.S’ka gje me te keqe per 1 prind kur shikon femijen e tij qe mbaron shkollen sh.mire dhe nuk ze vend pune sepse vendet i kane zene te tjeret te paafte.Atehere ne rregull le ta mbarojne shkollen dhe le te rrine edhe pa pune vetem e vetem te jene patriote dhe mos te leshojne vatane.Se me kujtuat97 por po ju kujtoj se ne cdo periudhe kohe shqiptaret kane merguar.Cdo te thoni per to qe s’kane qene patriote.Boll me demagogjira.Sa per ato qe kane emigruar ne USA apo Kanada mos harroni se kush iku ne moshe te re ka mbaruar shkolle edhe atje dhe jane sistemuar kurse te tjeret kane sistemuar femijet duke i shkolluar.Tani po per to do te filloni ti shani tradhetare apo jo patriote.Fajin e ka kjo klase politike thoni ju.Me falni kete klase kush e zgjedh ti,une tjetri pra ne qe komentojme.

  11. Ati says:

    Burri! Dikush ju tregon henen e ju shihni e komentoni gishtin!

    Jeta per nje te ri sapo ka filluar dhe le te provoje pak veshtiresi ne fillim e po rezistoi bashke me te tjeret te miret si ai sigurisht qe do te jene nje presion i forte kunder te paafteve…

    Kjo parrulla “Ti heqim femijet ketej” eshte me prapavije ekstremiste dhe pike.

    Shqiperine nuk do ta bejne pensionistet…dhe te hajdutet!!!

  12. qytetari shqiptar says:

    “Ti heqim femijet qe ketej” eshte ose nje deshire e mjere e njerezve qe nuk e dine, ose e dine por preferojne qe femijet e tyre me mire te jene skllever me copen e bukes te sigurt ne nje vend te huaj, ose nje deshire e atyre qe siç shprehet zonja, kane vjedhur sa te duash dhe kane per ti mbajtur si brenda si jashte. Puna e atyre diplomave jasht eshte keshtu; te pyesin per ku e do diplomen per ne Shqiperi apo ketu .. E dua per ketu (jasht), nuk e mbaron shkollen asnjeher. E dua diplomen per ne Shqiperi, kerkesat jane me te buta dhe ke shance 99% ta mbarosh shkollen, vetem po qe tyç fare, ama me ate diplome punon vetem ne Shqiperi. Te pakten keshtu ndodh ketu ku banoj une. Ndryshe ndodh me emigrantet femijet e te cileve kane lindur ose jan rritur ketu. Ndonjeher edhe ndonje i ri i cili ka ardhur pak a shum i madh dhe e flet gjuhen me akcent eshte i detyruar ti pergjigjet te njejtes pyetje qe u behet edhe atyre qe vijne apostafat “per te studjuar”, dhe hasin veshtiresi ne marrjen e diplomes. Ka disa emigrante qe kane bere masterin ketu, me pohimin se e dua diplomen e masterit per ne Shqiperi. Nuk ua njeh askush jetu, dhe u rroft masteri qe kan bere se e kan vetem per te shitur mend. Bota nuk te integron lehte. Duhet te jesh super i zoti, perndryshe me pas 100 diploma made in albania, ose 100 diploma ( e dua per ne shqiperi), mbetesh vetem nje cop skllav modern, “i lumtur”. Ketu qendron edhe fatkeqesia; shqiptaret preferojne me mire te jene skllever me copen e bukes te siguruar, sesa te lire, prane detit te palare, prane bukes te pangrene, prane punes te papune, prane prones te paprone, prane lirise te pa liri, prane dijes te panxene, prane drites te padrite … Kjo preferenece e shqiptareve eshte ne fund te fundit pasqyra me e sakt e mjerimit shqiptar, dhe akuze per shtetin ..

    1. Safo says:

      Kjo qe thua medemek se i pyesin se per ku e do diplomen eshte nje shaka jo fort e kripur. Institucionet arsimore ne perndim nuk punojne kesht si kujton ndokush. Sistemi i provimeve dhe praktikave eshte i tille qe nuk te beje se nga eshte studenti, sic kujton ndokush. Kerkesat jane unike, pamvaresisht nga prejardhja e studentit. Prandaj mos beni komente kot.

  13. strong says:

    Z.Magdalena trajton nje teme shume shqetesuese,
    sepse eshte e vertet qe mbillet pasiguria se ky vend nuk
    behet se nuk ka te ardhme per femijet etj…
    Ndaj mesazhi eshte i qarte te punohet dhe luftohet
    per nivel te larte ne shkolla dhe kudo me perpjekje dhe
    vullnet arrihet gjithshka .
    Zoti e bekofte SHQIPERINE na ndimofte ne rrugen e duhur
    kjo pranvere sjellte me shume paqe ngado .

  14. moma says:

    Po moj te keqen po.Me mire malli apo halli thote nje fjale e urte.Tani sa per ate qe thoni se duhet te luftojme qe ne Shqiperi arsimi te jete ne kufijte e viteve 80-90 OK ashtu duam te gjithe.Po me thoni kush do ta bej.Shoh se komentuesit thone Edi Rama.Ok ashtu qofte por ashtu si po vepron edhe ai nuk shoh ndonje ndryshim.Ne ne anet tonet themi “Hiqja Shejes edhe vinja Dejes”.Me pak fjale po flas per rekrutimet e drejtoreve te DAR-it neper rrethe.Ju jeni te sigurte se fituan kandidatet me te mire qe me te vertete e meritonin…?
    Po emerimet e drejtoreve te shkollave si po behen.Po heqin drejtoret me prirje e njohje te PD dhe po vendosin njerezit e vet te PS.Kuptohet nuk po them se ato te paret ishin njerez te rregullt me punen por gabimet e te parit mos i bej ti i dyti kjo eshte puna.Tani une di qe nje femije me te vertete shume i mire eshte gjynah qe te studioje ketu ne keto kushte sepse humbet kot.Per kete jam 100% i sigurt.Duhet te behet me mire po dakort jam.Por nuk e di keto qe mbrojne tezen e zonjes per momentin qe jetojme a do ti linin femijet e tyre shume te mire ne mesime te studionin ketu ne keto palo universitete.Ateher nese thoni Po me falni po qekeni”V… L…”sepse i merrni ne qafe keto femije.Ne universitetet tona momentalisht shperndahen diplloma pa asnje vlere.Studentet dalin cope-cope.Po ju tregoj 1 rastMbaroi vjet nipcja shkollen e larte per inxhinieri elektron. dhe nuk kishte pare njehere me sy dioden apo trazistorin pra elementet baze pasi aty ne universitet s’kishte laborator dhe pedagoget nuk vinin te shpjegonin fare.Epo eshte gjynah se i moren ne qafe femijet e prinderit e tyre.Moren me qafe gjithe kete brez dhe brezat qe do vijne.Me pak fjale moren me qafe Shqiperine.Sa per ate qe jashte ta japin dipllomen se do ta kesh vetem per Shqiperi po kjo eshte pjeserisht e vertet.Nuk te fal Prof gjerman ne universitet se nga je e ku do shkosh.Ai s’njeh as mik e as parane.Kjo gje mund te ndodhe ne Bullgari apo Rumani por te jesh i sigurt se nuk ndodh ne France,Gjermani,Itali apo Angli,USA apo Kanada.Me falni jetojme ne nje ekonomi globale ku amerikani vjen punon ketu tek ne ashtu si shume shqiptare te afte punojne jashte.Pra ne kushtet ku jemi eshte shume me mire qe femijet sh.mire me mesime te studiojne jashte….Se cer do behet pas disa vitesh ta shohim.Koha do ta tregoje

  15. benbenedeti says:

    Shqiperia vend ifelliqur e pa perpspektive.te rinjt o duhet te ikin ose duhet tjua vene tritolin te gjith deputeteve me( kac e mac ).ky Esht Realiteti ok.

  16. benbenedeti says:

    Para pak ditesh nje vajze me emrin Anisa ka shkruar ketu nje artikull.100% i sakte.nje pike apo presje skishte nevoj as me heq as me ja shtu.politik KURVE

  17. Mara says:

    Mome s’e ke kuptu mire. Te studiojne ku te dune kalamajte, kur i kane mundesite……??????

    Problemi eshte qe ka fillu nji fushate propagandistike me i hjek kalamojte prej Shqypnie e menejt ne pleqte ketu. Si thu tina me pleq do behena na?? Po kalamajte tane do asimilohen ne vendet e huja e do martohen me te huj…

    Kush ka qejf le te shkoje ku ti doje zemra. Por propaganda me shqeteson mu MOME.

  18. gjergji says:

    Shkrimi eshte padyshim me cekje siperfaqsore te problemeve qe trajton, si dhe me fraza te gjata e varfra, megjithe tingellimet e perseritura, si “Me ka ndodhur shpesh, madje shume shpesh te takoj njerez” apo te tjera si keto ne paragrafet e me poshtem, ka e bejne shkrimin tejet te dobet.

    Atij i mungon thelbi dhe trajtimi me argumenta e konkluzione, kur kemi parasysh se eshte shkruar nga nje referuse endrimtare ne auditoret e universitetit.

    Sado te perpiqen “Safar”-i apo “aha”-ja ta mbrojne eshte mire ta ndihmojne qe ne paraqitjen tjeter shkrimi te jete me i thelle, natyrisht ne se zonja di te notoje ne thellesi. ( “Safar” apo “aha” apooo vete familjare te zonjes nuk mund e nuk duhet te fyejne askend per opinionin e postuar, pasi ai ndihmon analizen qofte edhe kur nuk ju pelqen”

  19. aha says:

    Gjerji/a me kete nderhyrjen e dyte na tregove: “KJO ISHTE LOJA”

    Po pse mo budalla tu rrit mendja ty ngaqe te jane bere disa replika? Po loja kjo ishte qe ti helbete te beheshe si i rendesishem….
    ha ha hah sa i forte. Po pse o Gjergj/a kaq rendesi u jep ti ketyre vogelsirave o i zi/e zeze? Hajt tani ja more doren e fillo rri gjithe diten neper portuale e jepu ca mend atyre qe shkruajne..ha hah ha ha…

    Degjo!!! se mos i le pa vene edhe note ore se kepare edhe gomere qe vene note ketu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje