Kisha kohë që nuk shkruaja, sepse mendoja që në këtë vorbull mjerimi interesash të ngushtë e problemesh të mëdha që ekzistojnë në Shqipëri realisht, shumë pak ose ndoshta kurrkush (as familja ime ndoshta), nuk do kishin nerva të dëgjonin nga unë, për mua ose për të tjerët!
Po ja nis nga një fjalë aq e dhimbshme, që nuk e di sesa herë mund t’i kemi hapur varre sa të gjata, aq dhe të gjera, meritokracinë e bardhë, që na e nxiu jetën! E shumëkush do më pyeste “Ç’meritokraci kërkon moj vajzë?!A e sheh ku jetojmë?! Je në vete?! S’ke pse mërzitesh pse djali apo vajza e filanes janë aty ku janë, pa derdhur sikur një pikë djersë (hiq atë kur bëjnë thonjtë apo palestrim)… bijë e kujt je ti?!” Po,sigurisht që kanë të drejtë. Tek e fundit e bija e kujt jam unë?! E dikujt që ka abuzuar me punën private, që zhvillonte deri para pak vitesh? Jo dhe jazëk na qoftë mua dhe tim eti! E ndonjë mamaje që pispillosej duke pritur bashkëshortin biznesmen apo politikan t’i sillte “arin” në shtëpi, që neveritej nga veshja ime modeste dhe më tërhiqte gati zvarrë për “shopping”? Jo, jam vajza e një nëne, që e dëgjonte i gjithë pallati kur unë nuk mësoja si duhej apo sa duhej. Jam vajza e një nëne, për të cilën tetë orë punë ishin lule dhe shumë më shumë orë ishin e zakonshmja!
Por problemi dhe zgjidhja nuk qëndrojnë vetëm tek unë, sepse jam vetëm një rasti asaj që sot është kthyer në fenomen dhe për të cilin paturpësisht gënjejmë të gjithë; themi se i afti, me mundësitë që paraqiten sot, e gjen veten dhe arrin atje ku dëshiron. Jo!Kjo është një gënjeshtër e madhe për situatën në të cilën ndodhemi, por po aq sa duhej të ishte një e vërtetë e madhe për situatën në të cilën do të duhej të ishim… në një sistem ideal vlerash!
Mungesa e meritokracisë fillon nga bankat e kujtdo shkolle, nga informacioni që shpërndajnë për bursa, praktika të ndryshme etj.… dhe më tej, aty ku jeta merr rrjedhën më pesimiste të mundshme: punësimi. Përgatit një CV, e cila të merr disi kohë, se ti,fëmija e një prindi anonim për politikën,duhet ta vrasësh shumë mendjen për atë çka shkruan, sepse parashikon një sitë të mirë në filtrat e tyre “profesionalë”, në çdo institucion e kompani! E teksa përshkon këtë rrugë “meritokratike”, vjen një ditë e bukur (plot re) që demoralizohesh. Teksa po hallakatesh më keq se një i pashkollë (sepse të kesh shumë shkollë është problem edhe më i madh në këtë Shqipërinë tonë), kupton që shoku yt i universitetit (që gjithmonë e shihje me syrin që diplomën e do sa për ta pasur në xhep, ndaj ta ndihmojmë të marrë një 5 apo 6 në provim dhe këtu na rëntë pika të gjithave ne “Anisave”, pikërisht aty kemi GABUAR dhe rëndë madje, pasi nuk janë raste sporadike, por tashmë pjesë e një fenomeni tragjiko-komedik), ka filluar punë dhe është bërë papritur e papandehur i rëndësishëm.
Shumëkush do më kritikojë, ndoshta, duke menduar se tashmë jemi në demokraci, ku konkurrenca është faktori që siguron barazi në trajtimin e aplikimeve dhe konkurrimeve për një vend pune dhe, në bazë të kritereve që kandidati duhet të plotësojë, bëhet vlerësimi i performancës së kandidatëve, duke bërë të mundur kështu fitoren e atij që i plotëson më së shumti kriteret! Sigurisht që një argumenti të tillë, kaq serioz dhe me “këmbë në tokë” unë do t’i përgjigjesha po aq seriozisht, por duke qeshur me të madhe e duke qëndruar këmbë mbi këmbë! Ja disa nga arsyet kryesore, pse një argument i tillë në Shqipërinë tonë më shkakton kaq buzagaz:
1) Në traditën e administratës publike (këtu nuk po flasim për 5 apo 10 vjet, por për më shumë se 20 vjet), vetëm pasi të punësohet edhe brezi i pestë i fiseve të pushtetarëve dhe bashkëshorteve të tyre (se për shtetarët ende s’kemi modele të plota, por modele në tentativë), atëherë mund ta kenë një gjysmë shansi të punësohen edhe të tjerët, duke gjetur mik të fortë, që, në dashtë Zoti,po të jetë vërtet mik, nuk të kërkon as lekë.
2) Në universitetet shtetërore shqiptare nuk e merr guximin vetë!Në tempullin e dijes do ndihesh gjithmonë inferior përpara ndonjë vajze apo djali të mbirë nga hiçi (për ty, jo për universitetin), që, pavarësisht mesatares apo kualifikimeve, është absolutisht më e/i kualifikuar! Kur pyet për mënyrën e aplikimit për t’u bërë pedagoge, shoqërohesh pas shpine nga ndonjë e qeshur shpotitëse prej personave që të rrethojnë (që të lë të kuptosh se je një fyçkë (femër) ose lluqo (mashkull), që nuk e paske kuptuar “sistemin”!).
3) Në universitetet private, aty ku të thonë “Na kontaktoni!”, e kanë kryesisht për ata që duan të regjistrohen si studentë, ndaj: MOS KËRKO PUNË! Përveçse stafin do ta kenë të kompletuar, ndodh të marrësh dhe ndonjë e-mail të tipit (dhe kjo është histori e vërtetë) “Nis njëherë doktoraturën pranë fakultetit tonë (duke e pezulluar atje ku po e ndjek) dhe të sigurojmë që do të të marrim si pedagoge”.
4) Në kompanitë e tjera private në Shqipëri, përveç faktit që kanë probleme të rënda likuidimi, nuk ka kontratë e as sigurime (ndërkohë që në punë mezi presin të të marrin), kupton që aty nuk zhvillon dot asnjë lloj potenciali, për çka je rropatur deri më tani.
5) Ndërkaq, kanë kaluar nja 3-4 vjet provë-gabim-depresion-ngritje humori-tentim nga e para dhe sërish tentime në vorbull,madje edhe duke e ditur që kjo vorbull “Anisat” nuk do i përpijë edhe sikur të futen në “udhën e drejtë” të servilizmit, gjetjes së mikut dhe lekëve me kredi për mikun.
6) Pasi zgjohesh dhe i rijep vetes kurajo e vazhdon ta bësh CV-në çarçaf me kualifikime, sërish kupton që ai/ajo, në mënyrë “meritokratike”, ka filluar ndonjë punë të mire, të dytë a të tretë dhe është fejuar, martuar apo është bërë edhe me fëmijë, dhe e poston lumturinë në portalet virtuale, që të paktën ti ose më saktë ju “ANISAT”, të keni me ç’ta mbani veten me gajret!
E pra, pasi thashë të vërtetën e realitetit tonë dhe fola për të gjitha “Anisat” vërdallë, le të më akuzojnë po të duan për subjektivizëm apo për mungesë profesionalizmi në të argumentuar, por tashmë ndihem e qetë dhe e liruar, sepse të jesh e sinqertë në dhe për subjektivitetin tënd është shumë herë më mirë sesa të jesh gjakftohtë në hipokrizinë e objektivitetit të atyre që e kanë hedhur festen mbi sy “në mënyrë meritokratike”!
Si përfundim, dua të theksoj edhe njëherë që problemi nuk është Anisa, sepse Anisa tek e fundit është një individ i vetëm, që e ka bërë luftën e saj me dinjitet dhe çdo ditë e më shumë po realizohet profesionalisht, por problemi qëndron tek “Anisat”, qëndron te fakti që jo çdo “Anisë” do mund dhe as duhet ta luftojë këtë realitet e vetme dhe gjithmonë nga e para! Unë nuk jam fare e lumtur, teksa na sjellin shembuj të rrallë suksesi dhe po ato shembuj i ngrenë e i lëshojnë për vite të tëra, sepse kjo tregon që e ardhmja për meritokracinë në Shqipëri ngelet e vagët dhe aspak premtuese! E ne, individët e thjeshtë e qytetarët fatkeq të Shqipërisë, e kemi për detyrë që ta denoncojmë e ta shkatërrojmë këtë rrjet merimangash, dhe t’i japim jetë meritokracisë, sepse përndryshe varri i meritokracisë do shkatërrojë e varrosë të ardhmen tonë, pak e nga pak, por PËRGJITHMONË! Mendoj që duhet të zgjohemi! /Tirana Observer/
ラブドール 中華 あなたの人形調査– YourDoll.Comレビューセックス人形フェチの名前は何ですか?このダッチワイフはピューディパイのように見えますか?YLドールTPEセックスドールボディコレクション
ラブドール 人気 シリコーンのダッチワイフに本当に集中する方法は?賢明なダッチワイフの完全なマニュアルは、高温と低温のTPE素材をウィッグしますなぜあなたの次の恋人はダッチワイフかもしれません
zoterinj qeveritare a mundeni te spjegoni per publikun nese projekti juaj i rekrutimit ne kuader te ligjit per sherbimin civil ka ndonje ndryshim nga procedurat e rekrutimit ne qeverine Berisha?
E para veshi nuk kapet nga pas kokes pasi testi duhet te jete kompetitive me pagese paraprake dhe kane te drejte te marrin pjese te gjithe kush deshiron por administrata qe eshte ne pune me detyrim.
Ata qe kualifikohen me mbi 70% te 100 pikeve te mundeshme futen ne liste pritje dhe plotesojne dokumentacionin e nevojshem sipas ligjit per funksione te ndryshme.
Testi me shkrim duhet te jete i kompjuterizuar direkt ne sistem apo me flete qe kontrollohet direkt ne skaner.Testi te jete ne anglisht duke testuar njekohesisht edhe gjuhen e huaj angleze si kusht per te punuar ne administraten shteterore.
Te jeni te bindur se ky ligj nuk garanton shanse te barabarta per punsim dhe do shikojme se do krijoni edhe $131 milion te tjera deme ne adminisstraten mos me shume.
Une mendoj se tashme shqiptaret e kane provuar disa here degjenerimin e komisioneve partiake te punesimit duke punesuar militante partiake e duke i hedhur ne kosh edhe ata punonjes qe jane trajnuar e specializuar nga parate e taksapaguesve perendimore. Ligj per sherbimin civil ka pasur qe ne 1999 por administrata publike eshte mbushur me partiake dhe buxheti i shtetit ka vazhduarte paguaje miliona dollare deme ne aministraten publike mbas cdo rotacioni pushteti.
Degjenerimi i ketij procesi do te filloje qe nga pregaditja e testeve qe do shiten pa u bere publike akoma kur ato mundet te sigurohen ne perendim per cdo fushe me fare pak para apo fale fare.
Z Kreminister duhet ta ndalni kete vazhdim maskaralleku me adminisraten publike ne Shqiperi nese realisht nuk keni ardhur per te vazhduar qeverisjen aty ku e la z Berisha.
Ke shume te drejt moj vajze.
Bravo Anisa!
Ke pershkruar me ndjenjen e atij qe e ka pesuar, realitetin e hidhur te vleresimit te njohurive dhe aftesive, nga sistemi i kalbur ku jetojme.
E cuditeshme, por vetem femijet e politikaneve, te biznesmeneve te lidhur me pushtetet jane me te zgjuarit.
Para kater vjetesh, kam mare pjese ne nje ceremoni te diplomimit (master) te djalit tim, ku mernin pjese edhe kryeministri dhe ministri i arsimit. Pas ceremonise, mbas fotos me kryeministrin, studentet e gezuar, po benin foto me njeri tjetrin ne grupe apo sipas shoqerise. Gjashte prej tyre, dy vajza e kater djem, rrinin te terhequr me te afermit e tyre, dhe nuk mernin pjese ne gezimin e shokeve dhe shoqeve te cilet perqafoheshin dhe fotografoheshim. Kjo me ra shume ne sy dhe i them djalit. Po ata? – Nuk i njohim, me tha, nuk i kemi pare asnjehere ne shkolle. Dhe behet fjale per nje universitet shteteror.
Ja, ata sic kane mare diplomen e shkolles, meqenese kane patur miq te medhenj, shume shpejt duhet te kene filluar pune.
Dhe kur djali im i diplomuar shkelqyeshem paraqitej e konkuronte neper dikastere e kompani private, ai degjonte kur pjesmarresit e tjere te porositur, i thonin kandidatit te paracaktuar per te fituar. -Ja, ky do te jete rivali jot ne konkurs. Dhe i thonin djalit tim. -Po ti cfare do ketu? Ik, mos u mundo kot! Dhe i tregonin se kush ishte fituesi.
Mbas shume perpjekjesh te kota brenda vendit, djali im konkuron on-line per pune, ne nje kompani amerikane te teknologjise te informacionit, qe operonte ne Belgjike. Pas intervistes se pare e thirren dhe e testuan ne menyre te drejtperdrejte dhe fitoi. Nenshkroi kontraten dhe tani punon atje. I vleresuar dhe i paguar sa tre here rroga e kryeministrit shqiptar.
Ja kjo eshte vleresimi i meritokracise ne Shqiperi. Nese nuk je vajza apo djali i filanit, apo nuk ke mik te forte, do te besh shetitje, institucion me institucion, shteteror apo privat dhe te vleresojne te paafte.
Shume mire Anisa, por te jesh e sigurte se ata qe kane ne dore politiken e vleresimit te meritave ne Shqiperi, nuk e lexojne shkrimin tend me vlere. Sepse nga ky shkrim ata goditen jo vetem si institucion por edhe ne perfitimet e tyre familjare dhe farefisnore.
Nuk besojme se kjo pyetje sdo te mund te behet me.Tek Edi Rama kemi ende shprese e besim se dicka do ndryshoje per mire.Por na del nje Ergys …. keshilltar i tij qe po ja nxin faqen Edit dhe gjithe soc. qe luftuan per te fituar drejtesia e jo paraja dhe genjeshtra,meritokracia e jo nepotizmi,ashtu sikunder po ndodh sot me emerimet per drejtora.Mblidhe Edi kete pune sa seshte vone ,kur sdo te vije me asnje njeri nga mbrapa
Eshte nje zhgenjim i madh ky realiteti i sotem
Lum ju socialistet qe keni besim tani. Sepse ne fakt kriteri baze per tu punesuar ne administrate aktualisht eshte te jesh socialist, ose te kesh ndo je nga prinderit te tille. Dhe kete e kemi pare me emerimet qe jane bere neper postet drejtuese me armeten e 25 vjecareve qe jane emeruar drejtore neper dikastere e qe nuk jane gje vecse niper, mbesa, kuneter e kusherinje te atyre qe qendrojne me lart.
Ke shume te drejte moj vajze, te vish ne Elbasan te ze lemeria nga drejtoret qe kane vene. Njerezit me injorante qe nuk dine te shkruajne emrin e vet. Ja kjo eshte Rilindja. Pu pu pu nuk e dime se çpo behet. Kjo LSI e degjeneroi totalisht administraten.
Merrni dhe shihni ,kushe punon ne Banken Kombetare dhe do dalloni meritokracine e fisit te ish pushtetareve.Meritokracia nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar asnjehere ne Shqiperi.Shqiperia eshte ne keto kushte ,sepse nuk ka konkurence dijesh dhe aftesishe.Monopolet ne te gjithe sektoret, jane e do te jene gangrena e zhvillimit te Shqiperise
Ke te drejte Anisa!
Shpartallimi i SISTEMIT ARSIMOR ne Shqiperi,ku cdo KIOSKE u be UNIVERSITET,ka qene dhe eshte nje PIRAMIDE KRIMINALE per RRENIMIN e brezit te ri te sotem e te ardhshem!!!
Shembull konkret:
1-Para disa vjetesh 2 shofere deputetesh,ne perfundim te mandatit te shefave te tyre,pasi kishin marre pervoje konkrete nga ata,u rregjistruan ne nje universitet privat dhe me “DJERSE” moren te dy dipllomat perkatese!!
Me vone te dy keta,si militante te thekur,me diplloma ne dore u BENE……… DEPUTETE!!!
I njihni te gjithe,se keta vetem per RREMUJE E RRAHJE duheshin ne sallen e Kuvendit!!!
2-Ne nje INSTITUCION TE RENDESISHEM FINANCIAR,para 23 qershorit,nje kuader i PD-se spiunonte tek eprori “TRADHETARET” socialiste qe ishin futur ne institucion!!!
Pas zgjedhjeve,shefi i madh konsultohej me te per “HUMORIN” e personelit,pra “KUSH ISHTE I GEZUAR E KUSH I MERZITUR”!!!
Pra verifikonte me anen e ketij SPIUNI te gjithe personelin dhe filluan procedurat disiplinore per t’i ndeshkuar e pushuar nga puna!!!
Me te ardhur SHEFI I RI “SOCIALIST”,ky SPIUN te njejten gje filloi,bile kafen e mengjesit e pinte me shefin ku i jepte te dhenat e fresketa!!!
Me kete metode,ky SPIUN realizoi heqjen apo doreheqjen nga puna te disa specialisteve(tani te dyshuar si demokrate),ndersa per vete siguroi postin e NENDREJTORIT TE PERGJITHSHEM TE INSTITUCIONIT!!!
Ngushellime Anisa se ka edhe me keq!!!
Ju lumte! E vertete e hidhur. Sikur ta lexonte edhe Kryeministri, sa per nje ide te pergjithshme, megjithese faktet e tilla jane pa fund.
Vihen njerezit ne pune, pastaj behet konkursi dhe hop me pike me shume dalin keta qe kane filluar pune ne ate post. Rrofte administrata!
Ata qe vihen dhe hop piket me te larat nuk jane njesoj. Mos i natarroni, midis tyre ka ndonje, qe eshte aty pa merite…
Problemi me i madh eshte se, sot drejtojne drejtoret e PD madje ata qe sakrifikuan per fitoren e se majtes jane ne minorance…
Kana larguar njerez me integritet madje TE MAJTE dhe mbajne katranjoz e pa moral thjesht i perdorin per spiuna…
Na u lodh kjo jete!!!
Rilindjes i doli boja shume shpejte. Nuk ka tallje me te madhe se kjo qe po behet me emerimin e drejtoreve.Eshte e turpshme. Jane vene drejtore e jane marre ne pune njerez me precedente penal, qe kane blere diplomaa e disa here me te dobet se ata te PD te cilet e paten katranosur….
Po uu vazhdua keshtu ne zgjedhjet lokale PS nuk merr as 20 % te votave…Ne votuam per te ndare rolin e Deputetit nga ai i sekserit dhe shefit te Kuadrit, por ndodhi krejt e kunderta, Deputetet e sotem po i heqin dhe gurin e fundit themelit te PS
Shume prej nesh ne nje menyre apo ne nje tjeter e kemi vuajtur kete situate poshterese qe i behet inteltgjences ne shqiperi,si duhet dale nga kjo situaie?Duhet qe vetem te ankohemi,kujt atyre qe e kane projektuar kete padrejtesi.Jo une mendoj se fajin e ka sistemi.Kapitalizmi na qenka nje sistem i papranushem dhe qe njerzit e ndershem nuk e meritojne.C’far te bejme se di,por pa u zhdukur ky sistem padrejtesish une nuk shoh drit ne fund te tunelit.”Ndoshta duhet rilexuar Markesi me “KAPITALIN”.
Në vështrimin e parë, duket sikur kjo femër, Anisa, “ka zbuluar Amerikën”. Po në të vërtetë nuk ka thënë asgjë të re. Janë gjëra që dihen dhe këtë e vërtetojnë edhe këto komente. “Bravo Anisa”, thonë disa prej komentuesve, të cilët harrojnë se ajo vetëm ka paraqitur një pjesë të realitetit, më së shumti për të bërë “bujë” me shkrimin e saj. Anisa nuk jep asnjë mendim se si mund të dilet nga kjo situatë. Ajo thotë se “kisha kohë pa shkruar” dhe tani papritmas mori stilolapsin të shkruajë, duke na kujtuar atë gjëzën “Një herë në mot, del e kullot”. Vallë, kështu zgjidhen problemet? Për veten e saj ajo e ka zgjidhur më së miri dhe këtë na e tregon me mburrje: “Anisa e ka bërë luftën e saj me dinjitet dhe çdo ditë e më shumë po realizohet profesionalisht”. Dihet se ajo është e punësuar në të paktën dy punë, si mësimdhënëse në një universitet privat dhe si kordinatore në një nga shoqatat joqeveritare. Por, nuk ua tregon “sekretin” e punësimit të saj,shoqeve dhe shokëve të papunë. Ndërkohë, është edhe kontradiktore me veten, sepse më parë ka thënë se janë të mbyllura të gjitha shtigjet, për ata që nuk kanë miq,njerëz të pushtetshëm. Dhe ja që ajo edhe pse nuk ka të tillë miq, e paska arritur qëllimin, duke “luftuar” e vetme! Po me çfarë mënyre?!
Z. Fatos Lamçe, e mirëkuptoj shqetësimin tuaj. Veçse nuk besoj se rrugëdalja mund të jetë në rikthimin tek Marksi dhe tek Kapitali, sepse këto i përkasin shekujve të kaluar dhe nuk kthehet prapa rrota e Historisë. Filozofia marksiste u eksperimentua dhe dështoi kudo në botë. I ashtuquajturi “Socializmi shkencor”, rezultoi utopik, si ai i Sen Simonit, i Furrierit dhe i Ovenit, të provuar përpara tij. Kjo ndofta ka ndodhur për shkak të vënies në praktikë dhe zbatimit të gabuar të teorisë marksiste. Ashtu si ju, edhe unë nuk kam iluzione për kapitalizmin, dhe sidomos për këtë kapitalizmin e egër që po praktikohet në Shqipëri. Gjithsesi, që nga koha e Marksit dhe e Engelsit, kanë ndryshuar shumë gjëra dhe janë krijuar kushte të tjera. As për artikullshkruesen, zonjën Anisa Hysesani, nuk kam iluzione. Madje,do të shtoja edhe se ajo dikur ka qenë kryetare e Komitetit Shqiptar të Punësimit. (Shikoni faqen e internetit, në emrin e saj). Dhe çfarë ka bërë? “Një vrimë në ujë”. Ajo “ka kullotur” edhe nëpër shoqatat parazitare “joqeveritare” (OJQ-të), për fitime vetjake. Edhe ky shkrimi i fundit i saj, nuk është i sinqertë, po vetëm për të “fituar pikë” për vete.
Z.Martini,ju falenderoj per gjithe leksjonin qe me dhate mbi teorite e M.L.Por mendoj se edhe Aristoteli eshte shume i vjeter por filozofia e tij studjohet akoma.Ashtu si te Anisa une kerkova nje rrugedalje por qe se gjeta as te Anisa dhe aste Ju.Tani dua t’ju them se jane vende si;Britanija e madhe,USA,France,Gjermani eij.qe ne k
rizen e fundit ekonomike i kthyen syte nga ekonomija Kineze dhe moren disa mesime.Sa per Anisen une nuk merem me emra ,ne shkrim une shikoj fenomenin.