Krimea nuk është Kosova

11 Mars 2014, 13:25Blog TEMA
Krimea nuk është Kosova

David L. Phillips

Nga David L. Phillips

 

Rusia është duke e përmendur “precedentin Kosovë” si justifikim për veprimet e saj në Krime. Ky është një argument i pavërtetë. Ka dallime themelorë, ligjorë dhe politikë mes procesit të sanksionuar ndërkombëtarisht, i cili e pati kulmin me pavarësinë e Kosovës, dhe grabitjes së territorit që Rusia po bën në Krime. Pavarësia e Kosovës është e bazuar në ligjin ndërkombëtar; aneksimi i Krimesë nga Rusia, jo!

Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974 e përcaktonte Kosovën si një provincë autonome, me të njëjtat të drejta si republikat e Jugosllavisë, të drejta që përfshinin edhe të drejtën e ndarjes. Kosovarët e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për t’u shkëputur me një referendum në vitin 1992. Shqiptarët etnikë përbënin afro 95 përqind të popullsisë. Pothuajse të gjithë ata që kishin të drejtë të votonin, e hodhën votën e tyre në pavor të pavarësisë.

Sllobodan Milosheviçi ndërhyri brutalisht dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë. Përmes masakrave kundër supermazhorancës së shqiptarëve etnikë, Serbia humbi legjitimitetin dhe autoritetin moral për të qeverisur.

Si rezultat, NATO ndërhyrë për të ndalur masakrat kundër shqiptarëve në vitin 1999. Pasi forcat serbe u tërhoqën, Këshilli i Sigurimit i OKB miratoi rezolutën 1244, e cila vendoste një administratë të përkohshme të OKB në Kosovë. Ajo kërkonte gjithashtu një plebishit për të përcaktuar statusin e ardhshëm politik të Kosovës, në përputhje me vullnetin e popullit të saj.

Ndërkohë që Rezoluta nr. 1244 e Këshillit të Sigurimit pohonte “sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë”, kjo e fundit ishte reduktuar vetëm në Serbinë dhe Malin e Zi. Dhe kur malazezët votuan për t’u shkëputur, duke lënë vetëm Serbinë, Republika Federale e Jugosllavisë pushoi së ekzistuari dhe, bashkë me të, edhe detyrimet ligjorë të Kosovës.

Mes miratimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit, nr. 1244 dhe shpalljes së pavarësisë nga Kosova në 17 shkurt 2008, Kosova punoi për nëntë vite me radhë për të përmbushur kriteret ndërkombëtarë që nevojiteshin për njohjen e saj. Ajo kaloi nëpër provën e përcaktuar prej politikës së OKB, “standardet para statusit”.

Komuniteti Ndërkombëtar krijoi një grup kontakti, që përfshinte Rusinë. Pas dy vitesh ndërmjetësimi ndërkombëtar, i Dërguari Special i OKB për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi raportin përfundimtar tek Sekretari i Përgjithshëm, duke rekomanduar pavarësinë për Kosovën.

Që kur Kosova shpalli pavarësinë, 110 shtete e kanë njohur si shtet sovran dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Më shumë shtete do ta kishin njohur, por të mos kish qenë për “diplomacinë me dorë të rëndë” të Rusisë. Procesi i njohjes në nivel ndërkombëtar vazhdon.

Përpjekja e Rusisë për të hequr paralele mes Kosovës dhe Krimesë, është një hile. Situata e Kosovës ishte unike (sui generis).

Jugosllavia u shpërbë, duke e çliruar Kosovën nga pretendimet ligjore të Beogradit. Ukraina është njohur nga komuniteti ndërkombëtar brenda kufijve që ka sot, duke përfshirë Krimenë, pasi Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari në vitin 1991.

Madhësia dhe shkalla e abuzimeve me të drejtat e njeriut kundër shqiptarëve në Kosovë ishte skandaloze. Në Krime nuk ka abuzime me të drejtat e njeriut.

Popullsia e Krimesë është e shumëllojshme, duke përfshirë rusë etnikë, ukrainas dhe tatarë. Kur ndërhyri NATO, në Kosovë më shumë se 95% e popullsisë ishin shqiptarë etnikë.

Udhëheqësit politikë të Kosovës miratuan një paketë të zgjeruar të drejtash të pakicave për serbët etnikë dhe premtuan autonomi për komunat ku jetonin serbë të Kosovës. Parlamenti rajonal i Krimesë nuk ofron garanci të tilla. Tatarët kanë frikë, jo të pajustifikuar, se mos ndodhin dëbime dhe spastrim etnik, duke patur parasysh historinë e tyre të persekutimit nga Rusia.

Pavarësia e Kosovës erdhi pas një procesi të gjatë ndërmjetësimi ndërkombëtar, nën drejtimin e OKB, e cila vendosi kritere striktë. Aneksimi i Krimesë po nxitet nga një fuqi e huaj – Rusia.

NATO, një aleancë shumëpalëshe, ndërhyri me qëllim që kosovarët të realizonin ëndrrën e tyre të pavarësisë. Forca Speciale të maskuara nga Rusia janë duke krijuar kushtet për aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Një Grup Kontakti ndërkombëtar facilitoi rrugën e Kosovës drejt pavarësisë. Nuk ka mbështetje ndërkombëtare për referendumin e Krimesë, apo aneksimin e saj nga Rusia. Për të zgjidhur krizën e Krimesë, Moska ka refuzuar krijimin e një grupi kontakti të përbërë nga Rusia, Ukraina, Britania, Franca dhe SHBA.

Kosova e mirëpriti angazhimin e OKB. Banditët e mbështetur nga Rusia në Krime kanë kërcënuar fizikisht të dërguarin special të OKB, si dhe kanë dëbuar një delegacion të udhëhequr nga Komisioneri i Lartë i OSBE për Pakicat Kombëtare.

Procesi me anë të të cilit Kosova arriti pavarësinë ishte një afirmim i rendit ndërkombëtar. Ajo që po bën Rusia në Krime është një shkelje e normave ndërkombëtare. Karta e OKB parashikon “marrëdhënie paqësore fqinjësie” mes shteteve.

Rusia do të bënte mirë të braktiste politikën e saj provokuese ndaj Ukrainës. Mund të arrijë objektivat afatshkurtër, por rrezikon që të shndërrohet në një shtet i përbuzur dhe mospërfillur në skenën ndërkombëtare.

 

*Phillips është Drejtor i Programit për Paqebërjen dhe të Drejtat në Institutin për Studime mbi të Drejtat e Njeriut, në Columbia University. Ai ka qenë këshilltar për marrëdhëniet me jashtë në administratën Clinton, Bush dhe Obama.

Linku i artikullit origjinal:

http://www.huffingtonpost.com/david-l-phillips/crimea-is-not-kosovo_b_4936365.html

/Përgatiti: E. Gjini – Bota.al/

16 komente në “Krimea nuk është Kosova”

  1. Petro says:

    Bacë, u kry! Euronews njoftoi se Parlamenti i Republikës së Krimesë shpalli pavarësinë e vendit nga Ukraina. Ky vendim mbetet në fuqi edhe nëse populli do të vendosë me referendum që Republika e Krimesë të mos bashkohet me Rusinë. Dokumenti i referohet legjitimitetin të pavarësisë së Kosovës. Rroftë vetvendosja e popujve! Rroftë Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve. Mirë u dëgjofshim me lajme të tilla.

    1. Skypion says:

      Para ca ditesh,analisti yne i nderuar,shkroi nje editorial per qasjen ndaj ngjarjeve ne Ukraine.Ky shkrim erdhi pas nje heshtje te kembengulese,jo vetem e tij, por e te gjithe mediumeve te pushtetit dhe prane pushtetit dhe,si nje reagim i pashmangshem ndaj kerkeses se Ben Blushit bere Qeverise per te sqaruar reagimin e munguar apo anemik te saj ndaj ceshtjes ukrainase.Lufta brenda llojit Blushi-Rama,beri qe te diskretitohej ,jo vetem Qeveria shqiptare,por dhe gjithe media me gazetaret dhe analistet qe e mbeshtesin ate,per heshtjen e turpshme ndaj zhvillimeve ne Ukraine.
      Heshtja e Edi Rames ndaj zhvillimeve ne Ukraine eshte e turpshme.Se pse eshte e turpshme,kete na e deshmon qarte edhe reagimi i te huajve ndaj krahasimit qe Putin i beri Krimese me Kosoven.
      Shume kane reaguar ndaj ketij krahasimi,por nuk ka reaguar ai qe duhej te ishte i pari qe te reagonte,Kryeministri i Shqiperise,Edi Rama.Jo vetem qe nuk reagon,por edhe kembengul ne heshtjen e tij.
      Kjo eshte nje enigme e madhe.Te gjithe pyesin:pse hesht Edi Rama?!
      Me te vertete,pse hesht ky njeri?!Argumenti qe paraqiti zoti Baze ne shkrimin e tij nuk qendron,sepse ,eshte po ky Edi Rame qe reagoi ashper ndaj konfliktit ne Siri.Askush nuk ia kerkoi,por ky reagoi,madje duke u kapardisur.
      Gjithashtu,ne nuk jemi si vendet e tjera te Ballkanit,si ato sllave qe kane njemije e nje arsye per te heshtur,pikerisht pse jane sllave;ne nuk jemi as si ish-republikat sovjetike,po per te njejtat arsye;ne nuk jemi as si fqinjet e tjere,josllave te Rusise,qe jane te lidhura ne interesa ekonomike me Rusine apo qe pengohen nga diskrecioni gjeopolitik;ne nuk jemi as si shume vende te tjera neper bote qe jane aleate te Rusise ne skakieren e politikes boterore;ne nuk jemi as si Greqia fqinje qe ka lidhje kulturore historike me Rusine,dhe ku ka nje anti-amerikanizem te kultivuar ne shoqerine greke.Shkurt,ne nuk jemi asnje nga ata vende qe mund te kene arsye per te heshtur.Madje jemi,si te thuash,e kunderta.Jemi i vetmi komb ne Ballkan,per te cilin Rusia ka mbajtur nje qendrim permanent armiqesor.Vete copetimi i madh o kombit shqiptar,ka si shkak kryesor,pikerisht Rusine,politiken e saj ne Ballkan.
      Vetem kjo rrethane marredheniesh politike,do te mjaftonte qe te reagohej.Edi Rama,jo vetem qe nuk reagon,por per turpin e tij hesht edhe kur Putin krahason Krimene me Kosoven.Reagojne politikane,diplomate,personalitete te huaj,por Edi Rama perseri hesht.
      Dy jane arsyet e logjikshme te kesaj heshtjeje:
      -E para,ka te beje me interesat ekonomike korruptive qe mund te lidhin dy oligarkite,ate ne Rusi te drejtuar nga Putin,dhe kete ne Shqiperi te drejtuar nga Rama-Meta,dhe te cilen e denoncoi publikisht Sekretari i Shtetit John Kerry.Takimi i mbajtur sekret(por qe per fat u zbulua) Rama-Lavrov i jep logjike kesaj.
      -E dyta,ka te beje me KARSHILLEKUN e Edi Rames ndaj ShBA.Dihet qe pas lojes se felliqur dhe turperuese me armet kimike,Edi Rama eshte nje person i padeshirueshem per amerikanet.Eshte hera e pare,dhe per kete bien gjithe dakord,qe ka nje krisje te tille mes ShBA-se dhe Shqiperise zyrtare,e kjo per shkak te endrres se marre te sociopatit Rama per tu bere protagonist ne lojen politike boterore.
      Se ShBA-ja ia ka vene vizen Edi Rames,kjo duket qarte nga te gjithe,me dy qendrimet e dy zyrtareve te larte amerikane: i pari i Jonathan Moore,i cili terhiqte verejtjen(per ata qe e kuptojne sadopak gjuhen diplomatik,e kuptojne shume mire se cdo te thote nje “terheqje verejtjeje” si ajo e Moore) per “paqartesi ne lidhje me Statusin”;i dyti ishte denoncimi i Sekretarit Kerry per oligarkine e instaluar ne Shqiperi;ky eshte me i rendi;ne te vertete,nuk ka qendrim me te rende sesa ky(pas kesaj vijon gjuha e konsiderimit te tjetrit me terma armiqesor).
      Te dy keto qendrime jane kaluar ne heshtje nga Rama-Meta,maxhoranca ne pushtet dhe media e tyre.Jane kaluar ne heshtje,por goditja eshte shume e rende.Rama e ndjen me shume se kushdo tjeter kete.Duke e kuptuar se viza qe i kane vene amerikanet,eshte e pakthim,ky si psikopat trillan qe eshte,hakmerret duke heshtur per nje ngjarje qe si kurre me pare involvon fuqishem ShBA-ne,dinjitetin amerikan.
      E keqja qendron tek fakti qe ky qenef eshte Kryeminister i Shqiperise,dhe cdo trill i ketij te cmenduri na kushton te gjitheve ne paperjashtim.

      1. safo says:

        Nje koment me idiot veshtire se ke rast te degjosh.C’hyn ketu Ed Rama? Krahesimi qe bejne deputetet e krimese ne deklaraten e tyre i referohet vendimit te gjykates nderkombetare e cila e quajti te ligjeshme shkeputjen e njeaneshme te kosoves. Edhe ne rastin e Krimese po behet nje shkeputje e njeaneshme dhe si rezultat cdo lloj gjykate nderkombetare do pohoje te njejten gje si rezultat i precendenti te kosoves. Vetevendosja nuk eshte dicka qe jepet nga farmacia e perndimit si ta desheroje ajo.

        1. Filozofia e Ligjit says:

          Gabimi me i madh eshte gjeneralizimi i problemeve dhe futja e tyre ne nje kallep.

          C’eshtjet ligjore jane unike dhe secila duhet te trajtohet sipas vecorive dhe problematikave qe i karakterizojne.

          E vetmja situate qe me vjen ne mendje ku mund te perdorej rasti i Kosoves eshte nese Bosnja Hercegovina nuk do ta kishte marre pavaresine akoma.

          Vendimi per c’eshtjen e Kosoves nuk u mor pasi gjyqtaret nderkombetare i bazuan gjykimet e tyre ne nje rast tjeter identik me te Kosoves, por i moren vendimet duke zbatuar ligjet nderkombetare te hartuar dhe aprovuar prej lidereve te vendeve anetare te OKB (Liga e Kombeve asohere).

          Ligjet interpretohen ne ate menyre qe vendimi i marre prej gjykatesve te perfaqesoje nje te mire te pergjithshme.

          Putini nuk po mbjell frike, por urretje! Kjo do e sjelli at edrejt rrenimit.

          1. Safo says:

            Rasti Kosove dhe Krime jane identike, te dy krahinat ishin autonome ne nje shtet te caktuar dhe ne te dy krahinat shumica e popullsise nuk ka rendesi 70 apo 90 % desheron te shkeputet nga shteti ku ishte pa marre pelqimin e shtetit ku bente pjese dhe kjo per Kosoven eshte quajtur e drejte ligjeshme. E pse na Qenka unike rasti i Kosoves? Madje ka dhjetera raste te tilla ne bote.

            1. Filozofia e Ligjit says:

              Perqindja e numrit te banoreve ka rendesi sepse eshte nje prej atributeve qe karakterizon c’eshtjen si te vecante; ashtu sic eshte edhe atributi tjeter i quajtur “historiku i c’eshtjes”.

              Kur nje individ gjykohet gjate nje seance, prokurori perpiqet te gjej evidenca qe mund ta indoktrinojne akoma me shume te akuzuarin. Pjese te ketyre evidencave mund te jene edhe gjithe hitoriku kriminalistik i te akuzuarit qe ne momentin kur mund te kete kryer precedencen e pare anti-ligjore, te jetes se tij.

              Pavaresisht faktit se c’eshtja ne fjale nuk trajton individe por grupe individesh, kjo nuk do te thote se menyra e gjykimit te saj duhet te jete ndryshe.

              Historiku i Kosoves dhe ai i Krimese nuk eshte i njejte.
              Situata ne te cilen ndodhet sot Krimeja nuk eshte aspak e ngjashme me ate te Kosoves me 2007 kur u shpall pavaresia.
              Shkaqet se perse Kosova deshironte pavaresi nuk jane te njejta me ato te banoreve te Krimese.
              Menyra se si Kosova iu aneksua Serbise (1913)nuk eshte e njejte me menyren se si Krimeja u be pjese e Ukraines.
              Faktoret e gjeopolitik qe krijone destabilizim ne Krime jane forca te jashtme (ruset) dhe jo vendalinjte (sic qe rasti i Kosoves)

      2. Arturi says:

        U ngjalle o Kunati i Lulushes, alias Skypion?
        Nuk ke faj per ato pak tru qe ke!
        Historia komuniste me bace Enverin dhe buçe Salushen te ka krijuar bindjen se politika evropiane dhe boterore vertitet rreth nesh. I mjeri ti! ?

  2. Ariu i murmë says:

    “Këshilltari” i disa luftrave amerikane, bën propagandë boshe, përsa i përket Krimesë…Për Qeverinë e “boksierit” të Ukrainës, nuk na thotë gjë për legjitimitetin e saj…Po të ngasësh gomarin, do të dëgjosh pordhët, thonë këtej nga ne, i dashur David…

    1. ard says:

      …dhe nuk na thote zoti phillips nese ai do ta pranonte per veten e tij nje komision qe i ka dhjere ne mes te shtepise(nuk ishin evropianet qe kurdisen gjithe katrauren ne ukraine?)

    2. Realisti says:

      Ti ari i murrem,je nje bajge bolshevike staliniste.Ti nuk ke ere ne poltike,je injorant dhe racist anti demokrat.

  3. Hm... says:

    Per me teper kosovaret jane banore autoktone ndersa ruset ne Krime jane te ardhur (sikunder e kane zakon sllavet qe historikisht kane uzurpuar toka ne jug)

  4. halimi says:

    Natyrisht qe Kosova nuk eshte Krimea. Rasti i Kosoves eshte ndryshe. Kosova ishte pjese e Shqiperise dhe padrejtesisht ju shkuput dhe i kaloi jugosllavise nga konferenca e Londres 1913. Krime ishte e pavarur 360 vjet me pare dhe e aneksoi Rusia cariste. Jugosllavia u shperbe ne vitet 1990 dhe mjaft republika fituan pavaresine ndersa serbet me zjarr e me hekur dolen kundra sheputjes se Kosoves derisa u nderkombetarizua problemi dhe u nderhy nga amerika, se ndryshe serbido ta kishte zhdukur popullsine . Ndersa Hrushovi ne 1954 ja kaloi Krimene republikes se ukraines. Kur ukraina u shkeput nga rusia pa tjeter qe dhe krimeja do te ishte pjese e saj. putin vepro si ne kohen e carit do vetem ekspansion me pushtu vende kur ti teket e kur te doje. Prandaj tani ka cuar forca speciale dhe ushtri e ka pushtuar krimene dhe do te beje referendum qe ajo ti bashkohet Rusise. Ligjerisht nuk i lejohet sipsa legjislacionit ukrainas nje gje e till. Por si mund te besh zgjedhje nen terror dhe arme e tanke qe ka mbushur krimene dhe mijra forca qe jane ne kufi. Puti , ky megaloman rus do vetem lufte e te beje cfare te doje dhe nuk pyet per ligje te ukraines e leigje nderkombetare. Kjo eshte cmenduri e nje njeriu qe i ka hyre vtja ne qejf dhe kapardiset si nje diktator qe kerkon ta hedhe boten ne lufte. Mbas krimese ai do te sulmoje ukrainen dhe ta pushtoje e ta kete si dikur. Putin haron se bota nuk kthehet mprapa por ajo ecen vetem perpara….

  5. Ariu i murmë says:

    Rri o Halim, ha ndonjë tas me grosh…

  6. kris says:

    Halim e ke qare fare…..

  7. lazeri says:

    O ariu i murrme ke djedur bishtin ne shpelle duke zier fasulet .

    Nuk po e ndien eren e leshit te djegur,se si shpellar i klasit te pare qe je te jane zene hundet nga i ftohti.

  8. franko says:

    Nuk diskreditohet Rusia, por tere denglaxhinjte perendimore.
    Para disa ditesh nje analist perendimor shkruante se Putini shkrin se qeshuri duke pare reagimet perendimore. Deklarojne per sanksione dhe kane vete frike nga bumerangu i sanksioneve.
    Dhe cilat jane sanksionet? Anullimi i pjesemarrjes ne G-8, G-20 a G-VK?
    Apo anullimi i vizave per miliarderet a djemte e miliardereve ruse per te vajtur te Harods i Londres! Goxha sanksione.
    Sado te perpiqen perendimoret, ne kete rast dallohet kollaj e drejta e Rusise.
    Analisti me lart beri nje sere krahasimesh, leshoj dhe ataken se kosovaret u garantojne serbeve autonomine, vetem harroj te permend se Krimea iu fal Ukraines nga Hrushovi me 1954.
    Keta analist gazmor flasin per Rusine sikur flasin per Sllovakine a Sllovenine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje