Shqipëria e tranzicionit nuk ka qenë një vend i lehtë për banorët e tij. Nuk i qenë i tillë sidomos për ato profesione që në fakt janë më të vyerat për një komb: arsimin dhe kërkimin shkencor
Kopertina e këtij numri i dedikohet njërës prej figurave më autoritare të historiografisë moderne shqiptare, Kristo Frashërit. Por jo për ndonjë botim a zbulim, siç ndodh shpesh me profesorin, por thjesht për sinjalin e butë të alarmit, që ai lëshon nga banesa e tij, ku jeton mes librash, kujtimesh dhe projektesh që presin të shohin dritën e diellit. Nga lartësia e 94 vjetëve të tij, profesori i moshuar vazhdon të jetojë për historinë dhe me historinë. Por ashtu si shumë e shumë kolegë të tij, edhe Frashëri e sheh veten peng të Shqipërisë së tranzicionit, ku askush “s’ka kohë të merret me shkencë”.
Profesor Frashëri nuk ka nevojë për paraqitje dhe as për prezantim. Prej dekadash flet vepra e tij, që shtrihet në një hark kohor prej 70 vjetësh. Ajo që zhurmon, në kryeartikulin që kemi botuar, është e tashmja e harruar e tij dhe e shumë historianëve, gjuhëtarëve, studiuesve të shumë fushave, që porsi ai, rropaten të gjejnë një shteg për të vazhduar punën, për të botuar materialet që kanë hartuar mes sakrificash disa herë jo të vogla.
Harresa që mundon sot profesorin e nderuar, është një fenomen mjaft më i gjerë dhe kompleks sesa ai i fatit personal dhe profesional të një studiuesi. Në 23 vjet, si shumëçka, edhe aradha e gjatë e studiuesve shqiptarë, e panë veten në filtrin disa herë vulgar të asaj që në gjuhën e rrugës u quajt “ekonomia e tregut”. Ideologët injorantë të “pikës zero”, konsideruan të tepërt dhe të tejkaluar thuajse çdo ngrehinë dhe strukturë që lidhej me historinë, gjuhësinë, fizikën bërthamore, sizmikën, studimin e tokave, ujrave, florën dhe faunën. U shpërbë praktikisht nga themeli Akademia e Shkencave. Ranë gjithashtu edhe rrjeti i instituteve që vareshin prej saj. Që ka pasur nevojë për reformë, kjo nuk diskutohet. Por ama duhej reformë, e jo thjesht dhe vetëm shuarje, fikje dhe harresë.
Fati i Kristo Frashërit është sot fati i një personi që përfaqëson një nivel të shquar ekselence në një fushë me peshë siç është historiografia. Por teksa sheh sesi profesor ngrys ditët i harruar në një cep, kurse qindra anonimë marrin (ose blejnë) tituj akademikë nëpër institucione-kioska, nuk ka sesi të mos dëshpërohesh për nivelin e ulët të vetëdijes dhe emancipimit që rrezaton shoqëria shqiptare.
Shqipëria e tranzicionit nuk ka qenë një vend i lehtë për banorët e tij. Nuk i qenë i tillë sidomos për ato profesione që në fakt janë më të vyerat për një komb: arsimin dhe kërkimin shkencor. E kjo është hipoteka më e gabuar që mund t’i lemë të ardhmes tonë. Një vend ku njerëzit e dijes dhe shkencës lihen në një cep të harruar, nuk ka asnjë shans të fitojë garën për të ardhmen e tij. Ky është leksioni universal i historisë, të cilën Kristo Frashëri e ka studiuar dhe zbërthyer si rrallëkush tjetër. Por që sot nuk ka dëshirë ta lexojë njeri.
*Revista JAVA
Kjo qe thote Minxhozi eshte me se e vertete. Sot vleresohen me shume funderinat si cili,cani,zheji,duma,etj,etj(i shkruajta me shkronje te , vogel,se jane vertet njerez te vegjel).
mund t’ju kishe vene edhe nga nje prapashtes me ” Titujt ” HALE HALE HALE HALE !
Mjafton ti lexosh mbiemrin e Prof Kristos te kuptosh se sa e thelle eshte ” SHQIPTARIA ” ne te !
Respektet me te medha per kte profesor , uroj qe dikush t’ja botoje veprat e tija , ne mos privatet , ateher t’ja botoje shteti sepse jan per te miren e kombit .
Respekt te madh per Z. Frasheri. Puna me ka ndricuar mendjen.
Publiku shqiptar i detyrohet shume personalitetit te Z. Frasheri. Ai ka ndricuar mendjen e te gjithe lexuesve te tij.
Do ishe i mendimit se Prof. po kor ate qe mbolli. Sic ka thene vete e mbylli me tutuis gojen dhe la te mbreteroje ideollogjia. Me keqardhje natyrisht…
Profesor Frasheri eshte nder te paktet njerez te shquar qe vazhdimisht kam pasur dhe kam rspekt te vecante.Ai eshte shembull i ndritur i intelektualit,atdhetarit,dijetarit,njeriut te ndershem,sy pa trembur e te pa lodhur,qe i shkriu te gjitha energjite e tij per te miren e vendit dhe popullit te tij. RESPEKT ZOTI PROFESOR .
Ate pune qe ka bere Prof. Kristo Frasheri pergjate ketyre 20 viteve te fundit nuk e kane bere te gjitha institucionet e shkences shqiptare te marra se bashku. Mjafto te kujtojme reagimet e tij te shumta ndaj probleme te dites qe duhet ti bente Akademia e Shkencave apo QA, a Instituti i Historise, por ata kane qene ne gjume, madje te thelle, sa detyrohej Profesor Frasheri edhe pse mbu 80 vjet t’u dilte zot shkencerisht butaforise dhe pickimeve propogandistike tej e pertej kufijve te ketij vendi…
Minxhoz – a e heq nje thele nga rroga jote (e financuar nga politika)per ta ndare me profesorin e nderuar?
Lloqet leri per tek Opinioni i Fev-ziut te henen ne darke.
O anal…ist. N.q.se minxhozi tw ishte nw dorwn tende, me kwto qw thotw pwr profesorin e nderuar dhe patriot, ti jo rrogwn, por kokwn do ti merrje atij. Ti ndofta i do gazetarwt si Arian Cani te “Zonw e lirw”, apo si Aleksander Frangaj e gjithw kompaninw e Blendi Fevziut, qw janw koburet e Sali Ram Berishws.Mirwpo sic kuptohet, kwshtu janw ndarw misionet e secilit, Minxhozi tw shkruaj pwr shkencwtarw patriotw,kurse ti tw lehwsh kundwr tij.Duke e ndar fjalwn “analist” nw “anal…ist”, do tw qelbeshe era. Petro
E adhuroj kete njeri.Kthjelltesia,qartesia dhe hapesira e mendimit te tij eshte e jashtezakonshme pavaresisht moshes se tij.
Sa here qe e degjoj kete njeri ne televizor them me vete si eshte e mundur qe injoranca institucionale shqiptare eshte aq e thelle saqe nuk di te vleresoje kete thesar te historise sone kombetare qe per fatin tone te mire zoti vazhdon ta lere ne gjirin tone me nje mendje kaq te shendoshe dhe te qarte.
Edhe ato pak studjues te historise qe identifikohen nga shoqeria shqiptare si emrat me ne ze te kesaj fushe,asnjehere nuk e sjellin ne qender te vemendjes emrin e ketij njeriu qe vazhdon te jete nje aset teper i cmuar per kombin tone.
Z. Minxhozi, jam plotesisht me nje mendje me ju. Ky eshte figure e madhe dhe e rendesishme e historiografise shqiptare, por ka nje te keqe te madhe, nuk i eshte servilosur Sali Berishes. Ja p.sh., Beqir Meta, historiani personal i Sali Berishes, mesa di une, eshte shef i departamentit te Albanologjise, perse, sepse e ka quajtur Sali Berishen, figuren me te madhe te kombit shqiptar, madje, jo mbas Skenderbeut, por Skenderbeu mbas Sali Berishes. Per mendimin tim me mire qe e kane “harruar” njerezit, por nuk e lene veprat qe te harrohet. Emri dhe veprat e tij do te jetojne ne shekuj, ndersa politikanet, e shumta, do te permenden si vrases, tradhetare te ceshtjes shqiptare dhe te Shqiperise, si antinjerez dhe antishqiptare, hajdute dhe mashtrues.
Eshte me te vertete e vajtueshme gjendja e intelektualeve te mirefillte ! ”Shkrepse Lljapcin , shkrepse Lljap
cin………..,, !
Shenim : e kam fjalen per figura te tilla K. Frasheri, nje historian me shume vlera te vendin dhe kombin tone,
nje patriot i vertete. !
Qeverite shqiptare per 30 vjet tranzicion alla “shqiptarçe” shkaterruan gjithçka, qe ishte bere per 45 vjet, duke e çuar çdo gje ne zero me nje çek “te bardhe” te pa firmosur kurre.Profesor Kristo Frasheri eshte nje enciklopedi e gjalle shqiptare, por shtetaret tane do ta kujtojne vetem pas vdekjes.Eshte nder dhe krenari ta ndihmosh profesorin, akademikun dhe njeriun e sakrifices per ate qe ka bere dhe po ben per shkencèn historike shqiptare.Pena te tilla ralle dalin nga trugu amtar.Gezuar 7 Marsin Profesor i Nderuar, se kur pushtetaret nuk ju kujtojne , ju kujton brezi qe ju ka patur mesimdhenes.Jete sa me te gjate.
Si ne cdo fushe te jetes tek ne po shuhen dhe haroen mendimtaret dhe punetoret e shkences.Duam apo nuk duam ne,kjo pjejade se vete e tkuret pa a ritur te evidentohen personalitete te spikaura me perjashtime te rralla.Ja nje shembull qe te pakten e njoh:Ne fushen e hidro energhise kane ekzistuar te tilla kapacitete te projektimit dhe zbatimit qe do ti kishin per nder dhe vendet me te perparuara ne bote.Por cndodhi,te ghithe keta Prof e dr po shuhen nje nga nje ne harese dh mosekokecarje.Te tille si Prof Radovicka,Prof Enver Preza,Dc Jorgji Ziko,Prof Pandi Stratoberdha e shume te tjere nuk jane me midis nesh.Vapra e tyre monumentale eshte midis nesh.Ngrohemi,ndricohemi e prodhojme ne saje te punes se madherishme e plot mundim qe kane bere per dekada te tera keta shkencetare e patriote te cilet iken nga kjo bote pa mare ndoshta asnje falemderit prej nesh(qeverija).Ne punen e tyre studimorozbatuese nuk kish.hise asfare politika apo partishmerija,por vetem saktesija dhe sakrifica.Per sa i perket historiografise she shkencat e ngjashme me to eshte per te ardhur keq por kane qene fillim e fund te politizuara dhe meperfundime ngandonjehere aspak shkencore.Dhe prof Frasheri i perket kesaj kategorije.Nuk e di akoma se ne cfushe ishte i specializuar Prof ne vepren e tij,pasi ai flet per cdo gje dhe periudhe historike duke e bere shume pak te besueshem.Qe te jesh shkencetar duhet te jesh i profilizuar ndryshe ne shkencen ku hulumton prof i nderuar mundet te quhesh shpesh patriot koke nxehte dhe jo shkencetar.Me ka bere pershtypje sidomos perqasia qe ka me maredheniet Shqiperi-Greqi.Gjithemone vetem ata na kane rrene ne qafe dhe ne si patriote vetem jemi mbrojtur.Vetem vitet e luftes se dyte boterore dhe disa vite pas saj flasin ndryshe . Ishm pale ne sulmin qe ndermori Italia ndaj greqise(Babai i ish Presidentit te nderuar Mojsiu ka drejtuar nje pjese te trupave).Pas lufte porti i Durresit u be pika kryhesore e shkarkimit te municioneve dhe ndihmave per komunistet greke gjate luftes civile dhe Gjirokastra dhe rrethinat e saj baza per te plagosurit dhe strehim sa here punet u shkonin keq komunisteve matane kufirit.Pra perseri u beme pale ne punet e brendeshme te nje shteti.Ky eshte vetem nje fakt nder shume te tjere qe historianet heshtin.Ka pika kulmore ne historine e shteteve apo kombeve dhe historianeve u takon trajtimi e jo te rine me koken kthyher nga politika per te pare se si u pelqen shkrimi i historise te medhenjve te cdo sistemi.Prof Frashri u be Prof se diti ta mbaje koken pa u lodhur ne ate drejtim.Do te isha kurjoz te dija temen e mbrojtjes se doktorantures se ketij Prof .Por kot e kam.Titulli eshte mare si dhurate nga Komisioni i Larte i Atestimit te asaj kohe pa qene me pare Dr.Si shume te tjere do te thote dikush.Ashtu eshte,por te pakten tani duhet reflektuar mbi vepren dhe jo hajde te bertasim per vatan dhe qenkemi dhe patriote dhe shkencetare njekohesisht.Kjo nuk shkon.Duke i urruar Prof jete te gjate e siguroj se nuk kam aspak keqedashje ne keto qe kam shkruar,por vetem dicka qe me mundon.Respekte
iliaqis, je nje grek i vogel qe nuk e perbalt dot Te Madhin K.FRASHERI.
O anal…ist. N.q.se minxhozi tw ishte nw dorwn tende, me kwto qw thotw pwr profesorin e nderuar dhe patriot, ti jo rrogwn, por kokwn do ti merrje atij. Ti ndofta i do gazetarwt si Arian Cani te “Zonw e lirw”, apo si Aleksander Frangaj e gjithw kompaninw e Blendi Fevziut, qw janw koburet e Sali Ram Berishws.Mirwpo sic kuptohet, kwshtu janw ndarw misionet e secilit, Minxhozi tw shkruaj pwr shkencwtarw patriotw,kurse ti tw lehwsh kundwr tij.Duke e ndar fjalwn “analist” nw “anal…ist”, do tw qelbeshe era. Petro
Jo vetem jane harruar institucionet shkencore, por ato jane shkaterruar qellimisht nga te gjitha qeverite me pretekstin e “tregut te lire” kjo ne perfitim te politikaneve. Si u bene kaqe te paur te gjithe politikane (qeveritaret,deputetet) e te gjithe kraheve? Me cpra i kane bere vilat, veturat lluksoze? Me rrogen qe e dime sa eshte? Vini re! Sa rentabel jane hidrocentralet dhe gjithe sistemi elektrik i studjuar, ndertuar dhe mirembajtes nga shkencetaret tane qe merrnin 7-10 mije leke rroge? Sot te gjitha keto i bejne te huajte ne bashkefitin(bashkevjedhje) me ca hajdute qqe kane “krijuar ca firma per llogari te perbashketa me politikane dhe qeveritare te te ghutha kraheve” Ka shume shembuj te tille qe nuk po denohen sepse perfitues jane politikanet, deputetet, qeveritaret e te gjitha ngjyrave! Si u pasuruan me keto pasuri maramendese? Sa kushtoi rruga e kombit? Ku shkuan parate? Sa kushtojne hidrocentralet dhe sistemi energjitik qe po zhvillohet sot nga “te huajte” Nje pjese shume e madhe e fondeve “harxhuar” per keto vepra nuk kane shkuar per ndertimin e tyre, por ne xhepat e politikaneve, qeveritareve! Shencetaret tane kane vertetuar me veprat e tyre qe kane qene dhe jane te afte te studjojne, projektojne dhe ndertojne vepra me nivel boteror te veprave qe jane akoma sot ne pune rentabel ne me shume se 20-30 vjet! Ku jane shkencetaret shqiptare? Si/sa. Vleresohen sot?
I dashur Skender ke bere nje analize te shkelqyer. Sot titujt u jepen plerave pa asnje kontribut ne shkence. Ku shkoi ky vend
Respekt per te nderuarin Profesor Frasheri. Atdhetar i vertete . I takon keasj qeverie ta ngreje larte figuren e tij sa eshte gjalle. Keta lloj njerezish duhen perkrahur se i kemi me kokrra. Shpresoj qe zoti Rama ta beje kete per kete shqipetar te nderuar.Faleminderit profesor Frasheri per gjithcka bere per vendin tone.
Kombi jonë duhet të ndihet me fatë të madh që njërz të tillë kan dalë nga kjo tokë faleminderit profesor që na jepni këtë nderë të madh
Urime per shkrimin Z. Minxhozi. Koha sot punon per njerez pa vlera si Dhori Kule me shoke dhe jo per historianin e mirenjohur, shqiptarin 24 karat Prof. Kristo Frasheri. Shpresojme se Rilindja do te dije te vleresoje njerezit e punes, shqiptaret e vertete
Personalitet opo figure e shquar shkencore nuk te bejne komentet tona ne Bl por vepra e shkruar.Veper qe kalon ne analize nga koleget si brenda dhe jashte vendit.Te jesh personalitet i historise nuk mjafton te dalesh ne tv sa here cfaqet ndonje problem ne maredheniet nderkombetare.Dudet qe vepra jote e shkruar te sherbeje si reference e dipllomateve tane ne trajtimin e ketyre problemeve.Fatkeqesisht tek Prof yne nuk mundet ti gjejme keto referenca pasi vepra e shkruar le shume per te deshiruar.Pretendohet se kontributi i ketij prof per keto 20 vite qenka i pa mase.Po ne clibra keni lexuar ndonje argumentim shkencor bere prej tij ?Prof Frasheri dhe shume Prof e bashkepunetore te tjere shkencore ne vitet e diktatures vegjetonin ne nje institut qe vetem shkencor nuk mundet te quhej.Institut qe vetem linconte personalitete si Cabej,Skender Luarasi etj,etj.Per sa i perket hitorise se dokumentuar mjafojne vetem dy shembuj te koheve te fundit.Historija e Skenderbehut nga Shmid dhe ajo e Prof Plasarit.Lexon kete libra dhe pavaresisht je plotesisht dakort apo jo me memdimet e tyre ,kupton se je ne shkence dhe jo pallavra pellazgjike.Shkenca e historise nuk eshte as matematike dhe as fizike.Duhet te hulumtosh arshiva(jo biografite e kolegeve) te dalesh me gjykimin tend te shkruar para katedrave dhe keshtu te fitosh shkalle shkalle vendin ne hierarkine e shkencetareve.Po te dini se kete lloj procedure ka ndjekur dhe prof Frasheri do te me behej qefi ta dija.Frasheri ka lezuar shume,shume.Ai ka nje bagazh datash she ngjarjesh per te pasur zili por kjo nuk e ben ate shkecetar .Mund te thuash vetem i apasionuar,por shume pas historise.