Moda e të bërit opozitë këto muajt e fundit është Gjykata Kushtetuese. Fjalori opozitar përmban dukshëm fjalën “antikushtetutshmëri”. Kjo fjalë përdoret vend e pa vend dhe në spekulim të hapur me vetë Kushtetutën dhe madje edhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Morali politik që po tentohet të imponohet është se Partia Demokratike qenka kushtetutshmëria e këtij vendi dhe se qeveria është shkelësja e saj.
Faktet tregojnë tjetër gjë. Partia Demokratike nuk e ka njohur e as respektuar Kushtetutë asnjëherë. Në kohët kur u miratua kjo Kushtetutë në vitin 1998 me referendum, Partia Demokratike ishte kundër, pasi bojkotoi procesin e hartimit të saj. Në vijim, kur erdhi në qeveri, e shkeli atë hapur disa here (ka vendime pa fund të Gjykatës Kushtetuese). Normal sepse kur nuk e njeh si dokument, nuk ke se si ta zbatosh. Ndryshimet që iu bënë Kushtetutës, fatkeqësisht me konsensus, me shumë u kujdesen të legalizojnë shkeljet e bëra, ose pozitën dominante të pushtetit, sesa të plotësonin vakume në funksionimin e shtetit. Me këtë historik, kjo parti po tenton të bindë opinionin se asgjë nga këto fakte nuk janë të vërteta dhe se kjo Kushtetutë na u mbroka sot nga ajo (partia) që se njohu atë asnjëherë. Këtë moral as Gëzim Kalaja nuk e ha!
Pavarësisht lojës politike që bën Partia e dëshpëruar Demokratike e plus njishit, është me vend të analizohet fakti që sot janë, me pahir, përballë njëra-tjetrës ligjshmëria kushtetuese dhe presioni i informalitetit dhe paligjshmërisë. Kjo e fundit gëzon hapur mbështetjen e Partisë Demokratike, e cila zotëron shumicën dërrmuese të numrave të trupave gjyqësore që paguhen për të ndalur këtë paligjshmëri. Këto trupa gjyqësore janë të instaluara në të gjithë piramidën gjyqësore duke filluar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo lidhje PD-gjyqësor, përveç se politike, është interesash.
Këto interesa e kanë futur funksionimin e shtetit në një krizë të thellë, aq sa po vihen në dyshim vlera e drejtësisë dhe e vetë Kushtetutës. Thelbi i kësaj krize është konflikti gjigand i interesit që ekziston ndërmjet informalëve që duhet të japin drejtësi. Kjo kapje e shtetit është më e rëndë sesa një qeveri e keqe. Një qeveri ndryshohet, por interesaxhinjtë anti-ligj, që punojnë për ligjin në mënyrë të pavarur, janë të vështirë për t’u shqitur. Ndërtuesit pa leje e zaaptuesit e hapësirave publike, grabitësit e pronave, shkelësit e ligjit, mbjellësit e drogës, hajnat e tenderave janë sot në institucione shtetërore me mandate kushtetues dhe paguhen për t’i kthyer publikut hapësirat e tij, pronarit të vërtetë tokën, për të izoluar keqbërësit, për të ndaluar qarkullimin dhe përdorimin e drogës që kanë mbjellë vetë si dhe për të zbatuar ligjin në tërësi?!
Në këto kushte kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë. Të paktën jo pa u çliruar shteti nga ky konflikt interesi anti- shtet.
Sipas paligjshmërisë se nuklit PD-gjyqësor, pastrimi i administratës nga militantizmi, lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e dhunshme të të fortëve, pagesa e borxheve që shteti ju ka biznesit, vënia në punë e institucioneve kushtetuese, kapja e krimineleve dhe ndalimi i trafiqeve dhe në përgjithësi, zbatimi i ligjit pa dëshirën e sindikatave të PD-së, quhen dhunim dhe shkelje e Kushtetutës! Kjo palo jurisprudencë shfaqet shumë agresive në media, dhe në sallën e parlamentit më se shumti. Në mbrojtje të kësaj palo jurisprudence është rreshtuar edhe Kryetari i Shtetit, që e paçim sa malet e mbushura me hashash dhe gurore pa leje.
Natyrisht që ky nuk mund të jetë morali i ligjit dhe i Kushtetutës. Ligji dhe Kushtetuta janë instrumente në dobi të publikut dhe jo në dobi të partive apo interesave të tyre për pushtet. Paligjshmëria është më shumë para dhe ka ofertë joshëse, por kurrë nuk është triumfuese. Në këtë përplasje ndërmjet të paligjshmes me të ligjshmen; të antikushtetueses me kushtetuesen sigurisht që do fitojë ligji dhe Kushtetuta. Gjykatat e sotme nuk janë fatkeqësisht kriteri që ndajnë të drejtën nga e padrejta, sepse kjo e fundit ushqehet nga paligjshmëria me mbrojtje politike. Do na marrë pak kohë derisa sa të kthehet ligjshmëria dhe drejtësia kushtetuese. Ndërkohë, autoriteti i shumicës do të duhet të veprojë sa më shpejt dhe në mënyrë të arsyeshme, jo për hakmarrje, po për drejtësi.
Dole ti mer kokkari LSi-se ?
Dje ndimuan kryekriminelit ,
pardje vodhen ne grup Thesarin e Shetetit ,
sot flasin kunder vepres se tyre e vaiiiiiiiiiiiii koke kazani like ,
lere mutin te mari rruhet
z.manjani
e prishe fare kur sulmove nishanin,ska trimeri me nje ulok nga mendja e nga trupi
Ky eshte nje problem jo i vogel me synimin qe shqiperia te kthehet ne rrumpall akoma me tej, te quash antikushtetus nje vendim qeverie qe do te vere rregull ndaj uliganeve qe kane ndertuar pa leje kjo eshte e papranueshme.Une kam te drejten time si qytetare qe te them se keta lloje gjyqtaresh me shume i prishin pune se i rregullojne vendit.Teritori duhet te rregullohet dhe clirohet, ndertimet pa leje duhet te marrin fund, une nuk kam parasysh ketu ate katogori nepunesish qe kane ndertuar vila jashte shqiperise dhe ketu qendrojne per te bere bisnes ne politik,ne gjyqesor etj.dhe nuk u intereson rregullimi teritorit,apo masat shternguese qe merr qeveria per normalizimin e vendit,teritorit,ne favor te atyre qe duan shtet dhe rregull shoqeror, nuk mund te quhen antikushtetuese kur thelbi dhe qellimi qeveris eshte te vendoset rregull, qeveria per kete eshte votuar masivisht nga shqiptaret dhe jo te beje seir shkelesit e ligjit.
Ne, kenej ka Tirona, ketij lloj muhabeti qe beni Ju I themi me fol veresije. Sepse Gjykata Kushtetuese kete rast ka ndaluar vetem prishjen e ndertimeve me leje. I takon Qeverise, qe ne se duhen prishur per arsye te Urbanistikes apo hapesirave bregdetare ti shpronesoj per arsye publike, te zhdemtoj pronaret, dhe te penalizoje ata qe kane dhene Lejen jashteligjore, deri dhe me sekuestrim te pasurive dhe burg per shperdorim detyre.
Kjo nuk do te thote qe te mos rindertohet sistemi gjyqesor ne Shqiperi qe ngrihet nga Qeveria e shumices dhe pasi ajo bije nuk e levia dot.Duhen 84 vota per GJ.Kushtetuese. Gjykaten e Larte dhe Prokurorin e Pergjithshem I cili do qe mire te ishte pjese e Qeverise- Min. I drejtesise si ne ShBA, qe Qeveria te pergjigjet per ndjekjen ligjore e jo te fshihet, si keto 6 muaj , pas Llallës. Po keshtu dhe KLD do reformuar te themi sipas modelit francez ku gjyqesori ka vetem gjysmen e anetareve dhe nuk ka si ketu si Zv. Kryetar nje njeri nga administrata, Presidenti emeron gjate mandatit vetem 2 anetare , te tjeret Kuvendi me 84 vota.
Une personalisht nuk e mendoja se gjykata kushtetuese do ta quante antikushtetuese vendimin e qeverise per ngritjen e nje instrumenti ne formen e taks forces per te nderhyre ne prishjen e ndertimeve pa leje,ne prishjen e gjishkaje pa leje te ndertuar mbas vitit 2006,nje taks forc per te qene ne roje te teritorit te vendit tone qe nuk ka vend ne bote te krahasohet,ku te fortet kane bere ligjin,kane bere si kane dashur ne thyerje te ligjit,duke zaptuar cdo gje e duke mos lene asgje, nje qeveri e votuar si asnjehere tjeter me shumice derrmuese, nga pjesa e shoqerise qe do shtet, qe e do teritorin e vendit te tij te sistemuar, qe nuk do qe i forti te ndertoje ne kopshtin e tij,ne kundershtim me cdo praktik njerzore qe nuk do qe i forti ti beje ndertimin 20 cm nga dritarja e apartamentit tij qe e ka blere sa frengu pulen, nuk do qe taracat e apartamenteve jane kthyer ne pulari,ku fshataret qe vijne e blejne shtepi ne qytetit vijne me pula e gomar,etj,etj,ka te drejten e plote te ngrer nje taks forc te till,si shprehje e deshires se popullit dhe nga ana tjeter te dale nje gjykate kushtetuese me vendime te tilla do te thote qe kjo gjykate nuk perfaqeson aspak interesat e shumices se shqiptarev, por u kundervihet atyre .Do gjetur instrumenta ligjor e kushtetues qe antaret e gjykates se larte apo dhe te cdo gjykate te votohen ne popull,te dalin nga vota e popullit. Nuk ka ironi me te madhe te deklarohet nga gjykata kushtetuese se “ne jemi te pavarur” Por si qenke i pavarur kur nga taksat e popullit keta paguhen dhe nuk paguhen kote por per te sherbyer sistemit dhe popullit qe i paguan duhet ti votoje, se po behet njecerek shekulli qe nuk po bejme dote shtet.Populli i paguan gjyqtaret te vene rregull dhe jo te kthehen ne matrapas duke zhvatur qytetaret.Populli ka votuar i ka deleguar deshirat e tij te parlamentaret,prandaj depudetet duhet te bejne punen e tyre,te gjejne menyra qe sistemi te funksionije sic duhet.
po jane mesuar 8 vjet me thyerje ligji keto kshuqe mos u merzisni kete do mbrojne sa te kene mundesi.
Ylli, je i vetmi nga te Partise tende qe i bie problemit ne koke se gjithe koleget e tu flasin sikur kane arra ne goje. Atehere bej presionin e duhur ne strukturat e LSI qe edhe atat te shtojne me teper ritmin ne reformimin spektakolar te drejtesise. Ndryshe nuk kemi gje ne torbe.
O ylli,duhet me cdo cmim ta cmontoni karakatinen , gjoja shtet ,qe ka ngritur sala me hajdutet dhe tradhtaret e tij.Vazhdo si gjithmone ta thuash te verteten, sepse ajo i tremb me shume se cdo gje bythlepiresit e saliut.Te gjithe ne te majtet e dime fort mire se populli i thjeshte do triumfoje pas erresires qe la pas agjenti serbo sllav..
yll,yll,yll.Ju te majtet,vdisni per yje si ky dhe per te folur ne emer te popullit. Edhe per te denuar ne emer te popullit.
Z.Manjani! Jeni shume i sakte!
ajt mos u merzit ylli…
Ky zotetia ne fjal ka ngel si ata lypesaret qe nderrojn vend per te siguruar me shum lek nga njera qoshe ne tjetren.. Dhe ky iku nga PS u bashkua LSI beri kualicjon me te djathten , dhe cfar nuk fliste per opoziten e djeshme.. Tani del ketu per te ber demagogji.. Pa na trego njeher super vilen qe po nderton ne Sarand me cfar lekesh i bere, qe kushton mbi500-600 mij€
emo ,kushedi se kushedi kush ja fali parate ketij,se esht djal i mir sic ka emrin,yll,yll,yll,tamam si yll partizan.
Mbasi e tradhetuan partine e Salistanit ,hiqen tani si te ndershem.
Keto jane Shqipestanat !!!
Bravo Ylli, loboni qe PS+LSI te mbledhin mendjen e te bejne ate qe duhet bere e qe ti e di shume mire, asnje kompromis perndryshe do mbetemi buze gremines edhe per shume kohe
Qeveria qe doli e tera nga nje fshat
Nga fshati bucimas.
Shumë mirë i thua këto, zoti Manjani. Por kur shkelej Kushtetuta nga ish mazhoranca dhe opozita e sotme, ti (LSI), ke qënë në koalicion qeverisës me ta. Pse nuk dole atëhere në mbrojtje të kësaj “Kushtetuteje të shumëvuajtur”…???
Duhen urgjentisht reforma ne drejtesi
Ke plotesisht te drejt,por paligjshmerija fillon nga kryetary yt qe shkell rregulloren duke lejuar Saliun te flasi pa kufizim,dhe duke bere te fortin frymezon gjithe horrat e pd-es.
More ky Ylli e ben mire kritiken e opozites. Dje kunder ps sot kunder pd. Po kujt i ankohet per drejtesine xhanem’?? Dje ne qeveri votoi Keta gjyqtare qe sot shan, reformen e drejtesise pse se ben, Lsi ka drejtesine ne qeveri! O zot ma ruaj nga pamorali Ylli& co. Mjere kush ka nevoje per ta.
Me pelqejn kto tipat si puna e ketij Manjanit se peshtyjne e lepijne ne te njejtin vend. Si lepuri qe u martua me gjirafen…
Ke plotesisht te drejte.