Kriza jonë është ekonomike dhe morale

5 Mars 2014, 09:39Blog TEMA

Nga Linda Rama

Në fundin e gushtit të disa viteve më parë, shoqërova vajzën time, Rean, në udhëtimin e saj të regjistrimit në universitet jashtë vendit. Do të ishte edhe hera e parë kur do të ndaheshim fizikisht pas një jete që çdo mëngjes e çdo mbrëmje na kishte gjetur bashkë.

Mbrëmja e ditës kur vajza hyri bashkë me të tjerët në konvikt, ndërsa unë qëndrova në një dhomë të vogël hoteli, ka qenë mbase më e vështira që kam kaluar. U gdhiva zgjuar prej kthetrave të një pasigurie që më merrte frymën. Më dukej sikur nuk kisha bërë mjaftueshëm për atë ditë, kur ime bijë do ikte nga duart e mia; sikur nuk i’a kisha dhënë të gjitha këshillat; sikur nuk isha treguar kujdesur për t’u siguruar se porositë e mia kishin zënë vend; sikur e kisha lënë befas të pambrojtur, vetëm, fillikat, në mes të rrugëve të botës…

Orët e natës kaluan mbi rreshta që i shkruaja, i fshija, i rishkruaja, mbi një letër meraqesh të nënës, meraqesh të pëshpëritura në veshët e fëmijës qindra here qyshse kishte lindur e deri atë çast kur ishim ndarë, vetëm para pak orësh dhe Rea, më e gjatë se unë, më kishte përqafuar si të ishte ajo më e rritura mes të dyjave, duke më thënë, “Rri e qetë mam, do jesh gjithnjë krenare për mua!”.

Duke qenë mirënjohëse për ftesën që më keni bërë, nuk gjeta mënyrë më të mirë për ta nisur këtë fjalë timen, se sa të ndaja me ju episodin e mbylljes së kapitullit të parë të jetës sime me vajzën, dhe hapjes së një kapitulli të ri, përgjatë të cilit jo vetëm kam fituar një shoqe të ngushtë, po edhe kam mundësinë të shoh përditë se sa fort e rëndësishme është që, ai kapitulli i parë të zhvillohet nën dritën e vlerave të marra prej neve vetë nga nënat tona, gjyshet e sotme të vajzave e të djemve tanë.

Drita e atyre vlerave e bën prehrin e nënës dhe të gjyshes, oborrin e parë dhe më të pastrin për mirërritjen e mendjes e të zemrës së një fëmije; oborrin e zërave më të pazëvendësueshëm dhe të shijeve më të paharrueshme; oborrin ku mbillet e kultivohet me dashurinë më të thellë thuajse gjithçka korret më tutje, në rrugën e rritjes e të pavarësisë së fëmijëve tanë.

Por erdha sot këtu për të ndarë me ju edhe bindjen se ne, si vajza e gra, na takon që çka kemi marrë e kemi dhënë në atë oborr ideal, ku merr trajtat e veta themelore edukata e njeriut, ta përçojmë kudo ku mundemi e ta mbrojmë si të mundemi, kurdoherë që e shohim të nevojitet apo të cenohet rretherrotull nesh.

Piktura e madhe e jetës sonë sot ka gjurmët e punës së admirueshme dhe historitë e suksesit të shumë mësueseve të përkushtuara, mjekeve të devotshme, sipërmarrësve kurajoze, artisteve të talentuara, eksperteve të ligjit, ekonomisë, shkencës, pse jo edhe guximtareve të politikës, të cilat çdo ditë e kanë një betejë dhe sfidë më vete brenda betejës e sfidës së kategorisë së tyre, vetëm e vetëm sepse janë gra, vetëm sepse janë vajza.

Po në të njëjtën pikturë, nuk është aspak e vështirë të gjesh vrraga dështimesh të mëdha e njolla humbjesh aspak fatale, por rrjedhojë e zbehjes së vlerave dhe këputjes së lidhjeve mes oborrit ideal, prehrit të nënës e të gjyshes, dhe mjedisit të një realiteti ku shpesh e më shpesh harrohet se asnjë mirëqenie e qëndrueshme materiale nuk mund të krijohet në shoqëri, duke i braktisur ato vlera e lidhje të brendshme.

Dhe nuk besoj se mund të lexohen ndryshe përveçse si pasoja të kësaj braktisjeje në turravrapin për përfitime të shpejta, që padyshim shumë shpejt e thellon hendekun përditë e më të madh mes pakicës e shumicës, të gjitha shprehjet e shpeshtuara të dhunës fizike apo verbale në harkun e këtyre viteve; shprehje të përsëritura kaq rëndom sa tanimë lajmet e kronikës së zezë nuk bëjnë prej vitesh dallim nga filmat aksion të konsumit të përditshëm.

Lejomëni të citoj Madeleine Albright kur thotë:

“Edhe kur ligjet në letër janë të drejta, realiteti në shtëpi apo në disa komunitete mund të mos jetë i tillë. Ka dhunë në familje, vrasje, divorce apo martesa të detyruara… Disa këto i quajnë kulturore, por unë mendoj se janë kriminale dhe secila e secili prej nesh është e detyruar, i detyruar të kontribuojë në dhënien fund të këtyre situatave.”

Ka shumë shqetësim dhe debat sot për krizën ekonomike, krizën financiare dhe në tërësi një krizë sistematike që rrezikon mirëqenien e familjeve shqiptare. Të kuptohemi, nuk është ky një shqetësim vetëm në Shqipëri, por thuajse në të gjitha vendet e kontinentit tonë dhe përtej tij. Kaq e vërtetë është kjo sa duket sikur sheh lajmet dhe debatet e trazuara të të njëjtit vend, kur kalon me pultin e televizionit nga një shtet fqinj në tjetrin, apo nga një vend i BE në tjetrin. Në brendinë e këtij shqetësimi duket sikur vlon një e vërtetë e pathënë dot deri në fund, por që lidhet me vlerat, me një moment të historisë sonë kur duket sikur e gjithë bota po bëhet dhe e afërt sa një ekran telefoni, ndërkohë që njëkohësisht gjithçka po lëviz vrullshëm në një drejtim të paditur për individin. Sidomos për prindin. Dhe me siguri shumë posaçërisht për nënën – pa llogaritur këtu gjyshet e shkreta që e ndjekin urtësisht të lebetitura gjithë këtë transformim hutues.

Nuk mund t’i lejoj vetes asnjë nxitim për të thënë gjëra që janë jashtë mundësive të mia, aq më pak pastaj për të nxjerrë konkluzione mbi këtë temë kaq të komplikuar që ka përfshirë shoqërinë, institucionet, politikën në këtë fazë të historisë sonë si banorë të kësaj bote, por pikërisht si grua e si nënë, nuk besoj se e teproj po të them se kriza jonë, qoftë edhe thjesht këtu në Shqipëri, është sa ekonomike aq edhe morale, sa një krizë financash aq edhe një krizë vlerash, sa një krizë e institucioneve aq edhe një krizë e shoqërisë.

Sepse unë besoj që nuk ka rritje të qëndrueshme ekonomike, nëse liria nuk ka moral të vetin konkurrencën, meritën dhe solidaritetin; nuk ka financa më të forta nëse kush duhet të paguajë nuk paguan, ndërsa kush paguan duhet të paguajë edhe për ata që s’paguajnë; nuk ka institucione më të dobishme nëse shoqëria nuk e refuzon gjuhën dhe sjelljen paralizuese të urrejtjes në radhë të parë tek konsumatorët e debatit apo ndërveprimit publik.

Sot dhe prej shumë vitesh çdokush, pavarësisht moshës, gjinisë, dijes apo mosdijes, pavarësisht çdo përkatësie a simpatie politike, i vuan pasojat e gjuhës dhe sjelljes së urrejtjes së konsumatorëve të debatit publik, ndeshet dhe mbushet me energji negative që po deformojnë deri në tjetërsim kulturën e bashkëjetesës mes nesh, shkurajohet deri në humbjen e shpresës dhe i adaptohet një kulture cinizmi që hedh poshtë çdo qëllim të mirë, në një mjedis ku triumfon indiferentizmi e qesëndisja ndaj gjithçkaje e gjithkujt.

Është shumë larg meje çdo tundim për t’u dorëzuar përpara të keqes apo qoftë edhe përpara përshkrimit të së keqes si një dominante e patjetërsueshme e  realitetit tonë të sotëm, ku nëpërkëmben rëndom vlerat e atij oborrit ideal me të cilin e fillova fjalën time. E vërteta është se kur shoh pas nuk e kam të vështirë të gjej se sa shumë gjëra të mira kanë bërë njerëzit e zakonshëm, apo edhe të tjerë, të jashtëzakonshëm, në këtë vend. Ndërsa kur shoh përballë, kur ju shoh ju të gjithave, nuk e kam të vështirë të besoj se me pak më shumë vetëdije e përpjekje të përbashkët, gratë dhe vajzat e këtij vendi mund të bëjnë për këtë shoqëri atë që nganjëherë duket fatkeqësisht e pamundur; mund t’i japin oborrit të përbashkët të Shqipërisë atë pakëz nga drita e oborrit ideal të prehrit të nënës a të gjyshes, që lypset për të bërë hopin cilësor në shoqëri, ekonomi, institucione.

“Mos mallko errësirën po ndiz një qiri”, thoshte nënë Tereza. Padyshim një qiri nuk e mund gjithë errësirën, po na ndihmon të jemi të dobishëm duke mos e shtuar peshën e errësirës me mallkimet tona kundër saj. Dhe jo vetëm kaq, po na ndihmon të kuptojmë se ç’dritë mund të bëhet në oborrin e madh të Shqipërisë, nëse secili ndez qiririn e vet të vogël të vlerave e të mësimeve të marra në oborrin ideal të fëmijërisë së vet, në prehrin e nënës e të gjyshes.

*Fjala e mbajtur nga bashkëshortja e kryeministrit në aktivitetin “Simfonia e Jetës”

45 komente në “Kriza jonë është ekonomike dhe morale”

  1. Mara says:

    Shkrim i ndjere, nga nje njeri qe ka njohur vuajtjen. Nje shembull per te gjitha vajzat qe jane rritur edhe rriten me vuajtje, per te besuar se forca e karakterit, studimet, mesimet jane ato qe te ngjisin neper shkallet e jetes, pse jo deri ne maja

    KOMPLIMENTE!!!

    1. Sokrati says:

      Nje nene i mire duhet te jete edhe nje bashkshorte e mire,Nje grua qe do te jete nene e mire qe te jete poli magnetik i femijes duhet patjeter qe ti tregoj femijes me sjelljen e saj se eshte nje bashkshorte e mire mbasi femija nuk edukohet duke degjuar se cfare i thua por duke te pare si sillesh.
      Dhe se fundi babai i Reas u demshperblye per demin qe i solli çifti Rama,thone se kryeministri i dha nje post te rendesishem .

      1. Mara says:

        Sokrat, me vjen keq per emrin qe ke.

        Ti je akoma ne mesjete je erresire…ti thua se kur divorcohen njerezit duhet te jene armiq midis tyre…ndersa ajo BOTA KU DUAM TE SKOJME NE SOKRAT EX-PARTNERET TAKOHEN e jane miq te mire..dhe ky shembulli qe sapo solle me lart, le te jete nje udherrefyes I KULMIT TE CIVILIZIMIT ne kete fshatin tone Shqiperi edhe pse ka emra SOKRAT..

        Te uroj jete te gjate, te shohesh si do civilizohet Shqiperia ndersa ti…

        1. Sokrati says:

          Ju te degjeneruarit e mbuloni degjenerimin me civilizim por nuk do jete kurre ashtu se te degjeneruarit asnjehere nuk do hyjne ne rradhet e civilizimit pamvaresisht se mund te bejne karriere politike dhe kjo vetem fale se ka njerez plot qe degjenerimin e quajne civilizim.

          1. Mara says:

            Sokrat!

            Nuk ka degjenerim me te madh se paragjykimi!!!

            Nuk ka degjenerim me te madh se imoraliteti i fshehur ndene shoshe…

            Nuk ka gje me morale se t’i tregohesh ndac natyrs e ndac gjithe botes se kush je ti realisht!!! Kjo eshte e verteta qe djeg shume..

            Prandaj edhe populli e voton…

            1. raimondi Vlonjati says:

              Po eshte gje e ditur qe kriza ekonomike te hedh ne krize morale , ndaj edhe reformat ekonomike
              behen graduale ne menyre qe te mos hedhesh ne krize morale shoqerine …

            2. Sokrati says:

              Mara
              ne jete ka shume lloj degjenerimi dhe me i papranueshmi eshte ai moral qe çifti Rama e ka me kuintal.
              Kjo kategori ka nevoje per mbrojtje dhe mire beni qe i mbuloni por kujteses si do i behet.Edi Rama kur erdhi nga metrote e Frances me thonj te paprere mbante ne veshin e djathte nje vath dhe opinioni ja permendete shpesh -ministri me vath-,ky e hoqi vathin por vrima i ngeli.Keshtu eshte edhe kujtesa ajo nuk shlyhet dhe na tregon se lidhja e tyre ishte nje pabesi shoqesh.
              Mbrojtja e tyre qe ju i beni eshte njelloj si mbrojtja e aktivisteve te LGBT qe i bejne shoqates se tyre edhe ata e mbrojne dhe ne shume raste nuk e gjen pergjigjen mbasi duhesh te behesh si ju qe te vine nder mend pergjigjet.
              sp

              1. raimondi Vlonjati says:

                Po ti mos u mer me personin, merru me fenomenin qe trajton artikulli ….

                Jeton ne kohe moderne

              2. Mara says:

                Sokrat, Pershendetje!!!

                Shpifje te tilla nuk kane zene vend….ta kam shkruajtur me siper..

                Tek vrima e çelesit nuk e kam vene kurre syrin, ky eshte zakon i njerezve te dobet.

                Une nuk ndikohem nga askush, besoj ne intuiten time, e cila me ndihmon te mos gaboj kurre ne vleresimin e shpirterave, qofte nepermjet shkrimit apo fjales. E kam nuhatjen aq te mprehte sa ti me vjen ere ndyresi e me peshtjellon stomakun.

                Edi Ramen nuk e njoh nga afer, por me pelqen padiskutim forca e tij e cila rritet sa me i forte te jete kundershtari i tij dhe kete e ka bere ndershmerisht. Ajo qe i duhet Shqiperise eshte nje shembull i tille vendosmerie e force, qe duhet thene se perballoi dhe pse e padrejte, nje lufte armiqsh te perbashkuar, e neveritshme dhe kjo e rriti perpara syve te gjithe popullit.

                Sigurisht, se nuk eshte njeri perfekt, por ka ca principe ne luften qe ben, qe e veçojne nga gjithe te tjeret, duke lene menjane intelektin, estetiken etj..

                Me ate njeri edhe ne zhgenjehesh nuk e urren dot e shumta mund derdhesh ca lot???

                KJO ESHTE E VERTETA

              3. LUTI says:

                Mos esht i biri i Fatos Nanos ky qe e quan vehten sokratis sepse vetem AI fatosi ” JA KISH VEN RE THOJT EPA LARE TE EDI RAMES ” dhe e pat bere kete deklarat procke ne kohen kur Tosi ishte ne errresiren e eklipsit qe i krijoi Edi me Tiranen.

        2. Pilo Lala says:

          Kemi shume shpresa qe cifti Edi me te shoqen do e nxjerrin vendin nga llumi ku e futi Berisha per 23 vjet.

          1. elinor says:

            O Ramush; po gjeja nje pune ketij Porllollalles mor njeri se plasi duke ta puth menderen!! T’i ka bere te dyja “faqet” kuq flake, ahahah….

    2. dardani says:

      Bravo! Linda ke filut te behesh Lirie Berisha “bis”, e cila e fshehur pas fondacionit “femijet shiptare”, ne fakt mendjen nuk e kishte te femijet shiptare por tek pasurimi i femijeve te vet, per mes donacioneve te biznesmeneve shqiptare qe i paguanin asaj per afera me Saliun.

      Edhe kjo Linda ose Liria-bis, reciton vargje per simfonine e jetes, duke perdodur te njejtin djalor si Liria: “moral”,”Turravrap per perfitime te shpejta”.
      Pyetja eshte: Ku eshte “morali” yt ose perse nuk e ndale “turravrapin per perfitim te shpejte”, kur ndertove pallatin 6 katesh ne kundershtim me ligjin mes pallateve te tjera.
      Sa per vajzen megjithese dukesh e mallengjyer, na lejo te te sigurojme ne se sa te jete thjeshtra e Edi Rames, punet ne rregull i ka dhe s’ke pserse merakosesh. Te ardhmen e ka te ndritur.

      1. civlizimi nuk vjen nga morali i degraduar says:

        Njerez pa moral fkasin per moralin,
        Kjo dy here grua nuk i vjen as te kembet Mbretereshes Lirie Berisha.
        Imoralet flasin per moral kulmi i injorancesss

  2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Linda eshte nje grue DINJITOZE,qe rrezaton kultur dhe miresi.
    Ajo boni nga snobisti Edi Rama nje politikan me te pergjegjshem dhe me t’perkushtuam.
    Per mua Linda eshte Hillary Clinton i Shqipnise.
    Pse nuk mson Lirije Berisha nga Linda Rama.
    Ah moj Lirije qi je tu e morr m’qaf Saliun.
    Merre moj grue burrin ene lidhe n’krevat.
    Sa serbe e pa shpirt paske ken moj Lirije,je tu e lan burrin tu dhan shpirt n’Parlament vetem se ti nuk e len Berrin me kullot,aty ku ai zbutet ene bohet si nji qengj i vogel.

    1. Jeti says:

      Nje e papare. Bravo ka ditur ta fuse djallin ne shishe.

  3. lexuesi says:

    Nder shkrimet e rralla qe ja vlen te lexohet ne morrine e caprashitjeve qehas ne median e shkruar. Nje shkrim tejet mbreselenes! Nje shkrim qe vlen dhe si apel per te gjithe komentuesit, qe te jene te jene gjithsesi me te edukuar kur shkruajne e shprehen, edhe nese nuk jane dakort me dicka. I bejne nder vetes dhe shoqerise.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Ajo flet thjesht dhe bukur.
      Mund ta akuzojne per çfare te duan,sepse jetojme ne nje shtet te lire,dikush dhe mund ta fyej se aq horizont ka ne kryet e tij mjerane.
      Ajo eshte nje grua inteligjente dhe nene e perkushtuar.
      Kultura qe ajo ka marre nga nje familje me tradita tironse,ben qe ajo te rrezatoje dashuri dhe krenari.
      Eshte nder per Edi Ramen dhe Shqiperine te kete nje grua te tille si bashkshorte e nje kryeministri.
      Linda Rama ne te vertet duhet te ishte KRYEMINISTRJA e Shqiperise.
      RESPEKT.

  4. Berlin says:

    Ske moral ti te flasesh per krizen.

  5. nexhmija says:

    nuk e dija qe linda eshte lesbian si hillari,enveri ishte gay,si billi.

  6. ari says:

    Nje grua prostitute eshte kjo-eshte blere per ti ndrequr imazhin shizofrenit rama-kjo eshte nje shtrige sepse duron edhe dajakun per nje qelbanik kryeminister-e shiti burrin per para i cili ne miresjellje sooli mik kokepalarin rama-ai ne vend qe te bisedonte me mikun e shtepise i vodhi gruan.shum e vuajtur kjo prostituta mara.burrin e pare e kishte te pasur zgjodhi mister 20 perqindeshin e tiranes.

  7. Jona says:

    E jashtezakonshme! Por fjalimin mund ta kish bere dhe vete

  8. Ariu rus says:

    Shkrimi, tregon një Zonjë (me “z” të madhe) me kulturë, dinjitet e shpirt të butë… Sa larg, bëmat “bamirëse” të zonjës (me “z” të vogël e shumë e ka) Berisha…

  9. Diabolik says:

    Nuk e di a e quan krize morale kjo Linde RAMA-BASHA ate daljen e Ed Rames nudo ne plazh publik apo e quan krize ekonomike.

    1. Mara says:

      KY ESHTE SOFIZEM!!! ZOTI DIABOLIK.

      Shkrimi nuk i kushtohet natyralisteve, qe i tregohen natyres sic i ka lindur ajo..ky eshte diskutim tjeter…

      Shkrimi i kushtohet krizes morale te shoqerise sone. Eshte apo jo e vertete?-Po eshte perderisa ti je nje imoral, qe me qellim te keq fyen nje zonje te moralshme, sepse ti e di mire se morali i rreme nuk eshte moral, d.m.th. morali yt.

  10. GJINOJA says:

    Duhej te degjonim edhe Z. Linda dhe ja ku e degjuam!

  11. spontani says:

    Sa mire moj zoja e kryeministrit , ti paske lek me e cu gocen jashte , ne ktu s`po kemi me honger buke.

  12. diti says:

    Cdo njeri nga ne mund te kontribuoj e parandaloj fatkeqei e dhimbje -por jo si keta komentatoret e mesiperme qe krijojne keqardhje per mendjen qe kan .Ashtu si dy tre gazeta sot ne kryeartikull me germa te mbedha shkruajne se cfar tha psikopati ne Lac ! cudi e kujt i duhet se cfar tha PSIKOPATI – mua me duhet se pse rrine rrugeve keta te semure se kan bere gerdine sa te vrare ka prej tyre – pse rrine pa mjekim e rrugeve , pse u mbyllen spitalet ?
    Pra shkrimi i mesiperme eshte shume domethenes – me pelqeu – i embel dhe si mund te kontribojme kudo por jo si mund te godasim me fjale qe acarojme ndjenjat e njerzve vuajtjet , dhimbjet apo varferine e tyre –

  13. elinor says:

    U perlota! Vajza e tironces me ajfon 5 ne dore ndahet nga krahet e mamackes ne drejtim te nje universiteti te botes ku e pret nje i dashur i ri me floket me gel dhe party-t e pafund me lloj-lloj koktejesh. E si mundesh te mos ndjejsh simpati per nje nene te tille?!
    Ne anen tjeter ke nena dhe bija qe bejne palle ariu duke mbjellur qepe e duke prere dru ne pyll se meshkujt i kane te ngujuar. Bote e padrejte!
    Nuk po flas me ne kete drejtim se do thone e kam personale….
    Pjesa tjeter e shkrimit eshte per krizen qe nuk e kemi vetem ne por e ka e gjithe bota; qe ne e kemi edhe pak ne koke kete krize…..sa me vemendje i paska degjuar fjalimet e Saliut??
    Flet per hendekun ndermjet pakices (ku ben pjese ajo vete) dhe shumices.
    Pastaj flet per te mirat qe njerezit e thjeshte i kane bere ketij vend por te cilet jane tradhetuar nga politikanet gollovare me gra te pasura qe mbajne fjalime mediokre ne aktivitete te shpikura per te rritur pupularitetin e ketyre te fundit dhe, si rrjedhoje, edhe te burave te tyre kryeministra.
    Nuk ia kam pare gruan ne TV ketij kryeministrit kanadez; nuk ia njoh. Zakonisht eshte zonja e pare ajo e cila merret me aktivitete te ndryshme kulturore apo bamiresie. Vetem ne Shqiperi ke dy kryeministra te njepasnjeshem qe nuk shqiten nga TV…..edhe kur mungojne ata, dalin grate e tyre e na bejne moral.

  14. geni says:

    po kujt i plasi se cfar ndjeve ti per rean … po ca jan keto budalliqe mor zot…

    pffffff

    dhe te gjith shkojn si tufa , se cfar ka per brravo ketu nje zot e di…

    ne shqiperi po nuk pati mikun, edhe gjeni te jesh je i shkelur me kemb!!!

    po mir te gjith ata qe jan ne administrat sot dhe qe i ka ven rama a jan futur me meritokraci apo jan aty se jan lepersa te mir???

    1. elinor says:

      @geni; jane si puna e ketij kokeajrit qe thote “zgjuarsi e urte dhe qytetare”!!

  15. malsi emadhe says:

    O Elinor!

    Lum si ti qe te mban Kanadaja me asistence sociale e ke gjet dhe nje tastiere e keshtu kalon gjithe diten e lume…

    Ke nje tru qe te ecen vetem mbrapsht e per kete mjere Kanadaja qe doshpenzoje per ty kur te te kapi Alzeimeri..

    1. elinor says:

      Fol mor merhum ne lidhje me artikullin ose kundershto me logjike ato qe them une; nuk jane te gjithe fakira si ti qe shohin nga shteti. Kanadaja nuk mban njeri me social si kujton ti, te fut te gjesh pune. Ndryshe nuk do ngelej bytha e dreqit pa ardhe ne Kanada perfshi ty qe e mendon fushe me lule.

      1. x5 says:

        Me vjen keq ta them, por je bere si Veronika ne vaktit(kupto bashkepunetor i sigurimit qe konspironte kunder Edi Rames) njefare punetor i zellshem i lexuar por jo i mençur natyralisht I nderuari Dritan Hoti. E pershendes se te pakten me mua ka lujt me dy porta, me thoshte shpesh se politika nuk do me pranonte, madje me paralajmeronte per hapat qe do ndiqnin xhahilet per te me shkaterruar. Por jo fale Dritanit (e pershendes)une e kam ne gjak sepse rrjedh prej race fisnikesh dhe ne gjithe jeten time nuk ka njeri qe te kete pasur vullnet te keq. Keshtu Dritani, te cilit i uroj suksese po jo ne shish e falenderoj gjithashtu, qe bente nje loje dyfishe, pra me ndihmonte dhe me parapergatiste se letrat ishin gatitur qe une te mos afrohesha ne politike….

        Nderimet e mia me te medha…sepse ai ishte ne detyre,, por nga ana tjeter duhet te thosha se jam i paracaktuar te mos i besoj joshjet, une kontaktoj me to por ne distance, keshtu qe te une zhgenjimi nuk ka shanc te beje ndonje plage

        1. elinor says:

          Shko mor merr ilacet se po flet percart! Ca jane keto budalleqe qe ke shkruajtur?!?!

      2. x5 says:

        O Elinor po pse o merhum po ti je prej Malcise se Madhe o merhum. C’ke qe shan gjithe dynjane, e ke nga qe je rritur keq?! Apo se nuk ecen dot vete, vec me ndihmen e Fatosit e Mak-bules, Valit, Tashes e kompani???

        O budall ke ngrene nje luge corbe e po e vjell gjithe diten…

        1. elinor says:

          @x5; ik mor verem….terr terr terr vetem budalleqe flisni. Vete jeni ju qe ofendoni e pastaj luani viktimen. Ik mos me fol kur s’ke c’te thuash, legen!

          1. x5 says:

            Elinor e shkuara te kthehet perpara surratit, sa here e perzien me cfurk duke menduar se do e fshehesh, ajo tak, del siper e te turbullon….prandaj bej kujdes

            1. elinor says:

              Ik mor hu gardhi, ku di ti gje per te shkuaren time!! Nxirri te gjitha c’te kesh se nuk kam gje per te fshehur!

  16. . says:

    *************************************************************************************************

    Bravo,

    Grua me “zgjuarsi te urte” qytetare.

    *************************************************************************************************

  17. dritani says:

    Kane pjerdh t’gjithe.
    Çon vajzen per universitet jashte dhe ben moral per krizen ne Shqiperi.

    Se kujt ia ben keto fjalime vetem kjo e di..

  18. duli says:

    Shkrim i mrekullueshem. Nder komentet, ai i Mares me mbush me optimizem per te ardhmen e vendit tone.

  19. ouuu says:

    a c’me hoqet mallin e nexhmies me kete foto…

  20. stela says:

    Turpi i botes qe shkruajne budallalleqe per nie grua si Linda por edhe per asnje tjeter

  21. stela says:

    Ajo eshte nje zoje grua qe i ka shoqet e rralla ne Shqiperi si nga edukata dhe nga intelekti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje