Problemi sot është si të ngopim pasanikët, jo si të lehtësojmë të varfrit

3 Mars 2014, 19:56Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Vendimi për t’u bërë një njeri më i mirë, është një gjest praktik dhe hipokrit gjithashtu, të bëhesh njeri me shpirt të madh duhet ta dije se, është privilegj i atyre që kanë vuajtur.

Nëse mendon se duhet të jetosh vetëm për të tjerët duke e pasur këtë gjë qëllim të përcaktuar në mënyrë të ndërgjegjshme, nuk është ky themeli i doktrinës së Krishtit, sepse kur ai thotë: “Falni armiqtë tuaj” nuk e ka fjalën që t’i falim, të shtyrë nga dashuria për ta, por nga dashuria për veten, sepse dashuria është më e bukur se urrejtja.

Kur e këshillon djalin e pasur: “Shko, shite këtë send, dhe jepua të varfërve”, në fakt prindin nuk e shqetëson mendimi për të varfrit, por shpirti i djalit, që pasuria po e prishte…

Kur nisim të jetojmë, e fillojmë të ushqehemi e nisim nga gjërat e ëmbla dhe gradualisht, të ëmblat na duken aq të ëmblat dhe të hidhurat aq të hidhura, sa me siguri gjithë dëshirat tona i orientojmë nga kënaqësitë, pa pyetur se kështu mund ta bëjmë shpirtin tonë, që gjithë jetën të kërkojë vetëm qumësht e mjaltë.

Por, që të kesh gjithë jetën gjëra të tilla duhet të mos godasësh kurrë me gurë, sidomos kosheret, sepse duhet prej tyre të marrësh mjaltin. Kështu jeta jote ka kuptim vetëm mes mirëqenies, jo pse ndihesh i qetë dhe komodë në të kundërt me një njeri që vuan nga uria, por sepse mirëqenia të siguron edhe pushtetin, respektin e njerëzve, që të rrethojnë, të duket se ti ke shumë vlera dhe ky është realisht problemi ynë sot. Sepse vlerësimi mbi paranë, është më shumë zakon i të varfrit. Ka vetëm një shtresë njerëzish që e çmojnë shumë paranë, më shumë se të pasurit; këta janë të varfrit. I varfri gjithë jetën e tij as që mund të mendojë për gjë tjetër veç parasë dhe këtu qëndron mjerimi i tij i vërtetë.

Nuk kam parë ndonjë të pasur, me sytë mbushur me lot se ju pakësuan paratë, përkundrazi në atë moment ai mendon se si me ato që i mbetën mund të fitojë të tjera, madje të tejkalojë shumën fillestare, por kam parë shpesh njerëz të varfër të qajnë për paratë e munguara. Kam parë portierin e ministrisë se si i binte kokës me dy grushte sepse humbi punën, prej së cilës fitonte fare pak para e me to siguronte, së paku bukën për fëmijët e tij. Kam parë pastruesen të qajë me orë të tëra pa e fshehur lotin deri në shterim, sepse humbi punën me të cilën ushqente jetimët e saj.

I varfi nuk di të kurseje dhe të porositësh atë të jetë kursimtar, është pa dyshim qesharake dhe fyese; është njësoj si të kërkosh të jetë i përkorë një i uritur. Një fukara, që bën ekonomi mund të konsiderohet si diçka imorale.

Siç shihet, i varfëri mund të lehtësohet edhe duke i dhënë ndonjë ndihmë simbolike, para apo sende edhe fare pak t’i rritesh rrogën, apo ta shpëtosh nga papunësia kur fati njëherë është treguar me të bujar dhe zemra e tij çlirohet nga ankthet, madje ai qesh shumë më shumë se i pasuri dhe qesh çiltërsisht. Ndërsa i pasuri nuk di të qesh, ai ngërdheshet, edhe kujdeset vazhdimisht, që të fshehë shqetësimet e tij, që të mos bjerë në sy dhe prandaj të qeshurën e ka artificiale të shformuar.

Të pasurit janë ata që ankohen se nuk u mjafton ajo që kanë, madje ata grumbullohen në organizata me anë të të cilave hartojnë peticione dhe kryqëzojnë qeverinë, dhe qeveria është më në hall për këta se për të varfrit. Gjithë problemi është si t’i ngopim të pasurit, sepse ata shpesh të rrëzojnë po edhe të ngjisin në karrige.

Sikur një ditë t’i zhveshësh nga gjithë luksi që i rrethon edhe t’ia japësh popullit t’i vlerësojë sa vlejnë!

Është e vërtetë që jeta me gjithë rregullat e ligjet ka një dozë egërsie si  gara në xhungël…

Një miliarder i njohur e ka pasur si lajtmotiv: “…lind dielli ne Afrikë … një gizel vrapon të shqyejë një xhirafë… lind përsëri dielli në Afrikë… dhe një xhirafë vrapon të mos e arrijë gizeli; …dielli do të lindë përsëri në Afrikë.. prandaj xhirafë, apo gizel qofsh, vetëm vrapo…”.

5 komente në “Problemi sot është si të ngopim pasanikët, jo si të lehtësojmë të varfrit”

  1. Tani says:

    Ja ke futur kot fare kete rradhe.
    Pervec titullit qe eshte i shkelqyer, kusuri eshte “orrendo” do te thonte nje italian.

  2. 17 germa... says:

    Pasi lexova artikullin utopist te zonjes Ma.Ra. kisha nje sugjerim;
    Ne Shqiperi duhet te krijohet urgjentisht nje komitet apo shoqate per shpetimin e njerzve te ndershem & filantrope si specie ne zhdukje.Do propozoja qe kreun e kesaj shoqate t’ja dhuronim zonje Ramohito se e meriton per shpirtin qe ka.Nqs se do kishte mundesi do doja te isha nenkryetari i kesaj shoqate sepse kam nje te mete te madhe per kohen e sotme jam altruist i pasherueshem.Ndoshta do ishte e vetmja shoqate ne bote me dy antare se njerzilleku ne Shqiperi ka marre fund……R.I.P.

  3. elinor says:

    Nje tjeter shkrim “korr e mos lidh” nga kosherja pa blete Ramohito. Kjo ka edhe nje zakon te bukur se, me pseudonime te ndryshme, u turret gjithe atyre qe e kritikojne ne artikujt e saj. Humbje kohe, seriozisht!

  4. norri says:

    Sa inat e ke se menia po atje te rri…vish edhe nje fustan ….

  5. tesi says:

    17germa jam edhe une keshtu si thua ti. Vras mendjen dhe me vjen keq shume per njerezit. Sot njerezit e mire dhe te ndershem ne gjithe Shqiperine numerohen me gishtat e dores. Nuk e kuptoj ku po shkon shoqeria. Tmerrohem por nuk kemi çbejme, ta kalojme kete jete me idealet tona, te jemi te dashur dhe te ndershem ky eshte qellimi i ne te dyve apo dyjave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje