Jurist, ekspert ndërtimi-Tiranë
Po ndalem me vëzhgimin tim, në një nga lojërat e ish-qeverisë “Berisha” në mashtrimin e shqiptarëve. E kam fjalën për (mos)legalizimin e banesave. U premtoi në vitin 2005, nuk i legalizoi për 8 vite pushtet, duke i mashtruar e vjedhur me formularë e pagesa fiktive.
Pasi mashtroi për 8 vite, këtë guxoi ta bënte edhe 1 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, me shpalljen e një vendimi qeverie fallco e të paligjshëm, nëpërmjet të cilit premtonte se do t’i bënte legalizimet e çdo lloj objekti, kudo e në çdo kohë që të ishte ndërtuar, nëse votonin për PD.
Me këtë shpjegohet fakti, që sidomos në Tiranë shpërthyen ndërtime objektesh pa leje, ndërtime të reja e shtesa pallatesh, të cilat u lejuan nga bashkia Tiranë.
Po e argumentoj këtë spektakël 8- vjeçar mashtrimi të Sali Berishës me legalizimet.
Po ndalemi fillimisht tek vendimi nr. 994, datë 06.10.2010, i cili në vetvete ishte dhe mbeti një shou elektoral, mbasi rezultoi se ishte mashtrim qeveritar që nuk i bënte, por i bllokonte legalizimet.
Dhe kështu rezultoi.
Këtë lojë mashtruese të ish-kryeministrit Sali Berisha e denoncoi publikisht kreu i ALUIZN-it Artan Lame, me prova faktike mashtrimesh e abuzimesh, në shkelje të plotë ligjore.
Vendimi i KM, Nr. 994, Datë 06.10.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.438, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave: “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo”, për legalizimet, i miratuar nga Sali Berisha dhe i mbajtur sekret prej dy vitesh është një tjetër shkelje ligjore.
Ky vendim braktiste parimin themelor të ligjit të legalizimit, i cili parashikonte procesin në dy faza.
Së pari, legalizim dhe pastaj urbanizim. Ligji respektonte studimet urbanistike, të miratuara deri në momentin e hyrjes në fuqi, të ligjit Nr. 9482, datë 03.04.2006, i ndryshuar me objekt: “Për legalizimet”.
Në këtë ligj përjashtohen nga legalizimi, gjithë zonat e mbrojtura me ligje të veçanta, si dhe që janë specifikuar në mënyrë konkrete territoret e tjera që përjashtohen nga procesi. Por babëzia e pushtet-familjes “Berisha”, për të përfituar sa më shumë dhe për t’u pasuruar në mënyrë korruptive të pakontrolluar, ka prodhuar këtë vendim qeverie, i cili në mënyrë arbitrare e shtrin efektin përjashtues nga procesi i legalizimit, duke iu referuar të gjithë studimeve të miratuara edhe pas hyrjes së ligjit në fuqi, si dhe të studimeve në proces.
Kjo do të thotë, përmbysje e ligjit në fjalë.
Së dyti, po ndalem në faktin tjetër, që konfirmon paligjshmërinë dhe lojën mashtruese e zvarritëse të legalizimit, d.m.th, moslegalizimin e tyre. Bëhet fjalë, për Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 438, datë 28.06.2006 për legalizimet.
Ky vendim demagogjik e mashtrues, hartuar dhe hedhur në veprim qëllimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk e lejon qeverinë të bëj legalizimet.
Ky vendim është antikushtetues, mbasi del krejtësisht jashtë kuadrit të përgjegjësive të ngarkuara për Këshillin e Ministrave me Ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006 “Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.
Po e argumentojmë. Në pikën 1 të këtij vendimi antiligjor të hartuar prej Sali Berishës, kërkohet të mos kualifikohet, ose të ndërpritet legalizimi në çdo kohë, për objektet dhe shtesat e ndërtuara pa leje, që janë kualifikuar, nëse ato shkelin vijën e ndërtimit në rrugët e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, të parashikuara nga plani i përgjithshëm rregullues, studimet urbanistike, apo nga projektet e veçanta infrastrukturore rrugore të çdo niveli, të miratuara ose të gjendura në proces. Këtu mund të përmendim dy prej tyre: Studimet e miratuara me Vendim Nr. 284, datë 05.07.2004 të KRRT, Bashkia Tiranë, me sipërfaqe 32 hektarë në fundin e Fushës së Aviacionit, në Unaza e Re si dhe Vendimin e KRRT, Bashkia Tirane, Nr. 430, datë 17.09.2004, që mbulon sipërfaqen prej 160 hektarë në Allias, Tiranë.
Sipas këtij vendimi, këto dy studime konsiderohen në proces, mbasi janë miratuar në KRRT e Bashkisë Tiranë, por nuk kanë kaluar në KRRTSH e Republikës, sepse në fazën kur kanë marrë formën e plotë ligjore e teknike si projekte, Sali Berisha ish-kryeministër ka bllokuar miratimin e tyre qëllimisht.
Qeveria “Berisha” i ideoi legalizimet si proces piramidal
Po ndalemi tek (mos)legalizimet në Tiranë, që janë epiqendra e ndërtimeve pa leje. Ky proces në Tiranë, ashtu si në gjithë Shqipërinë, u ideua si piramidë dhe u la si i tillë prej ish-pushtetit “Berisha”.
Në Tiranë janë 110 mijë vetëdeklarime dhe afro 57 mijë mosdeklarime, por që janë bërë aplikime zyrtare, pra që ALUIZN-i “piramidal” ish-pushtetit të Sali Berishës, u ka zhvatur qytetarëve pagesat e nuk u ka dhënë tapitë e objekteve. E vërteta e mashtrimit me (mos)legalizimet në Tiranë, zbulohet duke iu referuar ecurisë së procesit të (mos)legalizimeve, sidomos në vitet 2008-2013. Është fjala, vetëm për dy hapat proceduralë që përbëjnë momentet kryesore juridike të ligjërimit të ndërtimeve informale: 1)Kalimit të pronësisë mbi oborrin në të cilin është ngritur ndërtimi, 2) Pagesën përkatëse që realizon tjetërsimin e pronësisë mbi truallin, si kusht për të mundësuar pajisjen me leje legalizimi.
Deri tani në Tiranë si qytet, si rreth e si qark, asnjë qytetar i thjeshtë nuk ka marrë certifikatë pronësie për ndërtimin ilegal, qoftë shtëpi ose objekt biznesi.
Hapi i parë ligjor e teknik, që mundëson blerjen e truallit prej poseduesit të ndërtimit pa leje është ai i kalimit të pronësisë, nga shteti tek zotëruesi i objektit informal, i cili miratohet me Vendime të Këshillit të Ministrave.
Për qarkun e Tiranës, nga viti 2008 deri në muajin prill 2013, sipas VKM-ve të miratuara dhe të botuara në Fletoren Zyrtare, janë përmbyllur këto procedura për rreth 45 mijë ndërtime pa leje.
Sipas të dhënave zyrtare, pra sipas VKM Nr. 513, datë 01.08.2012 dhe VKM Nr. 900, datë 12.12.2012, gjatë vitit 2012 për qarkun e Tiranës janë miratuar kalimet e pronësisë, vetëm për 282 vila dhe objekte biznesi ish-pushtetarësh e familjarësh të tyre, ose 0.6% e numrit të përgjithshëm të ndërtimeve që kanë përfunduar këtë procedurë ligjore.
Pra, kjo shifër është rreth 90 herë më e vogël, se në vitin 2010 dhe 50 herë, më e ulët se në vitin 2011.
Po i referohemi hapit tjetër kryesor të procesit të (mos)legalizimeve. Ka të bëjë me pagesën e qytetarëve për blerjen e truallit, si tjetërsim i të drejtës së pronësisë që mundëson pajisjen e ndërtimit me leje legalizimi. Konstatohet, se deri në vitin 2012 janë realizuar vetëm 397 të tilla, nga 4649 ndërtime të legalizuara gjithsej, për të cilat janë finalizuar e mbyllur procedurat.
Kjo shifër është rreth 6 herë më e vogël se në vitin 2010 dhe 3 here më e ulët se një vit më parë, ose sa viti 2011.
Duke ju referuar ecurisë së procesit në këto 7 vite, konstatohet se nga 77% e objekteve të legalizuara gjatë vitit 2010-2011, ky numër ka zbritur në 8.1% për vitin 2012.
Ligji i arnuar elektoral në maj 2013, mashtrim i radhës për vota
Neni 2 pika 1
1. Për ndërtimet pa leje të ngritura pas vitit 2006, ALUIZNI merr masa nëpërmjet evidentimit faktik të situatës ndërtimore në terren, si dhe fotografimin ajror dixhital, apo përdorimin të imazhit satelitor të konvertuar në fotografi ajrore, të korrektuar gjeometrikisht(ortofoto). Rregullat e hollësishme për këtë qëllim përcaktohen nga drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, me miratimin e ministrit që mbulon procesin e legalizimeve.
2. Subjektet që posedojnë ndërtime pa leje/shtesa informale në objekte me leje, të ngritura pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, duhet të paraqesin pranë drejtorive të ALUIZNI-t, brenda 45 ditëve, kërkesën për legalizimin, sipas formularit tip të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t.
Neni 2/ pika 4
Fusha e veprimit të këtij ligji shtrihet për ndërtimet e ngritura mbi troje private, brenda vijës së verdhë, kur planet territoriale parashikojnë ndërtime mbi 5 (pesë) kate nga niveli zero, duke kufizuar sipërfaqen e truallit, për të cilin kalohet e drejta e pronësisë.
Shtohet pika 4/2
Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet informale të ngritura pranë akseve rrugore në përputhje me distancat e përcaktuara në ligjin nr. 83, datë 22.7.1998, Kodi i Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, dhe në aktet nënligjore, në zbatim të tij.
Regjistrimi i pasurisë
Shtohet pika 2/1
Përcaktimet e këtij neni zbatohen edhe në rastin kur njëri nga subjektet, që disponon ndërtimin pa leje, nuk shlyen detyrimet financiare të parashikuara në ligj në lidhje me parcelën ndërtimore/objektin pa leje. Në këtë rast, për pjesën takuese të subjektit debitor regjistrimi përkatës në ZRPP, në emër të ALUIZNI-t, deri në momentin e shlyerjes nga subjekti të detyrimeve financiare”.
U mashtruan dhe persekutuan per 45vjt nga pederasti turkoshak Hoxha
U mashtruan dhe grabiten per 8vjt nga turkoshaku Berisha……..
mire tiu behet,popull zulu…….
Mese i drejte dhe shume real ky artikulll,si mund te beheshin legalizimet ku nga gjiri i lalzit e deri ne jug e kan myt fshataret+serbet e klyshit te UDB-se serbe sali QELBEZIMI,ku 1 cope sali luzha shikoni pak se car lokali+hoteli ka ndertuar ne plazh ky qe ka zbritur nga mali si dhia me frena dore,prona ka shkuar tek krimineli-vrasesi+hajduti gjate ketyre 23 viteve kurse i zoti i ka rene qemones apo ciftelise se saliut….
MOSLEGALIZIMI KUR DO TE BEHET LAGALIZIM ,ky eshte problemi
artikull shume i goditur per problemin e legalizimeve bravo NAIM BRATI respekte.