Racizmi i Gold AG-ut dhe ekstremizmi fetar

27 Shkurt 2014, 19:51Blog TEMA

Nga Lulëzim Krasniqi

 

Kënga e tij, padyshim, bën thirrje për ekstremizëm islamik në Kosovë. Por, ky ekstremizëm mundohet të fshihet pas pseudopatriotizmit të tij dhe gjendjes së mjerë ekonomike në Kosovë. Gold Ag, në këngë përmend emra heronjsh të Kosovës!!!  Ata heronj kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Ata nuk kanë dhënë jetën për çështje fetare, por për liri dhe vetëm për lirinë e Kosovës. Por sikur Gold Ag, që i ka shfrytëzuar heronjtë për interesa materiale, të njëjtën e kanë bërë edhe politikanët tanë, i kanë shfrytëzuar ata për interesa politike për të përfituar materialisht. As unë nuk pajtohem me gjendjen aktuale politike dhe socio-ekonomike të Kosovës. Dhe mendoj se përgjegjësit kryesor për këtë gjendje, janë të gjitha qeveritë e pasluftës. Por askush askujt nuk ia jap të drejtën që në emër të kësaj gjendje të shaj, të fyej apo edhe ta kërcënoj dikë, pa marrë parasysh se kush është ai apo ajo.

Asociacioni kryesor i këngës së tij, është dhuna. Pra, ai thërret për dhunë në Kosovë. Fjalët dhe gjestikulacionet e tij, janë ato që argumentojnë se ai thërret për dhunë. Bile ai është i gatshëm të “ngreh gishtin”!

Kënga e tij është fyese për inteligjencën tonë. Kënga e tij në fakt e paraqet egon tij dhe të atyre që e kanë frymëzuar. Asgjë më shumë. Por ajo mund t’i frymëzojë  rininë tonë të marrin rrugë të gabuar. Gjë që këtu qëndron rreziku kryesor i kësaj kënge. Edhe pse, ai qëllimin kryesor e ka përfitimin material, por kënga si e tillë nuk paraqet motiv pozitiv, por negativ dhe si e tillë ndjell urrejtje, është raciste, ekstremiste dhe jotelerante. Ajo kultivon racizmin dhe dhunën në Kosovë. Si e tillë është e rrezikshme për rininë tonë..

Autori nëpërmjet këngës sulmon individualitetin e personit duke u thirr në emër të fesë Islame dhe 95% të shqiptarëve të besimit Islam në Kosovë. Feja Islame si çdo besim tjetër e parandalon dhunën. Ajo është kundër dhunës. Si çdo fe tjetër. Ai që e kupton. Në Kosovë, secili ka të drejtë ta ketë individualitetin e tij. Është e drejtë e tij, se, cilit besim dëshiron t’i takoj, është e drejtë e tij të besoj a po mos të besoj, është e drejtë e tij të jetë ateist, është e drejtë e tij dhe vullnet individual i tij se a dëshiron të jetë homoseksual, biseksual apo heteroseksual. Askush nuk ka të drejtë t’ia cenoj tjetrit të drejtat.

Askush në nuk ka të drejtë që t’ia imponojë tjetrit jetën dhe të jetojë ashtu siç dëshiron tjetri. Të gjitha të sjelljet e njeriut në Kosovë janë të përcaktuara me kushtetutë dhe akteve të tjera nënligjore në përputhje me të. E rëndësishme është të mos shkelen këto të drejta.

Gold Ag është frymëzuar nga dikush. Sikurse shumë të rinj të të tjerë të cilët po frymëzohen dhe po shfrytëzohen. Por, mua nuk më brengos shumë Gold Ag, por më brengos qasja e disa të tjerëve ndaj Islamit dhe sesi ata e shfrytëzojnë për interesa individuale dhe politike. Siç janë: Shefqet Krasniqi, Milazim Krasniqi, Amir Ahmeti, Gëzim Kelmendi, Fuad Ramiqi, Ferid Agani etj. Milazim Krasniqi, tërë energjinë e tij e derdh për interesa politike. Në rrafshin diplomatik në marrëdhëniet me Turqinë e kësaj kohe, e cila dallon shumë nga Perandoria Osmane, këtë kohë do të kishte me qenë shumë më mirë  ta  këshillojë diplomacinë kosovare, e, jo të dali si mbrojtës a po avokat i saj. Ai në këtë rast ka fyer inteligjencën dhe ndjenjat kombëtare të të gjithë shqiptarëve ku do që gjenden, duke arsyetuar okupatorin 550 vjeçar.

Milazimi, njëherit ka fyer figura kombëtare intelektuale, duke e ditur se kjo do t’u pëlqej radikalistve islamik në Kosovë. Dhe krejt këtë e bën për interesa politike më qëllim që t’ia zgjatë jetën në politikë djalit të tij, Memlit. Ai me çdo kusht mundohet që nëpërmjet kësaj qasje të fitojë vota për djalin e tij. T’i shfrytëzojë myslimanët shqiptarë të devotshëm të sinqertë(naiv) të fesë Islame, E njëjta vlen edhe për Amir Ahmetin, Gëzim Kelmendin, Ferid Aganin, Fuad Ramiqin… Ndërsa, Shefqet Krasniqi,  mundohet të jetë një avokat i fesë Islame në Kosovë. Ai paraqitet si shpëtues i fesë Islame në Kosovë. Thua se Islami i ka vënë rrënjët në Kosovë që kur është lindur ai.  Ai ligjëron sikur të kishte zbritur nga Zoti! Ai mundohet  të sjellë dhe kultivojë një frymë të re, një kulturë të re të Islamit në Kosovë, ta reformojë fenë Islame. Mendësia e tij i ka në rrënjët në fundamentalizmin islamik.

Idetë e Shefqet Krasniqit, janë krijimi i identitetit mysliman në Kosovë, duke përjashtuar identitetin kombëtar dhe politik. Ai është ideator dhe frymëzues i ideologjisë së lëvizjes fundamentaliste Islame në Kosovë. Ai luan rolin e një opozite të qytetërimit  perëndimor në Kosovë. Shefqet Krasniqi, me idetë e tij mund ta fus ndërskamca dhe të ndjell urrejtje ndërmjet popullit të Kosovës, por nuk mund ta ndalë shtetin e Kosovës ta në rrugën e integrimeve evropiane dhe qytetërimit perëndimor. Qëllimi i Islamit politik është që të gjithë njerëzit të jetojnë njëjtë, me një kulturë të njëjtë. Kudo që janë ata. Qëllimi i Islamit politik është njerëzit të identifikohen me një identitet, me identitetin mysliman. Gjë që është e pamundur.

Qëllimi kryesor i Islamit politik është çrrënjosja e identiteteve kombëtare. Dhe vendosja e kulturës orientaliste arabe. Prandaj, ky lloj sistemi politik na del të jetë shtrëngues dhe imponues për njerëzit. Prandaj, si i tillë është nuk është tolerantë në praktikë, sado kudo që në teori, dijetarë radikal Islam e paraqesin tolerantë. Islami politik në praktikë nuk është tolerant, ai nuk pranon diversitet kulturash. Po të pyetet hoxhë Shefqet Krasniqi, të gjithë duhet jetuar siç thotë ai. Ai nuk pranon kulturë tjetër përveç Islamit. Tashmë xhamiat nuk po përdorën si më parë vetëm faltore për çlirimin e shpirtit dhe ushqim për shpirtin, por ato po shfrytëzohen nga hoxhallarë të ndryshëm si shkollë politike. Paramendoni, hoxha, ua mbyll derën e xhamisë xhematit, për të mos i ikur askush nga ligjërata politike. Dhe, vetëm hoxha flet askush tjetër nuk ka të drejtë të diskutojë. Absurde dhe ekstreme.

Në Kosovë, i është hapur rruga e fundamentalizmit politik Islam dhe antivlerave tjera, pikërisht për shkak të gjendjes së rëndë socioekonomike. Një sistem i tillë nuk mund të instalohet në Kosovë. Nuk është i pranueshëm për jetën e qytetarëve tanë, edhe pse me shumicë me besim Islam. Nuk është i pranueshëm sepse në kohën në të cilën jetojmë, Islami politik është i tejkaluar.

Kosova asnjëherë nuk mund të bëhet shtet islamik. Edhe pse shumica e popullit i takon besimit Islam. Edhe si të tillë ne jemi  të evropianizuar. Sepse, Kosova dhe shqiptarët, gjithmonë,  kanë qenë dhe janë evropian. Dhe se ardhmëria e Kosovës është në Evropë.

Asnjë njeri normal në Kosovë nuk duhet të jetë kundër fesë Islame apo ndonjë feje tjetër apo kundër ndonjë njeriu i cili mendon dhe vepron individualisht dhe respekton kushtetutën e Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Të gjithë njerëzit para Zotit janë të barabartë dhe të lirë. Zoti nuk i dallon njerëzit.  Esenca është të gjithë njerëzit në Kosovë të jenë tolerantë, të kenë mirëkuptim për njëri-tjetrin dhe të jetojnë në paqe.

Rrënjët e problemit

Në Kosovë është e lehtë të shfrytëzohen njerëzit duke e ditur pozitën e tyre materiale në shoqëri. Duke e ditur se ka shumë pabarazi kushtetuese, të cilat kanë sjellë pabarazi ekonomike.. Dhe këto rrethana janë sjellë pikërisht nga disa politikanë që e kanë shfrytëzuar pushtetin për t’u pasuruar që nga paslufta e këndej. Prandaj, frymëzuesit të njerëzve për të bërë mirë apo keq janë pushtetarët tanë dhe të tjerë të cilët nuk ia donë të mirën shteti të Kosovës. Ata janë katalizatorët e kësaj shoqërie. Ata e kanë motivuar dhe frymëzuar një të ri siç është Gold Ag të dali me një këngë, të cilën nuk kam dëshirë që fëmijët e mi ta dëgjojnë dhe shikojnë. Ata i frymëzuan studentët ta dalin dhe të demonstrojnë para rektoratit… Në të vërtetë në një situatë të tillë politike dhe socio-ekonomike, njerëzit i ka detyruar të marrin rrugë të ndryshme, dhe të egra për të mbijetuar dhe për të qenë të rëndësishëm në shoqëri. Prandaj, jam i brengosur për fëmijët e mi, se në çfarë rrethi shoqëror po rriten dhe se si po rriten.

Në një vend ku nuk ka mirëqenie sociale të qytetarëve, ndërsa pushtetarët, pa dallime partiake, janë ekstremist të pasur, është mëse normale të shfaqen ekstreme të ndryshme politike dhe fetare. Sepse mirëqenia apo mos mirëqenia sociale është përcaktuese e rrugës së secilit njëri.

Dikë ka dërguar jashtë Kosovës, dike t’i ngjitet fesë si dhe të mishërohet më të deri në asht, saqë të mendoj se e vetmja është feja që e nxjerr nga kjo situatë socio-ekonomike. Këta njerëz bëhen taklidë të fesë dhe e shohin atë verbërisht. Këta njerëz pastaj manipulohen lehtë, nga të të tjerët, që në fakt kanë interesa krejtësisht tjera. Por edhe të tjerët që nuk i qasen fesë si “shpëtim”, gjejnë dhe marrin rrugë tjera, siç është rruga e krimit.

Ndërsa,  shumë të tjerë kanë hyrë në politikë apo janë bërë marionetë e politikës dhe politikanëve sepse e kanë pa të vetmen mënyrë dhe rrugë për t’u pasuruar, duke “mos qenë të vetëdijshëm” se i kanë shkelur të tjerët. Dhe tashmë po jetojmë me këto  dy ekstreme: njëra politike e tjetra fetare. Unë mendoj se të dyja janë në kundërshtim me shtetndërtimin e Kosovës. Sociologu i famshëm gjerman, Max Veber, ka thënë se ekzistojnë dy mënyra të politkbërjes: njerëz që jetojnë për politikë dhe njerëz që jetojnë nga politika. Tek ne ka qenë në funksion e dyta. Tek ne nuk ka njerëz që jetojnë për politikë që synim kryesor e kanë shtetndërtimin normal. Mosmirëqenia sociale dhe drejtësia selektive, ka sjellë pabarazi ekonomike dhe kushtetuese. në vendin tonë. Një situatë e tillë e ka sjellë Kosovën dhe popullin e saj në rrugë qorre…

18 komente në “Racizmi i Gold AG-ut dhe ekstremizmi fetar”

  1. tourkofagos says:

    …..po te gervishesh sado pak nje gyzel shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit…….

    1. REZART says:

      Turkofagos @ Po nese gervishte ndonje hut si soji yt,prapa del nje derr i madh i felliqur si je ti personalisht e si tille e han ate bile.

      1. Skypion says:

        Artikullshkruesi,flet per reperin Gold AG,si te ishte ndonje klerik musliman,apo intelektual musliman,pra si per nje figure me vetedijshmeri te larte per ate cka ben e cka thote.Ne te vertete,Gold AG eshte thjeshte nje djal i ri,nje repist,me i miri ne kete zhaner,padyshim.Sharjet,fyerjet,ofendimet,dhuna verbale,agresivitet etj, jane tipike per kete lloj zhanri.Te gjithe repistat jane te tille;te gjithe tekstet e tyre jane te tilla;e kjo ndodh kudo ne bote ku ushtrohet kjo lloj muzike.Edhe me pare,Gold AG,ka patur te tilla kenge me tekste agresive.Vecantia e kenges se fundit eshte se mllefin tipik te repistit,e shpreh si musliman.Eshte shume agresiv.Keshtu ka qene perhere.Keshtu jane te gjithe repistat.Prandaj,e shoh te tepruar t’i japesh kaq rendesi.Jo vetem kaq,por e shoh edhe shume hipokrite.Gold AG,sic thame,nuk eshte ndonje figure publike,klerik,politikan,analist,publicist,gazetar,intelektual,por thjesht nje djal i ri qe kendon rep,e megjithate edhe une them qe e ka tepruar pak.
        Por,nga ana tjeter,dhe ketu dalim tek hipokrizia uleritese,ne njohim politikane,shkrimtare,intelektuale,qe me fjalet dhe me veprat e tyre kane nxitur dhe nxitin urrejtjen nderfetare.Por,askush nuk ndjehet i bezdisur nga keto,perkundrazi.
        Maks Velo,eshte nje intelektual,nje qenef intelektual,qe fyen haptazi ,jo vetem fene islame,por te gjithe muslimanet,te gjithe muslimanet shqiptare;kete e ben ne shkrime ne shtyp,ne televizione ,e kudo e kurdo kur i jepet rasti.Por,nuk ka asnje reagim per kete;madje,madje edhe e ftojne neper studio televizive,apo ia botojne shkrimet plot urrejtje ndaj muslimaneve,pikerisht pse ka keto qendrime.
        Ben Blushi,nje politikan i niveleve te larta ne PS,ka shkruar te parin liber,ku perdhoset respekti resiprok nderfetar.Ne ate qenef liber,ky pis pisi,fyen pa teklif te gjithe muslimanet shqiptar,duke perdorur cilesimet me perbuzese dhe fyese qe mund te kete gjuha shqipe.Por,jo vetem qe nuk indinjohet kush per kete,por,pikerisht pse mban kete qendrim,i bejne levdata,dhe librin e tij pa asnje vlere letrare,na e reklamojne si kryeveper!
        Edi Rama,kryeministri i vendit,kur ishte kryebashkiak,eshte kapur nga kamerat duke shkelur pa teklif mbi qilimin, qe nje besimtar musliman, kishte shtruar per t’u falur;dhe kete e pat bere ne menyre demostrative,pikerisht per te treguar perbuzjen e tij ndaj muslimaneve dhe riteve te tyre.Por,askush,pervec besimtareve musliman,nuk eshte indinjuar nga ky gjest rrugacesh.
        A nuk e shikoni se c’hipokrizi e felliqur karakterizon gjithe shoqerine shqiptare?!
        Rreziku i vertete,real per harmonine fetare,eshte pikerisht kjo anesi fetare,kjo perbuzje,ky percmim i hapur ndaj fese islame,ndaj besimtareve muslimane,qe demostrojne shume intelektualeve shqiptare.Sepse,e kam thene edhe me pare,eshte ky shkaku kryesor qe nxit ekstremizmin.
        Kur nje besimtar musliman,perndryshe i qete,shume paqesor,qe nuk grindet me askend,veren se perbuzet,fyhet e poshterohet nga politikane dhe intelektuale,pikerisht nga ata qe do te duhej ta mbronin nga fyerjet,atehere ,nuk eshte aspak cudi qe te ekstremizohet;madje edhe po s’deshi vete,e detyrojne keta zuzare qe te ekstremizohet me pahir.
        Keshtuqe,shkaku kryesor,i gjithe asaj qe mund te quhet fryme ekstreme religjioze ne shoqerine shqiptare,nuk jane as financimet nga lobe arabe,turke,muslimane etj,nuk jane as sherbimet e fshehta te vendeve fqinje – keto ekzistojne,padyshim,si shkaqe,por jane dytesore – shkaku kryesor pra,eshte islamofobia agresive qe verehet tek nje pjese bajagi e madhe e politikes dhe intelektualeve shqiptare.
        Kenga e Gold AG,edhe pse e ka kaluar masen,ne fund te fundit,eshte nje reagim ndaj kesaj fryme denigruese islamofobe.
        Por,duhet ta sqarojme perseri,ndryshe nga politikanet dhe intelektualet islamofobe,qe jane te vetedijshem per te keqen qe bejne,Golden AG,eshte i sinqerte dhe naiv ne reagimin e tij.Per kete po ju kujtoj nje varg te kenges se tij,ku permendet Avni Rustemi(ne sensin pozitiv),e ku urohet qe te kete edhe sot nje te tille,per shkak se ka shume Esad Pasha ne qarkullim…

        1. petriti says:

          Mos thuaj ” islamofobia agresive qe verehet tek…” Shqiptaret nuk jane islamofob. Shqiptaret jane vehabofob! Ketu qendron dallimi qi ti nuk don ta kuptosh.

        2. tourkofagos says:

          Ti arap[skypion,nuk e meriton te vetquhesh i tille] je musliman dhe pastaj skipetar….!!!???
          Na paske shkruar dhe nje carcaf me pordhe me rigon,ne nje kohe kur me kete carcaf mund te te beje nja 10 pale trecerekshe per vllaznit e tu gyzel………..!
          Ti qe e mban veten per gyzel te zgjuar,a mund te na pergjigjesh se pse heroi kombetar arberesh G.Kastrioti[dhe jo skenderbeu]vrau dhe cfarosi mjaft turkoshqipfoles…..???
          Kur ti pretendon se vllaznit e tu gyzel jane ”shqipetar”!!!!perse keta magjype perkujtojne Sulltanin turk….!!!!!????http://www.kosovahaber.com/?page=1,11,2367

        3. ashtu ore says:

          Skypion, ik qiu.

    2. Kur shof keta lloj kurvash islamiker e turkoshaker
      .maskarenj me vjen per te vjell me pseudopatriotizmin e tyre ..kur pes here ne dite ju lendon hoxha me altoporlant e masakron psikisht gjithe ata shqiptaret qe sduan te dine per gjyzelat dylberat jevgjiteer te anadollit edhe arabise …sa per ket felliqesiren golden taleban verteton ate qe greket thobe qe ka turko alvanosme shumic ne shqiperi ..dje ja pash kengen ne youtube edhe kishte ky maskara 25 mije like ne youtube ..me pak fjale edhe ata qe hiqen si shqiptar pa lidhje me jevgjiterine turko-arabe ne fshehtesi jane gjysela turkoalvanoser …keta e duan shqiperine etnike por me fe islame ..qifshin rrobt e tyne ku ti ke.se sa te rroje epiri ska vend turku ketu…te qifsha sali berishen kryececenin edhe kolonet e tjere asiatik kaukazik qe esht mbush sidomos kosove maqedoni edhe jane tu ardhe edhe poshte…

  2. arjan says:

    bravo per ket shkrim se i paske ra atje ku duhet…kengen e degjova dhe ishte nje recitim i gjate i dhunshem qe te linte ndjesi t’kqija

  3. Arber says:

    Ja plotesisht dakort me kete shkrim. Dhe sa per kete kengetarin: eshte nje fukara qe do te haj no nje cop buk, feja e shqiptarit eshte toleranca dhe kjo e ka len mbrapa shqiptarin.

  4. lexuesi says:

    jo morr Lul jo! Nuk na i sheh dot zemrat ti se cfare bartin brenda ato, interesa materiale te kesaj bote, apo interesin me final dhe qe e klasifikon njeriun si me te mencurin: perballjen me Zotin e tij nje dite. Leri keto budallaleqe qe ke shkruar, por nese ke interes vertet te dish se cfare eshte kjo fe, se c`te tregon kjo fe, se c`te meson kjo fe, hape nje liber, merr nje mendim. Gold Ag e di vete, e ka ne gjoksin e tij arsyen perse e ka bere kengen, e askush nuk jka ka nxitur. Hoxhallaret kane patur kurajon qe ta thone hapur qe nuk pajtohen me fjalet e tekstit te kenges, por ju keto nuk i thoni, se u duhet me teper te ndizni zjarrin e urrejtes. Nese do ishte ndryshe, kete palo shkrim duhet ta kishe bere kunder gazetes se qelbur Ekspres ne rradhe te pare.

  5. CAIRI says:

    Gazeta Express ndjelle urrejtje mes popullates,kjo eshte me se e vertete.Ky Gold AG me teper u pergjigjet gjerave te peshtira qe japin Express & Co.Jep pergjigje hajduteve te shumte,lakadredheve per perfitime personale,urrejtjes fetare qe behet kohet e fundit,idioteve ne politike qe kane zene vendet qe nuk i meritojne duke dhene para te vjedhura nga populli e nga tenderave.

  6. LEXUESI TURKOSHAK DHE JABANXHIU BALLKANAS says:

    Kur te shkruajta heren e pare qe je nje cope islamik ,u hodhe perpjete duke mu pergjigjur qe eshte hera e pare qe komenton dhe nuk ke komentuar asnjehere me mua .Por e bukura eshte se njiheni me kilometra ,sidomos kur komentoni ,keni te njejtin arsyetim ,te njejtin mentalitet ,nje menyre shprehjeje dhe arsyetimi ,qe pasqyron nje monotoni mendimesh dhe mbi te gjitha nje konfuzion truri demode.Autori shkruan qarte dhe bukur dhe jo se me sepse duhet te me pelqeje mua ,por prek sakte plagen e hapur ne kosove qe asnje nga ju nuk ka guxim ta vere ne pah,sepse tashme ju ka vene poshte dhe nuk ngrini dot koken .Tashi nje verejtje miqesore se fundi i fundit nuk kam gje me ty sepse nuk te njoh aspak ,,,,,mos luani me zjarrin se do digjeni vete brenda tij ,kush ka dy fije tru ne koke i rri larg tendencave fetare sidomos kur kerkojne te marrin revanshin mbi ato qe jane objektivat e vertete te nje shteti .Vetem nje i cmendur mund te kerkoje te beje ato qe pellet ne video gold Ag ,koha me qofte deshmitare por keni per te perfunduar keq, dhe kjo nuk vlen vetem per ty por edhe vellezerit e tu kokeboshe te temes qe i fryjne ketij zjarri

    1. Fotinia e turkoshakut says:

      Ti thua se njihen islamiket me kilometra larg per shkak te arsyetimit, mentalitetit, shprehjes apo arsyetimit. Ne te vertete ky shkrimi lart dhe ti e keni te tepert edhe kete arsyetim. Juve iu eshte stacionuar truri tek inferioriteti qe ndjeni karshi nene europes dhe iu rren mendja se po te mos jete feja islame neper kembe, celesi i suksesit, bollekut, mireqenies do te hapet si me magji. Ne te vertete ky mentaliteti yt dhe i gjithe hordhise qe mendon si ty eshte ai i skllavit

    2. Fotinia e turkoshakut says:

      Ti thua se njihen islamiket me kilometra larg per shkak te arsyetimit, mentalitetit, shprehjes apo arsyetimit. Ne te vertete ky shkrimi lart dhe ti e keni te tepert edhe kete arsyetim. Juve iu eshte stacionuar truri tek inferioriteti qe ndjeni karshi nene europes dhe iu rren mendja se po te mos jete feja islame neper kembe, celesi i suksesit, bollekut, mireqenies do te hapet si me magji. Ne te vertete ky mentaliteti yt dhe i gjithe hordhise qe mendon si ty eshte ai i skllavit qe sapo ka dale ne liri dhe skllavopronari i dikurshem i hedh ndonje kocke per ta marre me te mire, ose ia tund kamzhikun kur e sheh “se nuk po sillet mire”. Edhe te mos jete feja islame ne keto troje, dajak do hash prape nga Europa, se kur te mungon respekti per veten dhe na u turperoke zoteria jote per bashkatdhetaret e tu musliman, Evropa vetem sa do qeshe nen hunde me perbuzje per sojin tend dhe do te te lere pas dere, ku edhe e meriton te jesh.

  7. Kur nuk di sé per cfare po flitet me mire mos komento fare ,, heshtja ne raste te tilla eshte gjeja me è mire

  8. astrit jegeni says:

    Kemi njwe fjale te urte ne kendej nga Tirana, qe thote: kur nuk ke pune luaj deren. O njerez pse ore hallet e shqiptareve te ky repisti mbeten?

  9. FANTOM-16 says:

    Produkt i politicienteve te Kosoves.
    Aty ku islamizmi eshte element qe identifikon kombin: Skenderbeu nuk mund te quhet hero i popullit, Nene Tereze, eshte nje lavire, Noli eshte Grek. Turku eshte clirimtare. I vetmi komb ne Europe me identifikim fetar jane Boshnjaket.
    Per Boshnjaket: Serbet, Malazezet dhe Kroatet, edhepse vellazen pernga gjaku, historikisht nuk kan nje histori te perbashket. Nuk jane konvertua ne musliman
    Rreziku me i madh i shqiptarizmit eshte boshnjakizimi i kombit: komb te krishtere dhe ate ne ate musliman (Arnaut).
    Pasuria me e madhe e shqiptarit eshte te jeshe shqiptare me tri fena.
    Cdo element tjeter duhet te eleminohet. Ne shekence, ne politike, ne jete.
    Jo vetem ne teori, por edhe ne prakse.
    Kete “kengetarin” me pare e kisha quajtur “RAPIST” sesa “REPIST” Sikurese po e quan “Skypion”.
    Ne te cilin shtet islamik eksiston “Liria e te folurit “freedom of speetch”. Te tille nuk ka ne bote. Nuk mund te jemi ne shqiptaret “special”.

  10. agostin says:

    Disa komentues ,mundohen te justifikojne ,ofendimet,urrejtjen,dhe inferjoritetin islam te ketij pseudorrepisti,me lloijn e kesaj muzike.Ne boten e qytetruar,jane nderprere ndeshje futbolli ,vetem per shfaqje rraciste te nje grupi bastardesh si ky pleher islamik,ndersa ne vendet islamike qe ky i adhuron aq shume, ngaqe eshte mbeturine e tyre ,jan vrar femije vetem se donin shkollim ,e jo me kete lloij rrepisti.Ai thote se jan nje shumice myslimane ,dhe kjo shumice ,ka forcen e shumices per vendosje.Harron origjinen e te pareve te tije ,dhe te figurave kristijane qe u marterizuan nga perhahapesit e fese qe ai beson.Harron te krishteret qe i dhane mundesin ketij bastardi,e atyre qe i shkojne nga pas, se pa ata ,nuk do ekzistonte as Kosova si shtet ,dhe as ky talebans ordiner.Nuk do jete e larget dita ,qe keta lloje myslimanesh s’do kene vend as ne Shqiperi e jo me ne EUROPEN KRISTIANE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje