Të flasësh sot për Enver Hoxhën, historian apo KAVIE qofsh i atij sistemi, pjesë e të cilit u bë edhe Shqipëria, shkakton padyshim një ndarje opinionesh në pro edhe kundër, por jo vetëm; zgjuan edhe me një fuqi të shumëfishuar urrejtjen që vetë Enver Hoxha krijoi midis shqiptarëve, në shumë raste edhe artificialisht, për të sunduar më mirë si dikur Cezari… ‘devide et impera’.
Sot mbi varrin e Cezarit tek Koloseu gjen për çudi lule të freskëta…
Kur e vranë Cezarin, Ciceroni tha: “Mirë ja bënë diktatorit”, por si artist që ishte, s’mundi dot të merrte pushtetin, ndërsa Mark Antoni mbajti fjalimin e famshëm në ceremoninë e varrimit: “Cezari ishte një diktator… dhe këtë e tha Bruti… sepse Bruti është burrë i mirë… etj”, dhe e mori pushtetin mbas fjalimit të tij prej politikani…
Vdiq Enveri Hoxha dhe Ramiz Alia mbajti fjalimin në ceremoninë e varrimit të tij, e mbaj përmendësh fjalë për fjalë, sepse të gjithë shqiptarët pa përjashtim pas kësaj prisnin ngjarje… disa për mirë, disa për keq, sipas botëkuptimit dhe trajtimit që u ishte bërë nga regjimi ku diktatori sundoi me dorë të hekurt…
Ramiz Alia tha: “Shqipëria as hapet e as mbyllet”… dhe nuk la as një nënkuptim tjetër në fjalimin e tij. Kam qenë e pranishme në rreshtimet e detyrueshme që na bënin atëherë universitetet, ishte një ditë me shi dhe policët na detyronin të mbyllnim çadrat…
Sot mbi varrin e Enver Hoxhës gjen padyshim lule të freskëta, por jo vetëm; gjen edhe përdhosje të rrasës së varrit të tij dhe kjo është një dëshmi që tregon se është ende shumë herët të flasësh e të diskutosh për figurën e tij, pasi ata që “e kujtojnë” janë gjallë dhe reagues…
Lexova të gjitha komentet e shqiptarëve në artikullin e shkruar nga Prof. Pëllumb Xhufi dhe më impresionoi vetëm një emër TEUTA.
Ajo pretendon se shkrimi i Prof.Xhufit është shkencor dhe përballë fakteve shkencore njerëzit duhet të heshtin…
Ndërsa për vrasjen e Cezarit ka mijëra punime të mirëfillta shkencore, prej tyre kam ndjekur personalisht në TV, me të vërtetë shkencore, që të lenë mes dyshimesh prapëseprapë, në rastin e Enver Hoxhës nuk ka studime shkencore, përveçse qëmtime nëpër arkiva, pra disa përpjekje modeste duke na venë përpara një grumbull faktesh, por jo prova shkencore..
Megjithatë ‘provat’ janë të gjalla, si kavie eksperimentale të atij regjimi, qoftë si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, qoftë të ndarë veç e veç.
Që të thuash se Enver Hoxha ishte një figurë komplekse, realisht nuk ke thënë ndonjë zbulim, pasi vetë natyra njerëzore është e tillë, që do të thotë se për këdo qëndron supozimi, se është një figurë komplekse.
Një sundimtar që mbajti një popull të tërë të rrethuar me tela me gjemba, në një izolim total, nuk të lë mendosh pozitivisht për të si një politikan që e deshi popullin e tij, pasi dashuria me posedimin nuk shkojnë bashkë, përkundrazi DASHURIA DHE LIRIA janë që plotësojnë njëra- tjetrën.
Nëse e do një njeri, atëherë duhet t’i japësh lirinë që i takon, por nëse e mban të lidhur pas vetes si ROBINSONI premten, atëherë kjo nuk është dashuri.
Enveri Hoxha kishte 3 milion premte… që i detyronte të visheshin njësoj, të silleshin njësoj, të qetheshin njësoj e të shpreheshin njësoj, ndërsa të mendonin njësoj nuk e arriti dot, përderisa i mbushi burgjet e sigurisë së lartë me njerëz që mendonin ndryshe…
Vuri trurin nën kontrollin e masave… një absurditet marksist!!!
Nëqoftëse do fillojmë të numërojmë: shkollat, fabrikat ‘me oxhaqet në re’, uzinat e hidrocentralet, këto janë punë të bëra faktikisht me djersën e punën e shqiptarëve, të cilët ushqeheshin si dikur SKLLEVËRIT që ndërtuan KULLËN E KEOPSIT vetëm me hudhra e qepë…
Nëse do të sillet si fakt ruajtja e SOVRANITETIT të vendit, unë e pranoj, por këtë gjë një vijë e hollë e ndan nga përpjekja për të mbajtur pushtetin personal…
Gjithsesi diskutimi mbi figurën e tij është shumë i parakohshëm përderisa viktimat e shumtë janë ende të rinj në moshë dhe memorien e kanë të freskët fare e mbi të gjitha, punimet me të vërtetë shkencore mungojnë…
Ku i dihet, mbase pas 200 vjetësh mbi varrin e tij do të ketë lule të freskëta, ku i dihet mund të ketë edhe përdhosje, sepse ne nuk jemi romakë, ne jemi shqiptarë.
si cdo person me pushtet edhe enveri nuk mund t’ju largonte ” ligjeve te natyres njerzore ” . Po eshte e vertet qe Djersa e Popullit i beri ato vepra te medha te cilat edhe sot po ushqejne shtetin dhe barkderrat e parlamentit por ata njerez u MBROJTEN DHE U PUNESUAN NGA SHTETI I ENVERIT . Jemi te njejtet shqiptar apo jo ? pse ateher ne kto 23 vjet nuk eshte ndertu asnje VEPER E MADHE si ne kohen e xhaxhit edhe pse sot kushtet jan shume me te mira dhe nuk po hame me buke me qepe por mish , peshk , makarona etj ejt ???????? ta them un …sepse NUK KA SHTET !
ENVERI KA 1000 TE KQIJA POR NE KRAHASIM ME SHPELLARET DHE GREKOQIRAT QE NA KAN QEVERIS KTO 23 VJET ESHTE ***** LULE PRANVERE ***** !!!!
Edhe ti si Ramiz Ali e bere, njesoj, me ate frazen qe ke then me siper ”as hapet has mbyllet” ose ” as e kape as e leshove”
Enver hoxha ka qene dhe ngelet figura me e ndritur e kombit shqiptar,nje gjeneral i permasave nderkombetare,cliroje vendin nga te huajt,krijoje dhe modernizoje ushtrine jo me kursin e plepave por me universitetet me te mira te Moskes, beri nje fortifikim te pakapercyeshem,krijoje flloten ajrore ushtarake me te madhe ne ballkan, Enver Hoxha nuk vinte nga Tropoja por nga sallonet e parisit,kush eshte kunder Enver Hoxhes eshte antikombetar, me E.Hoxhen nuk kane lindur ende ata burra qe mund te krahasohen me te,E.Hoxhen edhe kundershtaret nderkombetar e respektonin per mendimet e tij te pavarura, E.Hoxha krijoje shtet dhe jo shtet per borgjezine por shtet per popullin,ai nuk vriste njerz ne bulevard,ai qe solli lirine e ketij vendi nuk mund te kritikohet,ku edhe udheheqesit e PD, duke pare nje burr shteti qe transformoje rrenjes shqiperine,vrapuan me vrape te beheshin antare te partise se tij, burra te till nuk vijne shpesh ne jete.Ndryshimin e sistemit ai e parashikoje me kohe dhe dha dhe udhezimet se si duhej vepruar,pavaresisht qe R.Alia e la shqiperine vendin e fundit ne kthimin e sistemit.
Natyrisht mund te jete e parakoheshme, por opinionet e mia bazohen mbi realitetet e sotme, si njeri i lir une beje krahasimet per gjerat qe jane te prekshme nga shumica e popullesise dhe po tu referohesh dokumentave te asaj kohe shikon se Gjnerali Hoxha organizoje dhe fitoje LNCL,kur pakica sundonte shumicen e duke e kthyer kete raport mbas luftes ku shumica sundonte pakicen ,nuk shiti terirore te shqiperise por u doli per zote me cdo kusht,nuk shkaterroi teritorin nga ndedrtimet ,ngriti prestigjin e vendit ,nuk mund te beje korrupsion me detyren shteterore apo pronat publike ,zhvilloje arsimin,shendetesine ,me nje shendetesi falas,me shkolle falas,me pune te garantuaar,shkollat nuk kishin nevoje per xhandar sepse nuk kishte burr qe ti prekte,vajzat e grat ishin te paprekshme,prostitucioni nuk imagjinohej,cdo shqiptar ishte i punesuar dhe te gjithe shqiptaret ,te pakten ne qytete e merrnin shtepine nga shteti,qeraja e nje shtepie ishte simbolike,faturat e energjise ishin apsolutisht te paperfillshme, zhvilloje vendin duke e marr nga zeroja,me nje popullesi injorante dhe rurale, fuste ne burg ata qe benin faje ne perputhje me ligjet,por ama fajtori e krimineli nuk ikenin ne drejtim te paditur,u pushua fenomeni i gjakmarrjes ,vajzat e grate nuk mund te felliqnin rruget e europes me prostitucion,me mire te denosh ata qe e meritojne se sa nje popull te tere dhe ketu kam parasysh shumicen,sejcili mund ti gjykoje si te doje por une jam nje njeri lire dhe kam mendimin tim,Gjeneral Hoxha ne bilancin e te mirave dhe gabimeve do te vije nje dite jo shume larg qe do te vleresohet, ai eshte pjese e historise se shqiperise.
ja vlen me than qe mori 1 vend me 1 popullsi 800 mije banore dhe e la me 3,700,000 . Edhe Skenderbeu ka vra shume njerez qe ishin kundra tij por nuk quhet kriminel por hero ,,,te njejten gje ka bere dhe Enveri .
Per mu mbas , KASTRIOTIT TE LAVDISHEM DHE NENE TEREZES VJEN GJENERALI HOXHA !!!
dhe eshte e kote qe e fajesojne per ” Krime makabre apo diktature te tmerrshme ” . C’eshte e verteta ne Shqiperine komuniste jan vrare shume shume shume shume me pak njerez sesa ne shqiperine e demoKARcise se 23 vjetve .
DIKTATOR I TMERRSHMEN ISHTE CAUSHESKU , ISHTE STALINI JO ENVERI .
Jo me kot edhe kthimi i regjimit u bo pa gjakderdhje te ne ndryshe nga vendet e tjera te komunizmit .
Eshte me te vertet e cuditshme sesi ata Shqiptar qe ( nuk kontrolloheshin ne doganat gjermane , FAKT DHE TE VERTETA MARRE NGA XHAXHAI IM QE KA QENE KAPITEN ANIJE NE SHEN GJIN ) , qe respektonin ligjin , kishin harruar c’eshte gjakmarrja apo hakmarrja , nuk njihnin prostitucion sot kan humbur gjithe ato vlera . Nuk me besohet qe jemi kthy si shembuj per kriminel ,shitsa droga , etj etj .
Pelasgian, nuk ke vuajtur nga Enveri, nuk e njeh mire se cfare perbindeshi ishte.
O kungulli ne bulevard?
Nga komentet e tua kam mare vesh se ke qene ne burg.Nga komentet e tua
perseri kam kuptuar se perpara se ti te futeshe ne burg,ke qene nje kungull,por dhe kur dole nga burgu ti ngele nje kungull i madh.Me lloin
e kungullit si ti kane te drejte shqiptaret qe thone te burgosurit jane
gomare dhe kunguj qe nuk ja vlen te miresh me ta???
Me shume kurajo civile sa profesionale, zonja Magdalena Ramohite,(qw me mbiemrin me imponon tiu respektoj), merni per te vleresuar figuren e Enver Hoxhes dhe mos u rrezervo, si e shoh ne formulimin tuaj qw fjalen DIKTATOR, nuk do te doja ta perdornit..
Historianet e vertete do te dine ta bejne ate vleresim qw Ai (ENVERI)i ka lene vetes sa ishte gjale)C’duhesh bere per kete vend dhe kete popull Ai e beri me shoket e tij, qw shenuan nje nga faqet me te lavdishme te Historise shqiptare,me luften sa rindertimin dhe ndertimin pas clirimit, pas Gj.GJ SKENDERBE dhe Plakut ISMAIL QEMALI.
Ndoshta eshte koha qw te meret kurajua te hapet nje diskutim masiv brenda e jashte vendit,pwr t’u mbyllur gojen dashakeqesve shqiptare, qw pwrmes TIJ, te krijojme UNITETIN mes SHQIPTAREVE qw na eshte tronditur. Kosava eshte me TE e na jep SHPRESE.
DASHAMIRESI D.
Artikulli eshte aq i dobet sa jo vetem nuk thote asgje, por edhe gjuha e perdorur dhe frazat jane aq te ceketa e te thata sa nuk vlen te lexohet.
Te parashtrosh argumenta kunder artkullit shkencor te z.Xhufi me nje analize te tille diletante eshte turp qe ke mare kete mundim.
Meso njehere te parashtrosh ne menyre llogjike opinonin tend e lexo me shume se ceshte historia, pastaj guxo e shkruaj ndonje opinion.
Dukesh e madhe ne moshe qe te kesh studjuar ne universitetin Kristal se atje dalin kuadro te kesaj cilesie.
Oroj ta mirekuptosh opinionin tim.
Me zi i pres artikujt e kesaj gazetare. Me artikujt e saj kam nje raport personal urrejtjeje dhe dashurie sepse me duket se keshtu jane edhe shkrimet e saj.
artikull pafundesisht i dobet.
Im ate ka qene jezu krishti dora vete…
Pasi ju dogj shtepia ne 1940 ne L2B DOLEN NE RRUGE dhe morren arratine ne tirane-durres si “homeless”
Nuk hezitoi te merrte pjese ne formacjonet partizane qe ne moshen 18 vjecare ne 1943.
Mbarimi i luftes e gjeti ne Vishegrad i plagosur dhe me tifon e morrit pothuajse i vdekur.Shoket e pershendeten gjysem te vdekur dhe u kthyen duke e lene ne nje shtepi vetem me nje plake shume te vjeter boshnjake.
Kur u kthyen shoket ne shqiperi dhane lajmin se ndoshta “JEZUSI” duhej te kishte vdekur..
Pas nje viti im ate permirsohet dhe mbas shume mundimesh kthehet ne shtepi ku “tmerron” njerzit e aferm se e dinin te vdekur.
Ne 1946 shkon ne tirane per ndonje pune dhe te takoje shoket..ketu filloi tragjedia.
Lubonjat,Ngjelat,Ramohitot (ndoshta),Dumet kishin ndryshuar karakter nga karrikja dhe filluan te cuditeshin si ishte gjalle…dhe pak u interesuan per ndonje mbeshtetje (nuk linte laro te hante balo)
Largohet teper i pezmatuar duke i thene Ramohiteve(per shembull) qe do ju zeri haku i Jezusit dhe i zuri..
Fabula nr 1:
Im ate e nderuara Magda pelqente nje thenie e MC-Dunit qe sa me shume te ngjitesh ne peme aq me shume vritesh kur bie..
Fabula nr 2:
Nuk ka asnje faj enver hoxha qe ujqerit gjenerale donin te hanin TE GJALLE Petrit Dumen dhe Hito Cakon
Fabula nr :3
Nuk ka asnje faj enver hoxha qe LUANET gjenerale DONIN TE HANIN te gjalle Beqir ballukun
Fabula nr :4
Nuk ka asnje faj enver hoxha qe kadri hazbiu donte te hante te gjalle mehmetin
e keshtu me rradhe deri te ramizi qe i hengri te gjithe…
Fabula e fundit:
Ne fakultet ne 1974-1975 kisha shoke dy djem gjeneralesh qe u perzune nga universiteti dhe ka qene ditet e mia me te errta.
Ndoshta i zu mallkimi i Jezusit tim baballaret e tyre..Ne peme duhet te ngjitesh deri atje sa kur te mos vritesh kur bie ..
Nuk ishte faji i Enverit qe yt ate (me gjithe respektin qe ka opinioni) veshi kostumin e gladiatorit..Nuk ngaterrohen perandoret me gladiatoret kur dihet qe njerzimi akoma eshte ne kohen primitive pamvaresisht celulareve dhe internetit..thjesht vazhdon ligji i xhungles ku qofte individi apo shteti duhet te mbijetoje sipas ligjeve te egzistences dhe seleksionimit..viktima duhet te respektoje me te fuqishmin..qofte dhe armik se eshte virtyt …ke te drejte
17 GERMA!
E paske personale???
Koment shume i dobet….
Helenet kur njohen TRAGJIKEN njohen lumturine…Ji i lumtur…respekto ARMIKUN…
Gjeneralet nuk hengren “te gjalle” njeri-tjetrin…ishte paranoja e DIKTATORIT DH UDB qe i “sherbeu” per ta katandisur ne nje kufome…
P.S. Hy ne peme se po re..nuk vritesh…
Ne ke qene BURRE prape do te te thone GJENERALI…
Ne ke qene MBRET prape do te te thone MBRETI..
Prandaj mo su tremb nga lartesite…
RESPEKT TE THELLE PER TET ATE…kjo eshte jeta. Po une edhe ti duhet ta bejme Shqiperine nje vend me te mire per te gjithe..
Ciao
17 germa!!! hah hah ha
Duket qe je fare pa pervoje jete…te pelqen xhungla???-kujdes!!! se shpejti do te biesh pre e NATYRES SE EGER!!! ha hah
OHjergj!
Artikulli nuk eshte pune shkencore historie. As thjesht histori.
Eshte nje opinion i thjeshte
Nuk di cfare te them per comenntet.Une nuk shoh gje tjeter vec injorances
Shqiperia pas luftes me nje popullsi prej 800.000 vetesh (jam dakord me parashkruesin” Pellasgjian”Enveri e la me 3.700000.Fati qe cdo qytetar i Shqiperise mund te vizitoje cdo vend te botes,kujtoj me shume mbresa ne Gjrmani ne qytetin TRIER aty ruhet dhe mirembahet shtepia e Karl Marksit.Shkojme me tej ,ruhen dhe jane kthyer ne muze edhe vendet ku jane shfarosur mijera njeres jo vetem cifute,e gjermane etje.etje dhe pse,…..sepse keta jane vende me kulture te pa krahasueshme ,per te mos fshire me hile te kaluaren historike,por me kurajo dhe ndershmeri ata i mesojne te verteten e hidhur te tyre ,ne menyre qe historia kurre te mos perseritet.Cfare ndodhi ne vendin tone,menjehere erdhi pluralizmi politik,pra demokracia,……….e kam thene dhe here tjeter qe historine do ta bejne historianet dhe studiuesit ,por katrahura ishte se filozofia udheheqese filloi me slloganin kujt do tia lini keto ….serra,punishte,fabrika,uzina,hekurudha miniera e plot e plot pasuri kombetare qe ishte nje akumulim 50 vjecar i djerses se ketij populli,jo shume i brezit tim por i prinderve tane te jashtezakonshem,e them kete me shume mirenjohje e dashuri qe punuan dhe vuajten aq shume,dhe menjehere keta strateget e rinj pseudo demokratike ,menduan se duke skaterruar dhe djegur deri arkivat si ajo e Gjirokastres qe aty ishin te ruajtur qysh ne kohen e Turkut,pra Enver Hoxha nuk i dogji per te vjedhur e plackitur ashtu sic bene keta horra e kriminele,sepse cdo gje do te na vinte nga ceku i bardhe…….
Pra edhe Muzeu Kombetar asnje cope leter ,faksimile apo cfare do qofte duhet ta ruaje dhe jo ta heqe dhe ta zduke nga historia ,qe brezat e ardheshem te mesojne te vertetn se cfare eshte bere ne kete vend per mire dhe per keq.Edhe Sali Berisha duhet te futet ne histori(muzeun historik kombetar )qe te behet sa me reale krahasimi se cfare beri njeri dhe cfare beri tjetri,por barbari Sali perfitoi nga kalimet historike dhe ishte njeriu me me fat duke ardhur ne krye te ketij vendi pa ashnje lloj merite ,pra me kollajllekun me te madh ky realizoi shkaterrimin me barbar gjate gjithe historise se kombit Shqiptar.Do te gjej perkrahje nga cdo shqiptar ,kujtoj ketu se vetem dhe vetm nje gje do te evidentoj eshte ajo plage dritherime,tragjedie kombetare qe Enver Hoxha hoqi nje here e pergjithmone “Gjakmarrjen”
Jo, Sali Berisha ,ajo goja jote duhet mbyllur pergjithmone qe ne vitet e para te demokracise na trumbetoje me te madhe kanunin e LEKE DUKAGJINIT,dhe sot plaga kombetare ,femije 12 vjec jane te detyruar te ngujohen ……..oh Migjeni i madh ku je………Falemnderit gazetes,falemnderit Zonjes Ramohito qe prek kete plage te shoqerise sone kombetare midis te vertetes dhe genjeshtres,drites dhe hijes.
E ke personale?????
Gjergji edhe te besh komente duhet thellesi mendimi, keshtu qe ti je nje kastravec
Kastravec je ti mor Kosol qe i rrini roje kesaj Ramohitos mos t’ja shaje kush shkarravinat.
Kjo ka probleme me trenin e mendimeve; e humb shpesh ate. Tjeter gje niset te thote ne fillim te fjalive dhe tjeter kund perfundon ne fund te tyre. Ramohito eshte, per mendimin tim, egzemplare per shkrime te dobeta qe prodhon. Shpeshhere as qe e marr mundimin ta lexoj; kesaj here me interesonte te dija se c’mendim ka ne lidhje me Hoxhen por u dorezova aty nga 1/3a e shkrimit. Thjeshte nuk lexohet se te ben me dhimbje koke!
Ha hah ha hah Elinor!
Uh! Sa kom qesh. E bone si ai qi ishte ly me benzine dhe ofshante: OF, ç’fare eret!!! Gjithe qyteti qelbet ere benzine!
Harronte i shkreti se mbante vete ere…
Elinor je çun naiv, larg prej baxhellave te rrahura ne vaj e uthull….ke punuar ke Ministria e Punes….ato jane te rrezikshme, kane djallin ne bark.
Ti duhet te jesh kjo Magda e artikullit se as ty s’po te marr vesh ku don me dale; “te vjen era benzine….baxhellat e rrahura me uthull…..ke punuar te ministria e punes”….kot krejt!!
Bo bo sa i obsesuar je mor bir. Hala s’ke shku ke psikiatri ti? Shko bir shko se je me ankthe dhe paranoja…je i fiksuar pas njerezish qe as i njef e as te njofin. Zot na ruaj ose te ruajt ty!!!
Elinor,
Duhet te jap te drejte.
Ramohito mundohet por per fat te keq nuk ka fare brume! Ka gjetur Meron qe ja boton shkrimet dhe stimulahet akoma me shume qe te nxjerr ne pah kete pazotesi te sajen. Nje shembull jokoherence ne shkrimin e saj:
“Ramiz Alia tha:…… Kam qene e parnishme ne rreshtimet ..etj dhe policet na detyronin te mbyllnim çadrat”
Zot i madh cfare lidhje ka kjo me fillin e medimit qe don te perçoje Ramohito. A ma sqaron dikush????
Ky eshte vetem nje shembull. Nuk po jap me shume….
Endrusha!
Je i obsesuar, por Magda nuk eshte me e mira peshkatare, kush e tha kete???
Detyra e saj eshte te hedh grepin…dhe nese nuk ze peshq kjo nuk eshte paaftesia e saj apo jo???
Endriusha!- Mungojne peshqit!!!
Tung