Ndonëse fjala trazirë nuk ekziston në turqisht, ajo është ndoshta përshkrimi më i mirë për gjendjen e politikës në Turqi këto kohë. Por ne kemi fjalë të tjera, shumë prej të cilave, që do të thonë “tension”, “mashkullorësi” dhe “polarizim” e dobësojnë pa masë shtetin turk.
Turqia është një vend likuid, një rrugë ujore për konflikte dhe kontradikta. Humori ndryshon çdo javë, ndonjëherë çdo ditë. Deri kohët e fundit, vendi shihej si një kombinim i suksesshëm i Islamit dhe demokracisë perëndimore, një ndërmjetës në Lindjen e Mesme. Kjo pamje po fashitet me shpejtësi, dhe “lumi” Turqi po rrjedh më shpejt se kurrë.
Me zgjedhjet lokale, presidenciale dhe të përgjithshme që po afrohen, ky është një vit polemikash të zhurmshme dhe shqetësimesh të heshtur. Qytetarët vizitojnë faqet e internetit me dhjetëra herë në ditë, për të parë se ç’gjë tjetër ka ndodhur. Gjatë një votimi që i dha qeverisë kontroll më të madh mbi gjyqësorin, deputetët shkëmbyen goditje dhe fyerje. Një hundë e përgjakur ishte testamenti i një demokracie të mavijosur.
Asgjë nuk e pasqyron më mirë shtrëngatën, se sa përhapja e teorive të komplotit gjatë ditëve të fundit.
Kryeministri Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar në mënyrë të përsëritur të huajt, se ishin ata prapa protestave në Parkun Gezi verën e vitit që kaloi, protesta që patën si pasojë 6 të vdekur dhe 800 të plagosur. Zyrtarë të ndryshëm qeveritarë lanë të kuptohet se forca të errëta po veprojnë në prapaskenë, duke përfshirë diasporën hebreje, CIA-n, BBC-në, CNN-in dhe lobin e normave të interesit, një term ky që përdoret për të përshkruar një grupazh bankash vendase dhe të huaja, që zyrtarët besojnë se duan të dëmtojnë Turqinë për të cuar përpara interesat e tyre. Një gazetar turk i BBC-së u akuzua haptaz se ishte spiun i jashtëm. Protestuesit në sheshin Taksim u quajtën terroristë.
U tha se kompania ajrore gjermane, “Lufthansa” po përpiqej të dëmtonte ndërtimin e një aeroporti të ri shumë të rëndësishëm për Stambollin.
Nëpër rrjetet socialë, nuk kanë të pushuar zërat për një “shtet të thellë brenda shtetit të thellë”. Gradualisht, Turqia po shndërrohet në një shtet të mbërthyer nga paranoja.
Askush nuk beson më asgjë. Ka një dyshim në rritje të publikut se lajmet janë të filtruar, në mos të manipuluar. Regjistrime të nxjerrë kohët e fundit zbuluan se sondazhet e botuar në një prej gazetave të mëdha janë manipuluar për të kënaqur qeverinë. Gazetarët kanë marshuar për të protestuar kundër shtypjes së lirisë së shprehjes.
Në një vend ku liria e shprehjes është ndrydhur dhe diversiteti i medias është rrudhur, mediat sociale janë e vetmja platformë alternative e komunikimit, informimit dhe dizinformimit. Një ligj i ri për Internetin i miratuar nga Parlamenti e rrezikon edhe më shumë lirinë e mendimit, ndonëse presidenti Abdullah Gyl, që tha se do ta miratojë, ka pranuar se disa pjesë të tij janë problematike.
Nëse protestat në parkun Gezi shkaktuan shpërthimin e teorive të komplotit, hetimet e fundit për korrupsion i ndezin edhe më tej flakët. Zyrtarë të qeverisë flasin vazhdimisht për komplote të jashtëm. Turqia ka ecur shumë mirë, thonë ata, dhe tani aktorë të fshehtë duan të pengojnë rritjen e mëtejshme. Janë akuza që gjejnë jehonë edhe tek një pjesë e shoqërisë.
Përse kemi kaq nevojë të shpikim teori komploti?
Një pjesë e përgjigjes qëndron në faktin që Turqia nuk është ende një demokraci e pjekur dhe politika e saj është maskiliste, agresive dhe e polarizuar. Polarizimi i Turqisë prek çdo shtresë të jetës sociale, kulturore dhe ekonomike. Kur ndarja e pushteteve dhe diversiteti i medias vihen të gjitha në rrezik, ata që janë në pushtet bëhen edhe më të pushtetshëm.
Dhe një pjesë e përgjigjes qëndron në frikërat e vjetra, që kanë të bëjnë me mënyrën si ne jemi rritur. Më kujtohet teksti i një prej këngëve të fëmijërisë sime: “Një, dy, tre… rrofshin turqit… katër, pesë, gjashtë, Polonia u fundos… shtatë, tetë, nëntë, rusët janë tradhtarë…”
Fëmijët e këndonin këtë këngë me gaz e hare nëpër rrugë, duke thirrur se italianët janë mashtrues, gjermanët janë derra. Ne jemi rritur duke besuar që Turqia ishte e rrethuar nga tri anë prej ujit dhe nga katër anë prej armiqve. Grekët synonin të ripushtonin Stambollin dhe ta shndërronin sërish në Kostandinopojë. Arabëve nuk u besohej. Rusët bënin plane të pushtonin Bosforin. Të gjithë donin një copë nga Anadolli, toka jonë, dhe i vetmi mik i një turku, ishte një tjetër turk.
Në të kaluarën, një ndër pikat e forta të partisë së Erdoganit, “Ligj dhe Zhvillim”, ishte një politikë e jashtme “zero probleme me fqinjët”. Ajo politikë nuk ka vazhduar.
Kjo qeveri, të cilën intelektualët liberalë e mbështetën dikur me shpresën se do të çonte Turqinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, do te kufizonte rolin e ushtrisë dhe zbatonte reforma demokratike, këto kohë është duke ringjallur një retorikë të shumëpërdorur.
Kur flet, Erdogan i drejtohet subkoshiencës së kombit. Ai u flet frikërave tona të qëmotshme dhe ksenofobisë. Dhe pa e kuptuar, ne, miliona prej nesh, bëhemi sërish fëmijë, që presin në oborrin e shkollës për drejtorin, babanë, për të na treguar se sa me hile na e ka çdo i huaj dhe sa të bashkuar duhet të jemi kundër botës.
Por, në të njëjtën kohë, ky mentalitet i vjetër nuk josh më. Kohët kanë ndryshuar. Të rinjtë janë shumë më të hapur ndaj botës se sa brezi i mëparshëm, dhe populli është shumë përpara politikanëve të tij.
Sado të joshur të jemi prej teorive të komplotit, edhe turqve tashmë u kanë ardhur në majë të hundës.
*Elif Shafak është autor i nëntë romaneve, përfshirë “Bastardi i Stambollit” dhe “Dyzet rregullat e dashurisë”
Marrë nga “International New York Times”
Përgatiti: E.Gjini – Bota.al
O Mero,hiqe nga vitrina ate Agim Docin se nuk mund te hapim dot gazeten prej tij!
Pse mo Gezim nuk te pelqen Doci i Docave(e ka thene dhe vete),qe na hiqet tani si filozof…Sa per turqine per mendimin tim mire eshte te behet me keq se Iraku..E keqja me e madhe e europes eshte turqia dhe po te mos ekzistonte ajo ballkani do te kishte nam tjeter ne europe.
Cdo regjim me diktatorucet e tij, te njejtat gjera perserit.
Fuqi te huaja, te errta – qe ndersejne popullin, banditet, kunder te parit te vendit, puce te brendshme me ndihme nga jashte.
Sali, Janukovic, Erdogan … historia perseritet kudo
Shume realiste..
CFARE THOSHTE SALA NE ’97? DO I DEGJOJME PRAPE KETO FJALE TE PERSERITEN PREJ TIJ?
Turqia aktualisht ka pasur nje ngritje ne ekonomi ,kjo
ka bere qe te kete me shume armiq ,Aeroporti ngjalli nje konkurence
te madhe per gjermanet ,
thuhet cifut o katranjos jo hebreje … pra ne shqip eshte diaspora cifute dikush i quan hud,ebrei,jude,etje. meso shqip dhe mos perkthe gazeta italiane
Deliri i madheshtise qe shoqeron Erdoganin,po jep pasojat si ne cdo vend jo demokratik.Paranoja e armiqve te brendshem dhe te jashtem ,jane shenjat e frikes qe i shoqeron diktatoret gjer ne vdekje.
Nje derre-rrites ose fermer po u jepte ushqim dy derrave, sa iku i thot njeri derr tjetrit, ore e ke marr vesh se ky pronari yne po na jap per te ngren mire qe mbas 6 muajshe te na çoj ne thertore, ja kthen tjetri edhe ti beson ne keto teori komploti. Per tu kthyer tek tema e ketij intelektuali antiturk, se nuk behet fjal per teori komploti por per te verteta. Gjithçka eshte e mire kopsitur. Turqia eshte akoma nje vend i fuqishem ekonomikisht dhe qe seshte i futur ne borxhe, nese do te ket rremuja si ne ukraine apo si ne vendet arabe fillon ekonomia merr tatepjeten dhe deri sa te stabilizohet me nje qeveri tjeter kukull (nga perndimi) dhjami turk eshte konsumuar dhe do fillojne te kerkojne miliarda borxhe. Hop vjen “zjarrfiksja” e Bankes Qendrore Europiane per te shuar etjen…Ky “pateriot” turk nuk e ka marr vesh se ku ndodhen te gjitha vendet e lindjes dhe ato te perndimit si spanja, italia, portugalia, islanda falimentoi ne 2008. Papunesia ka arritur ne 30 – 40 %, çdo dite shume firma falimentojne, ja edhe pak dhe revolta do ket gjithandej si ne greqi.
valter
është e vërtetë rritjea ekonomike e turqisë aq sa është e vërtetë dhe rritja e autoritaritetit të erdoganit!!gjë që sjell për pasojë korrupsionin,teoritë e komploteve diktaturën dhe përfundon me një gjëndje libie o sirie!!
rritja e brishtë ekonomike e turqisë po nuk u shoqërua dhe me zhvillimet në anën shoqërore,e këthen atë vënd në një diktaturë!!kjo u duk në shtypjen e protestave të vitit të kaluar!u duk në bllokomin e hetimeve kundër korrupsionit!mbështetia që i japim “ne” si komentues online është thejshtë një ndjenjë infeiroriteti!ndjenja që të kemi një njeri/vëlla “që mendon si ne”të fortë!!
erdogani po i kalon caqet e qeverisë demokratike!!ai është një megalloman populist me prirje të theksuara islamiste!!ndërhyrjet e tij në politikën ballkanike,shkipëri,kosovë dhe bosnje janë një tregues tmerrësisht negativ!!për ne në vaçanti por dhe për prespektivën e turqisë!!ky njeri e harxhoi kohën e tij politike!!sido që të jetë ai duhet të largohet!!thjeshtë për bllokuar sëmundjen që po përhap!!
“””””Kryeministri Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar në mënyrë të përsëritur të huajt, se ishin ata prapa protestave në Parkun Gezi verën e vitit që kaloi, protesta që patën si pasojë 6 të vdekur dhe 800 të plagosur. Zyrtarë të ndryshëm qeveritarë lanë të kuptohet se forca të errëta po veprojnë në prapaskenë, duke përfshirë diasporën hebreje, CIA-n, BBC-në, CNN-in dhe lobin e normave të interesit, një term ky që përdoret për të përshkruar një grupazh bankash vendase dhe të huaja, që zyrtarët besojnë se duan të dëmtojnë Turqinë për të cuar përpara interesat e tyre. Një gazetar turk i BBC-së u akuzua haptaz se ishte spiun i jashtëm. Protestuesit në sheshin Taksim u quajtën terroristë.
U tha se kompania ajrore gjermane, “Lufthansa” po përpiqej të dëmtonte ndërtimin e një aeroporti të ri shumë të rëndësishëm për Stambollin.”””””””
E shkepura vetem kete nga shkrimi mjaftone kjo per ta kuptuar gjithe luften qe ben evropa amerika dhe izraeli per ta destabilizuar turqin.
Gjithe lufta behet me qellim per tja ndale turin ekonomis turke e cile po ekspandon sidomos ne lindjen e mesme duke ber te falimentojne qindra mijra kompani ne evrope dhe amerike pasi kompanit turke dita dites po pushtojne tregjet multi miliardshe arabe dhe kjo po ka impakte direkte ne zhvillimin e turqis pasi kompanit turke po fuqizohen dhe duke u fuqizuar po rrisin edhe fuqin investuse ne turqi dhe kjo po ben qe turqia te zhvillohet vrulleshem.
Ekonomin turke dikure e dominonte nje elite e stambollit e lidhure kryesishte me tregun evropiane ndersa keto 15 vitete e fundit fale politikes se Erdoganit kjo ka ndryshuar ne turqi jane krijuar qindra elita tjera te kapitalistve dhe miljarderve te ri fale tregute te shteteve arabe qe kan pushtuar kompanit nga turqia dhe kjo ka ber qe ekonomia turke te mos varete nga teket e evropes dhe te pres kur do ja hedhe evropa nje kaleqe per ta lepir.
Turqia fale tregut arabe keto 15 vite ka krijuar mbi 100 miliarder te rinje turqe dhe mbi 500.000 milioner te ri te cilet tashe ket pasuri maramendese po investojn ne turqi dhe prandaje turiqi esht ketu ku eshte.
“kosovar”
të më falësh që po të ndërhy në ëndrrat a në delirin tënd me miliarderë!!e fillove me miliardat e pacollit dhe po e vazhdon me ato të turqve!mor shpirt a ka frena kjo përçartja tënde o e lëshon pa duar në të tatëpjetë??
mos ma merr për ters këtë ndërhyrje,qëllimi tim nuk është aspak që të të ofendojë delirin/budallallëkun tënd!
me shumë rrespekt anticensurë!!