Neurolog, neuro-onkolog
Kisha shume kohe qe doja te shkruaja per kete teme, por pasi lexova me vemendje reflektimet e kolegut dhe mikut tim Dr. Arben Runa, si dhe komentet e lexuesve, nuk mund te mos “ngacmohesha” per te dhene edhe mendimet e nje specialisti ne kete fushe sa te rendesishme, aq edhe te prekshme emocionalisht.
Ne keto muaj, madje vitet e fundit, media e shkruar ne menyre intermitente, i ben echo nje ilaci te ri, qe pretendohet se trajton kancerin.
Nuk e di se si nje teme kaq “e nxehte” sa gjetja e nje kure per te afërmit e pacienteve tane, qe vuajne nga kanceri, te trumbetohet pa patur asnje reference shkencore (te mbeshtetur te pakten ne nje nga studimet e publikuara) apo nje opinion te mjekeve specialiste onkologe.
E vetmja reference eshte ajo e personave, te cilet e tregtojne duke theksuar me shume faktin se ka njerez qe vijne nga Italia per ta marre…
Kaq ka mjaftuar qe, ashtu sic thote edhe Dr. Runa eksperiencen e mikut te tij, qe pacientet e mi apo te afermit e tyre te kene Vidatox-in nje nga pyetjet e tyre kryesore ne percaktimin e metejshem te trajtimit te tyre.
Per te qene korrekt me ta, une u detyrova te mesoj me shume per mbeshtetjet shkencore te efikasitetit te ketij ilaci ne trajtimin e kancereve.
Ne menyre interesante, nga nje kolege onkologe kubane mesova se ne Kube, vendi ku eshte zhvilluar ky ilac, nuk ka asnje studim te mirefillte klinik te cfaredo niveli per asnje nga tipet e ndryshme te kancerit, per te cilat “rekomandohet” si trajtim.
E megjithate, njerezit e semure e perdornin kete ilaç per efektin placebo apo kompasional (“kur nuk je i sigurte per efektin, por e jep ilaçin se nuk ke cfare te propozosh trajtim tjeter”)…
“Doktoret japin ilace qe ata njohin pak, per te trajtuar semundje qe ata njohin me pak, ne paciente per te cilet ata nuk njohin asgje” (Moliere – aktor dhe dramaturg komik francez (1622 – 1673).
A ka ndryshuar mjekesia qe nga koha e Moliere?!
A ekziston ende sot e njejta situate ne trajtimin kunder kancerit?!
Sot ne shekullin e 21-te, nuk ka asnje dyshim se semundjet dhe sidomos kanceret i njohim shume me mire se me pare.
Zbulimi i etapave te ndryshme te gjenezes apo zhvillimit te kancereve ka ndihmuar ne zbulimin e ilaçeve gjithnje e me specifike.
Secili nga keto ilaçe tashme ka kohen e tij te zhvillimit dhe te hedhjes ne treg, kohe te cilen do ta krahasonim me ciklin e jetes se nje produkti ne ekonomi.
Ne kete kuptim, ne do te renditnim fazen eksperimentale (ne kavie laboratorike), me pas ne studimet e fazes se pare (per te percaktuar tolerancen dhe dozen optimal jotoksike), per te vijuar me studimet e fazes se dyte (per te percaktuar efikasitetin ne menyre retrospektive) dhe ne fund eshte faza e trete (studimi i randomizuar i efikasitetit), faze e cila do te percaktoje edhe skemen me optimale te trajtimit.
Nga ana tjeter, nje rol te rendesishem ne trajtimin e pacienteve me kancer luan cilesia e jetes e ketyre pacienteve, cilesi e cila po merret gjithnje e me shume parasysh duke çuar ne ate qe sot flitet si trajtim i personalizuar i pacienteve me kancer.
Pra, nuk ka dyshim qe sot ne njohim me mire semundjet, kemi ilaçe gjithnje e me te targetuara dhe efikase kunder kancerit dhe qe pacientet dhe deshirat e tyre zene nje rol esencial ne percaktimin e trajtimit.
Por, ç’po ndodh ketu tek ne? Pse hedhja ne treg e nje medikamenti anti-kancer nuk ndjek te njejten rruge si ne vendet e tjera evropiane?
Per me teper, pse pikerisht ky ilac (Vidatox) u prit sa mire nga pacientet italiane, aq edhe rrepte nga shteti italian qe ndaloi menjehere qarkullimin e tij ne Itali?
Çdo shtet ka nje agjenci per sigurine shendetesore te produkteve mjekesore, e cila eshte pergjegjese per cilesine e cdo ilaci qe qarkullon ne ate shtet.
Nje shembull i qarte i funksionimit te kesaj agjencie eshte fakti se pse ne shtete te ndryshme qarkullojne medikamente te ndryshme.
Nuk mund te qarkulloje nje ilaç per te cilin nuk njihet toleranca (shteti eshte pergjegjes per shendetin e shtetasve te tij) apo efikasiteti i nje produkti qe perdoret ne mjekesi.
Nga ana tjeter, çdo shtet ka politikat e tij onkologjike, te perfshira ne ate qe quhet onkopolitika.
Duke ditur se kanceri perben shkakun e dyte te vdekjeve, kuptohet qe onkopolitika do te duhet te jete ne rend dite te politikave shendetesore.
N.q.s ka nje gje qe ne dime, eshte fakti se njerezit me kushte te keqija socio-ekonomike vuajne me shume nga kanceri dhe per rrjedhoje vuajne me teper shanse per vdekje te parandalueshme. “I pasuri behet me i pasur, i varfri peson kancer, te dy behen obeze”.
Çdo shtet e ka te percaktuar se cila do te jete skema (e rimbursuar) e trajtimit te çdo tipi kanceri.
Megjithate, secila qeveri eshte apo duhet te jete “vigjilente” per cdo trajtim te ri qe do te mund te permiresonte dhe/ose te zgjaste jeten e shtetasve te saj.
Problemi me i veshtire sot eshte aksesi ndaj trajtimit te kancerit.
Ne nje nga sesionet e kongresit te fundit europian mbi kancerin, ne nje sondazh spontan mbi shkaqet e mundshme te pabarazive ne aksesin ndaj kujdesit per kancer perqindja me e madhe shkoi per mungesen e vullnetit te qeverive per te kontribuuar financiarisht.
Duke patur parasysh se une isha i vetmi nga Shqiperia ne ate salle, u ndjeva keq pasi une kisha votuar per “cmimin e larte nga industrite farmaceutike” si shkakun kryesor.
U ndjeva keq se pse une nuk kisha te njejtin qendrim kritik ndaj onkopolitikes se vendit tim! U ndjeva keq se si harrova mungesen e nje politike te qarte onkologjike! Si mund te harroja evidencen e tmerrshme te pabarazise apo pamundesise se trajtimit te pacienteve me tumore me ilace te rimbursueshme, ashtu sic perfitojne pacientet me semundje kardio-vaskulare!
Si mund te harroja qe ne, profesioniste dhe politikane, nuk jemi mbledhur asnjehere qe te diskutojme seriozisht per onkopolitiken me te shendetshme ne kushtet tona te veshtira ekonomike! Si mund te harroja qe njerezit shpenzojne shuma te medha per te perfituar nje radioterapi bashkekohore, nje kimioterapi qe do te shpetonte apo zgjaste jeten e te afermeve te tyre!
Po ne profesionistet, çfare po bejme?
Asgje me shume se sa po adaptohemi ne praktike.
Perballe mungeses se ilaceve apo skemave te mirepranuara boterisht, vihemi ne dilemen e trajtimit me keto ilaçe te paperballueshme ekonomikisht, apo te bejme nje trajtim me ilace me te lira apo edhe kompasionale.
Ja pra pse Vidatox-i u mireprit tek ne.
Ja pse per sa kohe qe medikamentet e provuara jane te shtrenjta ne tregun e lire, Vidatox-i (kuban) apo qumeshti i bletes (shqiptar) nga kompasional do te mbetet ideal.
Ja pra pse Moliere-i mund “te lexohet” edhe sot.
O doktor, ti mire e ke, por per sa kohe politikanet shkojne e trajtohen jashte shtetit,perfitojne fonde extra nga qeveria per shpenzimet shendetesore, atyre nuk i intereson se me cfare po trajtohen njerezit e thjeshte.
Kur nuk Jeni pare per onkomedikamete,bile béni pa politique préventive:duhet qe shkaktari kryesor eshte du hani e alkooli,pra thon ma shpesh!
Te pershendes Dr. Genti qe ngra nje problem te rendesishem dhe aktual, problem jo vetem per onkologjine por edhe per per shume sektore te tjere te Neurologjise dhe te mjekesise.
Duhet luftuar shume qe te ulen ne tavoline ata qe kane ne dore anen financiare dmth qeveria, qe ajo ta zgjidhe qesen jo vetem per preparatet qe perdoren ne kimioterapi por edhe per preparate te tjera te nevojeshme per te semuret. Edhe njehere pergezime dhe suksese te metejeshme.
shkrimi me pelqeu,eshte gje e rralle ne media te ngrihet nje problem akut qe duket si kokrrize rere ne detin me berisha-rama,meta-basha&Co.Ky shkrim kap disa aspekte dhe drejt autori nuk zgjatet dot,sepse del nje roman i tere.
1.Aspekti mjekesor dhe human.
2.Maredheniet e shendetesise me kompanite farmaceutike.
3.Politikat shendetesore te qeverisjeve.
4.Kaosi i strukturave mbi shendetin.
Si lexues i thjeshte kam pasur kenaqesine te lexoj nje roman te shkelqyer te Arthur Hailey-t”Mjekesia e dhunshme”(Strong Medicin),ku duhej qe Hailey te semurej e te qendronte gjate ne spital per te zberthyer ne menyre fantastike maredheniet mes shtepive farmaceutike dhe mjekeve,ato qe shpjegoi ne shkrimin e pare forumisti Claus.Pasi e denoncon gjer ne palce kete sistem,Hailey perseri pranon qe pa keto shtepi farmaceutike do vuanim me shume.Ajo qe di une si banor i nje qyteze turistike eshte se shume here ne vit ketu behen kongrese mjekesh,keta vijne e rrine 3-4-5 dite,paraditeve shkojne ne konferenca e pasditeve ne pishinat termale.Cfare nuk u dhurohet nga lobet e kompanive farmaceutike,perfshire pushimet,sherbimet termale,e gjer darkat ne restorante luksoze.Natyrisht qe keto shkembehen me shtim te volumit te shitjeve,psh kot po them nje rast,ne Itali te thote mjeku,po meqe te dhemb koka pi nje Tachipirine.Aq e zakonshme eshte kjo,saqe shumica e njerezve nuk e di se behet fjale per paracetamol,i cili ne emra te ndryshem prodhohet nga Bayer(Sanipirina)dhe shume kompani farmaceutike me çmim me te lire.Tachipirina eshte me e shtrenjta.Pa keshtu per njemije medikamente te tjera te njejta,te cilat me emra te ndryshem i prodhojne disa kompani te ndryshme me çmime te ndryshme,qendron tek mjeku deshira se kujt kompanie i ben favor,meqe medikamenti eshte i njejti dhe ben te njejtin efekt.Une kam vene re se ne studiot e mjekeve eshte rutine te shohesh perfaqesues te kompanive farmaceutike qe u propozojne prodhime te reja ose me sakte,per kete qe di,prodhohen mjaft ilaçe te reja replike 100% e ilaçeve te vjetra,thjesht me etikete,ambalazh dhe emer te ri e natyrisht me çmim me te kripur.Keto jane politika biznesi natyrisht,por ai qe i paguan eshte shteti(kur rimbursohen)ose pacienti, finalisht eshte konsumatori.Kam pasur te aferm qe kane vuajtur semundjen e pasherueshme,nje rast ketu ne Itali dhe nje ne Shqiperi.Mund te them se diferenca eshte kozmike.Nuk perqendrohem tek zotesia e mjekeve,por sidomos tek strukturat e shendetit.Para ndonje jave me thote nje mik ketu afer qe s’po dergonte dot me poste nje ilaç per nje familjar te operuar per tumor ne koke,sepse ky ishte ne qelq dhe postat nuk kryenin sherbime te tilla.Nuk e mbaj mend emrin e ilaçit,por qe nje shishke 1/2 l,qe sherben per riperteritjen a ushqyerjen e qelizave celebrale ne periudhe pasoperatore,nje diçka qe kushtonte 4-5 euro.Mora nje te afermin tim qe punon per nje kompani farmaceutike ne Tirane dhe me siguroi qe ky ilaç eshte dhe kushton 4-5 mije leke te vjetra,madje me tha vendin,aty tek”farmacia greke”tek hyrja e Onkologjikut,ajo mban-me tha.Popo une i them ketij mikut,ky me sqaron se shkuan dhe i blene te gjitha shishkat,nja 5 a 6,por u duhet nje ne dite dhe u mbarojne shpejt.Besoj se autori e di se per cilin ilaç behet fjale,per te cilin behet alarm gjer jashte qe te gjendet se nuk ka.Gjera te tilla duhet ti posedoje spitali,eshte logjika me elementare.S’mund te me operosh dhe te presesh nga te afermit qe te gjejne ilaçin qe garanton suksesin e nderhyrjes kirurgjikale.Eshte paradoksale.Per Escozul(Vitadox)rashe ne kerkim para disa vitesh per nje te afermin tim dhe italianet ne forum shperndanin lajmin e gezuar se se shpejti do hapej ne Tirane(pra,dy ore me avion)nje pike shitje e Pharma Matrix(distributor evropian per Vitadox).Tani,ky eshte ilaç omeopatik,sipas prodhuesit ka efekt antiimfiamator,antidolorifik dhe antitumoral.Kjo eshte nje gje e studjuar ketu e 30 vjet,duke verejtur fshataret kubane qe e perdornin per reumatizme,te tretur ne uje.Mund te kete efektet qe pretendon prodhuesi,mundet jo,por thuhet qe nuk ka nje studim nga komunisteti shkencor nderkombetar.Per ate qe di,ne krahun tjeter eshte se lobet e kompanive farmaceutike ne Shba jane lobet me te forta krahas atyre te industrise se luftes,ne nje liber kam lexuar se shpenzohen dhjetera miliarde$ nga keto lobe,mendoni qe reforma e fundit e Obama ndeshi me qendresen e forte te ketyre lobeve.Kur permendet Zvicra te shkon mendja tek Pfizer,eshte kolos boteror.Mendoni ju se nuk ka fuqi te ushtroje ndaj qeverise presion te mjaftueshem ne sherbim te politikave te saj?Por edhe komuniteti shkencor e ka te pamundur te gatite armet kunder ketyre koloseve,sepse keta kane revistat ne dore,sponsorizojne kongreset,etj.Kjo me ngjan me zgjidhjen qe nje gazetar italian i ofronte Kombeve te Bashkuara per urine ne Afrike.Mbajuni pagen e disa muajve tere burokateve te OKB-se dhe me rrogat e tyre Afrika jeton 30 vjet pa punuar fare.Nuk di nese Escozul eshte ilaçi i gjetur,por nese ka nje indicje,do te thote qe mundesite ekzistojne te permiresohet kjo formule,gje qe kompanite farmaceutike me
resurse mund ta bejne,por ata duan te drejtn e brevettit,pastaj ç’behet me ato qindra ilaçe per kemio,radioterapi,etj?Shiko qe dalim prape tek problemi final i onkopolitikes,siç e thekson me shume te drejte autori.