Të çosh ujë në mullirin e ... arsimit privat

20 Shkurt 2014, 20:13Blog TEMA

Nga Dr. Gafur Muka

 

Shtysë për këtë shkrim, në të vërtetë, u bë një shkrim i prof. Ardian Civicit botuar në gazetën MAPO. Autori, edhe anëtar i Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë, trajtonte ndër të tjera, po me përparësi ama, konsiderimin e financimeve për arsimin e lartë duke propozuar zgjidhje të tilla ku arsimi publik dhe ai privat të njësoheshin si e “mirë publike”. Në këtë kuadër ai propozonte përfshirjen e arsimit të lartë privat në financimet nga buxheti i shtetit, duke e kushtëzuar këtë përfshirje vetëm me ndryshimin e statusit të universiteteve ose në korporata publike, ose në OJQ, ose në shoqëri aksionere. Duke e mirëkuptuar z. Civici, duke e njohur në përgjithësi edhe problematikën e arsimit të lartë lidhur me financimet, duke dashur që edhe  arsimi i lartë privat të konsolidojë rezultate sa më të mira në angazhimin e tij për të prodhuar diploma sa më cilësore, dua të shpreh disa konsiderata lidhur me këtë problematikë.

Më së pari dua të theksoj se sektori i arsimit të lartë privat, si një realitet i pranuar tashmë në peizazhin e arsimit shqiptar, është një “mulli”, i cili me të drejtë kërkon hisen e tij të “ujit”. Ai nuk duhet parë as si “delja e zezë”, por as si “dashi përçor”. Por ajo që bie në sy është një perceptim jo pozitiv i kontributit të deritanishëm të tij, një reklamim i tepruar i cilësisë së shërbimit por, edhe një lobim i sforcuar. Të gjitha këto kërkojnë reflektim për t’u vënë në standarde të besueshme.

Për mendimin tim, arsimi i lartë privat në vendin tonë nuk ka lindur as si një kontestues normal i mungesës së cilësisë në arsimin e lartë publik, as si një ortak i natyrshëm i një biznesi të fuqishëm me kërkesa krejt specifike për cilësinë e kontingjentit, as si një rezervë e pashfrytëzuar e potencialit kërkimoro-shkencor të personelit akademik, as si një ofertues vlerash më cilësore për tregun e punës madje, as si një posedues i një infrastrukture cilësisht të dallueshme prej infrastrukturës së arsimit të lartë publik. Ai lindi kryesisht si një fytyrë tjetër, e cila, me idenë se do ngjallë kureshti, formuloi bindjen se do arrijë të bëhet edhe e dashur. Natyrisht frekuentuesit e parë të auditorëve private ishin, më së shumti, kontingjenti që mund të përballonte shpenzimet, por edhe që kërkonte një trajtim më të diferencuar me përkujdesje më të madhe e kontroll më intensiv. Financuesit familjarë morën parasysh përballimin e shpenzimeve tek privati kryesisht me rriskun që të jep shpresa por, dhe ky për fat të keq përbën shumicën, edhe me angazhimin, për ti pajisur fëmijët patjetër me një diplomë universitare.

Si çdo aktivitet fillimtar edhe arsimi i lartë privat rekrutoi kontingjente të interesuara, të gatshme për të përballuar shpenzimet e rritura të tij. Duke e parë produktin e tij në vite nuk mund të konstatohet që kemi të bëjmë vetëm me një produkt pa vlerë. Një numër, gjithsesi i kufizuar i të diplomuarve në arsimin e lartë privat kanë arritur të bëjnë karrierë në aktivitetet e tyre. Por a i ka justifikuar ky aktivitet pritshmëritë për të? Përgjigja e kësaj pyetje nuk do të ishte pohuese.

Së pari, duke iu referuar traditës së këtij aktiviteti jashtë vendit tonë, bie në sy mungesa e lidhjeve të forta mes tij dhe biznesit vendas. Edhe pse në shumicën dërrmuese të rasteve  është krijuar nga njerëz të biznesit, ai nuk është zhvilluar prej tyre si një aktivitet në shërbim të biznesit, por si një element i tij. Kështu edhe në rastet kur kemi tarifa shkollimi relativisht të ulëta, synimi nuk ka qenë favorizimi i studentëve por rritja e kontingjentit frekuentues e , për pasojë, rënie e cilësisë së tij. Një strategji e tillë, ndër të tjera ka prishur edhe rregullat e konkurrencës brenda vetë sistemit dhe aktualisht, edhe ato institucione të arsimit privat që administrojnë vetëm këtë lloj aktiviteti dhe duan ta konsolidojnë atë, janë vënë në vështirësi ekzistence.

Së dyti, ka munguar dhe mungon një lidhje më e fortë se sa ajo e arsimit të lartë publik, me tregun e punës. Në të gjitha ato vende ky zhvillohet ky aktivitet, lidhja me tregun e punës është një përparësi e qenësishme. Meqë e kanë fituar besimin e biznesit, institucionet e arsimit të lartë privat financohen prej tij dhe, madje, furnizohen prej tij duke i mbështetur studentët e përzgjedhur prej tyre me bursa, duke u krijuar hapësirë praktikash në mjediset e tyre, duke lidhur kontrata punësimi, duke i angazhuar në studime problemore dhe duke i financuar në aktivitetin kërkimor e shkencor. Është e qartë që arsimit privat tek ne i mungon ky dimension shumë i rëndësishëm.

Së treti, personeli akademik i universiteteve private nuk ka arritur të sigurojë të ardhura të konsiderueshme nga puna e tij kërkimoro-shkencore. Edhe pse ka universitete private me personel cilësisht të kualifikuar, të arsimuar e doktoruar jashtë vendit, madje edhe në universitete prestigjioze, prapëseprapë ato ose nuk janë angazhuar në projekte shkencore ose të ardhurat që kanë marrë nga angazhime, gjithsesi të pakta, kanë qenë pa ndikim në të ardhurat e institucioneve. P.sh. ka pedagogë në universitetet private që kanë shkruar libra të mirë për sociologjinë, ekonominë, diplomacinë apo edhe politikën por, përveç interesit tek një numër i kufizuar specialistësh, nuk kanë shkuar më përtej. Ajo që bie në sy është edhe aktivizimi, në numër të madh, i pedagogëve dhe profesorëve në pension. Këto pedagogë pa dyshim që janë vlera të certifikuara, por nuk janë për të mbajtur gjithë barrën e rëndë të institucionit.

Së katërti, si rregull specialitetet që merr përsipër të suportojë arsimi i lartë privat janë kryesisht specifike, lidhen me një rreth të ngushtë të interesuarish dhe me një numër të pakët diplomash. Tek shkollat tona të larta private konstatohet tendenca e kundërt: përfshirja e një kontingjenti sa më të madh dhe akreditimi i sa më shumë diplomave. E pra vetë kjo tendencë nxjerr në “dritë të diellit” qëllimin për të pasur sa më shumë fitime, pra për të bërë biznes. Dhe kjo rrugë të çon dashur pa dashur tek inflacioni i diplomave e, pse jo, edhe në rënie të cilësisë së tyre.

Së pesti, arsimi i lartë privat synon të realizojë një infrastrukturë sa më funksionale dhe cilësisht moderne si në ambiente ashtu edhe në teknologji. Me arritjet në këto drejtime ai i josh kontingjentet e interesuara dhe bën përpjekje për ta justifikuar këtë joshje. Ai ofron personel cilësor dhe të mirëpaguar, i afron më shumë pedagogun me studentin, i bën ata bashkëpunëtorë në punën kërkimoro-shkencore, monitoron me kujdes të rritur ecurinë në vijimësi të studentit dhe bëhet kështu krejt legjitim në çmimet më të larta për shërbimin. Edhe në këtë pikë perceptimi për arsimin e lartë privat në Shqipëri nuk është i favorshëm për këtë të fundit.

Pra, siç shihet, në “vijën e ujit” të këtij “mulliri” ka plot rrjedhje. Arsimi i lartë privat tek ne nuk është vënë akoma në lartësinë e misionit të tij. Ndaj dhe kërkesa për financime publike në rastin më të mirë mund të konsiderohet si një nevojë mbijetese ndërsa, referuar realitetit, ajo ngjan me një lobing të sforcuar apo një marifet për të shtënë në dorë atë që, së paku hë për hë, nuk i takon.

13 komente në “Të çosh ujë në mullirin e … arsimit privat”

  1. Pelasgian says:

    universitet e shqiperise jan skandaloze …blihen diplomat sikur me qene letra higjenike !

  2. favelas bidonvil says:

    Prof civici ka shume te drejte ,pasi ne te vertete ne universitetet shteterore prodhohen skarcitete fenomenale ne mbi 95% te numrit total te studenteve.Arsimi i larte ,persa i perket kurrikules ka te domosdoshem orientimin masiv drejt shkencave natyrore pasi ato kerkon tregu i punes sot dhe jo rradhe pa fund mesuesish ,juristesh e lloj lloj historiano filozofo psikologu te shkencave sociale.

    1. fl says:

      Ndryshimi eshte se ne arsimin e larte shteteror ata 95% skarcitete qe thua ti kane rezultate te ulta, ashtu sic duhet ti kene ndersa te privat keta jane 98% dhe kane 8-9. Plus dhe shesin pordhe gjithe diten, sikur dikush po i han hakun qe nuk i puneson.

  3. astrit jegeni says:

    Kush duhet te egzistoje privati apo publiku? Analiza qe nuk marin ne konsiderate zhvillimet e shoqerise sone.Shoqeria jone eshte kjo qe eshte as per tu mburur e as per tu share.Perpiquni te sillni risi te cilat ti sherbejne zhvillimit te arsimit dhe jo te beni nje lufte te kote me kete sistem vlerash.Shoqeria shqiptare jeton ne nje sistem me te mirat e te keqiat e saj por qe eshte ekonomi tregu. Arsimi nuk mund te qendronte jashte ketij sistemi. A keni ide bindese si te permisojme sistemin arsimor,si te risim konkurencen pozitive midis universiteteve apo shkollave te larta si te risim cilesine e mesimdhenjes etj.

  4. Gaqo says:

    Ky qe na shet mend ka punuar ne minieren e Bulqizes si inxhinjer markshejder dhe ka qene nga specialistet me te dobet.Nuk e di si ka mare titullin doctor.No coment

    1. Konica says:

      Autori e ka trajtuar problemin e universiteteve private ne menyre shume objektive. Problemi me Civicin eshte se ai perfaqeson nje universitet privat kur shkruan per reformen dhe eshte ne konflikt interesi. Sa per te tjerat, nuk ia vlen te polemizosh, sepse Civici se ka haberin e konceptit te “te mires publike”. Civici eshte ekonomist “perkthimesh”.

  5. mukihox says:

    jam plotësishtë në d`akord me atë që është prezantuar si “astrit jegeni”. Në ne, në neve Shqiptarët pra, ku shkollat fillore kemi krye duk dhuruar veza mësuësëve, a po mësueseve, shkollat emesme duk dhën marka, (flas për Kosovë , në shumicën e rastëve)na mungojn vetëm dhe shkollat dhe fakultetet private ku blehen Diplomat si në pazarë të grave. Nji popullë që e ka arsimin të degraduar, as një armiku të atij populli nuk i nevojitët armë për tä ç`faros atë popullë, jo ai popullë që e derogon arsimin është i vetëçfarosurë
    mukihox

  6. Erisi says:

    Shkaterruesi i Arsimit te Larte eshte Dhori Kule. Tani si keshilltar i Bashkise se Tiranes, ka marre persiper t’i jap keshilla Ministrit te Ekonomise Arben Ahmetaj. Ne qofte se mendohet se rilindja e ekonomise dhe e arsimit do te behet nga Dhori Kule, te jeni te sigurt se rilindja jo vetem qe nuk do te kete sukses, por do te jete zhgenjyese dhe do te deshtoje

  7. Arif Gjongjini says:

    Autori i shtron drejt problemet. Ai nuk i kundërvihet arsimit privat, por, duke qenë se arsimi privat deri tani është në nivel pabesueshmërie, duke qenë se studentët atje (të shumtët) shkojnë për ta blerë me anë të tarifave të larta (legale kuptohet) e jo për ta fituar diplomën (në sajë të pagesave të larta studentët sillen si sundimtarë ndaj pedagogëve dhe pedagogët shtrëngohen prej pronarëve të universiteteve të bëjnë lëshime ndaj padijes apo painteresimit të studentëve për të nxënë, e këto lëshime i bëjnë kundër ndërgjegjes së tyre), atëherë të ardhurat publike duhet të administrohen mirë e të mos çohen atje ku shkojnë dëm. Ky është thelbi i shkrimit dhe mua më duket i drejt. Komentet rreth autorit, që dalin nga tema e problematika që shtron, që u ikin argumenteve të parashtruara në shkrim, mendoj se nuk janë të drejta.

  8. miti says:

    z. Civici natyrisht qe do shkruaj. I ben hysmet rroges qe i paguan Henri Cili. Problemi qendron diku tjeter o komentues. Nuk e kuptoj sesi futen antare komisioni njerez me konflikt interesi, qe jane aksionere dhe titullare ne universitete private, kane nga pas media etj.
    Natyrisht qe ata do lobojne per privatin. Fajin e ka Kryeministri dhe znj. Nikolla qe i fut neper lista. Hidhini nje sy ke kane rreth e qark dhe do te kuptoni qe privati eshte i pari. Per publiken nuk shqetesohet njeri. Tek e fundit femijet e tyre i kane jashte. Kush shqetesohet per popullin??????

  9. plaku says:

    Civici shkruan se ashtu i ka thene Cili. Cilizem hesapi, prof civici agronom eshte! Nuk ka fal civici, vazhdon akoma me argumentat e shprehura ne dezertacionin e tij sur kooperativat bujqesore. Po te egzistonin akoma kooperativat perseri ky profesori i madh do shkruante se ata jane e “mire publike” dhe prandaj duhen financuar nga xhepat e shqipetarve te varfer! Ptttthuuuu pseudo profesor leshi, si ne zulluland… vetem bythlepirsin di te beje ky lloj profesori!

  10. çepegu says:

    Natyrisht qe eshte e turpshme te shkruash si komentuesi Gaqo. Gaqos i them se Gufuri eshte intelektual perndimor dhe profesiaonalisht i pergatitur.
    Gafuri analizon ne kater pika anet e dobeta te aresimit te larte privat ne Shqiperi. Natyrisht mund te kete edhe me. Megjithate arsimi i larte privat ka ndertuar nje infrastrukture per ta patur, ne shume raste, zili.
    Une do ta keshilloja mikun tim, Gafurin, por edhe shume pedagoge te tjere ne Universitetet shteterore te flasin me shume per keto Universitete pasi i njohin me mire. Problemet ne Universitetet shteterore jane shume te renda, bile mund te quhen alarmuese.
    Per shembull, Universiteti Politeknik, ku punon Gafuri eshte nje universitet privat i Jorgo Kaçanit. Ky Universitet eshte mbreteria e Jorgos. Cdo gje eshte e centralizuar ne duart e Jorgos. Autoritetet dhe organet drejtuese ne kete universitet jane inekzistente. Senati apo keshilli i administrimit te ketij universiteti jane fjale boshe. Keshtu sic jane sot Universitetet shteterore kane jo kater ane te dobeta por kane katerciperisht ane te dobeta. Universiteteve shteterore u duhet kthyer demokracia, sepse aktualisht ka vetem anashi dhe oligarki.

  11. peza says:

    Z. çepegu,
    I keni rene ne koke fare: UNIVERSITETI PLOLITEKNIK ESHTE UNIVERSITET PRIVAT I JOGO KACANIT. Kjo eshte 100% e vertete. Kjo eshte ajo qe duhet te shqetesoje Gafurin dhe te gjithe pedagoget e Universitetit Politeknik te Tiranes. Ata duhet te shikojne afer perpara se te pretendojne te shofin larg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje