PD kërkon të na vjedhë 20 Shkurtin

19 Shkurt 2014, 17:36Blog TEMA

Nga Fiqiri Xibri

 

Është folur e përfolur boll mbi 20 Shkurtin. Dikush me patos dhe nostalgji, dikush me urrejtje e përçmim. Dikush e lartëson e dikush e minimizon. Varet se nga kush, varet se nga cili vështrim dhe nga cili qëllim.

Por për diçka besoj se biem më së shumti të një mëndje. Që duke rrëzuar simbolin kryesor të diktaturës moniste, 20 Shkurti u memorizua vetë si një simbol, si simboli i ndarjes së dy epokave. Si i tillë ai është i vulosur në historinë e re të Shqipërisë, pak rëndësi ka se si është trajtuar ai vit pas viti nga faktorët politikë dhe interesat e tyre të ndryshueshme, nga individë me pozicionime ose jo në politikë dhe jetën shoqërore.

Pa dashur të minimizoj protagonizmin e atyre që vërtet ishin të tillë dhe me të drejtë pretendohen, kam dëgjuar aq shumë individë të pretendojnë se kanë qenë protagonistë në atë ngjarje dhe zhvillimet paraprirëse, saqë më duken përgjithësisht të pabesueshëm, ndërkohë që njoh edhe individë që kanë qenë protagonistë dhe që nuk kërkuan kurrë të bëjnë heroin dhe protagonistin.

Përkundër këtyre ka edhe individë që kanë marrë medalje të larta shtetërore sepse përgjatë asaj dite paskan identifikuar mes turmave zonjën Berisha, që më pas u bë super vip.

Ka figura dhe figurina te segmenteve të shkuara kohore që me dhe pa të drejtë flasin për para- dhe pas-skenarë, për bulona të zhvidhosur natën nga sigurimi, për grup “komsomolasish” të sigurimit që kishin bërë gati kavon për të tërhequr bustin, për kamionin që rrinte gati i fshehur e plot historira të tjera që nxit imagjinata e ngarkuar ose jo me indicie.

Zhvillimet e mëvonshme duket sikur e vërtetojnë një pjesë të skenarëve, një pjesë tretet nëpër mjegullën e enigmave, një pjesë rezultojnë skenarë të dështuar ose të ndryshuar hap pas hapi varësisht spontanitetit dhe dinamikës së zhvillimeve. Porse

Shumëkush nga brezat e sotëm e kapërdin historinë ashtu siç i serviret nga mediat e telekomanduara.

Por edhe nga bashkëkohësit, madje edhe nga protagonistët, kapërdihet gjella e prishur që gatuhet kazanëve të partive sipas recetave te interesave momentale. Pafuqia për tu përballur me spërdredhjet dhe spërdredhësit na shtyn ta ndrydhim kujtesën në të njëjtat kamare ku kemi lënë të dergjen edhe shpirtrat tanë.

Sigurisht që ndjej dhimbje kur shoh sesi sillen me 20 Shkurtin PD-ja dhe Berisha. Ndryshe u sollën 8 vitet e fundit në pushtet e ndryshe tani. Nëse kur ishin në pushtet përvetësonin protagonizmin në ngjarjen, tani përvetësojnë simbolikën dhe moralin e rrëzimit të shtatores. Të gjithë ne bashkëkohësit e dimë mirëfilli se as PD e as Berisha nuk kishin kurrfarë protagonizmi në ngjarjen. Zhvillimet e mëpasme në tërësinë e tyre kanë vërtetuar më së qarti se PD e sotme dhe Berisha nuk kanë as të përbashkëta me simbolikën dhe moralin e 20 shkurtit.

Tre ishin faktorët e rrëzimit të shtatores që u bë vijëndarësja epokale. Dinamika e vrullshme e zhvillimeve në Qytetin Studenti me kulmim grevën e urisë, thirrja për grevë të përgjithshme mbështetëse nga sindikatat e pavarura me në ballë minatorët,  qytetarët liridashës dhe shpërthyes të Tiranës. Më 19 shkurt në RTV u bëhej qytetarëve thirrje për qetësi nga partitë dhe organizatat leva të PP, thirrje që për PD-në e kish firmosur pikërisht Berisha. Përkundër kësaj thirrje për qetësi, sindikatat e pavarura të sapoformuara bënë thirrje për grevë dhe mbështetje totale, çka edhe e realizuan më së miri.

Mund të ketë pasur skenarë dhe paraveprime. Mundet që këto skenarë kanë pasur edhe ndikim në rrjedhën e zhvillimeve të asaj dite. Por sado të mirëmenduar skenarët, sado të ketë qenë masa e zbatimit të tyre, sado të ketë qenë masa e komandimit dhe ndikimit të faktorëve dhe aktorëve të skenarit, kurrkush nuk shtyhet dot të mendojë se 20 shkurti u zhvillua si në një skenar. Kush është ai i marrë që mendon se ai vetëshpërthim e mobilizim i atyre dhjetëra mijë qytetarëve ishte i paramenduar dhe skenarizuar? Kurrkush nuk mund të besojë se shpirtin e lirisë të ndrydhur 40 vjet mund ta lidhje me skenarë, moralin dhe vitalitetin e një populli të munduar mund ta gozhdoje me formula komitetesh partie dhe kafenesh sigurimi. Si mund të jetë skenar ajo që ne përjetuam aq fuqishëm, aq marramendshëm ?!

Berisha dhe vetë PD ishin pjesë e skenarëve të Alisë, klanit Hoxha, Katovicës, sigurimit apo edhe më tej akoma, por jo 20 Shkurti. 20 Shkurti është i atyre studentëve trima dhe vetëmohues, i sindikatave të pavarura dhe minatorëve, i qytetarëve të Tiranës dhe gjithë shqiptarëve. Është shpirti i një populli të tërë. PD-së, Berishës dhe Bashës, madje edhe kryetarit aktual të sindikatave të pavarura, që nuk kanë kurrfarë lidhje me 20 Shkurtin, u duhet simbolika e asaj date dhe ndonëse nuk kanë të drejtën morale, posedojnë mekanizmat për ta shfrytëzuar atë simbol, për t’u fshehur pas tij.

Të fshehurit e strucit. Se shqiptarët e dinë kush janë ata. Berisha, Basha dhe kryetari i kufomave të pakallura sindikata të pavarura Kalaja. Që na shndërruan shtetin dhe institucionet në një perandori arbitrariteti dhe korrupsioni nën thonjtë e familjes, që na rrëmbyen lirinë me dhunë e me vrasje, që nuk lanë gjë pa i grabitur këtij vendi e këtij populli. Naftën, kromin, bakrin dhe resurset bimore e shtazore. Resurset turistike. Trojet dhe tokat më të zgjedhura. Paratë e rrugëve dhe punëve të tjera publike. Tenderat dhe koncesionet e sa e sa të tjera.

Tani po na vidhni edhe 20 Shkurtin. Po pse mos ta vidhni edhe 20 Shkurtin ?! Kur populli ja dha dikujt gjithë fuqinë e nevojshme për të vepruar, por kush deri sot nuk ju ka vënë para ligjit për gjithë sa kryet ditën për diell, që u akuzuat aq fort po ditën për diell nga kjo mazhorancë e sotme që po na ngroh në diell.

26 komente në “PD kërkon të na vjedhë 20 Shkurtin”

  1. Pelasgian says:

    te dyja kto parti jan pjelle e komunzimit por nuk jan as sa 1% e atyre komunistave qe ndertuan vendin . Ps Pd jan Hajdute te ndyre , te paret jan e keqja me e vogel por perseri mbeten nje e keqe .

    Rama nqs ka bole duhet ti fuse koqen e plumbit saliut dhe lulushit dhe e nesermja do te shpallet FEST KOMBTARE !

    Ktheja shume me keq se ta beri ai me 21 janar o koqet e kanarit ,,,ju nuk jeni denje te quheni as ” bijte e eterve ” sepse ata eterit ishin BOLE MDHEJ dhe nuk ju dridhej qerpiku para armikut . Sali eshte Armik i Popullit . SHARROJENI NE PLUMBA !

  2. injoranca says:

    ç’FARE KUPTIMI ka per saliun qe thote se hodhi bustin e enverit ?
    mjaftoi rezimi i bustit per te rezuar enverin ?
    Kush e zevendesoje bustin e enverit ?
    Sali skenderbeu .
    kesaj i thone .
    hiqja Lenes , e veja Prenes.

  3. elinor says:

    “Tani po na vidhni edhe 20 Shkurtin. Po pse mos ta vidhni edhe 20 Shkurtin ?! Kur populli ja dha dikujt gjithë fuqinë e nevojshme për të vepruar, por kush deri sot nuk ju ka vënë para ligjit për gjithë sa kryet ditën për diell, që u akuzuat aq fort po ditën për diell nga kjo mazhorancë e sotme që po na ngroh në diell.”

    Normal, ate them edhe une gjithnje! T’ja lujne fene Berisha e Basha me shoke persa kohe kane nje “mik” qe terheq fijet e kryeministrit kukull. Kam deshire qe ta djegin krejt neser, si ne 1998n. As nje ferre ne kembe nuk u hyn. Kane gjete nje milet bageti qe mendojne se do zejne nje vend pune duke tjerrur levdata per kryeministrin ne facebook ne vend qe te kerkojne llogari dhe te marrin ate qe eshte e tyrja.

    1. azsxyv anticensurë says:

      bythëlëpirja është një nga “vyrtytet” tona o elinor!!
      pjesa më e madhe e kanë gjuhën kafe,nga lëpirja!!nuk dinë të kërkojnë llogari!äs për të dhënë nuk dinë,por për këtë të paktën përdorin gjuhën!!lëpijnë bythën e regjimit të radhës!e dashit që prin kopenë!!

      1. Indipedenti says:

        Tortura time te kam thene shum kohe perpara,keto jane vite per ti
        rene mandolines se evgjitit,me nje cik djath e nje qepe te thate
        dhe nje teke perpara,jeta te shkon per mbrekulli.Nuk bhet stan me
        lepuj,pershendetje ti dhe elinor.

        1. elinor says:

          Hahaha, nuk e ke keq!
          Pershendetje, ndonese nuk me tingellon si nick i njohur.

  4. Çerri skizofren says:

    Po si ke goje e flet ti mer hale e ndyre!! Ti qe shperndaje leke per pjesmarjet neper mitingje. Ti dhe te gjithe ata si ti ne vetvete jeni nje motiv me se i vlefshem per te dale ne 20 shkurt.

  5. Konica says:

    Autori si shume te tjere e shtremberon relaitetin. PD-ja dhe forcat e djathta kane te drejte te pretendojne nje kontribut per 20 Shkurtin. Problemi eshte se shume nga keta qe kane qene protagonist rrahin gjoksin cdo vit…po ua kalojne edhe atyre “200 petritave, komunista lule” te 1941-shit. Shqiptari eshte famos per tu hequr “trim mbas beteje”, sepse historikisht nuk eshte shquar per idealist dhe patriot. Le t’i gezojne meritat qe u takojne per ndryshimin e regjimit dhe permbysjen e komunizmit. Vec te mos harrojne qe po t’mos ishin ndryshimet ne Europen Lindore, shqypot do ishin nen komunizem akoma. Po ashtu, edhe Kosovaret s’duhet te rrahin gjosin me teprice se vertete UCK-ja dha kontribut per pavaresine, por ishte Nato dhe Perendimi qe i vuri vulen.

  6. tina says:

    foli nenebishtja e gomarit, si ata pastruesit e rrugeve. Karafil ne dege o i zi.

    1. elinor says:

      Ik ha ndonje banane tina se kane shume potasium e te ndihmon per uljen e tensionit!

      1. _________________- says:

        nenbishte gomari vec fjale te pista di. shko ke psikiatri

        1. elinor says:

          Une nuk shoh ndonje fjale te piste aty!!! Pse e ke ti mendjen te piste nuk eshte faji im.
          Pastaj, kush eshte ai qe gjithmone po ofendon tjetrin pa shkak?

          1. __________________ says:

            se i ke nervat cope cope nuk e kupton? Je nje i fiksuar dhe per kete duhet te shkosh tek psikiatri

            1. elinor says:

              Une jam i vetmi me probleme psiqike? Nuk gjen dot ndonje tjeter por shqetesohesh vetem per mua? Ma shpjegon dot pse?
              M’i bej te fala krietarit gjatosh…nuk i ka mire punet.

  7. leon says:

    LUFTEN E DEMOKRACISE PROJEKTOI INTELEKTUALI…E BERI BUDALLAI DHE E MORI DALLAVERAXHIU/////RAMIZ ALIA….SINDIKATA…..SALIBERISHA OKKKK

  8. grim says:

    Xibri eshte ai qe helmoi 87 lope te races ne Baldushk,per te sabotuar ekonomine e Enverit.

    1. antiregjimi says:

      Kur pashe nickname-n « grim » nuk u çudita mbi permbajtjen e komentit tend. Paska dale lugat ndonje nga vellezerit Grim dhe po tregon perralla me lope Baldushku. Veçse ata i kishin zanat perrallat, i sajonin aq bukur, sa sherbenin shume mire per te vene femijet ne gjume. Kurse me keto perrallat e tua ua nxjerr gjumin jo vetem femijeve, por edhe lopeve.

  9. terani says:

    THenje teper e sakt e leones

  10. _________________- says:

    nje cop Shqiperi sa nje province e Romes ka 100 vjet qe nuk behet dot. sepse shqiptaret paperjashtim meren me datat e ngjarjet…

    Si atehere qe ziheshin kush e “mundi fashizmin” edhe tani zihen “kush e hodhi bustin”

    Opingen! Asgje s’kemi bere vetem e kemi plackitur deri ne gurin e findit kete fshatin tone te mjere.

    Ju rrace llafazanesh po e mbani kete popull te mberthyer ne historira pa buk, sepse nuk doni ta beni kete vend.

    Portat e ambasadave e shperthyen ate rregjim dhe mungesa e sapunit per te lare lyren, dhe mungesa e ushqimit baze sepse bota na bero EMBARGO e na i nxori rrenat ne shesh se ne E PRODHONIM BUKEN NE VEND. Ajo makine s’kishte me karburant e nuk ecte dot.

    Pastaj Ramiz Aga i ngriti ata studentet me ato hafijet qe kane qene gjithmone neper fakultetet e ndermarrje e lagje e administrata sic jane edhe sot e kesaj dite dhe turma mbushi sheshin….

  11. Fiqri Xibri ato dite shkelqeu says:

    Nuk di me pas,,,
    te me fal Fiqua per me pas, nuk them dot, nuk di c’ndodhi me te, ku ish e cfare beri,

    por ato dite, Xibri ka shkelqyer dhe une s’kam pse ta ve ne dyshim…

    ne krye e bashke me minatoret, i dhane nerv greves se studenteve, qe mendoj se u sajua nga Blloku (nepermjet Gonxhes e Fevzinjve), por rezultanten e pati pozitive (dogji figuren pacifiste te Sales).

    Kam qene deshmitar ne takimin qe Fiqri Xibri beri me disa pretendente per te marre gazeten Sindikalisti. Mes tjereve, u paraqiten kandidate edhe grupi i Fatos Lubonjes, Bashkim Shehut e Dashamir Kokonozit.

    Xibri e vuri re ngulmin e tyre, por u tregua i miresjellshem: “Ju nuk jeni te privuar nga pjesmarrja ne demokraci, u tha, por me duket se eshte shume heret qe pikerisht ju, ta pretendoni kete organ shtypi…Eshte shume heret per ju…”

    Mbase Fiqriu i kujton pjesmarresit e atij takimi, por une kam vazhduar ta shoh me simpati prej atij momenti e sot e kesaj dite. Me erdhi mire qe u ndodha krah tij, ne ate moment…e tani jam larg ta takoj…

    Me pas, nuk di cfare ka ndodhur me pas, por ndaj komunisteve ai ka te drejte, edhe ne kete shkrim…

  12. __________________ says:

    Ju paska pelqyer miresjellja e Fiqiri Xibrit?
    Po qe mua me pelqen arroganca, mjafton qe te jete ne te miren e vendit.
    Fiqiriu ka nddaluar te burgosurit dhe te ndjerin Ardian Klosi si familje beu qe te mos preknin fare “taven” e “DEMOKRACISE” shkurt ka zabatuar germe per germe KATOVICEN.

    I shkreti Ardian qe nuk e kuptoi kurre se edhe ne DIKTATURE Birbil Klosi ishte i lene ne hije edhe motra e Ardianit Ermira zysha ime e matematikes se gjimnazit u “interrnua” ne Pashaliman me bashkeshortin e saj Çapajev Smokthinen…histori e gjate….

    Por Ardiani nuk e kuptoi kurre se Ishsigurimi i afronte ndonje “cuce” te Shtepise Botuesi “8 Nentori” dhe i shkreti hapte barken me te e ajo e raportonte tek vendi, por perveç kesaj e PERHAPTE…andej …kendej…neper njerez familjesh fanatike komuniste….

    Eh duhen 4 volume per te shkruar keto te VERTETA me personazhe si te TOLSTOIT…

    1. antiregjimi says:

      O analfabet, nuk ka ndaluar njeri Ardian Klosin, por bijte e pinjolleve te bllokut te rene nga fiku, djalin e M.Shehut e ndonje tjeter si ai. Keta ishin viktima te luftes brenda llojit. i biri i M.Shehut mund te kete qene djale i mire, por i ati vrau sa deshi ne emer te enverit, deri sa i erdhi radha te paguaje nga enveri. Gazeta “Sindikalisti” ishte gazete e sindikatave, jo e bijve te bllokut.
      Pse nuk shkuan tek RD-ja, qe ishte gazete “opozitare” dhe “antikomuniste”? Aty mund te benin politike sa te donin, me “demokratet” e tjere sali, gramoz etj. qe te gjithe “te perndjekur”.

      1. __________________ says:

        Te falemnderit per komplimentin….

        Keta “pinjollet” qe vinin nga burgjet e interrnimet???

        O INTELEKTUAL po ç’lidhje ka biri me babain???
        Genjeshtra me e madhe ne bote eshte se: femija lidhjet me te forta i ka me prinderit…e kuptove???
        Bashkim Shehut kjo shoqeri bashke Fiqiriun duhet t’i kerkoje ndjese pse e denuan per shkak te babait dhe pastaj Fiqiriu duhet t’i kerkoje 200 here ndjese pse nuk e lejoi me ‘miresjellje’ te merrte ne dore gazeten a te behej deputet a çfare te donete ai…

        Ah per Ardian Klosin ja kishin lene Saliut tia thoshte ‘me arrogance’….

        Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare…

      2. N'Selanik e Tatepjete... says:

        Ke te drejte,

        Por… ky te shkonte tek RD?!
        Atje ishte derguar Ben Blushi! Tashme po Beni Ecte Vete
        dhe, i zemeruar me daljen e Kicos ne tribunen qe mallkonte Djelmoshat e Ambasadave, Beni u be opozitar! Me berishen, me fevziun, me zogajn, me cupin…

        Sa per Klosin, mbase ka pasur edhe ai kusuret e tij, edhe ai si gjithe individet qe u shfaqen e rane ne sy ato kohe, te cilat nje dite do shpallen, por padyshim ka qene beniamin i librave dhe kultures.
        Vete, kam pasur nje rast kontakti me te, ne te cilin ai provoi se ose s’kishte lidhje me Organet, ose thjesht nuk ishte nga ata qe marrin ne qafe te tjeret/ Me mire marrin me qafe veten, sic edhe ndodhi…

        Fiqri Xibri, sidomos ato dite, ashtu si une qe isha aty afer, ish i justifikuar te mos ua jepte atyre Sindikalistin, apo jo?!

        Sot mund te gjykojme ndryshe, edhe Fiqriu vete, se ne krye na doli dhe na mbeti ne zverk Sali Berisha, se shoqeria jone eshte aq naive, e mashtruar mbase e tredhur intelektualisht dhe ne guximin e saj, sa po promovojme si Njeri te Qete e te matur simbol pajtimi e kulture sjellje ILIR METEN, me te cilin edhe Rama u ndjeka OKAY, teksa Dan Klosin do te duhet ta harroj nje ore e me pare…
        Mbase mjaftohet me fotografite qe shtohen ne albumKalendarin e tij…

  13. __________________ says:

    E veshtire….keni te drejte….

    1. __________________ says:

      JO reflektova mbi ate qe sapo thashe me siper. Nuk Keni te drejte per Ardian Klosin.

      PO ju them vetm nje gje: Mbajeni mend sa te jeni gjalle: Edi Rama eshte si Maria Styuart e Skocise. Kush i afrohet per ta ndihmuar ate gjen vdekjen. Sigurimi i shtetit ben gjithshka per tja paraqitur Edi Rames kete person si spiun etj…kam prova per persona te tjere. Ne fakt spiunet e sigurimit sot edhe gjithe kohen e mbreterimit te Edit ne Bashki jane realisht “me te besuarit” e Edi Rames.

      Jam 100% i sigurt se Edi nuk eshte ne gjendje te ndaje shapin nga sheqeri.

      Ardian Klosi ka qene i skeduar nga sigurimi i shtetit rastesisht e kam mesuar rreth viteve 84, madje gjithe familja e tij ka qene e pakenaqur me regjimin dhe shihej anasjelltas me sy te keq nga regjimi.

      Ardian Klosi ka qene miku me i mire i Edi Rames, prandaj edhe u sulmua me aq furi por ai u tregua i dobet…

      Edi Rama te mos kaloje ne paranoje, sepse aty e humb davane….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje