A ka arsye për të protestuar sot në Shqipëri? Sigurisht që ka, sot e gjithë kohës. Por të protestosh sot pikërisht më 20 shkurt ndaj një mazhorance që ka ardhur në pushtet me një votë të fuqishme popullore është kryekëput gabuar. Lideri i mazhorancës, ish pedagog në vitet 90, sot kryeministër i vendit ka qenë një nga frymëzuesit kryesorë të qëndrimeve kritike të studentëve ndaj diktaturës. Kryetari i parlamentit është një nga ish studentët e dhjetorit 90-të. Cilado datë tjetër e zakonshme do i shërbente më dobishëm qëllimit të protestës së tanishme popullore. Evokimi i drejtë i historisë është më se i nevojshëm së pari e mbi të gjitha për mirëedukimin e brezit të ri me historinë e mësimet e saj. Datat dhe ngjarjet historike meritojnë respektin e duhur që të mos e humbasin vlerën e vërtetësinë e tyre e të zhvishen përfundimisht nga ajo.
E drejta e protestës eshtë e drejtë e pakundërshtueshme e çdo qytetari të lirë, e aq më shumë e opozitës së një vendi . Në ditët e sotshme gjithësekush te ne mund të protestojë me shumë të drejtë për papunësinë, për çmimet e larta e përditë në rritje, për shërbimin shëndetësor e arsimin që nuk po njohin përmirësim, për legalizimet e zvarritura e premtime të pambajtura. Sot dhe gjithëkohës e drejta njerëzore dhe shumë e mbështetur e protestës është fuqiplotë në një demokraci funksionale.
Por 20 shkurti nuk duhet të keqpërdoret për këtë.
Po çfarë shënon 20 shkurti për ne shqiptarët?
20 Shkurti i vitit 91, për ne ish studentet e dhjetorit 90-te do të thotë shumë. 23 vjet më parë, në kohën kur një pjesë e studentëve ishin në grevë urie në qytetin studenti, një numër i madh protestuesish, studentë e qytetarë u drejtuan për në sheshin Skënderbej. Shumëkush në Tiranë e mbajti frymën aty për të asistuar e dëshmuar në hedhjen e bustit gjigand prej bronzi të Enver Hoxhës. Mbetet një moment i paharruar në kujtesën time po besoj dhe të çdokujt që ka qenë aty atë ditë. Sheshi ushtonte i tëri. Mijëra vetë ishin mbledhur aty. Vështirë të përcjellësh sot emocionet që na përshkuan. Ishte një moment ngazëllyes që mund të të ndodhë rrallëherë ta përjetosh në jetë. Kur në mes të euforisë së turmës të shohësh si hidhet për tokë me një kavo çeliku rreth qafës, në mes të ditës, në mes të vendit, monumenti i liderit komunist të diktaturës gjysëmshekullore që kishte mbretëruar në Shqipëri . E pabesueshmja kishte ndodhur. Për ne ishte një megangjarje. Shënonte vizualisht dhe fizikisht rënien e diktaturës.
Por dhe më shumë se aq.
20 shkurti shënon rënien e një sistemi shtypës. I vë fund frikës, tabusë së paprekshmërisë së diktaturës, së luftës së klasave, të sistemit totalitar, të agjitacion e propagandës. Shënon vizualisht shembjen e miteve, rënien e idhujve, të kulteve e paprekshmërisë së tyre.
Është një datë kuptimplotë, sinjifikante e historisë sonë që meriton të përkujtohet për simbolikën që mbart me vete . Ia vlen të mblidhemi për ta përkujtuar në përvjetore me aktivitete e biseda njohëse e shpjeguese për të rinjtë e brezit të ri, për studentët e sotëm. Por sot kur Shqipëria ka sfida të integrimit europian përpara vetes e natyrë problemesh krejt të tjera, nuk ka asnjë arsye për të protestuar sot pikërisht në këtë datë. Nuk ekziston asnjë bazë logjike për ngjashmëri apo paralelizëm për protestën e propozuar nga opozita. Përkundrazi. Eshtë thjesht një dëshirë për të spekuluar duke keqshfrytëzuar një datë historike që shënon shembjen e idhujve e i vë fund njëherë e mirë mitit të të paprekshmëve.
Na bën më syçelur 20 shkurti që KURRE ME të mos ngremë askënd në piedestale të pamerituara, dhe na kujton se çfarë rreziku na vjen nga kulti i individit në histori, kushdoqoftë ai. Një mësim demokracie që ne nuk duhet ta harrojmë. Një mësim që brezat e të rinjve të sotëm kanë nevojë të domosdoshme ta marrin. Po a do të thotë gjë kjo datë për njëzetvjeçarët e sotshëm, që janë pikërisht në moshën që ishim ne në rënien e bustit të diktatorit? Pak, fare pak, nga mësimi i përciptë i historisë në shkollë, nga dokumentaret, nga bisedat, nga televizioni. Por për ta në thelb nuk shënon shumë, sepse janë një brez i rritur në periudhën postkomuniste të pluralizmit politik që nuk e kuptojnë thellësisht vlerën e rënies së miteve të mbinjerëzve të sistemeve totalitare. Protesta e opozitës e organizuar pikërisht në këtë datë nuk e ndihmon brezin e ri për ta kuptuar më mirë atë. Përkundrazi i kequdhëheq ata.
Evokimi i gabuar i historisë në në këtë rast konfondon, gabon dhe keqdrejton rininë për ta parë drejt në sy historinë tonë e për të mësuar prej saj.
Dhe që brezi i ri të edukohet drejt e i pagabuar në njohjen e historisë së vendit dhe vlerave të vërteta të demokracisë, duhet që 20 shkurti të mbesë për jetë si data e shembjes së idhujve. Datë kjo, që në mendjen e udhëheqësve të sotëm, të cilësdo ngjyre qofshin ata, duhet t’u vërë fund njëherë e mirë iluzioneve për përjetësi e paprekshmëri.
O Mero na i kurse e futi i krohen t’mir ktyne shkrimeve te rinjve se u thartum.
Rrezimin e monumentit te E. Hoxhes, nuk e beri as rinia, as populli. Ate e organizoi dhe e beri Ramiz Alia.
Pllaka e bronxit mbi te cilen rrinte shtatorja, kishte kater bullona te medhenj, te cilet kur shkoi populli, ishin te zberthyera. Kush i zbertheu?
Makina tip ZIS qe terhoqi monumentin, u pajis me kavo dhe u dergua nga dikush ne shesh !?
Policia bente sikur mbronte monumentin dhe qellonte me fisheke manovre.
Kamerat e TVSH i vetmi televizion shteteror, ishin vendosur pa filluar grumbullimi i njerezve mbi objektet e larta rreth sheshit !?
Sali Berisha eshte pare ate dite te levizte rreth sheshit me nje autoveture FIAT te bardhe qe e perdorte sigurimi i shtetit !! Keto pamje do ti shihni keto dite pasi do te transmetohen nga TV-te.
Pse nuk eshte dhene asnje lajm cfare eshte bere me ate shtatore? Ku shkoi gjithe ajo sasi bronzi?
Ecc. Ecc.
Ra Enveri-ra Shqiperia!
Shkrim i plote me mesazhe te qarta. Si lexues i rregullt i kesaj gazete, vleresoj shume shkrimet e Diana Ndrenikes, te cilat shquhen jo vetem per koncizitet, por dhe per kulturen e te shkruarit, per idete qe percjellin. Ja si mund te shkruhet.
Diana, le ta shohim firmen tende dhe me shpesh ne komentet per ceshtje pikante.
Me shume respekt, Lani Rehova
Nje shkrim i formuluar sakte dhe bukur.