Struken “udhëheqësit” shkatërrues të PD, dërgojnë “bedelë” në bazën e partisë

14 Shkurt 2014, 21:27Blog TEMA
Struken “udhëheqësit” shkatërrues të PD,

Nga Përparim Halili

 

“Udhëheësit” e PD, në 8 vitet kur ishin në pushtet, çdo muaj shkonin e kapardiseshin në bazën e partisë në qarqe, rrethe, qytete e komuna si “trima”. Edhe me mënyrën e të ecurit, ata “silleshin si “bejlerë” edhe me anëtarësinë e tyre. Bënin rolin e “udhëhëqësve të mëdhenj”, “të dashur”, “dijetarë” që i donte baza. Prej “byrosë” së PD në zona, ata propogandoheshin, vlerësoheshin e trajtoheshin si “perëndia”. Prej bazës së anëtarësisë së partisë, shumë shpejt pasi u doli boja, konsideroheshin “mashtrues, tallës e zhvatës”, që nuk realzuan asnjë premtim, që të rripnin “lëkurën” me shitje vendesh pune e tenderësh. Prej shqiptarëve, cilësoheshin “agallarë” fuqiplotë. Troç, të “shkelnin me këmbë”. Kur kërkonin votat në fushata, “flinin” me anëtarët e PD, zhasnin vota me premtime.

Si u sollën drejtuesit e PD me anëtërsinë?

Sa morrën pushtetin në vitin 2005 e në vitin 2009, ata që u bënë deputetë e ministra, si dhe ata që u bënë “oborrtarë” të afërt të kupolës partiake e familjare të PD, braktisën anëtarësinë. Krijuan “bandat” e tyre të drejtuara nga “çetat” komanduese-seksere në kryesitë e PD në qarqe, rrethe, qytete, komuna e zona, me të cilat bënin emërimet e përzgjedhura në poste, të njerëzve të “grupeve” të tyre, shisnin vende pune e tendera dhe për anëtërt e PD. Gjithçka, madje dhe emërimi i një pastrueseje çerdheje psh., kalonte në filtrin e tyre financiare të shitblerjes së vendit të punës. E tepëruan zullumin aq shumë, sa u bënë të neveritshëm edhe brenda anëtarësisë së PD.
Nuk ka nevojë të bësh investigime, që të vërtetohet ky fakt. Se sa të “dashur” kanë qenë ata, mjafton të shikosh se me sa “kokrra” doli PD në zgjedhjet e 23 qershorit, ku afro 40% e votave të kundër e të munguara të anëtarësisë së PD, u hodhën kundër “Modelit-Klika PD”. Ishin vota të urrejtjes ndaj “udhëheqësve të dashur” të PD nga qendra në bazë, të cilët janë ende në krye të kësaj partie. Se sa të “dashur” janë aktualisht, mjafton të shikojmë listën e të deleguarve të PD në rrethe, për zgjedhjet dhe rinovimin e kësaj partie.

Udhëheqësit e PD, frikë të shkojnë mes anëtarëve

Fakti është ky: në listat e kordinatorëve të PD, për organizmin e zgjedhjeve të reja pas… 10 vjetësh, mungojnë emrat e “udhëhqësvve” të kësaj partie, madje edhe emrat e atyre “udhëheqësve historik”, të cilët prej 23 vitesh ua kanë shaluar karrigeve të drejtimit të PD, duke e bërë këtë parti të shkretë “kalë” të tyre. Po përse nuk janë të deleguar në bazën e anëtarësisë së partisë, ata që drejtojnë partinë? Përse mungojnë në listë, ata që kanë qenë deputetë të votuar nga ajo bazë? Përse mungojnë, ata që u bënë ministra, drejtora të kupolës së pushtetit, “filozofë ideorë” të oborrit politik qëndror të partisë? Dhe ato 2-3 “kokrra” që janë përfshirë në lista, nuk janë caktuar sit ë deleguar në zonat e tyre elektroale, madje as në zonat e tyre të banimit! Psh, mungon Berisha në listë, ndërkohë që duhej të ishte në zonën e tij zgjedhore në Kavajë, ose minimalisht në vendlili
ndjen e tij në Tropojë. Po në kavaj, nuk ka guxuar të shkel as “profesor” Luan Skuqi! Tirana, nuk ka fare listë emërore të deleguarish, ndoshta ngaqë ekzizton frika e “byrosë” së PD për konflikte mes tyre dhe anëtërësisë, nëse deklarohen emrat e “udhëheqësve të dashur” deputetë e ministra si Bumçi, Bregu, Imami, Tritan Shehu, Bogdani, Strazimiri etj. Në Berat, nuk janë dërguar si të deleguar Genc Pollo, Lefter Maliqi e Mehmet Xheka, madje nuk janë as në listë, por është dërguar një farë Ervin Minarrolli! As në listë janë e as në Dibër, nuk janë dërguar Myqerem Tafaj, Jemin Gjana, Bedri Hoxha e Selami Xhepa, por është dërguar të “jap llogari” për ta Gazmendi i burgjeve, “dyqanxhiu” që shiti miell e fasule dhe bleu votat në 23 qershor 2013! Nuk janë në listë as deputetët e Fierit Enkeljed Alibeaj, Fatos Beja, Ilir Bano e Mesila Doda, por “bedel” për ta është dërguar këshilltari i Presdientit të Re
publikës Ylli Asllani, i cili nuk hskon dot në Gjirokastër, siç edhe Alibeja, ngaqë nuk shkon dot të jap llogari në Fier është futur në listë në Vlorë! As Genc Ruli e Spiro Ksera nuk janë në listën e Gjirokastrës, mbasi nuk u mbanë “menderja” të jenë mes anëtërev të mashtruar e të tallur të PD. Edhe në Korçë, nuk janë caktuar emrat e “udheheqësve” të PD Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli e Ritvan Bode, mbasi nuk shkojnë dot sespe e kanë bërë “blozë” në atë zonë. Por të paktën, Kadilli ka guxuart të shkoj i deleguar në Lushnjë, atje ku nuk ia dinë “biografinë” e zullumeve.  Pa asnjë emër “udheqësi” të lartë të PD është dhe lista e të deleguarve të Durrësit, ku mungojnë “filozofët dhe trimat” e PD Albana Vokshi, Eduard Halimi, Igli Cara e Osman Metalla.
Deri në 23 qershor 2013, ata ishin prezent në zonat e tyre, pas kësaj date, nuk kanë guximin të duken më nga “ato anë” ku u bën “poltikanë”, “udheeqës” dhe… “zengjinë” me pasuri e llogari bankare, ku krijuan “çetat” e tyre të “komitëve” që bënin detyrën e seskerëve dhe të “fortëve” të zonave. As Patozi, as Kollozi nuk janë të delaguar në Vlorën e tyre “të dashur”, madje kanë qysh prej 23 qershorit 2013 që as nuk shkelin atje, të paktën për të marrë “dosjet” me dokumente tek zyra e deputetit! Mos u çuditni, por as Topalli nuk ka guxuar të jetë e delguar në Shkodër, madje quysh prej 23 qershorit nuk ka pasur “trimërinë” as të shkoj të kontrolloj pronat e bizneset, ose të përfundoj pazaret me ato tenderat në bashkinë e qytetit e në ca komuna rrotull! Asnjë nga ata që kanë zaptuar dhe shfytëzuar kolltuqet e pushtetit të PD në këto 23 vite dhe në 8 vitet e fundit me në krye “plakun
e partisë, janë struktur në këtë fushatë zgjedhore brenda saj. Pronari i kësaj partie Saliu, Luli, Jozefina dhe të tjerët e “Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PD”, që janë ende në krye të saj edhe si deputetë, për t’u shpëtuar pështymave në fytyrë e pse jo edhe shuplakave, kanë dërguar në rrethe të deleguar “bedelë”, për t’i përplasur me anëtarësinë, në emër të zullumeve të tyre, për rënien nga qeverisja dhe shkatërrimin e partisë…

12 komente në “Struken “udhëheqësit” shkatërrues të PD, dërgojnë “bedelë” në bazën e partisë”

    1. Tironsi USA says:

      Si kapardiset maloku ne Fiat 131 ne vend te pare, pthuuuu klysh i komunizmit

  1. Leone says:

    Opinion shume I sakte qe PD humbi nga keta pashallaret e kuq qe ishin deleguar ne rrethe.une e bera zgjidhjen time por me vjene keq per nje pjese te antarsis se PD qe Jane idealista , por shfrytezohen nga pashallaret e kuq. PD po drejtohet nga sigurimsat, spiunet. Ajo parti nuk e mere veten sepse po I iken elektorati I saj.

  2. Katnari Rrashbullit nga jasht shtetit. says:

    Kerkese per z.Mero Baze!I nderuar zMero Baze,ju lutemi qe duke filluar nga dita e neserme e dt15.02.2014 te vendoset regjistrimi i vidios se dt20Shkurtit dites kur u rezua busti i ENVER HOXHES,momenti kur Sali Berisha eshte brenda makines se sigurimit te shtetit,makine per te mos rene ne sy te qytetareve,duke kaluar ne momentin qe po rezohej busti i ENVERIT,kohe qe ishte bllokuar trafiku komplet,por me porosi u lejua vetem ajo makine ku shihet qarte se si kalon brenda rezes se ruajtur nga Policia,momenti kur Sali Berisha eshte derguar me porosi te Ramiz Alise.Kjo video te jete e perditshme ketu ne faqen kryesore te Gazetes Tema te pakten deri me dt19Shkurt,qe ta shikojne te gjithe ata qe duan te shkojne ne protesten e dt20Shkurt.

    1. DHJETORISTI says:

      @ katnari Rrashbullit nga jasht shtetit
      Videon e sekretarit te PPSH Sali Berisha
      E ke tek linku i Nana PeDe mesiper!

  3. ari says:

    O perparim mos je aq naive, kushdie c’gatuajne vampiret pas kesaj loje. Per te sajuar maskaralliqe Jane te paparashikueshem. Duan vec te mbajne pushtetin e te pasurohen me cDow kusht edhe nese kjo do te thote gremina per kete popull, nga antishqiptare e makuter nuk ke cpret.

  4. petrit says:

    Ju lexoj gjithmone me nje endje dhe deshire te vecante zoti Halili,per menyren mjeshterore dhe realiste si e fusni bisturine ne trute dhe trupat e bandes se Saliut,dhe i nxirrni ne drite te diellit tere pislleqet toksike qe permbajne ato dhe qe i kane shperndare per vite te tera ne trupin e kombit dhe qytetarit shqiptar.

  5. MARKO says:

    Kajrafilat qe ka Shkodra….Si mor e ulet kaq poshte Jozefinene. Faji e ka Frroku qe i th:-Grua e perdorur.

  6. Indipedenti says:

    Komentin qe te jipja me perpara o pleha e ketij populli Perparim e
    fshiu ky plehanija tjeter Mero qe te hap rrugen te shkruash kaq bukur.
    Plehanet gjithmone shkojne me plehanet.Nuk kane vdekur te gjithe ata
    qe e kuptojne qelbesiren e kesaj historije shqiptare me plehanet si ju.

  7. futja kot says:

    edhe lufta per ligjin e nenepunesit civil behet per te mbajtur ne pune ata shtetas te cilet kan paguar parat pert vend pune. Pasi duhet te kthejne parat ose te mbajne ne pune shtetasin qe i kan mare parat.
    N e kete lufte nuk ka as nje parimore.

  8. Aljor says:

    Ferdinand Xhaferri eshte caktuar ne Elbasan por elbasanasit i kujtuan vargjet e Osman Gazepit:
    “Transferm kerkove,trasferim te dhame
    “Shko dhite Elbasanin sic dhjeve Berane (Durresin).
    Me duket se ai vuri bishtin nen shale dhe u kthye ne Durres.

  9. qytetar says:

    Kam qesh me shpirt dje, nga nje koment i shkurter,

    “ENE PERÇ,ENE ZOG”???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje