Në fillim të vitit 2008 Sllovenia kishte marrë kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian. Një grup gazetarësh nga Brukseli ishte pritur nga kryeministri i atëhershëm Janez Jansha. Tashmë dihej propozimi i Martti Ahtisaarit për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe dështimi i “Trojkës” që të sjellë një pajtim të Serbisë dhe Rusisë për pavarësinë e Kosovës. Ishte një koincidencë e çuditshme se si pikërisht në kohën kur Sllovenia, e cila bashkë me Kroacinë të parat shpallen pavarësinë duke u shkëputur nga ish-Jugosllavia, tash e kryeson BE-në pikërisht kur Kosova, si e fundit nga ish-Federata Jugosllave, po e shpall pavarësinë. Dhe natyrisht koordinimi i punëve të BE-së dhe i veprimeve pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ishin prioritet kryesor i Presidencës sllovene të BE-së. Dhe për këtë gazetarëve u foli gjerë e gjatë Janez Jansha. Ai u sqaroi se pse Kosova duhet të jetë e pavarur dhe madje duke përmendur edhe shembuj të tij personal nga jeta se pse shqiptarët më nuk mund të jetojnë nën sundimin serb. Por gazetarët u befasuan kur Jansha tha: “Kosova nuk është ndonjë problem afatgjatë në Ballkan. Problemi më i madh në Ballkan është dhe do të mbetet Bosnjë-Hercegovina”. Gazetarët u shtangën. Nuk kishin dëgjuar të ketë ndodhur ndonjë gjë në Bosnjë-Hercegovinë në 10 vitet e fundit saqë të fitonte kureshtjen e mediave. Bosnjë-Hercegovina tashmë ishte shtet i pavarur, anëtare e OKB-së, e Këshillit të Evropës, OSBE-së, FIFA-s e UEFA-s. Të gjithë fqinjët e saj e njihnin pavarësinë e këtij shteti dhe kishin vendosur marrëdhënie diplomatike. Në Bruksel kishin dëgjuar me qindra herë për sukseset e jashtëzakonshme që kishte arritur NATO-ja së pari e pastaj edhe BE-ja në stabilizimin e këtij vendi dhe në rimëkëmbjen e tij nga pasojat e luftës. Edhe dënimet që i shqiptonte Tribunali i Hagës për krime lufte, nga diplomatët evropian përmendeshin si gjëra që janë duke ndihmuar në ripajtimin mes kombeve dhe në largimin nga e kaluara e errët dhe ecja nga e ardhmja evropiane. Prandaj në këto rrethana iu duk befasuese thënia e kryeministrit, i cili në atë kohë ishte formalisht edhe numri 1 i BE-së si kryetar i Këshillit, sepse ende nuk kishte filluar funksioni që tash ka Herman van Rompoy, kështu që rolin e kryetarit formal të BE-së e kishte kryeministri i shtetit që kishte kryesimin e radhës. Jansha nuk deshi të sqaronte shumë pse mendon që Bosnjë-Hercegovina është në një afat të gjatë problem shumë më i madh sesa Kosova. “Në Kosovë e dimë se çfarë duam, ndërsa në Bosnjë- Hercegovinë ende nuk jemi të sigurt”, tha ai. Natyrisht, shumë politikanë sllovenë dhe politikanë të tjerë që kishin përvojë nga Ballkani pajtoheshin se Kosova me një kompaktësi etnike, me një shumicë të madhe shqiptarësh, si shtet i pavarur do të duhet të sigurojë të drejtat e pakicës serbe. E dinin se kjo mund të zgjasë por në afat të gjatë nuk do të jetë ndonjë problem serioz. Në Bosnjë-Hercegovinë, edhe pse deri në vitin 2008 kishin kaluar plot 13 vjet nga Marrëveshja e Daytonit, edhe pse ishte krijuar paqja, shteti nuk funksiononte, segregacioni etnik kishte mbetur, ndërsa partitë politike dhe udhëheqësit shtetërorë nga tri “kombet konstitutive” të përbashkëta kishin vetëm korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit për qëllime personale.
Në Evropë nuk e kuptuan seriozisht vërejtjen e atëhershme të ish-kryeministrit të Sllovenisë. Bosnjë-Hercegovina, pa dyshim viktima më e madhe e luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë, u injorua. Nuk lëvizi drejt BE-së. Për këtë Brukseli fajëson tash e sa vite politikanët në Bosnjë- Hercegovinë. Por e njëjta BE pikërisht me këta politikanë tash e sa vite punon dhe bën pazare. Qytetarëve gjithmonë u thotë se “faj kanë liderët tuaj”. E tash kur qytetarët në Bosnjë- Hercegovinë, për herë të parë prej përfundimit të luftës, pra në gati 20 vjet, u çuan të protestojnë kundër politikanëve të tyre, BE-ja hesht dhe nuk di se si të veprojë.
Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq, gjatë qëndrimit të tij në Bosnjë-Hercegovinë fajësoi edhe BE-në për këtë që po ndodh. “Kjo nuk do të kishte ndodhur sikur BE-ja të kishte një politikë koherente ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Me këtë shtet po luajnë të gjithë. Këtë shtet po e godasin si top disa për shkak të mosdijes e disa për shkaqe të tjera. Gjërat nuk do të ndryshojnë nëse Bosnjë-Hercegovina nuk merr një perspektivë të qartë të integrimit në BE”, tha Milanoviq.
Por edhe ai tash është kryeministër i një vendi të BE-së. Nëse asgjë tjetër, ai dhe shteti i tij kanë mundësi që në Bruksel të kërkojnë nga BE-ja të ndërtojë ndonjë politikë koherente për Bosnjë- Hercegovinën. Por BE-ja nuk do ta ketë të lehtë, sepse Bosnjë-Hercegovinën qëmoti e kishte shpallur sukses, sikur po e shpall tash sukses të madh Kosovën. E Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova mbeten të vetmet shtete të rajonit (duhet nënvizuar se Kosova për BE-në as që është fare shtet) të cilat nuk e kanë filluar fare formalisht procesin e integrimeve në BE.
Prandaj, njerëzit në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë kanë të drejtë të jenë të dëshpëruar edhe me politikanët e tyre por edhe me BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Protestat e ditëve të fundit në qytetet e Bosnjë-Hercegovinës, që eskaluan edhe në dhunë, shërbyen si një rikujtim se ky shtet nuk funksionon, populli është i dëshpëruar dhe i zhgënjyer tej mase ndërsa Bashkësia ndërkombëtare nuk e ka bërë punën deri në fund. Për më shumë se 20 vite kemi dëgjuar thënien se “Në Kosovë nuk duhet të lejohet të përsëritet Bosnja” por shumëçka që bëhet në Kosovë, e sidomos angazhimi ndërkombëtar, duket pikërisht sikur përsëritje e gabimeve nga Bosnjë-Hercegovina. Edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta pyesë veten se pse dy vendet që ngecin më së shumti në Ballkan janë pikërisht ato ku ka qenë angazhimi më i madh i bashkësisë ndërkombëtare, pra Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova.
Ngjarjet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë, e në një masë edhe protestat e studentëve në Prishtinë, kanë filluar të kuptohen seriozisht edhe nga disa politikanë në BE se durimi i popullit ka kufij. Deri tash në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë nuk ka pasur shumë protesta. Sidomos jo protesta të cilat nuk kanë asnjë prapavijë etnike, por më shumë janë shprehje e pakënaqësisë me elitën politike. Kjo nuk ka ndodhur sepse së pari qytetarët i janë gëzuar lirisë. Së dyti nuk kanë dashur të rrezikojnë të ardhmen e shtetit të tyre. Së treti kanë qenë optimistë, sepse pas luftës gjithsesi njerëzit janë optimistë. Tash kanë kaluar shumë vjet. Optimizmi po i lë, ndërsa varfëria dhe mungesa e perspektivës u është bërë realitet.
Ndoshta në një afat të gjatë Bosnjë-Hercegovina mund të jetë një problem më i ndërlikuar sesa Kosova për ta zgjidhur. Por aktualisht të dy këto shtete janë në probleme serioze. Ende ka forca në të dyja këto shtete të cilat nuk e duan ekzistimin e tyre. Lideri i Republika Srpskas, Milorad Dodik, thotë haptas se “Bosnjë-Hercegovina nuk mundet të ekzistojë si shtet”, ndërsa në veri të Kosovës qytetarët me kombësi serbe nuk e njohin ekzistimin e shtetit të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë bën të njëjtën lojë sikur në Bosnjë-Hercegovinë. Qytetarëve u thonë se “krejt fajin për gjendjen tuaj e kanë politikanët”, ndërsa sa herë që ka ndonjë lëvizje qytetare, të shoqërisë civile apo dikujt tjetër, kundër atyre politikanëve, bashkësia ndërkombëtare bëhet krah i politikanëve vendorë. “nuk është se ne kemi ndonjë mendim të mirë për udhëheqësit tuaj në Kosovë. Por ne me ta mund të kryejmë punë”, pati thënë një diplomat i lartë i një shteti të BE-së.
Një mësim që duhet nxjerrë nga Bosnjë-Hercegovina është se bashkësia ndërkombëtare në Kosovë nuk bën ta lër punën në gjysmë. Kjo duhet të merret parasysh tash kur vendoset për pasardhësin e EULEX-it dhe kur NATO-ja mezi po pret të zvogëlojë numrin e ushtarëve në misionin e KFOR-it, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë reduktuar në minimum praninë e tyre në Kosovë, me përjashtim të misionit diplomatik. Duhet pasur parasysh edhe amerikanët që në Kosovë do të kenë një rol vendimtar edhe për shumë vjet dhe se BE-ja në Kosovë nuk do të jetë në gjendje të kryejë vetëm ndonjë punë pa amerikanët. Besimi se “perspektiva evropiane” do t’i zgjidhë të gjitha problemet në Kosovë në këtë moment është një iluzion. Së pari, Kosova këtë perspektivë mund ta realizojë vetëm në një të ardhme të largët dhe së dyti BE-ja nuk është e vendosur në atë se çfarë do me Kosovën, por thënies se “Kosova e ka vendin në Evropë!”. Ja për shembull “suksesi më i madh i BE-së”, siç quhet, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është më shumë rezultat i angazhimit Amerikan sesa i Baroneshës Ashton. Po të mos ishte mbështetja amerikane, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sa për Baroneshën Ashton, as që do të niseshin nga Prishtina me avion për Bruksel. Dhe as secilit “kompromis” me Serbinë para se të ktheheshin në Prishtinë prisnin deklaratat përshëndetëse të zyrtarëve amerikan, të cilat u shërbenin si një lloj arsyetimi para qytetarëve të cilët asnjëherë nuk e kanë parë me simpati këtë dialog.
Zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë dhe ngërçi politik në këtë shtet janë në një mënyrë edhe pasojë e mosangazhimit amerikan dhe lënia në dorë e tërë punës për BE-në. Këtë nuk duhet përsëritur në rastin e Kosovës ku puna e bashkësisë ndërkombëtare, si bashkëpjesëmarrëse në procesin e çlirimit të Kosovës dhe pavarësimit të saj, nuk është kryer ende.
*KOHA DITORE
eh mor gyzela,as amerikonet nuk po e qethin shume per ju,por ju prap flamurin e tyre bashke me ate jeshil arab i mbani varur…….!!!!
shiko hallet e patriadhes ti koqe kanari .
fut ne kte mes edhe Shqiperine …na kan refuzu per 4 here rradhazi …ju kan thene edhe ” BURRA SHTETI ” kriminelve si sali berishovic .
Kosova nuk ka ato permasa si Bosnja ….atje situata eshte me te vertet e veshtire dhe ai slloveni ka te drejte . Jan me shume se 1 miljon e gjysem serboboshnjak qe nuk duan t’ja din per shtetin e Bosnjes .
Ne Kosove jan 1 grusht serbesh qe KFORi dhe Ushtria e Kosoves duhet ti nenshtroje ose ti lere te lire nen serbine e tyre sepse fajin e kan si BE DHE USA por edhe politiKUAJT tane qe nuk marrin vesh nga diplomacia .
Lugines i than te c’armatoset dhe sot lugina jeton ne nje shtet terrorist qe terrorizon edhe vogelushet me abetaret shqipe ndersa serbet ne veri kan edhe njesit e tyre paramilitare , gjykatat e tyre serbe , policine e tyre serbe …un nuk e kuptoj pse nuk ndodhi kshtu edhe ne Presheve ???? NQS SKENI BOLE QE TE VENDOSIN LIGJIN ATJE ATEHER ESHTE E KOTE QE AJO PJESE TOKE TE JET E KOSOVES …LE TA MARR SERBIA …SHQIPTARET SKAN NEVOJ PRAP PER XHANDAR SERB NE TOKEN E TYRE …LE TE KRYHEN SHKEMBIMET E POPULLSISE SI DIKUR MES GREQISE DHE TURQISE .
o moderator i [email protected] ….pse i fshin komentet ???? ti q…fsha deknat ne vorr ty e ksaj gazete qe deri dje na bote moral per tjeret …tashti i lepini bythen ju pushtetit qe ju ngelt gjuha ne mut t’bythes . DEEEKNAT ATJE KU I KENI E KU SI KENI .
Moderator,pertej tolerances qytetare qe duhet te tregoni per cdo komentues ne kete site,si ka mundesi qe i montoni nje koment ketij[pellazgut/majmun]kkkkkk..it me syze!!!!
Ky plehre nuk duhet toleruar aspak,pasi i mungon totalisht llogjika njerzore.
Nuk i duhen askujt ketu ne site mendimet e ketij shpellari,ky i ben hije kot tokes.
Eshte ceshtje kohe,qe ky moster te gjendet nje dite pas kangjellave te burgut……….
Pranvera Arabe cka solli. Shkattrimin e shteteve dhe udheheqjen e Sisit. Pranvera e Bosnje mundet lehte te kethehet ne dimrin e Bosnjes (Mesic). Pastaj Kosova . Ndoshta Shqiperia pati fatin dhe largoj shpellarin. Perndryshe ka fillua ne Lindje te Mesme. Turqi. Ne fund ne Ballkan. Jeta nuk kushton shtrejt. Shkon tek virgjineshat.
po te ishte per BE nuk doishte ba akoma shtet kosova por te bashkoen dy shtetet shqiptare bashk lle mos te presin shum nga nderkobetaret se po prite kur tjetri te zjell problemin qe ke ti ke mbaruar PER MENDIMIN TIM NJE KOMB NJE SHTET.samei math lle ifuqishem te jesh aq mai respektuar baesh lle ato qe thon do bashkohemi ne bruksel me duket kot neve duet te shkoim te bashkuar ne bruksel..lle jo te bashkoemi atje.kurse juve antishqiptareve qe derllni vrer ketu duke provokuar me lloi lloi mendimesh mos ulolleni kot ma se eshikoni qe nuk pouecen,car nuk po provokoni islamist turq malok shpellar arab..MOS ULOLLENI KOT JU DUKENI CFAR GJELLE DONI TE GATUNI (SHQIPTARET PARA KOMBIT NUK VEIN AS GJE TJETER)