Nuk mund t’i harroj kurrë dy fytyra: Ajo që më dha dorën në kohë të vështira dhe ajo që më la në baltë në kohë të tilla

10 Shkurt 2014, 20:47Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Të thuash të vërtetën dhe të tërheqësh mirë harkun ky është virtyti persian, më kuptuat?- Fridrich NIIETSZHE

 

Që sa lind, fëmija ka nevojë për njerëz, madje ai qan kur sapo zgjohet prej gjumit dhe nuk sheh njeri përreth tij. Ai qan sepse ka nevojën e të rriturve, ai nuk bën dot asgjë për të ndihmuar veten, ndërsa kur rritet dhe fillon ta dojë veten (sepse po nuk u mbështete fort në dy këmbët e tua nuk mund të pretendosh të duash të tjerët) ai ka nevojën për të koperuar me të tjerët. Ka nevojë të bëhet pjesë e grupit, të cilit i përket, i përngjan…

Por dëshira dhe nevoja për tu shoqëruar me njerëz nga shumë psikanalistë është konsideruar si interes, baza e të gjitha marrëdhënieve.

Mënyra si ndërtohen marrëdhëniet midis njerëzve dhe baza mbi të cilën ngrihen ato mund të jetë interesi, por baza mbi të cilën ngrihet miqësia nuk mund dhe s’ka se si të jetë interesi…

Një mik nuk mund kurrë të të lerë në baltë, në kohë të vështira, ndërsa një koleg që me ty e lidhin marrëdhënie interesi të mirëfillta nuk mund të jetë personi i duhur për të të zgjatur dorën kur ti sapo ke rrëshqitur nga njëra këmbë…

Kjo është logjika në përgjithësi. Prandaj sapo biem në një hall gjëja e parë që bëjmë shkojmë tek miku për t’i qarë hallin, por jo rrallë ndodh që sapo ti hap gojën për të treguar në fytyrën e tij shumë të maskuar lexohet një kënaqësi e fshehtë, që e ngushëllon se sa mirë që ai nuk e ka këtë hall…

Sidoqoftë në një marrëdhënie miqësore palët investojnë për të rritur miqësinë e tyre dhe kjo nuk është kurrë e balancuar. Gjithmonë njëri është që investon vërtetë, që e mer seriozisht tjetrin dhe vazhdimisht investon në bankën e tij…dhe me të drejtë në ditë të vështirë e mban frymën tek ‘banka’ ku mund të shtrijë dorën për të tërhequr ndihmën.

Sido që njeriu ka një familje biologjike, ai vetvetiu një familje tjetër kërkon të krijojë dhe është kjo arsyeja, pse zhgënjimi më i madh në jetë vjen kur familja që ti ke ‘krijuar’ të le në baltë… sepse gjithmonë e ke konsideruar, ndërsa në të kundërt konsiderata nga ana tjetër nuk ka ekzistuar në masën që ti e ke menduar.

Miqësia ka ekzistuar kur qielli ka shkëlqyer nga rrezet e diellit, por një ditë ai do të errësohej me retë që do të grumbulloheshin nga forca e erës që i shtyn me shpejtësi dhe dita e keqe vjen e miqësia vihet në provë…

‘Familja’ jote nuk të përgjigjet…të dëgjon me një indiferencë,që ti nuk e kishe imagjinuar as në ëndërr dhe pa pritur gjendesh i vetëm në hallin tënd.

Rastësisht, krejt rastësisht, fati mund të të sjellë pranë njeriun e duhur në momentin e duhur, që ti kurrë nuk ke investuar tek ai dhe dora e tij zgjatet drejt teje si një ujëvarë, gjatë gjithë jetës tënde. Ti thua me veten se një ‘faleminderit’ nuk mjafton, se borxhi moral nuk mund të shlyhet sa të jesh gjallë, sepse marrëdhënia nuk është si ajo e interesit: -më dhe të dhashë dhe këtu ‘lahemi’.

Njeriu që të zgjati dorën në ditën e hallit nuk është e thënë të jetë pranë në jetën tënde, por ajo fytyrë nuk mund të harrohet kurrë, sepse sa herë që ti gjithmonë prapë ke nevojë të ngrihesh nga një rrëzim i beftë, në dëshpërimin tënd sa herë ngre sytë nga qielli sheh fytyrën e tij mbi tënden me një buzëqeshje të përmbajtur me dorën e zgjatur drejt teje..

Ndërsa njeriu që ti kishe zgjedhur si ‘familjen’ tënde të la të vetëm në këtë hall dhe ky është zhgënjimi më i madh. Kjo fytyrë nuk mund të harrohet kurrë, ajo të trazon gjumin e natës, të bën të mendosh deri në shkatërrim, të bluash fajin tënd, (me faj i pafajshëm) sepse s’ke ditur të zgjedhësh, por në fakt është mëkat të marrësh seriozisht njerëzit.

Ti nuk ke pse të mbytesh në mes të 1000 pse-rave jeta vazhdon dhe banka ku mund të zgjatësh dorën sa herë të gjithë të braktisin është për ty me sportelin hapur…

45 komente në “Nuk mund t’i harroj kurrë dy fytyra: Ajo që më dha dorën në kohë të vështira dhe ajo që më la në baltë në kohë të tilla”

  1. endri says:

    Po kjo ç’ishte!!

    Nuk mora vesh gje!!

    1. Kapit Tulloi says:

      Do jete vendosur gabimisht si artikull.

      1. Pgi says:

        Mos u gezo o njeri i mire, sepse pemen e drejte e synojne te gjithe per ta prere, dhe duhet te mos gezohesh per kete…

    2. cicolino says:

      Kjo ishte ilustrim apo pershkrimi i asaj qe gjithkujt i ka ndodhur ne jete! Kujt nuk i ka ndodhur te zhgenjehet nga ata qe i ka konsideruar shoke dhe ka investuar ne ate shoqeri! Dhe vjen nje dite qe shoku te kthen shpinen, kur e ka me te thjeshte dhe s’i kushton asgje te te jape doren!!! Eshte thjesht egoizem, cmire, xhelozi, dashakeqesi dhe kaq!

    3. iliri says:

      ka te drejte endri, nuk merret vesh se ku e ka fjalen. kot beni sikur e kuptuat, nuk eshte reflektim filzofik te flasesh per hallet personale. Ne shqiperi eshte e modes te qahesh nga mengjesi deri ne darke .

      1. Selim says:

        Mua me duket sikur ka shkruar per hallin tim edhe tendin o Ilir, qe besoj se je i ri e akoma ke kohe per ti provuar “miqte”. Keta jemi ne: larg bythes tone.

        1. marin says:

          ilir eshte ironik ne kete rast o vellaçko

    4. feniks says:

      Edhe mua familjarisht kjo gje me ka ndodhur pas 23 qershorit,kur HODHEM POSHTE QELBESIREN BERISHA ME VOTE 1 MILIONESHE!!!
      Jemi familjarisht e farefis SOCIALISTE,ndaj kemi votuar,protestuar e mbeshtetur ne cdo hap PS-ne!!!
      Para e gjate zgjedhjeve na KERCISNIN TELEFONAT cdo dite duke na pyetur per cdo gje!
      Bile qelloi,qe sapo hodhem VOTAT na pyeten ne celular ne se kishim votuar apo jo!!!
      Vete jam pensionist,bashke me gruan,ndersa DJALIN E VETEM e kisha te punesuar ne administraten e PD-se si kuader i larte!!
      PD-ja e futi ne pune me konkurs,ku fitoi nder 24 vete pa njohur njeri!!!
      Nuk pyeti njeri se per cilen parti voton,e derguan per specializime ne Europe,e NGRITEN NE PERGJEGJESI dhe NUK NA E MERRTE MENDJA,qe kur te vinte ne pushtet PARTIA JONE,ta DETYRONIN DJALIN ME ZOR TE JEPTE DOREHEQJEN!!!
      Dhe kjo u be se drejtori i atij institucioni ku punonte djali ZGJODHI PER SPIUN NJE ZAGAR TE PD-se qe edhe me pare kete pune kishte bere me te tjeret,por ne sherbim te PD-se!!
      Ky spiuni u be DREJTOR,ndersa djali im dha DOREHEQJEN!!!
      I dergova mesazhe Edi Rames,por nuk m’u pergjigj njeri!!!
      Komunikova edhe me nje DEPUTET TE VJETER te PS-se per kete pune,por as ate nuk e kishte degjuar ky PALO DREJTOR,qe thone se eshte i PERKEDHELURI I EDI RAMES!!!
      A KAM TE DREJTE TE JEM I ZHGENJYER?????

    5. Anja says:

      Mos ec para meje se nuk te udheheq dot, mos ec pas meje se mund te mos te te ndjek dot, atehre ec prane meje dhe mbase keshtu behemi miq!!!

  2. genta says:

    me pelqen shume. nuk kam c’ti shtoje…

  3. entela says:

    si perfundim cfare ka Magdalena e ka me burrin apo me shoqen e zyres

    1. Dan says:

      Kur njeriu bie ne hall, kuptohet se edhe partneri eshte i perfshire. Nje shoqe zyre nuk ma merr mendja se mund te perfshihet ne kete refleksion. Kjo eshte nje panorame e rraces shqiptare kudo qofte, ma merr mendje. Mua me pelqeu shume, shume.

    2. eminem says:

      Entela burri dhe gruaja jane 1. Nuk e do si e ke ti po ne nga anet tona keshtu jemi bashke i kemi hallet dhe miqte e familjes i kemi bashke.

  4. Lola says:

    Jo kaq hermetike moj Frau Magda.

  5. ANALIZA says:

    Nuk ka gje me te keqe se sa mosmirenjohja,mjere ai qe eshte ashtu;

  6. genti says:

    endri tru dukesh qe nuk ke po nuk paske as vesh…

  7. ATDHEU says:

    Mendimtare ,filozofe dhe reaguese ;respekte

  8. Vari Wool says:

    Quhet menopauze Endro.

  9. Aldo says:

    Shkrim shume i bukur…perfekt…sa mire sikur te kishim me shume te tille..shumekujt nga ne i ka ndodhur ti gjendet ne dite te veshtira nje njeri qe e kishe konsideruar shok, por jo mik…dhe miku, ai te i cili ke investuar ndjenja e kohe, te mos te ta zgjase doren…

  10. Anda says:

    Komplimente Magdalene. Nje shkrim plote vertesi nga jeta, intelekt dhe stil.
    Miku e merr kete cilesim…jo se me te pi kafe apo ha dreka e darka, por pikerisht nese ai qe te gjendet ne dite te veshtira…dhe miqesia e vertete kuptohet vetem kur ti je pikerisht ne keto dite te veshtira, pasi ne dite te mira te gjithe te duan fort…

  11. strong says:

    Gjerat qe kane me shume rendesi,

    kurre nuk duhet te lihen ne meshire

    te gjerave qe kane me pak rendesi.

    GOETHE

    Bravo Magda leksione te fuqishme dhe me parime te rendesishme…

  12. Ati says:

    Ne dimensionin njerezor je realiste
    ne dimensionin filozofik je fantastike
    ne dimensionin femeror je e fuqishme

  13. elinor says:

    Kam vu re qe kjo tip/lloj gazetareje nuk pyet hic per shenja pikesimi — i ka teper bezdi. Shpeshhere, fjalite e saj e humbin rrjedhen e logjikes. Eshte e lodhshme te lexosh shkrimet e saj aq nenmedioker sa ata jane.
    Seriozisht, kush dreqin i ka thene kesaj se ka talent si shkrimtare?? Me siguri ndonje qe e ka inat!

    1. tina says:

      foli nenbishtja e gomarit Elinor, si grate e lagjes mer neper goje e shan kedo.

      1. elinor says:

        Te pelqen ai i gomarit ty tina se si shpesh e permend? Une nuk shaj gjithkend; vetem hajvanet si ti!

        1. tina says:

          Elinora ti je nje idiot funksional. Bie ne sy menjehere se je nje kokbosh

    2. iliri says:

      I ke rene pikes! Rremuje dhe jo vetem qe nuk duhet te qahet, por te jete mirenjohese qe i kane botuar shkrimin ? per mendimin tim

      1. Zace says:

        Ti Ilir dukesh si me i ‘pickuari’ nga ky shkrim. E di qe te ka bere mire, sepse i kthehesh e i rikthehesh pa pushim…

  14. SHQIPE says:

    Une kam pershtypjen se keto konstatime i kemi bere te gjithe ne jete ,tashme kjo eshte e barabarte me teorine e relativitetit ,kush me shume kush me pak,te gjithe i kemi provuar keto ndjenja por ne nje moshe me te hereshme se kjo zonja .Keta persona besojne se jetojme ne nje edem e njerezit jane engjej ,kjo ka ardhur sepse rralle jane rrahur me halle te verteta e kur e kuptojne te veteten e madhe qe jane vetem e u duket fundi i botes!

    1. tina says:

      Jam dakord me ju SHQIPE nuk eshte fundi i botes, por eshte mire te thuhen gjerat sepse keshtu shkembejme mendime dhe eksperienca (flase per ne normalet) dhe shume te tjere qe i lexojne ndofta ndjejne pak lehtesim dhe kuptojne ate qe ju e theksoni se kjo mund ti ndodhe kujtdo.

      1. AHA says:

        Tina ,e vertete qe mire eshte te shkembehen mendime ,nuk kam asgje kundra ,gazeta nga ana e saj duhet te ruaje nje nivel,ketu presim te diskutojme me konkretisht sepse deri dje ishte gazeta e pare opozitare e ,pamvaresisht se po shoh me kaqardhje nje fare ulje te vigjilences opozitare vazhdoj te pres kete gazete ne te njejtat pozita,kritikuese e klases politike e te metave shoqerore me fakte konkrete.
        Ky artikull ka te beje me fjalen e dhene ,solidaritetin njerezor etj e personalisht e marr si nje largim i qellimshem nga problemet e verteta psh mund te themi qe vrapimi mbas parase e ka prishur shoqerine e kjo sepse korrupsioni eshte kudo …Po sheh te behet ndonje gje konkrete kunder te korruptuarve?Ketu nje gazete investigative ka shume c’te thote e nese hesht nuk eshte me investigative !

    2. eminem says:

      Po keto konstatime, jane si VEZA E KOLOMBIT…

  15. Tani says:

    Eshte kenaqesi e vertete te lexosh kete artikull.

  16. toni says:

    Ishte artikull impresionues,me ngjiti pernjehere

  17. ARUSHA says:

    Bisede dhe Analize me vetvehten; qe bejne te gjithe njerzit normale dhe te paprishur nga forca e pushtetit dhe e parase !

    NJE ORIENTIM PER BREZAT E RINJ!

  18. ludi says:

    vleresoj maksimalisht cdo shkrim tuajin Z.Ramohito

  19. redisheheri says:

    Me ka pelqyer nje shkrim i saj i pare per vuajtjet e saj dhe ulerimat e baxhellave te PD.Sot nuk eshte ne ate nivel.

  20. gjon says:

    Z Margarita respekte per Mirenjohjen,ndersa zhgenjimin duhet ta gjeshe tek vetja e jo tek Partneri.Sidoqofte me pelqen arsyetimi juaj.

  21. monda says:

    Magdalena eshte zonje duket apo? Mesojeni gjon se per zonjat shkruhet Znj.

  22. KUSHJE says:

    Zoti Baze,
    Neqoftese nuk te mbushen faqet e gazetes, dhe per kete boton hartimet e kesaj zonje, kerko nga krijimet me te mira te nxenesve te klassave te nenta mbas provimeve. Te siguroj qe nuk do te zhgenjehesh.

    1. monda says:

      KUsh jeni ju zoti Sorge??? Ish sigurimi i shtetit ka perdredhur bishtin, si cdo gje qe lind meriton te vdese. Ju zoti Sorge jeni ne agoni dhe e ardhmja i takon shqiptareve te vertete.

  23. Agimi, Detroit, MI says:

    Sinqerisht, tybe se e mora vesh se cfar ka dashur me thene .
    Vecoj fjaline mbyllese , ne fakt disa fjali ne nje fjali, qe me trullosi fare dhe mos te marr vesh se pse/ku/kur/cfar/cili/jam.

    1. monda says:

      Po thojeni Agimi i Detroitit se gjithe sigurimi i shtetit komunist shqiptar ne Amerike jeton’???? ke kuptuar gje mo????apo ben sikur kupton!!! te djeg vetem mbiemri duket se edhe para vdekjes ka per tu dale fytyra perpara…

  24. iliri says:

    Pershendes KUSHJE dhe Shqipe qe kane bere nje analize prej te rriturish pa njemije llustra! Si pothuajse ne te gjitha fushat gazetaria ka dale fare nga profili e se merr vesh njeri me duket. Nuk duam filozofe, duam persona qe sjellin informacione pa vene paragjykimet e gjykimet e tyre ne shkrime sikur komunikojne me henen e jo me lexuesit e tyre.

  25. Zace says:

    Sipas jush Ilir maredheniet midis njerezve, vlerat dhe antivlerat e kesaj shoqerise sone nuk te interesojne fare? Une nuk e kuptoj prej kujt e prisni zhvillimin ne fund fare? Kush jane njerezit qe e drejtojne kete vend ne te gjitha nivelet? Kush jane ata ne rrafshin shoqeror dhe si jane modelet qe duhet te ndiqen. NJe refleksion filozofik sigurish qe nuk flet me henen e yjet, por me njerez qe nuk deshiron ti identifikoje, sepse qellimi nuk eshte lincimi i njeriut, por analiza e mendimit me perfundime te nenkuptueshme, se ne per fat te keq, vlere kemi interesin e jo ato c’ka jemi. Nese jemi njerez bukeshkale, tradhetare, atehere sigurisht qe aty i ka rrenjet shitja e vendit tek te huajt, korrupsioni, vjedhja e gjithe veset e keqia.
    Investigimi eshte nje instrument, analiza e mendimit eshte komplement i tij pa diskutim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje