Duke u ndodhur në kryqëzimin e gadishullit të Ballkanit, Evropës Qendrore dhe Mesdheut, baseni Adriatiko-Jonian ka një vendndodhje gjeostrategjike. Historikisht, hapësirat e ndara të sovranitetit kombëtar nga njëra anë dhe integrimi i mëtejshëm rajonal, nga ana tjetër kanë ushtruar forca centrifugale dhe centripetale, të cilat ende janë aktive. Me gjithë përmirësimet e rrënjësishme në aspektin e stabilitetit demokratik, rajoni ynë sot përballet me dy dinamika të ndryshme gjeopolitike: Integrimi i mëtejshëm evropian dhe fuqizimi i dimensionit mesdhetar të BE-së.
Në qershor të vitit 2013, Shqipëria mori kryesimin njëvjeçar të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ), një nismë e bashkëpunimit rajonal midis tetë shteteve, katër prej të cilave janë shtete anëtarë të BE-së (Itali, Kroaci, Greqi, Slloveni) dhe katër “ende jo” (Shqipëri, Mali i Zi, Serbi dhe Bosnja-Hercegovina). Në kuadër të kësaj nisme, bashkëpunimi midis këtyre tetë shteteve është zhvilluar dhe thelluar duke prekur fusha të rëndësishme si, turizmi, kultura, bashkëpunimi në nivel universitar, bizneset e vogla dhe ato të mesme, transporti, bashkëpunimi në fushën detare dhe mbrojtja e mjedisit.
Por ky bashkëpunim ka hasur edhe në disa pengesa, ndër të cilat më e spikatura është shumëllojshmëria e praktikave administrative dhe e mënyrave organizative në nivelin lokal dhe rajonal. Për më tepër, pavarësisht përkatësisë gjeografike, mungesa e lidhjeve të ngushta që deri tani kanë ekzistuar midis baseneve të Adriatikut dhe Mesdheut, pasqyron mungesën e një qasje të përbashkët gjeopolitike të vendeve të Adriatikut ndaj Mesdheut, në tërësi.
Duke marrë shtysë nga praktikat e suksesshme të mëparshme si strategjitë për makro-rajonet e Danubit dhe vendeve të Baltikut, BE-ja i është përgjigjur këtyre sfidave duke fuqizuar dimensionin mesdhetar të saj. Ky dimension mishërohet në strategjinë për makro-rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR), që pritet të miratohet nga BE-ja në fund të vitit 2014.
Në përputhje me detyrimet që burojnë nga kjo strategji dhe qasje makro-rajonale e BE-së, Shqipëria hartoi prioritetet e kryesimit të Nismës Adriatiko-Joniane, të cilat janë përmirësimi i situatës ekonomike të rajonit, promovimi i dimensionit turistik dhe bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të cilësisë së kushteve të jetesës.
Në këtë kontekst kemi ndërmarrë konsultime të shumta me Bashkimin Evropian dhe aktorë të tjerë rajonalë, me synim kryesor krijimin e një sinergjie midis programit të presidencës së NAJ-it dhe Strategjisë së BE-së për makro-rajonin Adriatiko-Jonian. Shqipëria punoi për të siguruar mbështetjen e plotë nga Komisioni Evropian për organizimin e Takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Adriatikut e Jonit (AIC), njëkohësisht me Konferencën për Strategjinë e Bashkimit Evropian, në datat 6-7 shkurt 2014 në Athinë, gjatë presidencës greke të BE-së.
Fryti i këtij takimi ishte “Deklarata e Athinës”, ku konfirmohet angazhimi i plotë i tetë shteteve për miratimin dhe zbatimin e strategjisë së BE-së për makro-rajonin, si instrumenti i duhur për krijimin e kushteve të favorshme, për zhvillimin ekonomik dhe kohezionin shoqëror-territorial në rajonin tonë. Ky instrument është mishërimi i një pune të përbashkët të BE-së dhe të vendeve të rajonit, për të krijuar një paketë zhvillimore të integruar ku ndërthuren infrastruktura, energjia, administrimi i bregdetit dhe transporti.
“Deklarata e Athinës” e propozuar gjatë kryesisë së Shqipërisë na vendos para përgjegjësive të reja lidhur me hartimin e projekteve konkrete, si dhe harmonizimin e praktikave administrative për një zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, duke përfituar nga ndërveprimi i aktorëve publikë dhe privatë nëpërmjet mbështetjes financiare nga programet e BE-së.
Sa më lart, lidhet kryekëput me orientimin e politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon. Fuqizimi dhe përmirësimi i rrjetit të infrastrukturës rajonale, sipas akseve të linjave kryesore të lëvizjes dhe shkëmbimit, si dhe lidhja e tyre me rrjetet e infrastrukturës dhe energjetike evropiane dhe euro-aziatike do të kenë ndikime pozitive në rajon, duke e bërë atë më të sigurt, duke rritur dimensionin gjeopolitik, duke zgjeruar tregun dhe duke i dhënë shtysë interesit për investime të huaja në rajon.
Shqipëria beson se nëpërmjet instrumenteve ekzistuese mund të zbatohet në mënyrë sa më efikase kjo strategji, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit duke mundësuar kësisoj arritjen e standardeve të nevojshme për anëtarësimin në BE. Kjo qasje, shprehet qartë në moton e presidencës shqiptare të Nismës Adriatiko-Joniane, “Sa më afër njeri-tjetrit, aq më pranë BE-së”.
Shqiperia a do arrije qe te zhvilloje transportin hekurudhor me shtetet fqinje. Porti i durresit si nje pike strategjike ka nevoje te domosdoshme per linja hekurudhore. Rruget qe ka vendi nuk arrine te perballoje ne te ardhmen kontanjert vetem me kamjona. Perndryshe do ndodhi nje dizastro me rruket e vendit.Linja e bajzes duhet te vihet ne pune sa me shpejte dhe te nisin projektet e linjave te tjera. Nese nuk merren masat tani, pas pes vjeteve do dorzohet shteti me transportin toksor.
Po pra mooooo, ketu synon dhe ajo shprehja ne fund te artikullit… “Sa me afer njeri-tjetri aq me afer BE-se…
Duro dhe pak trevizjono, duro. Ne mos brenda kesaj dekade, andej nga dekada tjeter do t’i bjere mendja ndonje “investitori” per te ndertuar hekurudha e per te vene trena ne sherbim te ekonomise dhe qytetareve… Upssss, per qytetaret s’ka nevoje te vene ne dispozicion trena, se ata i kane siguruar vete mjetet e transportit, si pshm. autovetura… kuaj… gomere etj. etj.
Problem perben vetem transporti i turisteve te huaj kur zbresin nga avionet ne Rinas dhe duan te shkojne ne qytete te tjera ose anasjelltas. Nese ne aeroportet e Evropes nuk te lene te presesh jo me shume se 5 minuta… aty je i detyruar te marresh ose taksi, ose te presesh me ore te tera deri sa te “kaloje rastesisht” ndonje autobuz, ose e fundit fare t’i mshosh kembeve… Por duro trevizjono duro se do rregullohet dhe kjo pune. “Evropa rri ne vend numro, ne fluturojme…”
Nisma quhet Adriatiko-Joniane dhe Bosnja-Hercegovina jane pjese e saj?
Nuk me duket emer i pershtashem. Bosnja me Serbine nuk lagen as prej Adriatkut as prej Jonit.
Nese keto dy shtete (Bosnja & Serbia) jane pjese e nismes, perse Kosova dhe Maqedonia jane jashte saj?
Te keshilloj ta shohesh mire harten… Bosnia & Hercegovina laget nga deti Adriatik.
Bosnja del ne Adriatik. Ka nje dalje te vogel, qe kalon mes Kroacise. Sebia, eshte pa dalje.
*******
Bosnia laget nga deti Adriatik.Mjafton te shikosh harten..
Bosnja ka nje rrip toke me dalje ne bregdet ne qytezen e quajtur Neum. Aty ku Kroacia ka vetem bregdetin afer Dubrovnikut, Bosnja ka disa kodra te larta 500-600 m te cilat shohin ne Adriatik. Per Serbine ke te drejte.
Hartografi, dinjitet, Tironci Lugano, Neorealizmi.
Faleminderit per sqarimin e detajit. Gjithmone duke patur parasysh se Kroacia kufizohet me Malin e Zi ne brigjet e Adriatikut me ka bere te mendoj se Bosnja nuk ka dalje ne te.
Okay po cdo Serbia ketu se marr vesh ajo ska dalje as ne jon e as ne adriatik po keshtu edhe maqedonia Ata kane interesa ne keto detra por nuk kane dalje pasi I bie qe te jete edhe bullgaria apo Rumania etcetere mund te ma shpjegoje njeri
Pergjigjen e ka dhene z.Bushati,eshte projekt integrues i BE, per zhvillimin ekonomik dhe kohezionin shoqeror te rajonit.Duam s’duam ne Serbia dhe BH jane ne rajon, s’ke ku i con.Duhet te kuptojme se askush,(kompanite e medha, korporatat,shtetet apo bashkime shtetesh,-BE, SHBA,Kina,Rusia…-dmth investitoret,)nuk investon ne nje hapesire sa,te themi, Tirana, as sa Shqiperia e Kosova se bashku.Bota po zvogelohet dhe aq me teper Ballkani,ndersa shtetet ne Gadishull po behen te padukshem.Zgjerimi i hapesires,hapja e tregut te punes dhe konsumit, mbyllja e konflikteve, ja cfare u duhet investitoreve.Me duket se per keto flet z.Bushati.
Ky eshte Ministri i Jashtem me i paafte i historise se tranzicionit…Vetem tym dhe asgje tjeter…Patetik…
Nuk shtrohet problemi pse Serbia dhe Bosnja kur jemi duke folur per hapa drejt Bashkimit Europian. Problemi shtrohet pse dhe kush ka perjashtuar nga kjo nisme Kosoven dhe Maqedonine. Ketu flitet per intersa te medha rajonale si tregjet, infrastruktura, ligjet dhe komunikimi- unifikimi i tyre ne dobi te krejt rajonit sipas shembullit te Europes. Si mund te mendohet ky bashkepunim rajonal pa zemren e Rajonit qe jane Kosova dhe Maqedonia. Dhe kesaj radhe per kete nisme çalamane, nuk e kane fajin shqiptaret.
Fjalim retorik qe nuk ka asnje lajm ne te.Tema me bere te humb kohen kot,mos boto me fjalime,burokratesh qe ministrat vetem i lexojne si delirant
Doja te komentoja ne lidhje em keto dy komentet e fundit te “tani nouvelle vague” dhe te ketij komentuesit “gazi”… Para se te komentoni per Ministrin e Jashtem lexojeni njeher edukimin e tij dhe karrieren politike te tij. Nuk besoj se Ministria e Jashtme te kete pasur nje ndonjehere Diplomat me te larte se Z. Bushati. Nqs nuk kuptoni nga politika e jashtme mos e merrni mundimin te lexoni artikujt q enuk i kupton as titullin. Nuk ka asnje retorik ne shkrimin e Bushatit eshte nje OPED dhe nje koment i hollesishem nga dikush qe njeh fushaen si ne praktik ahstu edhe ne teori zoterinj te nderuar… Sa keq qe ka komentues kaq te ceket qe jane mesuar te lexojne vetem shkrime ku ka thash&theme ose sharje ktre rendomta politikanesh. Jeni shume vite larg Ministrit Bushati njerez te nderuar prandaj jeni aty ku jeni dhe harxhoni kohet duke komentuar budallalliqe mbi shkrimet e persosura te Shefit te Diplomacise Shqiptare jo vetem te ketij mandati, por edhe per 4-vjecarin tjeter