Argita, libër “metodik” për magjistraturën, mbi “përvojën” e babi Saliut në… koncesionet korruptive

5 Shkurt 2014, 21:13Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Bëmat e familjes ish-kryeministrore “Berisha”, tashmë kryefamilje opozitare në Shqipëri, që po mban peng prej 23 vitesh PD, nuk kanë të mbaruar. Nëse deri në 23 qershor 2013, “berishët” përfaqësoheshin publikisht vetëm me “gjyshin”, pas zgjedhjeve kur “familja” u përzu prej pushtetit nga vota e shqiptarëve, u hodh e gjitha në sulm. Doli publikisht në opozitë që nga “gjyshi”, fëmijët, nipërit, mbesat, dhëndri, shërbëtorët politikë e kushdo që ishte dhe ka mbetur pjesë e “familjes”. Opozita aktuale shqiptare është vetëm familja “Berisha”, ajo që deri në 9 shtator 2013 ishte pushteti absolut shqiptar. Nga thirrjet e mbesës për protesta, nga mesazhet urdhrat e këshilluese të Saliut e dhëndrit në celularët e opinionistëve të familjes, “berishët” janë hedhur në një front tjetër “beteje” për të mbrojtur dhe bërë “simbol suksesi” publik, korrupsionin dhe krimet e tyre. Vajza e ish-kryeministrit, e mirënjohura Argita, ka përgatitur një libër mësimor në fushën e drejtësisë, konkretisht për shkollën e magjistraturës shqiptare. Libri titullohet: “Koncesionet në Shqipëri- 2005-2013, histori dhe përvojë suksesi”, me 210 faqe, me çmim 1000 lekë. Ky libër është bërë tekst i detyrueshëm në programin mësimor të shkollës së magjistraturës, me vendim të posaçëm të këshillit pedagogjik drejtues të kësaj shkolle, me nr. 242, datë 15 prill të vitit 2013. Libri i Argitës për koncesionet dhe ndërmjetësimin ligjor të lidhjes së tyre është cilësuar si një “metodikë vlefshme mësimore”, në lidhje me ligjin në fushën e koncesioneve në Shqipëri, shkruajnë oponentët e këtij libri, Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe juriste Mariana Semini.

Nuk ka asgjë të keqe që dhe Argita, bija e ish-kryeministrit të shkruaj libra e madje libra që bëhen pjesë e programit mësimor në shkollat e drejtësisë shqiptare, apo nëse ia pranojnë edhe në universitetet botërore. Skandali që ky libër bëhet pjesë e programit mësimor, qëndron në përmbajtjen e librit. Libri i Argitës “Koncesionet në Shqipëri”, në të 210 faqet e tij i kushtohet fund e krye, përvojës së babait të saj dhe qeverisjes së tij në fushën e koncesioneve në 8 vitet e pushtetit 2005-2013. Si “model” për suksesin e qeverisë së babait dhe të babit të saj në fushën e koncesioneve, Argita e ilustron librin me “modelin” e 22 koncesioneve në ndërtimin e hidrocentraleve dhe me metodikën juridike të ndërmjetësim-akordimit të tyre. Në librin e saj të shkollës publike të magjistraturës, në faqen 122, Argita bënë edhe “pak” politikë, në favor të ish-pushtetit të babit ish-kryeministër, për “suksesin e madh” në fushën e koncesioneve. Me analizat, “idetë” dhe “zbulimet” e saj në libër, Argita iu imponohet studentëve magjistratë, të fiksojnë si “model ligjor pozitiv në Shqipërinë post-komuniste” praktikën e babait të saj me koncesionet, duke shprehur qartë fjalë për fjalë demagogjinë që babi i saj Sali Berisha bëri gjatë ish-pushtetit të tij e që e deklaronte në çdo miting e inaugurim. Ja se çfarë thotë Argita në libër: “… Në përpjekjet e saj për t’u bërë një treg tërheqës për investimet e huaja, Shqipëria ndërmori një sërë reformash ligjore për të mundësuar një sistem fiskal favorizues për investimet, rrëzimin e barrierave që diskriminojnë investimet e huaja. Për realizimin e këtij qëllimi, në periudhën 2005-2013, në Shqipëri u ndërmorën një sërë reformash që kishin si synim përmirësimin e kuadrit rregullativ ekzistues dhe plotësimin e tij me akte të reja ligjore që i përgjigjen dinamikës së zhvillimit të ekonomisë… ndryshimet në fjalë ndikuan në rritjen e interesit për investimet e huaja në Shqipëri dhe në rritjen e menjëhershme të fluksit të aplikimeve për investim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, gjë që në vetvete bëri të nevojshëm rishikimin e legjislacionit, e veçanërisht mbi marrëdhëniet koncesionare”.

Se si janë dhënë koncesionet në Shqipëri, kjo tashmë dihet. Gjithë linja e dhënies së tyre ka mbajtur parasysh 2 “kritere” të zbatuar nga babai Argitës:

1. Klientelizmin familjar, fisnor e klanor mafioz.

2. Kontrollin e dhënies së tyre prej familjes “Berisha”, duke përdorur Argitën si konsulente juridike, ndërsa si sekserë Shkëlzenin, dhëndrin e Damir Fazlliçin.

Këtë “përvojë” Argita nuk e thotë në libër edhe pse ka qenë shpesh objekt denoncimi deri në parlament e media, për përfshirje konkrete në koncesionet që firmoste dhe vuloste “babi kryeministër”, me porosi të familjes e klanit, por me përzgjedhje e miratim paraprak të familjes. Nëse lexon librin e Argitës, njihesh me “përvojën, reformat dhe arritjet” e ish-qeverisë “Berisha” (babit të saj) në fushën e koncesioneve. Kjo përvojë e hartuar nga Argita, tashmë është në duart e studentëve të drejtësisë si lëndë mësimore. Por nëse shfleton dosjet zyrtare të koncesioneve, “përvoja” e Saliut me koncesionet flet ndryshe. Ato dosje që ka firmosur e vulosur në 8 vite babi i saj, janë një “përvojë e zezë korruptive me bazë krimin ekonomik, ligjor e anti-kushtetues”, që shërbejnë si “lëndë e pare” për drejtësinë, disa prej të cilave kanë shkuar atje. Argita ka të drejtë, që korrupsionin ekstrem deri kriminal me koncesionet, e konsideron dhe e server deri si lëndë mësimore në drejtësi, si “përvojë ligjore reformatore koncesionare”, të qeverisjes së babit të saj, mbasi ato koncesione i kanë  “prodhuar” pasuri e llogari bankare.

Ajo quan të tilla, koncesionet që babi i saj i dha Damir Fazlliçit në fushën e tregut të energjisë dhe ndërtimit të TEC-ve. Quan “përvojë dhe metodikë suksesi”, koncesionet, që u dhanë në linjat e internetit për B. Ulajn, klientin e familjes sa saj. Quan përvojë, koncesionin që u dha për prodhimin e kartave të identitetit për një firmë që njihet si kliente e familjes “Berisha”. Quan përvojë, koncesionin e kolaudimit të mjeteve, që është tashmë një monopol i kontrolluar nga familja politike dhe biologjike e ajo mafioze “Berisha”. Quan përvojë, koncesionare licencimin e 320 hidrocentraleve që iu dhanë ministrave, deputetëve, familjarëve e grupeve klanore e fisnore të familjes kryeministrore. Quan përvojë, koncesionin me Portin e Durrësit, me pullat fiskale, ngjyrosjen e naftës, me veshjet e policisë, me librat shkollorë, me projektin turistik bregdetar në jug, me ilaçet e rimbursueshme, me naftën, kromin, bakrin, me CEZ, municionet dhe trafiqet e armëve, me sinjalit e telefonisë celulare, me plehrat e shumë koncesione të tjera, që mbajnë erë të qelbët korrupsioni, krimi ekonomik e financiar.

Të gjitha, janë dhënë në pazar të plotë me interesat e familjes dhe kupolës mafioze të ish-pushtetit “Berisha”, me tregues aferat korruptive, shkeljet ligjore, klientelizmin, me eliminime mafioze konkurrentësh, madje edhe me kërcënime ndaj konkurrentëve të saktë ligjor që denonconin abuzimet. Dhe për të gjitha këto, sipas denoncimeve të bëra në parlament e media, babi kryeministër i Argitës, ka përdorur si konsulente juridike e si sekserë vajzën, autoren e librit, ka përdorur si sekserë djalin, dhëndrin, kunatin, mbesat, ministrat e “familjes” dhe bosët e që i përfitonin. Këto, Argita nuk i ka shkruar në librin mbi “përvojën” e pushtetit të babit, në fushën e koncesioneve. Ajo që ka bërë deri tani vajza e ish-kryeministrit të koncesioneve është ky libër që në shkollën e magjistraturës, pra të drejtësisë së ardhshme, po përdoret si “metodikë” mësimore referuese e kualifikuese, në lidhje me praktikën e babait të saj, në… batërdinë e dhënies antiligjore e korruptive të koncesioneve plaçkitëse të ekonomisë dhe financave kombëtare shqiptare.

18 komente në “Argita, libër “metodik” për magjistraturën, mbi “përvojën” e babi Saliut në… koncesionet korruptive”

  1. xhino says:

    KY LIBER TE MBLIDHET DHE TE DIGJET NE STIVEN E DRUVE

    1. Pelasgian says:

      bashke me argiten , xenin , jamserb malltezin , dhe plakun shtrigan berishovic …. ah se harrova …sllobodanka te dhunohet ne publik me karin e kalit te Skenderbeut . LooooooL

    2. henri says:

      xhino,
      Thirja jote me kujton daten 10 maj 1933 kur nazistet gjeramane te udhehequr nga Gebels digjnin librat, qe nuk perputheshin me teorine naziste. U dogjen librat e Thomas Mann, Berthold Brecht, etj. Kuptohet, qe ky ishte nje maskarallek, qe ka mbetur akoma ne historine e kultures gjermane. Prandaj, mendoj, se thirja jote eshte nje TURP PER DEMOKRACINE SHQIPTARE.
      E majta shqiptare aktuale nuk eshte per keto thirja “naziste”.

    3. Une nuk jam dakort qe te digjet ky liber.Ai te ruhet mire se do t’i duhet babajt te Argites kur te shkojne ne dhomat e izolimit pra ne burg,qe mbasi ta lexojne faqe per faqe ta perdorin ne vw si leter higjenike.Nuk i duhet ma e holle per fytyren qe ka Saliu.

  2. ari says:

    E frikshme…, monstrat qe duan ta kapialtalizojne cdo gje me keq se Enveri, PO mire e kane kur z Rama po fle gjume…

    1. Enver Hoxha says:

      Ti zoti Ari,se ar ose flori nuk mund te jesh,dukesh je brryl nga shkolla.Po çfare kapitalizova une ore derdimen?Akoma rroni me hekurat e kohes time ,duke mbetur edhe viktima neper galerite e minierave dhe nuk ma dini per nder?Dale,dale se akoma nuk i ju kane ardhur syte nga verbimi i perkohshem.Do te me kerkoni dhe do te me luteni.

  3. Arber says:

    Dhe me kete liber promovon krimin ekonomik qe familja Berish&Co qe ka kryher.
    Vetem nje kerkes ndaj qeveris: Reforma ne sistemin gjyqesor.

  4. Dashnor Kozaj says:

    Ahh…… Mjere shqiptaret e shkrete, qe u ka humbur orientimi.

  5. KUCKA says:

    KJO BUSHTER E KA EMRIN NE LISTEN E PEDAGOGEVE TE DREJTESISE POR KURRE NUK KA ARDHE TE BEJE NDONJE LEKSION ATY…RROGEN E MERR.LIBRAT NA I SHIT…DHE JO VETEM AJO…TE GJITHE PEDAGOGET PO BEJNE PARA ME TREGTIMIN E TEKSTEVE TE SHITURA NE TE ZEZE….PA ASNJE TATIM FITIMI DHE PA ASNJE MIRATIM ZYRTAR..POR ME FIRMAT E NJERI TJETRIT NEPER PARATHENJE.JANE TE NJEJET BASTARDE QE BASTARDUAN DREJTESINE SHQIPTARE.

  6. moma says:

    I lumte ai derr kopaci asaj kur vetem lehin njerzit dhe prokuroret e gjykatesit nuk i hapin pune asaj,gjyshit me antiplum, vellait qe eshte si femer e te gjithe atyre qe u pasuruan ne kurriz te popullit

  7. Non gratta says:

    Ok, @Enver Hoxha, por do të shtoja që rojmë akoma edhe me hidrocentralet e linjat elektrike të Enverit, që jo vetëm nuk “është vënë dorë” pas 1990-ës, por e vetmja “dorë”, janë vjedhjet për skrap etj.etj.

  8. A says:

    Familja me mbiemer BERISHA qe ka ne krye SALI RAM SHEQERE BERISHA, me anetar te familjes SLLOBODANKA=LIRIE, ARGITA dhe SHKELZEN BERISHA, jane familja kryesore mafioze e Shqiperise qe i sherbejne grupeve dhe klaneve tradhetare per te shkaterruan njeriun dhe popullin shqiptar si ne pasuri, moral ku te pamoralshmen e bejne te moralshme. Turp.

  9. Malo says:

    Keta jane edhe si familje e ndyre. Ka shume kohe qe disa gazeta Kosovare dhe disa eksponent te luftes ne Kosove e akuzojne Berishen dhe pjellen e tij si agjent te te serbise. Por siduket gazetaria ne Shqiperi ka vbdekur, ndjes past. Kjo “juristia” e madhe, kjo qe flet me autoritetin e babait, kjo qe ska lene gje pa vjedhur e grabitur ketij popull e ketij vend, per te ne e ligjeruar gjithe palaçollekun e familjes, me ndihmen e Xhevair Zaganjorit qe eshte Kryetar i Gjykates se larte. ky i detyron studentet qe ta blejne. Mire kjo qe vjen nga nje familje palaçosh e hajdutesh, po kush e duron kete letyre kryetar Gjykate. Prandaj o popull, mos beso te drejtesia, po beso te forca dhe vendosmeria jote. Vetem me rregullat e zakonat kanunore, duke mos treguar as meshiren me te vogel prr gjykatsit hajdut, mund te likujdophet ky palaçollek “ligjore” dhe kjo kaste mafioze e strukturuar ne sistem qe ka zene per gryke popullin shqitar. Harram i past votat e pupullit qeverria rama nese nuk e zhbene kete kike masioze e spiune.

  10. shqiptari says:

    mos te merzitemi ngaqe amerika i ka dhene dore te lire serbise dhe greqise ata i kane gjeture armiqte e shqiperise dhe i ka gjeture terorista shqiptare qe jane rasti i pare qe po zhdukine shqiperine dhe shqiptarete po eshte pere te vene kujone qe qenkane me shumic si fisi berisha malltezi basha e imami e nika e ruli e paloka sa terorista fise qe ka de jane mbledhure e nje emere te madhe PD qe e poshteruane pa ngriture nje reparte speciale qe ti djegine si minjte keta shpres nuk ka po shkatrime renim mjere shqiperia qe nuk e di si mundete te beshe nje libere pere shkatrimin e vendite tende se eshte realitete se po te kishte rezultate po po tere koncesionete ishin shkatrimi i shqiperis dhe varferimi i shqiptareve dhe dhe vjedhje e bijeve teroriste te srbogreqise ne deme te shqiperis dhe sqiptareve

  11. K. F says:

    Bravo Argita Malltezi, qe fale babit tend Dr. Berishes arrite te menaxhosh me sukses dhe leverdi financiare jo vetem koncensionet ekonomike, por gjithe sistemin e drejtesise, arsimit, shendetesise dhe administrates publike… Fale teje e dashur Argite PD do te kontrolloje edhe per 30 vjet te tjera sistemin e drejtesise. Ky liber per Koncensionet ne RSH, them se do jete nje deshmi e plote e sundimit tribal te pushtetit, ku studentet e magjistratures do te magjepsen me talentin e profesores se tyre honorifike.

  12. kled says:

    Po doktor Mziu nuk ka shkrujt gje per ket liber?

  13. bato says:

    I lumte Gites se Lirise dhe Salise! Perderisa kemi nje sistem arsimor te kalbur, ku askush nuk kontrollohet per leksionet qe jep dhe per ‘shkencen” qe perhap mes studenteve. Le te tallin … menderen me studentet qe neser do mund te drejtojne vendin, t’i trullosin dhe t’i inkrimonojne dite pas dite.

  14. K says:

    JU LUTEM MOS SHKRUANI ME KETO ARTIKUJ
    TE NEVERITSHEM SE NA PLASI TE VJELLTI NGA
    NEVERIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje